Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
• Galeria
• Libri i miqve
• Dërgo lajme
• Kush jemi ne?
• Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NË TËRNOC SHËNOHEN DITËT E KOMANDANT LLESHIT
Publikuar më 28 maj, 2009 në orën 21:06 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përfunduan ditët e përkujtimit të Komandant Lleshit, alias Ridvan Qazimi, ditë që lidhen me përvjetorët e ditëve më të lavdishme të historisë së Kosovës Lindore
Të shtunën e 23 majit, në Komunën e Bujanocit, përkatësisht në Tërnoc, filluan aktivitetet rreth shënimit të ditëve të Komandant Lleshit, njërit nga udhëheqësit politiko-ushtarak të UÇPMB-së.
Manifestimi, “DITËT E KOMANDANT LLESHIT”, u mbajt pranë stadiumit të fshatit Tërnoc. Për të nderuar këtë Tubim madhështorë të pranishëm ishin përfaqësues të subjekteve politike nga Bujanoci dhe Presheva, ish luftëtarë, familjarë të dëshmorëve si dhe dashamirë të familjes së Komandant Lleshit nga gjithë Kosova Lindore.
Vrasja e Komandant Lleshit e 24 majit të vitit 2001, katër ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes, u pa qartë se Atdheu ynë kërkon gjakun më të mirë të bijve të kësaj toke Arbërore.
Edhe pse u arrit Marrëveshja në Konçul, proceset demokratike ende po ngecin. Fill pas vrasjes është bërë militarizimi i rajonit të Luginës së Preshevës edhe pse monitorohet nga ndërkombëtarët shihet qartë një antidisponim për t’i zgjidh problemet ashtu siç e meriton Presheva, Bujanoci dhe Medvegja sipas platformës së UÇPMB-së.
Pavarësisht nga disa hapa pozitiv që janë shënuar në zgjidhjen e problemeve edhe sot mbetet aktuale çështja e Amnistisë së ish ushtarëve dhe ushtarakëve të UÇPMB-së. Ata mjerisht edhe sot po arrestohen qoftë në Kosovë, qoftë në Luginë dhe statusi i tyre politik nuk është zgjidhur sipas marrëveshjes dhe normave ndërkombëtare.
Jo vetëm në momentet e përkujtimit të dëshmorëve të kobit, por në vazhdimësi të përhershme, ndjejmë obligim moral e njerëzor e kombëtar, që me përkushtim më të madh, të jemi në shërbim të çështjes kombëtare.
Një gjë të tillë na e kërkojnë vet normat e definuara kombëtare, na obligon gjaku i dlirë i bijve më të mirë të kombit. Rënia në fushë të nderit, fitimi i pavdekësisë, janë mesazhi më i fuqishëm, janë shembulli më i qartë, janë vërejtja më serioze për ne, të dimë se ku jemi, ç’po bëjmë sot për të ardhmen tonë.
Në këtë manifestim fjalën përshëndetëse e mori kryetari i komunës Z.Shaip Kamberi kryetari i kuvendit Jonuz Musliu, nënkryetari i komunës Nagip Arifi, kryetari i UDSH-së Dr. Mejdi Zeqiri dhe kryetari i PDSH- së dega në Bujanoc z. Salih Salihu, i cili ndër të tjera tha:” Ridvan Qazimi kishte për ideal bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare..., për atë ideal edha edhe atë më të shtrenjtën – Jetën..., ne nuk mund ta realizojmë amanetin e dëshmorëve vetëm duke ngritur lapidarë, duke i përkujtuar vetëm një herë në vit, edhe atë për qëllime politike, pushtetare e klanore, por me punë konkrete dhe me vepra praktike, që sinqerisht amanetin e tyre ta cojmë në vend..., vetëm kështu Kosova Lindore do ta marrë pozitën e vetë të merituar, për cka edhe u flijuan bijt tanë”.
Manifestime begatuan edhe dy këngëtarët e mirënjohur Malësori dhe Violeta Kukaj, të cilët kënduan këngët e tyre kushtuar Ridvan Qazimit komandant Lleshit. Tubimi vazhdoi dhe me programin kulturo-artistik si Poezi, këngë dhe valle kushtuar dëshmorëve të Kombit.
Ditët e Komandant Lleshit u përmbyllën me porosinë: “Lavdi e përjetshme e Komandant Lleshit dhe gjithë dëshmorëve të kombit. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ta”.

Tërnoci Press
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 12 vizitorë
Lexuar: 3,185 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi