Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
QËNDRESA HEROIKE E NEBIH DHE TAHIR MEHËS, DO TË PËRKUJTOHET PËRJETË, KUDO NË SHQIPËRINË NATYRALE!
Publikuar më 11 maj, 2009 në orën 23:08 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të nderuar bashkatdhetarë e bashkatdhetare!
Nga atdhetari, Xhemil Zeqiri me kënaqësi e mora lajmin se ju më 8 maj 2009, atje larg vatrave arbërore, në Belgjikë, po e përkujtoni 28 vjetorin e rënies heroike të burrave të kombit, të Prekazit Legjendar të cilin unë e quaj -Krujë e Dytë e Shqipërisë, të asaj Drenice të kuqe e kreshnike, Nebih dhe Tahir Meha, të cilët festën e ditës së formimit të milicisë serbomadhe, titiste, 13 majin -e kthyen në ditë mordi, duke lënë të vrarë aq shumë gjakatarë, sa kurrë deri sot, nuk dihen, -sepse, regjimi kriminal pro-fashisto-titist, i ka fshehur gjurmët e atyre që vërtetë ishin gjakhumbur, sepse, i okuponin trojet e huaja, pra, trojet arbërore.

Nebih dhe Tahir Meha, luftuan si dikur ndër mote, të parët e tyre Emil Lati, Ahmet Delia e të tjerë, të cilët nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Azem Galicës e të Shote Galicës, ia patën futur në palcë tmerrin, Serbisë.

Ata, ranë në altarin e lirisë, dhe ia zbardhën nderin, Shqipërisë!

Do t'i përkujtojmë e nderojmë me pietet, do të mbetën të pavdekshëm gjithmonë!

Prandaj, me këtë rast ju përshëndesim vëllazërisht, prej së largu nga afër dhe, na lejoni t´u themi vetëm ca ide që ne na vlojnë në mendje dhe në zemra.

Vëllezër e motra!

- Këta, burra dhe gra të kombit shqiptar, e derdhën djersën dhe gjakun rrëke, për një Shqipëri Natyrale, që, kjo Shqipëri të jetë e fortë, mirëpo, për të qenë e fortë -kjo Shqipëri- thoshin ata/ato, -kjo Shqipëri duhet të jetë e RIBASHKUAR!

Ata/ato, nuk luftuan, që, shqiptarët të përçahen dhe të ndahen në shumë "kombe" e gjuhë"; kinse, në "komb kosovar", e në gjuhë "kosovare" ; kujtojmë që, këto janë vetëm përpjekje shkretane, që çojnë ujë në mullinjtë e armiqve!

Ata, viganë të lirisë guxuan t´i dalin përballë Serbisë dhe të gjithë atyre, që u vërsulën si gjakatarë në trojet tona; kurse, sot- nga disa "politikanë aventurierë dhe "diplomatë" kompromisaxhinj, po lejohen ca gjëra që nuk do të duhej lejuar as në ëndrra!

- Fjala, vjen: kë e pengoi Flamuri ynë kombëtar, kuq e zi, ai, Flamur me të cilin shqiptarët luftuan në shekuj?!

Pse të zëvendësohet ky Flamur me një flamur të dërguar nga Evropa "plakë", nga ajo Evropë, që shqiptarët i copëtoi nëpër shtetet e Ballkanit dhe po këtë qëndrim, po e mbanë edhe sot, por, tani me metoda të tjera tejet perfide.

- Këto ditë, atdhetari dhe analisti i njohur i politikës së vërtetë gjithëkombëtare, Koço Danaj; - në shtypin tonë, e ka botuar një Projekt Platformë për Ribashkim Kombëtar, poashtu, këto ditë një atdhetar tjetër, Sejdi Veseli, i cili është i dëshmuar në përpjekjet për liri në burgje dhe në male; ka bërë ftesë për një BASHKIM të të gjitha forcave përparimtare, për ta bërë të RIBASHKUAR, Shqipërinë Natyrale.

Sepse, vetëm kështu, e qojmë amanetin e dëshmorëve të Shqipërisë Natyrale, në vend!

Përfitojmë nga rasti, që të ftojmë opinionin kudo që gjendet, brenda dhe jashtë atdheut, që, me të gjitha forcat dhe mjetet e mundshme, që t´i përkrahim këto nisma, që janë vërtetë të mëdha dhe historike, të cilat i shërbejnë ardhmërisë sonë gjithëkombëtare.

Me respekt atdhetar!
Xhemil ZEQIRI dhe Fadil SHYTI

P.S: - Ky shkrim dhe kjo poezi, janë lexuar në tubimin e bashkatdhetarëve tanë në Belgjikë, të cilët ishin mbledhur më 8 maj 2009, ta përkujtojnë me pietet qëndresën heroike të dëshmorëve të Drenicës Kreshnike, Nebih dhe Tahir Meha.

Fadil SHYTI

KRISMA LIRIE!
(Kushtuar trimave të Drenicës, Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët e kthyen oborrin e tyre në log mejdani, - me një shtet shkja dhe Kullën e tyre, e kthyen në kala!)

Krismat maleve e fushave gjëmojnë,
Për vatrat e lira arbërore,
Baba e bir, luftojnë,
Kundër hordhive gjakësore!

Jo, jo, malësorët trima- nuk dorëzohen!
Se, jetojnë në trojet e veta,
Të maten me polici e ushtri, serbomadhe,
Nuk frikësohen , - ashtu, iu rilindet jeta!

Ajo, kohë ish e stuhishme,
Ju, e kthyet në madhështore,
Qëndruat si burrat e moteve,
I nderuat armët arbërore!

Për nderin e vatrës, -për mbrojtjen e kombit,
Për Flamurin kuq e zi, -kundër shovinizmit,
Luftuat dhe -u flijuat me nderë,
Ju, flakadanë të shqiptarizmit!

Ju, e kishit kuptuar e përjetuar,
Në shpirtrat malësorë –therorë, robërinë,
Prandaj, si viganët shekullorë,
E, nderuat Shqipërinë!

Keni rënë si u ka hije,
Në betejë, me llogore,
Robërinë, -se duron shqiptari,
E ardhmja, shkruan Fitore!

Gurbardh (ish-Ashlan), 11 Mars 1982
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 3 vizitorë
Lexuar: 579 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi