Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PSE MBIQEVERI NDËRKOMBËTARE NË KOSOVËN E PAVARUR?!
Publikuar më 05 gusht, 2008 në orën 15:15 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Derisa në Kosovë janë të pranishme Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-i, moralisht, ligjërisht as demokratikisht, Kosova nuk ka kurrfarë nevoje as për UNIMK-un e as për EULEX-in, sepse të dy këta organizma ndërkombëtarë janë të kontestueshëm dhe të papranueshëm sipas normave dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare ngase përbëjnë “qeveri mbi qeveri” – “pushtet mbi pushtet”, qe de fakto dhe de jure e përjashtojnë ushtrimin e pushtetit shtetëror të Republikës së Kosovës sovrane dhe të pavarur.
Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Kjo formë absurde e mbiqeverisjes ndërkombëtare haptazi e sfidon të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës. Ndaj, kjo është edhe arsyeja bazë pse qeveria dhe parlamenti i Kosovës nuk është dashur të japin pëlqimin e tyre as për EULEX-in e as për UNMIK-un e rikonfiguruar në Kosovë, sepse në këtë mënyrë, kompetencat dhe autorizimet e veta shtetërore i kanë tjetërsuar në favor të MBIQEVERISJES NDËRKOMBËTARE të Kosovës nga ana e EULEX-it dhe e UNMIK-ut.

Tanimë, reagimet negative të politikës zyrtare të Kosovës në këtë “temë” ligjërisht janë të vonuara dhe, nuk kanë kurrfarë efekti politik, as juridik sepse, paraprakisht, vetë qeveria dhe parlamenti, si dhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu kanë dhënë pëlqimin unanim për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe, për konfigurimin e EULEX-it si titullarë DUPLEX të pushtetit shtetëror ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.

“Kur të vijnë mendtë, të humbin dhentë”- “Politika nuk është si vejusha”!

Për më tepër, politika nuk duhet kuptuar as zbatuar në
”stilin” e halleve dhe të tekave të vejushës, “paradite kështu, pasdite ashtu”, këtë duhet mbajtur parasysh “elita politike” e Republikës së Kosovës, sepse “PO-ja” zyrtare vendimeve të gabuara politike, brenda natës, nuk mund të modifikohet në JO-në pozitive në mbrojtjen e interesave politike dhe shtetërore të Kosovës.

Ky shembull krahasues ka të bëjë direkt dhe indirekt me politikën e gabuar të qarqeve drejtuese të Kosovës, të cilat, në mënyrën më të pavetëdijshme politike dhe ligjore, së pari, mbi kokën e tyre drejtuese politike dhe shtetërore, pranuan tutelën e huaj-EULEX-in, dhe së dyti, rikthyen UNMIK-un e dështuar në Kosovë?!
– Cka tash, pse qeveria e Kosovës po e kundërshton Lamberto Zannierin e UNMIK-ut, për shkak të hyrjes së tij në bisedime me Serbinë për të “zgjidhur” problemin e Kosovës Veriore? – Kur dihet se “rikonfigurimi” i UNMIK-ut të Bani Ki Munit ka vetëm atë prapavijë, që të bisedojë me Beogradin zyrtar për arritjen e kompromisit politik me Prishtinën, që serbëve në “mënyrë ligjore”, paqësore dhe demokratike, t’iu krijohet mundësia dhe kushtet reale politike dhe juridike për formimin e “Republika srpska” në Kosovën shqiptare. Ky është misioni i UNMIK-ut të rikonfiguruar në Kosovë. Kjo është arsyeja kryesore pse qeveria dhe parlamenti i Kosovës nuk është dashur t’ia japin “Vizën hyrëse” politike as diplomatike UNMIK-ut të “riparuar” të Bani Ki Munit, sepse është krijesë e ankesave serbe, që ka për qëllim copëtimin dhe rikolonizimin e Kosovës në favor të së “drejtës “ së sovranitetit kolonial shekullor të Serbisë në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Kjo formë e qeverisjes DUPLEX DYPUSHTETËSHE ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, konteston dhe vë në pikëpyetje serioze statusin juridiko-politik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, të njohur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Vërjetja politike e Hashim Thacit, se Lamberto Zannieri nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e Kosovës, është e arsyeshëm, por është e vonuar, dhe pa asnjë efekt politik, edhe pse, tani, kryemnistri Hashim Thaçi e ka parë gabimin e qeverisë së tij lidhur me dhënien e pëlqimit për rikonfigurimin e UNMIK-ut në Kosovë. Ky gabim i rëndë politik i qeverisë së Hashim Thaçit, është vështirë të korrigjohet, sepse vetë kjo qeveri me në krye Hashim Thaçin e ka pranuar rikthimin e UNMIK-ut të dështuar në Kosovë.

