Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUJTIMET E MOTRËS MAKFIRE PËR TRE VLLËZËRIT E BURGOSUR - MAQEDONCI)
Publikuar më 30 qershor, 2009 në orën 09:37 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(I)

(Tregim i parë) Një nga ditët e fëmijërisë s'ime - Tregim! (1982-te)...

Kishim tri dite plote ankth,se nuk dinim asgjë për vëllanë tone Rexhepin se ç’ka kishte ndodhur me te, ku gjendej, a ishte gjallë? Asnjërit nga ne nuk i zihej vendi vende, e aq me pak babit e nenës, të cilët as nuk hanin e as nuk pinin por vetëm endeshin e nuk dinin çka të bënin! Osmani, vëllai i madh paraqitet në sekretariat dhe e kërkon. E ata i thonë - eja të shtunën të tregojmë ku e ke vëllanë dhe duhet të takohesh me një me kryesorin i cili ishte serb, ai të njofton me konkretisht ku e ke vëllanë! Erdhi në shtëpi dhe u tregoi prindërve, ata u qetësuan pak nga ai ankth, që i kish kapluar sa ditë! Ishte një mëngjes i freskët me atë flladin pranverore të zakonshëm! Ishte dite e shtune, pikërisht 20 Marsi, dita e Pranverës! Nusja e vëllait kishte përgatitur kafet e mëngjesit dhe vëllai sapo e piu kafen, u përgatit dhe u nis për në sekretariat të njoftohet me shume për vëllanë Regjen! Atë e përcolli nena dhe nusja dhe ato filluan të përgatisnin bukën për të ngrëne, po donim ta prisnim vëllanë e të hamë të gjithë se bashku atë mëngjes! Ai shkoi me shpresë se shpejt do të kthehet e do të na tregon të rejat. U përshëndet me nenën e me nusen po nuk u kthye më për të na e sjell lajmin apo për ta ngrëne bukën që i kishte përgatitur nena! Në familjen time ajo dite e ajo Pranvere nuk na solli as gjë të mirë! Pranvera atë vite erdhi me lot të cilët nuk na u ndanë pre vite me radhë! Atë dite, ne vende të dallëndysheve që sjellin lajmin për ardhjen e Pranverës na erdhën "korbat" e UDB-se me 4 makina, me 40-te veta e na rrethuan ter shtëpinë! Hynë me aq brutalitet në oborrin e shtëpisë dhe u afruan tek dera kryesore dhe sapo babai i vuri re nga dritarja gjithë ata trupa policore që hynë në oborrin ton, ai u përpoq me shpejtësi të dale, po ata veç thuajse u futen brenda me te edukatën e tyre të shfrenuar pa prit as t'ua hapesh derën! Dhe me një zë ironues ju drejtua babait njeri prej tyre që mbahej me kryesori e i tha: "A jeni ju babai i Rexhepit dhe i ati tjetrit"? Babai u përgjigj: "Po un jam babai i Rexhepit dhe te gjithë fëmijëve te m'i"!Ku e keni hallin ju zotëri, pse hyni ne shtëpinë time me kaq brutalitet dhe a e dini ju se kjo shtëpi ka zot e është e shqiptarit, si hyni ju në oborrin tim e deri tek dhoma ime pa trokitur? Ai qeshi me një ironi dhe tha - "ne hymë ku duam dhe kur duam" Babait i vlonte gjaku e i ngiteshin nervat! Ku i kam djemtë? - pyeti babai. Djemtë i ke në burg zotëri, dhe ne kemi urdhrin të bëjmë një kontrolle në shtëpinë tende! Filluan të kontrollonin çdo gjë, të kthenin mbrapsht e përmbys e përpiqeshin të mos ju shpëtoj asgjë! Kontrolli zgjati me ore të tera që nga mëngjesi e deri dikur vone mbas dite! Disa prej tyre ishin vendosur rreth e rreth shtëpisë, dhe njeri qëndronte pranë derës se oborrit! Tytat e automatikut si dhe gishtin në këmbëz e mbanin të gatshëm! Pasi e kontrolluan gjithë shtëpinë, dolën jashtë në oborr e filluan të gjurmonin me aparatin e tyre "spiun" dhe aty ku sinjalizonte ai aparat ata hapnin gropa! Mua si fëmijë, isha akoma pa i mbushur 12 vjeç, me vinte për të qeshur kur ata nxitonin të hapnin gropën me shpresën se do te gjejnë ndonjë je, e ne fakt u dilte ndonjë shufër hekuri e moçme apo edhe ndonjë gur.E kërkonin makinën e vëllait të madh, na pyesnin se ku e ka lëne "fiatin", e njeri me rroku për fyti dhe me mbështeti për muri e më tha - trego ku është makina? Un nuk mund të flisja se dora e ti me shtrëngoi aq shumë sa mezi merrja fryme, dhe po përpiqesha ta largoj atë dore të "hekurt" kur vrapoi nena ime dhe e shtyu e me tërhoqi pranë vetes, ju kërcënua, i poshtër, largohu nga vajza ime, si s’të vjen turp me një fëmijë të sillesh kështu! Fisniku nipi im i vogël, djali i vëllait të madh, atë ditë kishte ditëlindjen e 5-te! Kishte qenë në lagje duke lozur me moshatarët e vet dhe njëkohësisht duke e pritur babin për të ia sjellë dhuratën e ditëlindjes, që i kishte premtuar ai! Kur hynë në oborr dhe i sheh tere ata police, djali ndalet në një vend dhe pyet, ku e kam babin? Njeri nga ata i thotë - babin e ke në burg djalosh! Ai bien për toke duke qare e duke u shkarravitur, përpiqet nëna ime ta marre me të mire, po ai nuk ngritje po vazhdon duke bërtitur me të madhe e duke qare,”... dua babin, ku e kam babin, un e kam ditelindjen sot, babi do te ma sjell dhurate time...”. Nena me lot në sy e ledhaton, nusja e vëllait po afrohet pranë djalit dhe po i thotë, eja shpirte se babi prapë do të vjen. E morri ajo dhe mezi e qetësoi pak. Ata vazhdonin kontrollimin dhe i hoqën edhe shkallet e çimentos nga ballkoni me shpresën se aty do te gjejnë diçka! Po me kot asgjë nuk gjeten dhe te inatosur hynë përsëri brenda në shtëpi dhe fillojnë të kontrollojnë bibliotekën dhe të gjithë librat një nga një, mos ka ndonjë gjë në mes tyre dhe i ndanë me një anë shume prej tyre për t'i marre e një nder ta ishte edhe romani i Rexhep Qoses " Vdekja me vjen prej syve të tille"! Murrën shume gjera e nder to edhe një revole të fëmijëve e cila ishte e nipit Fisnikut e i cili qau shume për te, e nena ime përsëri u përlesh me ta dhe ju tha - se si nuk ju vjen turp të na i merrni edhe lodrat e fëmijëve, apo ndoshta valle ju keni frike edhe nga ato? Un kisha një fletore ku shkruaja poezi nganjëherë dhe ata ma murrën dhe njeri nga ata mu drejtua - t'i nuk duhet te shkruash me, se kur të rritesh mandej do të shkosh aty ku i ke sot vëllezërit! Mbasi i mblodhën të gjitha gjerat çka ata deshën dhe e kthyen përmbys çdo gjë, u tërhoqën si qenët! Qielli filloi të ngryset dhe filluan pika shiu, thuajse në ato qaste donte të solidarizohej me dhimbjen e prindërve të mi! Ata u ulen në shkallet e oborrit që i kishin shkatërruar dhe ju mbushen sytë me lot. Unë shkova e i përqafova dhe u thashë,mos qani se ata prape do të vine! Nena me tha, jo nenë nuk po qaj, burgu është për burra e djemtë e m'i tash janë be burra ata din të qëndrojnë aty. Ndërsa, babai me tha, ah moj bije, sot mbeta pa krahë! Ah babai im... ishte rritur jetim i gjori, s'kishte as vëlla e ishim vetëm ne fëmijët e ti qe na kishte si dritat e syve! Edhe pse prindërit tanë kurrë nuk e kishin ndezur duhanin, me than të shkoja në shitore të blejë dy pako cigare, se nga dhimbja që ndienin në shpirte ju dukej se po ta ndiznin nga një cigare të paktën do t'i qetësoj... ! Qe nga ajo dite kurrë me nuk na u ndanë lotët e dhimbja!Mbas pak javësh e merrem një telefonate nga sekretariati! U lajmërova unë në tel. Në atë ane tel. u dëgjua një zë: - Alo shtëpia e familjes Maqedonci? Po, them un. Me pyeti, - sa vjeçe je? - Thashë - 12 vjeçe! Ishte një zë burri, me tha - a din ti japësh një porosi babait tënd, thash sigurisht! Me tha - e po mirë thuaj eja në burg te sjellësh rrobat edhe për çunin e trete, se e ka këtu në burgun e Prishtinës! Vëllai i trete ishte në shërbimin ushtarak diku në Slloveni dhe ishte 20 vjeç! E mbylla telefonin dhe fillova të çajë dhe thash me vete o zot si do të mund tu jap lajmin prindërve! U përpoqa të fshij lotët të cilët nuk ndaleshin dhe hyra në dhome te babai ku kishte shume mysafir që kishin ardhur t'i përkrahnin e të ju qëndronin pranë prindërve tanë . E përqafova dhe i thashë - ata thirren në telefon e me thanë - thuaj babait sjelli rrobat edhe për djalin tënd të tretin! Ai u mbështetë për kolltukun ku ishte ulur, morri fryme thelle dhe tha - a kane ç’ka bëjnë më zi moj bije?!

Makfire (Maqedonci) Canolli

_________

KUJTIME:
(II)
(Tregim i 2)

Vizitë Nenës nga burgu pas dy viteve... Kishte bërë kërkesën shumë here vëllai i madhe Osmani, që t'i mundësohej e të vinte ta vizitonte nenën, e cila ishte e sëmure në shtrat dhe e palëvizshme! Një dite mbas dite, si fëmije që isha, dola në oborrin e shtëpisë dhe po luaja me një top! Babai doli në qytet për disa punë. Nuk vonoi shume trokiti dera e oborrit. E hapa dhe para meje u gjenden dy burra, me kostum të zi. Me pyeten, a e ke babin këtu, duam të flasim pak me te! Un u thash se babai sapo doli, çudi si nuk e takuat! Ata hynë në oborre dhe me thanë, a ka mundësi të na e thërrasësh nenën, duam me te, të bisedojmë. Mua mu mbushen sytë me lot, u thashë, nena ime është e sëmure në shtrat ajo nuk munde të lëvize as këmbe e as duar, po qe dëshironi të takoheni ju me te, ejani brenda. U shquan në mes veti dy burrat dhe me thanë jo s'ka problem do të vijmë me vonë, kur të kthehet babai juaj! I përcolla dhe u përshëndeta me ta. Kur erdhi me vone babai i tregova për vizitën e dy burrave, me pyeti si quheshin dhe i thashë se nuk me treguan edhe pse disa here i pyeta, kush jeni ju, si e keni emrin, po ata nuk me thane asgjë! Dy burrat nuk erdhën me vone edhe pse babai i priti aq shume. Të nesërmen në mëngjes u zgjuam. Dielli atë dite shndriste me rrezet e tij si asnjëherë me pare! Edhe kjo dite ishte një nga ditët e para të Pranverës! Ishte je mëngjese i ngrohte dhe ajo Pranvere ishte me e ngrohte se herëve tjera! Babai e kishte veshur je jelek mbrapsht, të cilin nuk e kishte vërejt. Unë po qeshi dhe po i them, babe sot do të gëzohesh diçka shumë! Ai qeshi e me tha, - ah moj Maki gëzimi im ka marre fund, nuk ka gëzim me për mua! Un i thash, po, po do ta shohësh se ke për tu gëzuar se kështu kam dëgjuar se kur ta veshësh ndonjë rrobe pa qellim mbrapsht të del gëzim! Ai qeshi, me puthi në faqe e me tha - u befte ashtu si po thua ti! Nusja e vëllait e kishte rregulluar nenën, i kishte dhëne mëngjesin për të ngrëne e po e përgatiste bukën për ne të tjerët. Me thirri t'i ndihmoja ta qoj sofrën ne dhomën ku gjendej nena, të hamë buke aty pranë saj e mos ta leme të vetmuar. Dritaret e dhomës ishin të hapura, meqë dita ishte e ngrohte. Unë sapo hyra në derën e dhomës ku gjendej nena, e kisha sofrën në dorë. Për një herë me shkuan sytë andej nga dritarja dhe e vura re se u hap dera e oborrit! O zot thash a po me bëjnë sytë apo është e vërtetë. E kam pare vëllanë e madhe që hyri ne derë të oborrit. E kam lëshuar sofrën nga dora dhe kam bërtite me sa zë fuqi qe kisha. Agaaaaaaaaaaaa dhe jam hedhe me hapa nga dritarja në oborr, i jam hedhur në qafe duke qarë! Nena, babai, nusja me kane shikuar e janë trishtuar nga ai zë i imi dhe kishin menduar se un kapitullova nga mendja! Kur me dalin mbrapa e shijojnë se jo, nuk kapitullova po gëzimi ishte i të gjithëve! Te gjithë vrapuan e u përqafuan me lot e plote mall! Nena na mbeti në dhomë. Ah nena ime... . Ajo nuk kishte fuqi te ngrihej nga shtrati e ta priste me shumë dashuri gëzimin e saj të pare! Kur hymë të gjithë në dhomë, asaj po i zihej fryma nga vaji që e bënte e nga lotët që i shkonin në fytyre. E kishte kuptuar se djali i kishte ardhur e nena nuk mund ti dilte para ta priste e ta përqafonte! Vrapova me vrap i ndihmova të ulej, i hyra mbrapa shpine dhe ja morra duart e saj e ja vura në qafe vëllait e ta përqafonte me atë me mall qe i përvëlonte te dy ne shpirte! Qëndruan për gjysme ore të përqafuar e nuk mund t'i ndalnin lotët asnjeri! Gëzimi që ndiem te gjithë atë dite në shpirte s'ka për tu harruar kurrë! Ne nuk dinim si na erdhi kjo befasi, kur vëllai na tregoi se kishte bere kërkesë shumë herë që të lejohej ta vizitonte nenën pasi ajo nuk kishte mundësi të shkonte në burg e ti takonte djemtë e saj për shkak të sëmundjes. Me në fund, pasi kishin ardhur ata dy burrat një ditë përpara dhe e verifikuan se me të vërtetë nena jone ishte në shtrat e sëmure ata e kishin liruar vëllanë për një vizite 24 orësh ti bënte nenës dhe familjes.Lajmëruam Dajt, fqinjët e të gjithë te afërmit dhe brenda gjysmë ore na u mbush shtëpia. Sa shume bote e përqafime u bene te ditë, sa gëzime kishin zemrat tona, ngase, ishin bë 2 vite që nuk ndienim gëzim në shtëpinë e shpirtin tonë. Nena e dëshironte vëllanë pranë vetes mu aty te shtrati i saj. Ja ledhatonte here pas here flokët, ja puthte fytyrën, ballin, sytë e nuk ngopej! Sa shpejte ikën ato ore, ajo ditë e ajo natë! Te nesërmen erdhi koha që vëllai të kthehej përsëri në burg. Ah sa e vështirë ishte ajo ndarje pas ati gëzimi të madh. Sa e rende ishte ajo ndarje e sidomos përqafimi me nenën e cila e dinte se ndoshta do të jete takimi e përqafimi i saj i fundit me djalin e saj! Vëllai përpiqej ta mbante veten, të mos qante para syve tanë e të prindërve. Fytyra e tij morri një shkëlqim e një dritë, ajo u be e verdhe e sytë e tij rrinin te skuqur. Përpiqej të mos i lëshonte lotët edhe pse zemra e tij po rrihte me shumë se herëve tjera. U afrua pranë nenës, e përqafoi me shumë mall e dashuri, u përshëndeten te dy duke qarë... . Nena nuk mund të ndahej duke e puthur e ai duke e lutur behu e fortë, në kemi nevojë për Ty. Ma jep besën se do të me presësh, me premto se do te bëhesh më mirë e herën tjetër kur të dalë nga burgu për gjithmonë, Ti do të me dalësh te dera e të ma hapesh derën! U ndanë mbas shume fjalëve, përqafimeve, puthjeve e lotëve... !U ndamë edhe ne të tjerët dhe babai e vëlla i vogël se bashku me vëllanë e madhe u nisen për në burgun e Mitrovicës! Ah babai, kur erdhën hyri në dhome dhe qau me dënes! E ndiente dhimbjen në shpirte e shumë vështirë i kishte ardhur atë dite kur e ka dërguar vete vëllanë në atë derë burgu e u nda nga ai duke e ditur se ku po e len fëmijën e vet! Un shkova e përqafova dhe përpiqesha të ia kthej humorin! I thashë, babe a te dolën fjalët e mija, të thashë unë dje, se do të gëzohesh diçka shumë, ai me përqafoi e me tha, ah moj bije po ti e dite, po ishte shumë i shkurtër ai gëzim!!!

Makfire (Maqedonci) Canolli
U.S.A

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 2,307 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi