SI ËSHTË KJO PUNA JONË…PUNA E SHQIPTARËVE!?... |
Publikuar më 01 nntor, 2019 në orën 22:10 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
SHUMË PO MË MUNDOJNË MENDIME E MENDIME TË PAFUNDËME!…SEPSE, HIÇ NUK PO E KUPTOJ SE SI ËSHTË KJO PUNA JONË, PUNA E SHQIPTARËVE!
E KAM THËNË DHE E THEM ’’JAM KRENAR SE, JAM SHQIPTAR’’! POR, S’DI PSE TASH, KY TOGFJALËSH SHUMË I DËSHIRUAR PËR MUA, KUR E SHQIPTOJ PO MË NGEC NË GJYSËM TË ZËRIT!? ËËË…!!!???
Dhe, jam i bindur se, kjo gjë, nuk po më mundon vetëm mua, por shumicën e shqiptarëve, një pjesë të mirë të kombit tim, që e ndjejnë se, kjo krenaria e shqiptarit është zymtësuar nga të gjitha këto përçudnime, që po ndodhin, si në Shqipërinë Londineze, si në Republikën e Kosovës gjysmake, ashtu edhe në Iliridën e shqiptarëve nën sundimin e sllavomaqedonëve. Malin e zi thuajse e kanë lënë anash, duke i falur pjesë sa herë duan të marrin toka shqiptare, ashtu siç po ndodh edhe me Kosovën Lindore nën kthetrat e Serbisë, siç po e quajnë vetë krerët tanë të pamend Lugina e Preshevës!!!...
Pas luftës së UÇK-së dhe fitores së kësaj lufte u shpall pavarësia, të cilën e njohën në atë shpejtësi mbi 100 vende të botës! Por, duke ecur koha, sërbofashistët filluan të lobonin për tërheqjen e disa shteteve, që e njohën Kosovën e pavarur dhe shtetin e saj!?...Dhe ja arritën që, disa prej tyre ta tërheqin njohjen!?...
Ka disa kohë që, nuk po ka më njohje, por tërheqje, se dualën ca gomerë dhe... u praktikua si ajo fjala e popullit, kur i thotë të zotit të tij se, “nuk më vjen keq që, më ke dhënë peshën e rëndë, por më rëndë po më vjen që, ma ke qitë gomarin përpara!’’ Ashtu si ndodhi me ministrin tonë të jashtëm Behgjet Pacolli, miku më i ngushtë i Rusisë e i Serbisë!!!
Po, pas “çlirimit” filluan të ndërhynë edhe të huajtë, ‘’miqtë tanë’’, të cilët kishin ardhur për të na ndihmuar, duke filluar që me nenet e statusit të Kosovës, ku, edhe ata si të huaj, më e filluan t’i shkojnë për shtati më shumë Serbisë, përsëri duke ia plotësuar orekset e saj me ligjet dhe nenet në kushtetutën e Kosovës!?... Filloi ajo ’’melodia e dhimbjes’’ se, këtu e aty, kjo e ajo janë të dhimshme... por hë, ç’të bëjmë??! Me dashje apo pa dëshirë, duhet të pranoni, edhe pse të huajt veç i kishin blerë njerëzit e duhur e të shitur, që në kohën e ish-Jugosllavisë titiste!?... Të huajt i njohën mirë e mirë me kohë krerët tanë dhe e kishin kuptuan se, krerët e asaj kohe e deri më tash, për 20 vite, nuk treguan as interesimin më të vogël dhe as aftësi për të bashkëpunuar me e Unmnikun më vonë me Eulexin etj.... Të huajt e panë se, këta ishin të babëzitur për pasurimin e xhepave të tyre e jo për Kosovë e për popull të vet! Këta krerë e rropën këtë Kosovë e këtë popull për 20 vite rresht, pa ju hyrë ferrë në këmbë!!!
E çka u bë për këto dy dekada??! U bë si është më keq, duke e varfëruar këtë popull deri në rrasht, duke e lënë pa punë, me probleme e halle të shumta, me një rini pa shpresa për të nesërmen, që i mban sytë në Perëndim, të kalojë kufirin për të gjetur punë e shkollim. Për Kosovën vazhdon plaga e zbrasjes, plaga e mundimshme e emigrimit!
Eh moj Kosovë taksirat madhe!Partiçkat,që kanë mbirë si ‘’këpurdhat pas shiut’’ garojnë me njëra tjetrën...zgjedhje...zgjedhje, kurkund zgjidhje! Edhe ato të 6 tetorit 2019 i kaluan ashtu si zi e më zi dhe, kur e panë se, po fiton VV partitë në qenveri sa nuk u çmendën!? Akoma nuk duan ta pranojnë...edhe sot e kësaj dite akoma janë në numrim, duke thënë se, gjoja nuk i pranojmë votat e mërgimtarëve se, nuk na qenkan në rregullë!? Tash së fundi thonë se, gjoja na paskan ardhur pas afatit...e justifikime të tjera të kota!? Por nuk do mend jooo!!! Kjo vonesë e shpalljes së rezultateve përfundimtare është vetëm se, ardhja e Albinit në krye të qeverisë, me programin e tij, me premtimet e tij të qeverisjes së drejtë e të ndershme në të mirë të vendit, kombit e Kosovës, jua ka futur frikën se, shumë prej ish qenveritarëve tanë do ta pësojnë si ata që e vodhën dhe e shkatërruan këtë Kosovë,por edhe ata sahanlëpirës, që e tradhëtuan, ashtu edhe ata kriminelë, që vranë dhe po vrasin, siç ndodhi me Astrit Deharin!
Shpresoj shumë VV në Ty! Ata, që të votuan nuk duhet të zhgënjehen
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
274 herë
|
|
|
|
|
|
|