Kjo që, po ndodh sot në Kosovën tonë të çliruar, me vetë krerët e UÇK-së, është për ne si një rrufe në qiell të hapur!!! Megjithëse jam i bindur se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe drejtuesit e tjerë të kësaj lufte do të dinë ta pohojnë e ta tregojnë të vërtetën e kësaj lufte të pabarabartë përballë drejtësisë, do dinë të çojnë në vendin e merituar nderin, dinjitetin dhe kontributin historik të UÇK-së në shërbim të popullit, të lirisë, të drejtësisë dhe të paqes! Ata kanë mbështetjen e të gjithë shqiptarisë si, edhe të gjithë njerëzve paqedashës të botës, që luftojnë për lirinë, për të drejtat e tyre ligjitime!
Tashmë, dihet botërisht se, vepra e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Shqiptarët e Kosovës, të udhëhequr në këtë luftë çlirimtare nga drejtuesit e saj, kanë qenë dhe kanë vepruar në rrugën e drejtë të historisë së Kosovës, ku lavdinë e kësaj lufte të drejtë çlirimtare e vërtetoi tashmë koha, ku faktet konkrete dhe e vërteta është e qartë si drita e diellit që, POPULLI, KOSOVA,UÇK-ja, luftëtarët dhe komandantët e saj qenë viktimat përballë agresorit serbosllav dhe, në asnjë mënyrë e kundërta!!!
Anembanë bota e di tashmë që, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë më se e drejtë përballë serbosllavëve pushtues dhe krimeve kundër njerëzimit e gjenocidit të tmerrshëm, që regjimi kriminal i Millosheviçit po kryente ndaj shqiptarëve të Kosovës, popullit të pambrojtur në Kosovë.
Luftëtarët e UÇK-së, në këtë luftë të pabarabartë, janë përballur e kanë dalë faqebardhë ndaj akuzave të ndryshme, që janë ngritur ndaj tyre. Kryedrejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka pse t’i marrë e t’i gjykojë Haga! Nëse ata paskan bërë krime” kundra njerëzimit etj’’, sipas Hagës, le të gjykohen këtu tek ne, në Kosovë, gjyqi i popullit është më i rëndë, por tepër i drejtë!!! Më mirë se Kosova, asnjë vend tjetër nuk mund t’i njohë e t’i dijë të bëmat e krerëve të UÇK-së së lavdishme.
UÇK-ja dhe Kosova nuk ka sulmuar askënd dhe asnjë vend! Kosova ka luftuar brenda territoreve të veta, për t’u mbrojtur e për t’u çliruar nga pushtuesi serbosllav, për t’u dhënë fund masakrave, dhunimit të grave, torturave çnjerëzore dhe gjenocidit të egër sllav kundrejt ne, shqiptarëve të Kosovës, që denbabaden jemi në tokat tona arbërore! Sa mijra të zhdukur e pa varr ka ende edhe sot në mbarë Kosovën! Dhe këto më së miri dhe shumë bukur i dinë ndërkombëtarët, i di mjaft mirë edhe Haga bile të dokumentuara me fakte e filmime të ndryshme! Askush dhe asnjë akuzë, cilado qoftë ajo, nuk mund të ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!!!
|