Shprehur me vokabularin politik, “pendimi” dhe reagimi negativ i vonuar politik nuk janë të pranueshëm as efektivë, sepse në politikë nuk ka riprovim të afatit vjeshtor. Këtë duhet kuptuar diletantët politikë, të cilët me nënshkrimet dhe me marrëveshjet e tyre ratifikuese kanë dhënë pëlqimin që Kosova, edhe pas mëvetësimit të saj juridik ndërkombëtar, të jetë objekt-lodër, përkatësisht “monedhë kusuri” politike e MBIQEVERISË NDËRKOMBËTARE DUPLEX (UNMIK+EULEX), MBIQEVERI kjo e cila është forma më e kapshme dhe më e përshtatshme për “ndërhyrjen ligjore” të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, me qëllim të fundit, që atë ta copëtojë në “prinicipata” territoriale dhe administrative shtetërore të pavarura të minoritetit kolon serb të Serbisë dhe të Malit të Zi.

Kosova më nuk është çështje e brendshme, as kurrëfarë “çështje teknike” e Serbisë, as e UNMIK-ut të bankrotuar, e as e EULEX-it të instaluar, por është çështje vetëm e Kosovës dhe e Amerikës, e askujt tjetër.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, “ shefi i UNMIK-ut, mund të bisedojë me Beogradin zyrtar vetëm për çështjet teknike, si çështje praktikë, por jo edhe për pavarësinë dhe për sovranitetin e Kosovës, sepse ato janë zgjidhur më 17 shkurt 2008.”( ://www.kurir-info.rs/aktuelne-vesti/2008-07-30/taci-bogdanovic-na-kosovu-spektakl-beograda).

Jo, - Hashim Thaçi, në asnjë mënyrë, dhe për asnjë çështje, qofte edhe për ato, të ashtuquajturat “çështje teknike”, siç ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, UNMIK-u nuk ka të drejtë të zhvillojë asnjë bisedim, e as të marrë asnjë vendim të përbashkët me Beogradin zyrtar në kurriz të Kosovës, sepse siç ke deklaruar edhe ti me të drjetë, më 17 shkurt 2008( njohja ndërkombëtare e Kosovës) sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945) UNMIK- u i ka harxhuar të gjitha autorizimet dhe kompetencat, që i ka pasur sipas Rezolutës 1244 për Kosovën gjatë mandatit të tij 9-vjeçar(12 qershor 1999 – 17 shkurt 2008).

Me Beogradin zyrtar ka të drejtën legjitime dhe legale të bisedojë vetëm qeveria dhe parlamenti i Kosovës, institucione këto që kanë mbështetjen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në të drejtën ndërkombëtare. Në këtë kuptim, i vetmi titullar i ligjshëm dhe legjitim për të zhvilluar bisedime me Beogradin është vetëm qeveria e Republikës së Kosovës, e jo organizmat e MBIQEVERISË NDËRKOMBËTARE (UNMIK dhe EULEX).

Ligjiërisht, prania e UNMIK-ut dhe e EULEX-it në Kosovë është e disktueshme, dhe e dyshimtë në kuptimin juridik ndërkombëtar, sepse nuk ka asnjë mbështetje sipas së drejtës ndërkombëtare, por ka vetëm karakter politik, që plotësisht është në favor të preteksit politiko-propagandistik të qeverisë së Beogradit, e cila në vend se ta njihte qeverinë e Republikës së Kosovës, ashtu sikurse 43 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare, kjo përmes rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe te EULEX-it ka zgjidhur rrugën më oportune, që ta kontestojë dhe ta vërë në pikëpyetje statusin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës.

Pse qeveria dhe parlamenti, si dhe kryetari i Kosovës njëzërit e pranuan “rikonfigurimin” e UNMIK-ut të falimentuar (jo më pak se 9 vjet të brishta, në kurriz të zvarritjes së pavarësisë, të ekonomisë dhe të financimit të Kosovës) dhe EULEX-in, që de fakto dhe de jure do të thotë NJË MBIQEVERI TË DYFISHTË NDËRKOMBËTARE mbi qeverinë e pavarur të Kosovës?! – Kjo “politikë” dhe kjo “diplomaci” e qeverisë dhe e parlamentit të Kosovës është e dëmshme dhe e papranueshme për statusin e identitetit shtetëror të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

- Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me 42 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare e kanë njohur Kosovën si subjekt juridik ndërkombëtar, prania e UNMIK-ut dhe e EULEX-it në Kosovë në rolin e tutorit të “mbiqeverisë dyshe” ndërkombëtare, është joligjore dhe jodemokratike, sepse, pikësëpari vë në dyshim statusin e tanishëm juridik ndërkombëtar.
Post festum, kot e fajësojmë politikën e Beogradit dhe diplomacinë ofensive të UNMIK-ut të Ban Ki Munit, i cili , pa asnjë arsye dhe, pa asnjë argument ad valorem ka pranuar “ankesat e ligjshme” të qeverisë serbe, që përmes “misionarit shpëtimtar” të tij, Lamberto Zannieri (kryeshef i UNMIK-ut) të fillojë negociatat me përfaësuesit e Republikës së Serbisë lidhur me “çështjet e pazgjidhura” të minoritetit kolon serb në Kosovë, sepse fajin dhe përgjegjësinë kryesore për këtë çështje e mbartë Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës që është dakorduar për rikthimin e UNMIK-ut në Kosovë, edhe pas njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Çfarë do të thotë MBIQEVERIA NDËRKOMBËTARE DUPLEX (UNMIK+EULEX) për të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës? –As më pak, as më shumë sesa vendosjen e DYPUSHTETIT SHTETËROR ndërkombëtar me “primesa” të politikës vasale dhe koloniale moderne.

Realisht, moralisht dhe ligjërisht prania e UNMIK-ut dhe e EULEX-it ka pasur njëfarë kuptimi, apo më mirë të themi ka mundur të justifikohet derisa Kosova nuk e kishte të zgjidhur statusin e saj politik dhe juridik ndërkobëtar, ndërsa, tani, si UNMIK-u, ashtu edhe EULEX-i si një MBIQEVERI DYPUSHTETORE SHTETËRORE në Kosovë, janë plotësisht antiligjore si në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, ashtë edhe në atë të së drejtës së brendshme të Kosovës.
Amerika është i vetmi garant dhe, i vetmi shpëtimtar i Kosovës, e jo as UMIK-u e as EULX-i, të cilat, me praninë dhe me rolin e tyre ndërmjetësues dhe “neutral” politik, më tepër e ngatërrojnë dhe e kontestojnë rolin dhe rëndësinë e Amerikës në Kosovë, sesa që e qartësojnë dhe e justifikojnë atë si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të së drejtës ndërkombëtare.
Duke qenë se Amerika dhe KFOR-i janë dhe, për një kohë të paparashikuar, do të janë të pranishme në Kosovë (si dy shtylla kryesore për mbrojtjen e lirisë, të sigurusië, të pavarësisë dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës), Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës nuk kanë pasur asnjë të drejtë dhe, asnjë arsye morale as ligjore, që të pranojnë statusin e dyfishtë të vasalitetit ndërkombëtar nga ana e UNMIK-ut dhe e EULEX-it, sepse prania dhe funksionimi i këtyre dy organizmave ndërkombëtarë, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, është ilegale dhe kompremetuese, sepse vë në pikëpyetje parimin dhe të drejtën ndërkombëtare të vetëvendosjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

___________________
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 3 vizitorë
Lexuar: 907 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi