| Gjyqtari izraelit Jefet, i jep tre pikëshin Holandës! |
| Publikuar më 21 tetor, 2006 në orën 21:05 ( ) |
Sport | |
|
|
|
Me 11 Tetor në stadiumin “Amsterdam Arena”, është zhvilluar ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Euro 2008 në Grupin G, ndërmjet kombëtares holandeze dhe Shqipërisë në një përballje spektakolare, ku fituese e kësaj ndeshjeje ka dalë skuadra “tulipane”.Haxhi, Curri, Tare, Bogdani (Berisha).
Një humbje e pa merituar e kombëtares shqiptare, e cila ka ngrirë me lojën e saj në gjithë pjesën e dytë “Amsterdam Arenën”, ku Curri ka shënuar edhe golin e kuqezinjve. Madje Shqipëria do të kishte dalë me një rezultat pozitiv nëse ndeshja nuk do të drejtohej nga një gjyqtar izraelit, i cili i ka mohuar kuqezinjve dy penallti, të cilat pa dyshim do të kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Një lojë brilante dhe e mbrekullueshme nga futbollistët tanë, të cilët kanë treguar karakter dhe krenari kombëtare, duke i treguar gjithë Evropës se një vend i vogël është i barabartë me cilindo kundërshtar dhe nuk i termbet askujt përveç gjyqtarëve dhe drejtuesve të futbollit evropian, të cilët do të preferonin Holandën e interesave të mëdha dhe jo një shtet të vogël siç është Shqipëria nga ana gjeografike, por i madhë nga ana futbollistike dhe etnike.
Pjesa e parë e ndeshjes Holandë-Shqipëri ka folur kryesisht për vendasit, të cilët që në minutat e para kanë kërkuar të kontrollojnë lojën dhe të tregohen agresivë në portën e kombëtares shqiptare. Megjithatë loja e “tulipanëve” ka qenë disi e frikësuar, pasi edhe njohja e lojës së kombëtares sonë ka qenë e pa njohur nga holandezët. Duhet të vinte minuta e 12-të e pjesës së parë që Holanda të kërcënonte portën tonë, kur sulmuesi Van Persi me anë të një goditjeje dënimi jashtë zone ka rrezikuar portën e Beqajt, i cili ka devijuar me vendosmëri topin.
Megjithatë mbrojtja “kuqezi” nuk e ka duruar presingun dhe lojën sulmuese të Holandës dhe në minutën e 14-të në një sulm të organizuar nga e djathta ka qënë Van Persi, armiku i portës sonë, i cili ka marrë një asist në qendër të zonës së rreptësisë dhe pa u vështirësuar ka arritur të shënojë golin e epërsisë për “portokallinjtë”. Për kombëtaren shqiptare duhej të vinte minuta e 33-të e pjesës së parë që t’i afrohej golit të barazimit, kur sulmuesi i Sienës, Erion Bogdani ka gjuajtur nga rreth 25 metra, por Van der Sar, ndonëse me vështirësi ka arritur ta evitojë golin.
Pas minutës së 30-të kuqezinjtë janë zgjuar dhe pikërisht në minutën e 35-të në një kundërsulm nga e djathta Dallku ka nxjerrë një kros për Bogdanin dhe Taren, të cilët janë gjendur të vetëm përpara portës, por ka qenë mbrojtësi De Jong, i cili ka larguar topin me çfarë ka mundur, madje duke përdorur edhe dorën. Futbollistët tanë kanë protestuar dhe pretenduar për një 11-metërsh, i cili nuk na është dhënë padrejtësisht. Fati i keq i ka përcjellur kuqezinjtë në gjithë këtë pjesëlojë dhe në momentin kur futbollistët shqiptar po mbizotëronin në fushë vjen ndëshkimi i dytë në minutën e 41-të. Ishte i pafati Nevil Dede, i cili pa dashje tundi rrjetën e Beqajt.
Me rezultatin 2:0 në favor të Holandës dhe me një lëndim të rëndë të Lalës i shkaktuar nga De Jong, ka përfunduar pjesa e parë. Pjesëloja e dytë ka filluar me një rast të shkëlqyeshëm për kuqezinjtë, por Armend Dallku nuk ka pasur fat sa duhet, kur nga krahu i djathtë ka goditur furishëm për topi ka qëlluar shtyllën e Van der Sarit. Me hyrjen e Devi Mukës dhe Ervin Muratit kombëtarja shqiptare ka arritur të organizohet shumë më mirë në mesfushë dhe të krijojë raste për të shënuar. Goli për kuqezinjtë ka ardhur në minutën e 67-të.
Mesfushori Debatik Curri ka marrë një top të artë nga e djathta e sulmit tonë nga mesfushori i sapofutur Murati dhe i gjendur brenda zonës ka ndëshkuar portierin holandez. Minutat në vazhdim kanë folur sërish për kuqezinjtë, të cilët kanë zgjuar edhe brohoritjet dhe entuziazmin e 3 mijë tifozëve shqiptarë në “Amsterdam Arena”. Loja e futbollistëve tanë është bërë edhe me agresive dhe në minutën e 78-të Ervin Skela ka pasur një rast të artë për të barazuar rezultatin dhe për të hedhur në “qiellin e shatë” gjithë tifozat kuqezi, por nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit.
Kulmi i ndeshjes ka arritur në minutën e 83-të kur në një kundërsulm të shpejt Besart Berisha i sapo futur në lojë ka nxjerrë një top të artë në qendër të zonës së holandezëve, por një mbrojtës ka devijuar dukshëm dhe me qëllim topin me dorë, por për herë të dytë gjyqtari izraelit ka bërë shenjë që loja të vazhdojë. Edhe pse përpjekjet e kombëtares shqiptare në minutat e fundit kanë qenë të panumërta nuk është bërë e mundur të arrihej barazimi, kështu që ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2:1 në favor të Holandës. Ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro-2008 kombëtarja shqiptare e zhvillon në mars të vitit të ardhshëm kundër Sllovenisë.
Plarent Shehu
Holanda – Shqipëria 2:1
Stadiumi “Amsterdam Arena”.
Shikues: 40.000
Gjyqtarë: A. Jefet (Izrael), Sh. Shteif, D. Krasikou.
Golashënues: Van Persi (14`), Dede (41’-a.g) - Curri (67`)
Nevil Dede 41`
Holanda: Van der Sar, Bulahrouz, Oijer, Matijesen, Van Bronkhorst, De Jong, Shnaider, Landzat, Babel, Van Persi, Roben.
Shqipëri: Beqaj, Dede, Dallku, Hasi, Skela, Aliaj (Murati), Lala (Mukaj)
Futbolli.com |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Nuk është vlerësuar deri më tani! |
| Lexuar:
955 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Të krenohemi me lojtarët shqiptar |
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21 Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t... |
më shumë nga - Sport » |
|
|
|
|
|