Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit |
Publikuar më 18 qershor, 2018 në orën 19:19 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
Interviste e imagjinuar
Sokrati besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike, në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje, që do të na sjellin lumturi të përjetshme, që ne e dëshirojmë.
Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës, nën akuzat, se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij. Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën.
Me këtë fillozof të madh, për lexuesit tanë, do të mundohem të bëjë një bashkëbisedim, për ta sjell në ditën e sotme mendimin e tij, mbi jetën, shoqërin dhe fillozofin e kohës kur jetoi, që edhe sot e kësaj dite, ka forcë ndikuese, në orjentimin fillozofik të gjeneratave, për të qenë i sinqert, për të pasur guximin dhe duke mos pranuar shpërblimin e lëkurës, që të ik nga vetëvetja.
Morina:- kur fillon urtësia?
Sokrati:- Urtësia fillon në mrekulli.
Morina:- Si e çmoni vetën?
Sokrati:- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
Morina:- Cila është e mira dhe e keqëja?
Sokrati:- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
Morina:- Çfarë mendimi keni për miqtë?
Sokrati:- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
Morina:- Për të ndryshuar botën?
Sokrati:- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
Morina:- Si e gjeni vetëvetën?
Sokrati:- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
Morina:- Çka jeni me kombësi?#
Sokrati:- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
Morina:- Çdo të thotë emri për Ty?
Sokrati:- Ruaje emrin, si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse, besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
Morina:- Si e krijon njeriu përsonalitetin?
Sokrati:- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
Morina:- Po, për shpirtrat e njerëzve?
Sokrati:- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
Morina:- Ju dhe bota?
Sokrati:- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
Morina:- Martesa dhe beqaria, çka mendoni për këto?
Sokrati:- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
Morina:- Në martesë, ku është dallimi i gruas së bukur dhe të keqe?
Sokrati:- Martohu, patjetër. Po të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
Morina:- Ju keni arritur në një përfundim, per menqurinë, poezinë…?
Sokrati:- Arrita në përfundimin, se, nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta, pa e ditur fare kuptimin e tyre.
Morina:- Cila është e keqëja më e madhe?
Sokrati:- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
Morina:- Çka mendoni për shpifjet?
Sokrati:- Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.
Morina:- Çka mendoni për veprën dhe fjalën?
Sokrati:- Mos harro, se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
Morina:- Çka nuk është e drejtë?
Sokrati:- Kush lëndohet, nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
Morina:- Ku është dallimi në mes të këqijëve dhe të mirëve?
Sokrati:- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar
Morina:- Kë të quajmë besnik?
Sokrati:- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.
Morina:- Kur mbetemi të ndershmëm?
Sokrati:- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
Morina:- Po fëmijët?
Sokrati:- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
Morina:- Cila është tragjedia e njeriut?
Sokrati:- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është, kur njerëzit kanë frikë nga drita.
Morina:- Si mund t’i zbulojmë sekretet e lumturisë?
Sokrati:- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë. por në zhvillimin e kapaciteteve, për t’u kënaqur më pak.
Morina:- Pse nuk pranove të bëheshe politikan?
Sokrati:- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.
Morina:- Kur fillon mençuria?
Sokrati:- Mençuria fillon nga habia.
Morina:- Çka është me rëndësi, përveç të jetuarit?
Sokrati:- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.
Morina:- A janë të qëndrueshme mardhëniet njerëzore?
Sokrati:- Mos harro, se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend, që vjen nga begatia, ose brengën e pavend, që vjen nga mjerimi.
Morina:- Si duhet zënë miqtë?
Sokrati:- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie.
Morina:- Çka nënkuptoni me mashtrimin e njerëzve, për brumje mendim?
Sokrati:- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime, që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet, se gabimi ka hyrë në kokën e tyre, përmes një lënde të ngjashme, me të vërtetën.
Morina:- Kur të vije ora e ndarjes, çfarë porosie keni?
Sokrati:- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di, cila nga këto udhë është më e mira.
Morina:- Po, njeriu i pasur, duhet të krenohet me pasurinë?
Sokrati:- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh, se si e shfrytëzon atë.
Morina:- Cili është bekimi më i madhërishëm njerëzot?
Sokrati:- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor.
Morina:- Pse parapëlqyer ligjërimin, duke shkuar nga një vend në tjetrin?
Sokrati:- Për të shtuar diturinë për vete, sepse secili ka specifikat e veta.
Morina:- E kishe mërzi të shkruaje?
Sokrati:- Jo. Nëse mendimet kanë vlerë i shkruajnë të tjerët, nëse nuk kanë vlerë edhe librat t’i shqyejnë.
Morina:- Gjykata e Athinës të denoi për dy vepra: Për mohimin e perendive dhe korrupsionin ndaj të miturve, permes ligjërimëve?
Sokrati:- Athina kishte krijuar zotrat, që, as nuk i shihja, as i dëgjoja, madje, nuk dija edhe si t’i imagjinoja pamjet e tyre. Nuk e ndjeja as forcën e tyre, jo vetëm unë, por këtë e thonin edhe nxënësit e mi. T’i japësh dituri të shëndosh gjeneratave të reja, sipas Athinës, ke bërë krim, e t’uam mbushësh kokën me zotra, djaj, dragonjë, e dokra tjera, të çmojnë. Nuk e desh këtë çmim?
Morina:- Kur të mbyllën në qeli, çka të pengonte më shumë?
Sokrati:- Kur ma qelnin derën dhe nuk lejonin të hynte drita
Morina:- Kur të ofryn kupën me helm, e dije?
Sokrati:- Po, buzëqesha dhe duke e ngritur kupën, u thash, jetova siç desha unë dhe po vdesh me bindjet që kisha, po ju e dini këtë?!
Prishtinë, 04.06.2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
965 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|