Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Tare, shqiptari i ftuar ne Sheshin e Michelangelo-s
Publikuar më 21 tetor, 2006 në orën 21:12 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Igli Tare, veshur me bluzen e Lazio-s, ka shkelur ne pllakat e famshme te Sheshit te shkelqyer te Campidoglio-s, ne Rome dhe ka hyre ne Bashki. Shqiptari ka qene i ftuar ne Bashkine e Romes, nga kryebashkiaku, Ealter Veltroni, per te perfaqesuar Lazio-n, ne diten e perurimit te Festes se Kinemase. Se bashku me biondin ishin edhe trajneri Delio Rossi e Antonio Agnocchetti i zyres laciale per marredheniet me jashte. Ne feste ishte edhe delegacioni roman, i perfaqesuar nga trajneri Luciano Spalletti, sulmuesi malazez Mirko Vucinic, drejtori sportiv Prade dhe drejtori i planifikimit Cristina Mazzoleni.
Veltroni ka dashur te reklamoje Festen e Kinemase, duke shfrytezuar dy klubet me te njohur te futbollit ne Rome. Sipas marreveshjes, Roma e Lazio do veshin para ndeshjes se radhes, perkastesisht ndaj Reggina-s e Catania-s, bluza speciale me logon e Festes se Kinemase. “Kjo feste, - ka thene Veltroni, - eshte popullor ne Rome, ndaj kemi dashur te festojme kete “martese” mes kinemase dhe futbollit, qe eshte sporti me popullor. Njekohesisht, eshte nje menyre per t’i dhene me shume imazh futbollit, sidomos atij roman, nepermjet kinemase”.

Kryebashkiaku eshte tifoz me Roma-n, gje e deklaruar kjo ne Itali, ndersa trajneri verdhekuq, Spalletti, tregon se ka folur shume here me te. “Kryebashkiaku e ka zakon te na lavderoje shume, si mua, ashtu edhe lojtaret, - u shpreh ai, - kjo ndoshta do te thote qe une t’i jap voten time. Ky bashkepunim mes futbollit dhe kinemase na jep prestigj dhe pergjegjesi.

Cfare eshte Campidoglio
Ky shesh ndodhet ne Kodren Kapitoline dhe, ndertimet e para ne te jane bere qe ne periudhen e themelimit te Romes. Campidoglio u be i famshem, menjehere sepse ishte i vetmi vend ne Rome qe nuk u pushtua nga keltet me 387 para Krishtit. Aty u hodh ne humnere njera nga Vestalet e Virgjera, Tarpeia, per tradheti ndaj Romes, aty u fshehen vrasesit e Cezarit. Ne te ndodhej ndertesa qe mbante arkivat e Romes se Lashte, por shume pak ka mbetur prej saj. Aty u ndertua Kisha e Shen Merise ne Aracoeli, ndersa nga shekulli i 11-te u be qender administrative e qytetit, sic ka mbetur deri ne ditet e sotme. Campidoglio njihet ne Rome edhe si vend rezistence ndaj pushtetit papal, ndaj Vatikanit. Emrin Shesi i Campidoglio-s (Piazza di Campidoglio) ai e mori ne shekullin e 16-te. Dizajni i Sheshit dhe pallatet rrethuese jane veper e artistit dhe arkitektit te famshem te Rilindjes italiane (Risorgimento), Michelangelo Buonarroti, veper e kryer ne vitet 1536-1546. Fondet per to u dhane nga Papa Pali III, qe donte te impresiononte Perandorin e Shenjte Romak, Karlin V. Pallatet jane Pallati Kapitol (Palazzo Senatorio), Pallati i Konservatoreve, Pallati i Ri. Aty jane edhe statujat e ish-perandorit te mire, Mark Aurelit dhe ajo kolosale e Perendise-Lume. Senati i Romes sot mblidhet pikerisht ne Palazzo Senatorio.
B.Kuka
TifozatKuqeZi.com
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 1,071 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi