Policia ngre kapacitetet e ndërhyrjeve të shpejta
Pas rritjes së numrit të njësive elite, Policia e Kosovës do të ketë më të lehtë të arrestojë personat e rrezikshëm dhe të ndërhyjë në situata të jashtëzakonshme.
Prishtinë, 9 janar
Sot diplomoi gjenerata e tretë e Njësisë Speciale Intervenuese në kuadër të Policisë së Kosovës. Deri më tani kanë qenë 26 pjesëtarë të kësaj njësie, mirëpo që nga dita e sotme këtij grupi elitë të Policisë i shtohen edhe 11 pjesëtarë të tjerë. Kjo njësi e policisë do të angazhohet në arrestimin e personave shumë të rrezikshëm si, trafikantë droge ose armësh. ?Policia e Kosovës do të ketë më të lehtë të arrestojë personat e rrezikshëm dhe të ndërhyjë në situata të jashtëzakonshme. Pas diplomimit të gjeneratës së tretë të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI), në Shkollën e Policisë në Vushtrri, janë ngritur në masë të dukshme kapacitetet e veprimit në rastet e shkallës së lartë të rrezikshmërisë?, theksoi zëdhënësi Veton Elshani. Ai thotë se kjo njësi do të angazhohet sa herë qe kemi të bëjmë me arrestimin e njerëzve shumë të rrezikshëm si, fjala vjen, trafikantë droge ose armësh. ?Intervenimi i këtij njësiti ka te bëjë edhe me intervenime në objekte, duke dhënë përkrahje për njësitet tjera për mbrojtje të afërt në cilësinë kundërsulmuese?, vlerëson Elshani duke theksuar se qëllimi kryesor i këtij njësiti dhe i Policisë së Kosovës është shpëtimi i jetës të njerëzve në zona të papërshtatshme. Policia e Kosovës posedon 8709 pjesëtarë.
|