Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PAVARËSIA E KOSOVËS NË “BISHT TË LAHUTËS”?
Publikuar më 17 prill, 2009 në orën 20:12 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Çfarë Zoti i shtëpisë je, kur nuk ta varë askush, do të thoshte Abdi Baleta?!

*** Tadiqi hyri në Kosovë (jo me pëlqimin e qeverisë së Kosovës), por me miratimin e faktorëve ndërkombëtarë, të pranishëm në Kosovë. Ja, kjo është dëshmia praktike e “pavarësisë thelbësore“ e Kosovës në veprim(!?).

*** Kabineti i Presidencës së Republikës së Serbisë : “ Paraprakisht, nuk kemi kërkuar lejen nga organet e përkohëshme shtetërore të Kosvës për vizitën e sotme të presidentit Boris Tadiq në Kosovë.”(www.beta.com,17 prill 2009).

*** Ministri i brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, deklaroi se: “ nuk do të lejojë hyrjen pa lejen përkatëse shtetasve të huaj. Kryetari Serbisë Boris Tadiq mund të vijë në Kosovë vetëm me lejen e qeverisë së Kosovës. Mirëpo, një leje të tillë, deri tani nuk i është dhënë askujt”(www.b92.com, 16.04.2009).

Ministri i brendshëm Pajaziti plotësisht ka pasur të drejtë, që të shprehet kundër hyrjes së presidentit të Serbisë, Boris Tadiq në Kosovë, më 17 prill 2009. Mirëpo, sa ia vlen kur qeverinë e Kosovës nuk e pyesin ata faktorë relevantë ndërkombëtarë, të cilët (sipas Planit të nobelistit paqësor, Marti Ahtisari në kurriz të gjymtimit të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës) ia dhuruan pavarësinë e kushtëzuar dhe të mbikëqyrur Kosovës.

Si qeveria, kuvendi, ashtu edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duhet ta kenë të qartë se, derisa Kosova nuk e ka pavarësinë dhe vetëvendosjen e plotë të brendshme dhe të jashtme, nuk mund të kenë kompetenca as autorizime të plota në miratimin dhe në ekzekutimin autonom të vendimeve të tyre qoftë në planin e politikës së brendshme, qoftë në planin e politikës së jashtme, mbase një të drejtë të tillë legjitime ua ka shkurtuar pa të drejtë vetë Plani i Marti Ahtisarit, që ka “legalizuar ndërkombëtarisht” pavarësinë e kushtëzuar dhe të kontrolluar të Kosovës nga ana e misioneve të huaja evropiane ndërkombëtare (UNMIK dhe EULEX).

Kjo është pengesa kryesore (ligjore dhe faktike) pse qeveritarët dhe politikanët zyrtarë të Kosovës (me gjithë pavarësinë e kushtëzuar, të nënshkruar në letër nga Marti Ahtisari, si dhe të vetëpranuar nga ana e qeverisë dhe nga kuvendi i Kosovës) i kanë duart e lidhura, kur është fjala për marrjen dhe për ekzekutimin e vendimeve ligjore dhe kushtetuese për mbrojtjen e interesit nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.

Edhe pse, paraprakisht gjatë “hulumtimeve dhe studimeve politike shkencore” dhjetëvjeçare (1999-2008), qeveritarët dhe politikanët e Kosovës “nuk e kishin krejtësisht të qartë” kuptmin teoriko-praktik funksionues të “pavarësisë së kushtëzuar”, tanimë, duhet ta kenë pasur më se të qartë, edhe më të konkretizuar në praktikë, sepse vizita zyrtare e Boris Tadiqit, pa e pyetur fare paraprakisht qeverinë e Kosovës, e shpjegon përmbajtjen domethënëse të nocionit politik “pavarësi e kushtëzuar-pavarësi e supervizuar”, edhe pse kjo lloj pavarësie në asnjë rresht të së drejtës ndërkombëtare nuk figuron si kategori juridike, por është “novus politik” i interesave të huaja koniunkturore gjeoekonomike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Kosovë.

Edhe pse disa ditë më parë, qeveritarët e Kosovës e kanë pasur të dijtur vizitin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq kishave dhe manastireve serbe në Kosovë (Manastiri i Deçanit, Graçanica etj.), përveç disa deklaratve rutinore sipas detyrës protokolare (sa për t’i “hedhur pluhur syve” opinioinit publik shqiptar), ata nuk qenë në gjendje, që ligjërisht, ta parandalojnë hyrjen e Boris Tadiqit në Kosovë. Jo pse nuk iu ka kushtuar zemra, dhe pse iu ka munguar guximi apo vullneti i tyre, por pse ende ndodhen nën “kapuçin e nxehtë” të mandatit vasal të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, organizma ndërkombëtarë këta, të cilët nuk njohin as Kushtetutën e as ligjet e tjera të Republikës së Kosovës, sepse veprojnë në përputhje me paragrafët e Planit të Marti Ahtisarit, sipas të cilit në kuptimin e së drejtës evropiane dhe të asaj ndërkombëtare, Kosova është “një koloni moderne” (sui generis) me pavarësi të supervizuar nga vetë EULEX-i dhe nga vetë UNMIK-u. Mirëpo, për këtë pavarësi të kushtëzuar, që para së gjithash, është në kundërshtim flagrant me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe me të drejtën ndërkombëtare moderne, krahas Planit të Marti Ahtisarit, EULEX-it dhe UNMIK-ut, natyrisht se, ka kontribuar negativisht edhe politika zyrtare e qeverisë dhe e kuvendit të Kosovës, për shkak të miratimit të tij, i cili, më pas, edhe solli Kosovën e pavarur nën kujdestarinë evro-ndërkombëtare (numër 2) të EULEX-it me kohëzgjatje të papërcaktuar të mandatit të tij. Gabimi tjetër politik i qeverisë dhe i kuvendit të Kosovës, u pasqyrua edhe në kërkesën e tyre absurde, që t’i zgjatej afati i mandatit të UNMIK-ut në Kosovë si “shtyllë e dyfishtë mbështetëse” e EULEX-it, edhe pse ai kishte mbaruar afatin e tij dështues në Kosovë (1999-2008) ngase nuk qe në gjendje, që sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shqiptarëve (mbi 90%) të Kosovës, t’ua njohë të drejtën e vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme, që, njëherazi, nënkuptonte edhe shkolonizimin përfundimtar të saj nga ana e sundimit kolonialist 100-vjeçarë të Serbisë (1912-2008).

Pavarësia e simuluar nuk është substitut i vetëvendosjes

Kur, ende, pa u njohur Kosova si shtet i pavarur nga ana e Republikës së Serbisë, pushtetarët e Beogradit zyrtarë hyjnë e dalin nga Kosova (si terra nullius), pa lejen e qeverisë së Kosovës, ky është argumenti më i fuqishëm i realizmit politik se fati i pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës, ende është në duar të huaja, jo të shqiptarëve (as të kryeministrit të qeverisë, as të kryetarit të kuvendit e as të presidentit të Kosovës), edhe pse kanë qeverinë, kuvendin dhe Kushtetutën e tyre sipas Planit “historiko-nobelist” të Marti Artisairt për Kosovën (“produkt vitaminoz” politiko-juridik, administrativ dhe demokratik).

Pra, duhet të theksojmë faktin se, jo vetëm këtë rast të “mysafirit të paparlajmëruar” Boris Tadiq, por edhe në rastet e tjera, që do të pasojnë në të ardhmen, qeveria e Kosovës (me gjithë dëshirën dhe me vullnetin e saj politik), nuk do të jetë në gjendje, që t’i pezullojë vizitat e tilla të qeveritarëve serbë të Beogradit (edhe pse ka Kushtetutën, ligjet dhe policinë e saj), thjesht, për arsye se, ende nuk është plotësisht e pavarur në krijimin e politikës, as në zbatimin e saj në prkatikë ngase një gjë të tillë e ka të ndaluar nga Plani i Marti Ahtisarit, sipas të cilit Kosova de fakto dhe de jure ende është nën mandatin e varësisë dhe ndërvarësisë së protektoratit evropiano-ndërkombëtar (UNMIK dhe EULEX).

Me gjithë Kushtetutën dhe me ligjet e tjera, atribute këto, të dala nga pavarësia e kushtëzuar e Marti Ahtisarit (që teorikisht i kanë në dispozicion), qeveria dhe kuvendi i Kosovës do të jenë të varura në marrjen dhe në zbatimin e vendimeve të saj, derisa të jenë të pranishëm UNMIK-u dhe EULEX-i në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse presidenti Boris Tadiq ka hyrë në Kosovë, pa i pyetur fare organet dhe institucioent përkatëse shtetërore të Republikës së Kosovës.

Megjithëkëtë, duhet ta kemi të qartë faktin real se, përkundër dëshirës dhe vullnetit të autoritetve politike zyrtare të Kosovës, që ta mbrojnë interesin shtetëror të Kosovës nga Serbia, ato janë të kushtëzuara dhe të kufizuara në veprimet e tyre, si rrjedhim i përzierjes dhe i diktatit direkt të faktorëve politikë ndërkombëtarë në Kosovë (UNMIK dhe EULEX). Në këtë kontekst, duhet të kërkohet përgjigjja e saktë pse politika, propaganda dhe diplomacia e Serbisë po manipulojnë, po dezinformojnë, po e konstestojnë dhe, po e mohojnë pavarësinë e Kosovës.

Pra, së fundi, nuk kemi arsye të çuditemi, e as të befasohemi, pse në këtë rast, presidenti serb Boris Tadiq nuk e ka bërë “teklif” Qeverinë e Kosovës për të marrë lejehyrjen e tij në Kosovë, sepse, dihet që, ajo qeveri (ende) de facto dhe de jure nuk ka kapacitetin e plotë mëvetësues në marrjen dhe në zbatimin e vendimeve të saj, jo vetëm për këtë rast të Boris Tadiqit, por edhe për shumë raste të tjera politike, siç ishin, para së gjithash, rasti i Mitrovicës Veriore, përkatësisht i Kosovës Veriore (1999-2009); formimi i strukturave paralele shtetrore të Serbisë në Kosovë me kryeqndrën e tyre në Graçanicë dhe me “ekspoziturat” e saj në: Mitrovicë Veriore, Gorazhdefc, Prilluzhë, Kamenicë, Shterpce etj..., si dhe zgjedhejt vendore, parlamentare dhe presidenciale të derisotme dhjetëvjeçare të Serbisë(1999-2008) në Kosovën shqiptare.

_______________
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 21 vizitorë
Lexuar: 1,047 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi