Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një nga çelësat e jetës në Tokë "i fshehur" në 250 km thellësi
Publikuar më 30 janar, 2009 në orën 10:54 ( ) Teknologji |
Rrit madhësinë e shkronjave
Per me teper, sa me i madh te jete nje planet, aq me shume aftesia e tij per te magazinuar nxehtesi.


Disa shkencetare te Universitetit te Bonit ne Gjermani, kane treguar se pa majoritin, nje mineral i afte te magazinoje oksigjenin ne thellesi te Tokes, planeti yne do te kthehej ne nje shkretetire te paane.

Ne nje thellesi prej rreth 250 km nga siperfaqje e tokes, trysnite dhe temperaturat jane teper te larta dhe materialet qe perbejne mantelin tokesor shkrijne.

Oksidi i hekurit (FeO) qe ndodhet ne mantel, peson atehere nje transformim kimik, gjate te cilit oksigjeni qe ai permban ne nje fare menyre behet me aktiv, clirohet dhe fiksohet ne majoriti, mineral i ndodhur vetem ne keto thellesi.

“Sa me e larte te jete trysnia, aq me teper oksigjen majoriti eshte ne gjendje te “magazinoje”, shpjegon profesori Kristian Balhaus (Christian Ballhaus) i institutit te mineralogjise te Universitetit te Bonit.

Duke u bashkuar me majoritin, oksigjeni e gjen veten ne nje fare “ashensori” qe i drejtohet shtresave te siperme te mantelit. Duke iu afruar siperfaqes, trysnia (presioni) ne brendesi te mantelit zvogelohet: majoriti shperbehet dhe clirohet oksigjeni.

“Ai ndodhet ne afersi te siperfaqes se Tokes, gati per te hyre ne reaksione oksidimi qe jane ne te rendesishme per jeten” shton profesori Balhaus.

Ne Toke duke u cliruar ne menyre te vazhdueshme oksigjen, ky i fundit bashkohet me hidrogjenin dhe formon ujin, pa te cilin Toka do te qe nje planet i papershtatshem per jeten.

“Planetet qe nuk arrijne nje fare madhesie nuk kane, sipas rezultateve te studimit tone, asnje mundesi per te formuar nje atmosfere te qendrueshme dhe te pasur me uje”, shpjegon Arno Rohrbak (Arno Rohrbach) student ne teze ne Institutin e mineralogjise.

“Ne keto planete, trysnia ne brendesi te mantelit eshte e pamjaftueshme per te magazinuar oksigjene ne shkembinj, nga ku me pas te lirohet ne siperfaqe”.

Per me teper, sa me i madh te jete nje planet, aq me shume aftesia e tij per te magazinuar nxehtesi; rriten proceset qe ndodhin atehere ne mantel kane nje kohezgjatje me te madhe dhe jane me te dendur.

Per shembull, Marsi me rreth 7000 kilometer diameter (diametri i Tokes eshte rreth 12700 km) eshte ftohur shume me shpejt se Toka. I ftohur qysh prej kohesh ne mantelin e tij nuk ka me levizje.

“Manteli i tij ka humbur gjithe aftesite per te transportuar oksigjenin dhe per krijuar nje atmosfere te pasur me uje”, perfundon profesori Balhaus.

Zbulimi eshte mjaft i rendesishem qofte per te analizuar proceset e ndryshme qe cuan ne shfaqjen e jetes ne Toke, qofte per te studiuar dhe klasifikuar ekzoplanetet qe mund te kene karakteristika te pershtatshme per formimin e nje atmosfere dhe per mundesine e ekzistences se jetes.

hermesnews
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 9 vizitorë
Lexuar: 1,971 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
"Philae" bën ulje historike në kometën 67P
E enjt, 13 nntor 2014 - 00:30
Sonda Philae është ulur me sukses, një ngjarje historike, në një kometë, pasi u shkëput nga anija “mëmë”, moment i cili është raportuar gjat...
DOLI NË TREG NUMRI I PARË I EDICIONIT MBAR...
E merkur, 26 dhjetor 2012 - 00:22
Tiranë-Prishtinë, 25 dhjetor 2012 - Shtëpia Botuese ICTS Media nxori në treg edicionin special në lëminë e teknologjisë, revistën periodike COMPUT...
Çfarë është FOSS?
E enjt, 21 tetor 2010 - 10:58
FOSS qëndron për “Free and Open Source Software” (në shqip: Softueri i Lirë dhe me Burim të Hapur). Është një lëvizje e nisur në vitin 1983 n...
Çfarë është Linux?
E enjt, 21 tetor 2010 - 10:55
Linux është një sistem operativ për kompjuterin tuaj, në një mënyrë të ngjashme siç janë edhe Microsoft Windows e Apple OSX sisteme operative p...
Promovimi botëror i sistemit operativ Micros...
E premt, 30 tetor 2009 - 19:29
MICROSOFT WINDOWS 7 NE TREGUN KOSOVAR Përmes kompanive dhe rrjeteve të shitjes, Login Systems do të bëj distribuimin e Windows 7 në Maqedoni, Kosov...
më shumë nga - Teknologji »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi