KUSH JANË ATA QË PO SHPIKIN "KOMBE" TË REJA BRENDA KOMBIT SHQIPTAR? |
Publikuar më 19 shkurt, 2009 në orën 14:59 ( ) |
Opinion | |
|
|
INTEGRIMET KOMBËTARE DHE INTEGRIMET NDËRKOMBËTARE
Ka kohë që populli shqiptar ju ka nënshtruar një terrori psikologjik, i cili ka për qëllim shpëlarjen e trurit nga identiteti ynë dhe nga aspiratat tona shekullore për liri e bashkim kombëtar.
Po me atë terror po duan të na bindin se duhet të pajtohemi me improvizime të “lirisë” të imponuar me dhunë nga sundimi i huaj.
Kjo nuk është hera parë dhe mu pse nuk e mësuam mirë leksionin historik nga koha e hegjemonisë së Bashkimit Sovjetik, do të na përsëritet historia e hidhur me Bashkimin Evropian. Tani kemi zëra që po i drejtohen NATO-s “si shpëtim kombëtar”. Mbaj në mend nga tregimet e paraardhësve se kësi zërash janë dëgjuar nga gjenerata të mëparshme qe i drejtoheshin Traktati te Varshavës. Kur do të vij koha që shqiptarët mos t'i mbajnë sytë kah tjetërkush, por t'i përvjelin mëngët i t'i hidhen punës me tërë shpirtin për t'u liruar, për ta bashkuar e pavarësuar veten e vendin e vet dhe për ta ndërtuar atë. Mos të mendojë e ta gënjejë veten askush se liria vjen si import i ushtrive të huaja. Ushtritë e huaja nga traktati i Varshavës nuk i sollën askujt lirinë, por ato e kërcënonin secilin popull që guxonte të kërkonte lirinë e vet. Të ju kujtoj masakrat që beri ushtria ruse në Gjermani, në Hungari e në ish-Çekosllovaki nga 1956-1968, në kohën e këtij ish-traktati, në emër të “ruajtjes” të socializmit.
Nesër do të kemi maskara të tilla nga ushtritë e huaja në emër të “mbrojtjes” së demokracisë, sepse popujt nuk i durojnë përgjithmonë pushtimet e huaja ushtarake, pavarësisht me çfarë sllogani hyjnë ato në ato vende, pavarësisht se kush i thërret dhe kush i dërgon ato në vendin e tyre.
Shqipëria dhe shqiptaret do ta gëzojnë lirinë e vërtetë vetëm atëherë kur ushtria shqiptare nuk do të lejojë asnjë ushtar e polic të huaja të hyj si i tille në vendin tonë. Liria e vendit tonë vjen vetëm me një statut neutral ushtarak e politik dhe në marrëdhënie miqësore me të gjitha ato vende, që e respektojnë lirinë e popullit tonë për të vetëvendosur vet për fatin e vet, në të gjitha çështjet. Pra, edhe të drejtën e bashkimit dhe pavarësisë e sovraniteti të shqiptarëve në një shtet të vetëm nacional.
Vetëm kështu vlejnë liria dhe paqja e miqësia me të gjitha shtetet pa përjashtim. Nuk mund të ketë paqe e qetësi në Ballkan, duke i mbajtur me dhunë të ndarë shqiptarët në 2 apo 6 shtete, kundër vullnetit të tyre.
Momentalisht NATO hyri në gjithë hapësirën etnike shqiptare në vitin 1999, në emër të mbrojtjes së Kosovës nga gjenocidi serbo-malazez. Por NATO nuk dërgoi në Serbi e në Malin e Zi asnjë ushtar, nuk i shkatërroi pushtetet kriminale në Beograd e Podgorice, nuk i shkatërroi forcat kriminale ushtarake-policore dhe nuk e shkatërroi armatimin e Serbisë e Malit te Zi, të cilat ishin shkaktare të luftërave dhe autorë të gjenocidit ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Ata u ndalen në trevat etnike shqiptare dhe në emër të “reformave e transformimeve” i çarmatosen ushtritë shqiptare në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën Shqiptare të Kosovës. I shpartalluan ato dhe po e shkatërrojnë armatimin e shqiptarëve. Në ndërkohë po punohet edhe në shkatërrimin e brendshëm, duke i shkatërruar e korruptuar strukturat vendore dhe duke e copëtuar atë nga brenda përmes decentralizimit, në favor të rikolonizimin të vendit tonë me serbë. Këto fakte kokëforta flasin të vërtetën e cila nuk është në favorin e shqiptarëve. Nen ombrellën NATO-s u nda dhe po mbahet e ndarë Mitrovica dhe shumë enklava të kolonive militare serbe. Nën mbrojtjen e tyre u dogjën doganat kufitare, kurse dje erdhi Parlamenti Serb në veriun e Kosovës dhe e mbajti një mbledhje kundër Republikës së Kosovës. Sepse NATO, brenda vetes, i përfshinë disa vende që janë në miqësi tradicionale me Serbinë, siç janë Franca, Greqia, Spanja, Rumunia. Nesër do të anëtarësohen në NATO edhe vet Serbia, Maqedonia e Mali Zi, që akoma po i mbajnë nën sundimin e vet krahina të tëra etnike shqiptare. Në të ardhmen përmes NATO-s ushtritë e tyre do të hyjnë edhe në ato pjesë të Shqipërisë, ku kurrë nuk ka pas mundësi të hyjë këmba e serbit apo e grekut.
Prandaj ne nuk duhet të bëhemi kaq naiv që të mendojmë se NATO-ja është zgjidhje. Ne Shqiptarët kemi nevojë për miqë të jashtëm, sepse jemi të dërmuar nga okupimet e njëpasnjëshme, por ne duhet t'i zgjedhim aleatët tanë të jashtëm me kujdes, në shtete e veçanta ku miqësia e tyre është vërtetuara historikisht. Sic i kemi miqtë tanë të mëdhenj në SHBA, në Angli, në disa qarqe të fuqishme në Gjermani, Austri, Zvicër etj.
Me miqtë tanë duhet të flasim hapur e miqësisht dhe edhe atyre duhet t' ju thuhet se ne mund të bëjmë shumë kompromise, por kurrë, asnjëherë nuk do të bëjmë kompromise me identitetin shqiptar të kombit tonë, dhe me tërësinë territoriale etnike të atdheut tonë. Fjala e urët e popullit thotë se duhet pas kujdes që asnjëherë: “duke vënë vetullat mos me i nxjerrë sytë”! Kombi i ynë nuk mundet të ndahet as në 2 e as në 6 kombe e në 2 apo 6 flamuj.
Kombi Shqiptar do të bashkohet vetëm rreth flamurit të Skënderbeut dhe brenda një shteti të vetëm unik shqiptar. Pajtohem plotësisht me të gjitha ata patriotë të vërtetë që nuk pranojnë “kombe krahinore” të ashtuquajtura “kosovare, drenicase, labe, llapjane, malësore” etj. Kushdo qofshin ata që “shpikin kombe të reja” brenda kombit shqiptar ose kanë lajthitur nga mendja ose janë korruptuar deri në fyt!
Kanë kaluar shekuj të tërë nën sundimet e disa perandorive që kanë qenë superfuqi në kohën vet, dhe ne nuk kemi heq dorë nga identiteti i ynë, dhe nuk do të heqim dorë as tani, as në të ardhmen. Deri atëherë do ta vazhdojmë luftën me të gjitha forcat e shpirtit, të mendjes e të zemrës dhe me të gjitha forcat tjera që i ka populli shqiptar, deri ne arritjen e aspiratave të lirës së vërtetë kombëtare që u hartuan në Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit me 1878. Me improvizime e me kompromise nuk do të pajtohemi asnjëherë!
Besnik Prishtina |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 44 vizitorë |
Lexuar:
2,420 herë
|
|
|
|
|
|
|