ME SHKULJEN E PD-së NGA PUSHTETI, A U SHKUL UDB-a SHQIPTARO-TITISTE NË TIRANË?! |
Publikuar më 02 korrik, 2017 në orën 00:42 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Zgjedhjet shqiptare të 25 qershorit 2017, në të gjithë Shqipërinë, për fat të mirë. kaluan pa incidente dhe pa ngjarje të rënda dhe kjo është ajo që na gëzoi. Por, do theksuar këtu se fitorja dominuese e PS, i ka gëzuar të gjithë shqiptarët, kudo që janë, pavarësisht bindjeve politike dhe pavarësisht gabimeve të mandatit të parë që po kalon të kryeministrit Edi Rama, sepse, ka dëshmuar se është më i miri prej të gjithë të këqinjve në udhëheqjen e Tiranës shqiptare.
Por, është për t’u thënë këtu se me mundjen e PD-së së Lulzim Bashës (alias Sali Berishës) dhe LSI të Petrit Vasilit (alias Ilir Metës) dhe simotrave të tyre, që shpërfaqen të gjithë egërsinë “patriotike” e “kombëtare” gjatë gjithë fushatës zgjedhore, edhe pas zgjedhjeve dhe triumfit, do thoshim, epokal të PS-së, a do të këtë dhe a do të ndodhë një kthesë historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët, të shpërndarë si zogjtë e qyqes nëpër tokat e veta gjeoautoktone të Shqipërisë-SHQIPËRI, të copëtuara e të trecopëtuara egërsisht nga fqinjët dinakë dhe nga aleatët e tyre “shqiptarë” e ndërkombëtarë!...
A thua, a do të jenë këto zgjedhje që do të na dëshmojnë në vijimësi se me shkuljen e PD-së nga pushteti, është shkulur në Tiranë UDB-a shqiptaro-titiste, e cila, me veprimtarinë e saj antishqiptare, ka dëshmuar dhe po dëshmon nëpër çdo kohë se rrënjët e saj i ka te PD e Sali Berishës i cili e ndihmoi makinërinë vrastare të Millosheviçit, me furnizime të rregullta kundër UÇK-së dhe kundër popullit shqiptar në vatrat e veta shekullore, (gjeo)autoktone, dhe të pasardhësit të tij kriminel, Lulzim Basha, i cili, tok me “miqtë” tanë ndërkombëtarë, e mbërtheu UÇK-në (luftëtarët e saj) dhe veprën e saj epokale shqiptare, për “krime lufte”, në “Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, në Hagë të Holandës, e cila është dëshmuar në vazhdimësi një mike e vërtetë e Serbisë dhe Jugosllavisë antishqiptare, sikurse edhe LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës&Co!...
Tirana, për ta bërë dhe për ta ruajtur vetveten shqiptare, pas zgjedhjeve të qershorit 2017, duhet ta shkëpusë çdo bashkëpunim me shqiptaro-titistët dhe me krahun e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” në Jugosllavi, sepse, duhet ta dijë se shqiptaro-titistët janë ata “patriotë” dhe “shqiptarë” që tërë makinerinë vrastare të Titos e të Millosheviçit (për një shekull) e kanë drejtuar dhe udhëhequr kundër popullit shqiptar dhe kundër intelegjencës së tij shqiptare.
Prandaj, neve, si shqiptarë, na intereson të dimë se me shkuljen e PD-së nga pushteti, a po shkulet UDB-a shqiptaro-titiste në Tiranë, e cila ka qenë e instaluar në vazhdimësi, në Tiranë, sidomos, ka kulmuar me hapjen e zyrës së LDK-së së Ibrahim Rugovës, e cila lëre që ka bërë luftë konspirative kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, por, e ka nxitur edhe Tiranën e saj “shqiptare” si vetë, kundër luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së dhe këto të vërteta janë dëshmuar në vazhdimësi, e, fatkeqësisht, po dëshmohen edhe sot.
Është me rëndësi që Tirana shqiptare, me në krye PS, pas zgjedhjeve të qershorit 2017, të kthehet në udhëheqëse të vërtetë të idealeve e aspiratave të drejta shqiptare për ta bërë Shqipërinë-SHQIPËRI dhe ta përzgjedhë krahun shqiptar të intelegjencës dhe të të përndjekurve politikë shqiptarë në trojet e veta autoktone, sepse, vetëm në këtë mënyrë bëhet Shqipëria e pahileve dhe e popullit të vet.
Dhe, themelorja që na intereson të dimë, është fakti se me shkuljen e PD-së nga pushteti (me votën e popullit shqiptar), a po shkulet UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist në Tiranë?!...
Burojë, më 29 qershor 2017
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 47 vizitorë |
Lexuar:
656 herë
|
|
|
|
|
|
|