|
Lëshimi në hapësirë i anijes amerikane, Endeavour, nga baza e saj në Florida është shtyrë sërish pas zbulimit të një rrjedhjeje gazi.
WASHINGTON, 17.06..2009
Ajo ishte parashikuar të lëshohej në hapësirë të shtunën e kaluar, por operacioni u shty për shkak të një defekti të ngjashëm. Zyrtarë të NASA-s thanë se përmasat e rrjedhjes së gazit ishin më të vogla por, potencialisht, të rrezikshme. Misioni i anijes hapsinore Endeavour nuk pritet të fillojë deri muajin e ardhshëm. Ekipazhi i saj, i përbërë nga gjashtë amerikanë dhe një kanadez, do të transportojë disa pajisje në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për llogari të një laboratori japonez. |