Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shtypi holandez: Protagoniste ishte Shqipëria
Publikuar më 21 tetor, 2006 në orën 11:32 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kritika të mëdha për skuadrën e Van Bastenit. Kuqezinjtë lavdërohen.
E ka pranuar edhe vetëm Marko Van Basteni. Shqipëria ka dominuar në fushën e lojës, duke u bërë në mënyrë të çuditshme skuadra protagoniste në fushën e lojës. Më së shumti, media holandeze ka kritikuar ashpër skuadrën e Van Bastenit, e cila të mërkurën ka treguar se nuk është akoma një superfuqi, si emri i saj. "Pas një loje të mirë në Bullgari, skuadra e Holandës duket se kundër Shqipërisë ka qenë shumë euforike. Me të vërtetë ka fituar, por me shumë vështirësi dhe duke u vjedhur fitoren shqiptarëve. Skuadra portokalli nuk ka bërë një aksion për të qenë në pjesën e dytë. Armend Dallku, në pjesën e dytë, ka qenë shumë afër një supergoli. Duke konsideruar se De Jong dhe Boulahrouz kanë prekur topin me dorë, por gjyqtari nuk ka dhënë penallti, realisht Holanda ka rrezikuar shumë," shkruan gazeta "De Telegraf".
Nga ana tjetër, Bariçi nuk ka lënë gjë pa thënë për gjyqtarin izraelit. Sipas tij, ai është treguar racist në fushën e lojës, pasi ka mbajtur anën e Holandës, sepse është një skuadër shumë e madhe. Dhe me të vërtetë, në pjesën e dytë, skuadra holandeze ka luajtur e terrorizuar. Holanda realisht ka luajtur një pjesë të parë shumë të mirë dhe një të dytë prej skuadre shumë të vogël.
Van der Sar: Patëm frikë

Pavarësisht se Holanda siguroi tri pikët, portieri Edvin Van der Sar është i inatosur me shokët e skuadrës, pasi ata nuk patën një performancë të mirë, ashtu siç bënë të shtunën në Sofje ndaj Bullgarisë, kur morën një barazim 1 1. "Ne totalisht nuk luajtëm mirë. Ndeshja me Shqipërinë dha përshtypjen se ne nuk jemi të aftë që të luajmë dy ndeshje të mira radhazi, por ky është futbolli," është shprehur portieri i portokallinjve 24 orë pas përfundimit të takimit me Shqipërinë. "Në ndeshjen me Bullgarinë ne vuajtëm shumë dhe ishim si të ngrirë. E njëjta gjë u përsërit edhe në 20 minutat e fundit të takimit me Shqipërinë. Pasi pësuam gol, skuadrën e mbështolli frika, sepse i druheshim golit të barazimit dhe një barazim tjetër do të ishte shaktërrues për ne," shton më tej portieri holandez. "Gardiani" i Mançester Junajtit është i bindur se minutat e fundit të takimit me Shqipërinë provojnë se nuk ka më ndeshje të lehta në futbollin ndërkombëtar. "Fuqitë e mëdha të futbollit botëror kanë pasur probleme me të ashtuquajturat skuadra të vogla. Nuk e di ekzaktësisht arsyen e këtij fakti, por tashmë është realitet se nuk ka më "shëtitje" kur ndeshesh me skuadra si e tipit të Shqipërisë. Pas përfundimit të takimit me Shqipërinë fakti më kryesor ishtë se ne nuk luajtëm mirë," përfundon deklarimin e tij për median holandeze portieri i "tulipanëve" Ervin Van der Sar.

Olsi Avdiaj
Sporti Shqipetar
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,478 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve tÃ...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e meÃ...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi