Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Skandali, Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon
Publikuar më 29 prill, 2009 në orën 11:21 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
EKSKLUZIVE

Specialistët e topografisë zbardhin zgjerimin e territorit grek pranë brigjeve shqiptare. Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes.
DOKUMENTI I MARREVESHJES
TIRANE, 29.04.2009
Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu.

Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore . Me ndihmën e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150.

Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”.

BalkanWeb
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 19 vizitorë
Lexuar: 952 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi