| Protokolli EULEX-Serbi, apo legalizim i strukturave kriminale serbe |
| Publikuar më 09 shtator, 2009 në orën 00:22 ( ) |
Ramiz Bojaj | Lajme | |
|
|
|
Është absurde të nënshkruhet marrëveshje protokollare me Serbinë, rreth krimit të organizuar, informacioneve dhe formave të tjera të veprimeve ilegale, kur tashmë janë të adresuara ‘çerdhet’ e krimit të organizuar dhe aktiviteteve mafioze në veriun e Kosovës, në të cilat fshihen edhe akterë të MUP-it serb, me të cilët EULEX, mëton të nënshkruajë protokollin e marrëveshjes.
Përpjekjet e Misionit Evropian EULEX, për nënshkrimin e marrëveshjeve protokollare me Serbinë cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë integritetin dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës. Nënshkrimi i protokolleve, nuk është asgjë tjetër veçse amnisti i të gjitha grupeve kriminale në veriun e territorit të vendit tonë, të cilat për dhjetë vjet me radhë janë përgjegjësit kryesor të aktiviteteve kriminale dhe mafioze. Qfarë marrëveshje bashkëpunimi, kundër strukturave ilegale mund të quhet protokolli i EULEX-it, kur veriu është i stërmbushur nga kriminelët mafiozët dhe policë të Serbisë. Në fakt Serbia është burim i të gjitha problemeve ekzistenciale në veri, e cila me shumë kujdes "dirigjon" strukturat ilegale dhe paralele serbe në veri. Serbia përmes mekanizmave ilegale dhe kriminale, i ka shpallur luftë Kosovës duke djegur pikat doganore 1 dhe 31, për të vazhduar me sulme tjera kundër misionit ndërkombëtar të KFOR-it, dhe UNMIK-ut, duke lënë të vrarë(ushtari i KFOR-it i vrarë gati dy vjet me parë) dhe dhjetëra të lënduar nga radhët e misionit të OKB-së. Kjo aventurë vazhdon edhe sot, duke sulmuar banorët civilë shqiptarë, të cilët mëtojnë të kthehen në tokat e tyre autoktone dhe stërgjyshore(në shtëpitë e djegura nga strukturat paralele), alias të ‘legalizuara’ nga misionet ndërkombëtare (UNMIK-EULEX). Gjithashtu, EULEX-i nuk mund të nënshkruajë protokolle me MUP-in serb, i cili është bashkërreshtues dhe pjesëmarrës, pothuajse në të gjitha aktet kriminale në veri dhe pjesë tjera të Kosovës. Ajo qe është edhe më e paprecedent, Policia e Serbisë së bashku me ‘armatën’, shakatare serbe të udhëhequr nga kryekrimineli Millosheviq, dëboi rreth një milion shqiptarë nga trojet e veta etnike, duke shënuar numër të madh të civilëve të vrarë. Pa ndëshkimin e dënimin e kriminelëve serb të luftës dhe pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, çdo marrëveshje protokollare, por edhe të natyrave tjera është i papranueshëm për popullin e Kosovës, vullnet i cili duhet të mbrohet gjer në fund edhe nga institucionet shtetërore të vendit tonë. Dhe në fakt kundërshtimi i protokollit të EULEX-it, për shtetin dhe popullin e Kosovën do të thotë mbrojtje e interesit nacional dhe shtetëror. Mohimi i qeverisë së Kosovës rreth protokollit është përshëndetës për faktin se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të nënshkruhet pa institucionet e Kosovës.
Pikat e marrëveshjes, apo absurdi i radhës
Në dokumentin e marrëveshjes EULEX-Serbi,(tashmë të publikuar), anekset përmbajtjesore dëshmojnë për bashkëpunim hipotetik dhe të kamufluar të luftës së krimit të organizuar, ndërkufitar dhe formave tjera ilegale. Nëse kërkohet të luftohet krimi i organizuar ai vepron gjysmë legal, por edhe legal në veri, dhe enklava tjera serbe; atëherë përse nuk luftohen strukturat paralele dhe ato kriminale në veri. "Mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe EULEX-it (pjesëmarrësit) mbi bashkëpunimin policor dhe çështjet e ndërlidhura mbi hetimet e krimit të organizuar, ndërkufitar- kufitar dhe formave të tjera të veprimeve ilegale", shkruan në aneksin e parë të marrëveshjes, duke vazhduar me "Pjesëmarrësit njohin nevojën për një bashkëpunim të vazhdueshëm në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme". A thua a janë të ligjshme veprimet kriminale të cilat dogjën doganat, vranë dhe plagosën ushtarë e polic vendas e ndërkombëtarë, duke arritur kulmin me ndalimin për kthim pronash të qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore. Dhe në fakt futja në fuqi e Rezolutës së vdekur, 1244, është kulmi i absurditetit të ‘protokollit’ EULEX-Serbi. Aneksi origjinal: "Pjesëmarrësit bien dakord të bashkëpunojnë në bazë të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe në bazë të Veprimit të bashkuar të Këshillit të BE 2008124 CFSP, duke iu referuar Raportit të sekretarit gjeneral të UNMIK-ut në 24 nëntor 2008 (S2008692)". Rezoluta 12 44 ishtë hartuar si fazë kalimtare deri në fuqizimin e segmenteve juridiko-kushtetuese të Kosovës, e cila tashmë është ‘arkivuar’, me të hyrë në fuqi të aktit më të lartë juridik të Kosovës -Kushtetutës. Kohë më parë, zyrtarët e EULEX-it patën konfirmuar se e kanë mbështetjen e 27 vendeve anëtare që të vazhdojnë tutje me nënshkrimin e marrëveshjes, duke e përkufizuar atë si një aranzhim teknik për bashkëpunim policor, ndërkohë që është paralajmëruar finalizimi edhe i dy marrëveshjeve tjera; asaj për bashkëpunim gjyqësor dhe doganor. Gjyqe të cilat edhe sot e kësaj dite i mbajnë të fuqizuara fletarrestet jo vetëm për qytetarë të pafajshëm të Kosovës, por edhe për burrështetasit më të mëdhenj të paqes globale, siç janë Klarku, Klintoni e personalitete tjera.
Diversiteti marrëveshjeve paraprake
Nënshkrimi i protokolleve në mes të misionit evropian për Polici dhe gjyqësi EULEX, rreth natyrës së bashkëpunimit policor dhe të sigurisë , me Republikën e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, dallon rrënjësisht nga ky i fundit i nënshkrimit (në tentativë) me Serbinë. Në fakt, tri shtetet e para e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia(ish-pushtuese) vazhdon të cilësojë shtetin tonë si pjesë integrale të saj dhe në këtë kontekst, çfarëdo marrëveshje protokollare duhet të hidhet poshtë. Në fakt nënshkrimi i protokollit EULEX-Serbi, legalizon strukturat paralele dhe kriminale serbe në Kosovë, të cilat veprojnë në veri që nga mbarimi i luftës (1999) për të shtuar aktivitetet e tyre pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Problem tjetër është edhe natyra menaxhuese e strukturave paralele serbe të cilat vazhdojnë të mbështeten nga qeveria e Beogradit, me shtetin të cilin Misioni Evropian EULEX, mëton të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbim informacionesh. Paralajmërimi i EULEX-it se është i interesuar që të ketë bashkëpunim për polici, drejtësi dhe gjyqësi me të gjitha vendet e rajonit dhe se formalizimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit nuk po bëhet vetëm me Serbinë, tregon se misioni evropian EULEX, po e humbë epiqendrën e funksionimit të saj, për çka edhe është i thirrur të veprojë në Kosovë-asistimi në polici, dogana dhe drejtësi. Nëse duhet nënshkruan protokolle jo vetëm me Serbinë, këtë duhet ta bëjë Kosova, sepse Kosova ka sovranitetin e vet vendimmarrës edhe për protokollet me vendet tjera.
Kulminacioni i strukturave kriminale serbe
Misioni Evropian, por edhe i OKB-së(UNMIK), është sulmuar disa herë nga formacione kriminale serbe në veri, të cilat në bashkëpunim me policinë e Serbisë, MUP-in, kanë lënë të vrarë një ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra policë të UNMIK-ut të hospitalizuar. Një realitet i tillë ose mëton të shtrembërohet ose të anashkalohet nga Misioni Evropian, EULEX. Nëse EULEX, nuk mund të zgjidhë problemin me ‘strofullën’ e kriminelëve të luftës në veri dhe enklava tjera, atëherë duhet të lëshojë pe para institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të Kosovës e jo para Serbisë. A e din EULEX-i se Serbia është përgjegjësi kryesor jo vetëm i dhunës shumëvjeçare në veriun e shtetit të Kosovës, por edhe i katër luftërave tjera të përmasave ballkanike duke lënë të vrarë e të masakruar dhjetëra civilë të pafajshëm. Është absurde të nënshkruhet marrëveshje protokollare me Serbinë, rreth krimit të organizuar, informacioneve dhe formave të tjera të veprimeve ilegale, kur tashmë janë të adresuara ‘çerdhet’ e krimit të organizuar dhe aktiviteteve mafioze në veriun e Kosovës, në të cilat fshihen edhe akterë të MUP-it serb, me të cilët EULEX, mëton të nënshkruajë protokollin e marrëveshjes. A e din EULEX-i se Serbia është përgjegjësi kryesor jo vetëm i dhunës shumëvjeçare në veriun e shtetit të Kosovës, por edhe i katër luftërave tjera të përmasave ballkanike duke lënë të vrarë e të masakruar dhjetëra civilë të pafajshëm.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 24 vizitorë |
| Lexuar:
1,015 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete |
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25 Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush... |
| K O M U N I K A T Ë |
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59 SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA”
K O M U N I K A T... |
| Marrëveshja Kosovë-Serbi |
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59 Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt... |
më shumë nga - Lajme » |
|
|
|
|
|