Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Projekt DRAFTI për UNITET të gjitha partive/liderëve politik shqiptarë FYROM!
Publikuar më 08 tetor, 2009 në orën 04:14 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
2008-17-12
Letra e dytë:

KY PROJEKT DRAFT DO TË VLEN DERI ATËHERË KUR TË KËNDELLEN KOKAT E POLITIKANËVE SHQIPTAR NË IRJM

Të nderuar liderë politikë!
Ne anëtarët e Forumit të Faqes së pavarur Liria Kombëtare qysh në muajin 06 Shkurt 2008 ua kemi dërguar një letër me kërkesën që ju të unifikoni veprimet përball kolonizatorëve të trojeve tona, por ju nuk punuat asgjë. Dhe ne përsërisim kërkesën duke mos hequr asnjë send, vetëm e plotësojmë.
Kësaj radhe nuk përjashtojmë askënd nga kërkesa jonë, kjo pra ju drejtohet të gjitha partive politike shqiptare pa përjashtim dhe të gjithë liderëve politik të partive në fjalë (nuk po përmendim me emër të veçantë asnjë parti dhe lider dhe kritikat tona u drejtohen vetëm atyre që eventualisht janë fajtorë, nuk i shtyjmë të gjithë në një kosh...).

Forumi ka 666 anëtarë, disa prej tyre (3-4 individ) janë paraqitur 2 herë prandaj konsiderojmë se numri i forumistëve të Liria Kombëtare-s është përafërsisht 655. Prej tyre nuk shkruajnë një numër i madh, por na lexojnë dhe matin pulsin i cili na punon bukur mirë. Prandaj, lider të nderuar, mosrespektimi i kërkesës sonë nga ndonjëri prej jush do të jetë direkt shuplakë faqeve jo vetëm shqiptarëve të FYROM-it por të gjithë Shqiptarisë, do t`ishte kjo tradhti e pastër ndaj Shqipërisë etnike. Liderët politik dhe partitë e tyre të cilët do ta injorojnë kërkesën e Forumit të LK do të injorohen nga diaspora shqiptare dhe ne në këso rastesh do t`i dërgojmë letër të hapët Qeverisë së shtetit amë, Shqipërisë, qeverisë së shqiptarëve të Kosovës etj që të marrin masa rigoroze kundër jush. Diaspora ka përshtypjen se politikanët tonë në FYROM nuk duan UNITET, nuk duan barazim e drejtësi edhe për shqiptarët, tollovi duan, tollovia për ta është leverdi.

Ju nuk luftoni që shqiptarët e asaj treve të kolonizuar të jenë të lumtur, por që t`i shtrëngoni ta pranojnë fatin e tyre nën okupim.

Të jesh i efektshëm është e njëvlershme me: të veprosh, të kryesh, të realizosh, të çosh në fund, të përmbushësh; një politikan i efektshëm ka aftësinë të bëjë, të prodhojë, të kryejë diçka. Të jesh i aftë të bësh diçka do të thotë të mos jesh i pafuqishëm, por i gjallë, të luash rol. Të jesh në gjendje të bësh diçka do të thotë të jesh veprues dhe jo vetëm i ndikuar, të jesh veprues e jo vetëm pasiv.

Nëse nuk do të bashkëpunoni për çështje madhore - për kombin - atëherë edhe më tej para nesh, para botës dhe para armikut (eksperimentuesit të juaj) do të jeni një shaka, si ajo anekdota e miut që i tregon miut tjetër se si e ka kushtëzuar eksperimentuesin e tij: sapo kafshëza shtyp njëfarë pulsanti, njeriu (eksperimentuesi) shtrëngohet ta ushqejë atë.

Nëse ju politikanët jeni të denjë për trashëgiminë tonë legjendare pellazge-ilire, do duhet, natyrisht, të jeni të gatshëm të bashkëpunoni që të hidhni poshtë çdo shfrytëzim tiranik të sllavo”maqedonëve” ndaj popullit tonë.

Aspirata për liri nuk është një forcë metafizike dhe nuk mund të shpjegohet me ligjet natyrore; është rezultat i domosdoshëm i procesit të individualizimit dhe të zhvillimit të qytetërimit. Sistemet autoritare nuk mund t`i eliminojnë kushtet thelbësore që krijojnë aspiratën për liri; as nuk munden të çrrënjosin aspiratën për liri që buron nga këto kushte.

Ju politikanë të nderuar kërkoni nga popullata virtyte të cilat nuk i zotëroni vetë, kështu edhe historia e veprave të juaja që ia paraqitni kombit është një mashtrim për t`i shtypur e përbuzur.

Kemi nevojë të krijojmë kushte të përshtatshme që mirëqenia e shqiptarit në FYROM të bëhet pikësynimi më i lartë i aktivitetit politik të juaj. Liria e natyrshme, pavarësia, fundi i çdo forme sundimi dhe shfrytëzimi, janë parakushtet e domosdoshme për të vënë në veprim të gjithë dashurinë për jetën...

Njeriu ka nevojë për një hartë gjeografike të botës së tij natyrore dhe shoqërore, pa të cilën do të ishte i pështjelluar dhe i paaftë për ndonjë veprim të urtë dhe të ndërlidhur logjikshëm; pa të cilën nuk do të kishte asnjë instrument për t`u orientuar dhe për t`i gjetur vetes një pikë të qëndrueshme që i bën të mundur të organizojë të gjitha ndijimet me të cilat ndeshet.

Ju bëheni grindavecë e sherrxhinj, vetëm kur ndonjëri prej jush don të venë në dyshim parimet politike të tjetrit; kjo tregon papjekurinë politike të juaj. Paaftësia e juaj për të kuptuar lojërat politike dhe obligimet ndaj kombit do t`i jap shtysë të dukshme shembjes së juaj.

Këto sende që u përmendën më lartë janë realitete, këto dëgjohen kudo kur shqiptarët takohen dhe kuvendojnë, nuk jemi ne Forumi i diskutimeve të Liria Kombëtare-s që i kemi shpikur, ne i gjejmë këto të gatshme midis jush, dhe me ju flasim sinqerisht, pa sherr e pa lajka; ama ne shqiptarët, si dimë të kritikojmë ashtu dimë edhe të falim gabimet e vogla pa hir nëse ju prej sot do ta ndryshoni mënyrën e veprimit të juaj. Ky forum ju ka kritikuar shumë por do të jetë ky forum që do t`ju përmbajë edhe më fuqishëm gjatë gjithë proceseve të punës së juaj nëse ju do të ndryshoni kursin dhe do të mundoheni deri në maksimum të mbërrini objektivat të cilat edhe jua keni premtuar popullit.

Tipari themelor i ideologjisë e i politikës së Rilindjes shqiptare është patriotizmi. Një pengesë e madhe në rrugën e realizimit të idealeve patriotike, demokratike dhe iluministe të Rilindjes ishin fetë; rilindësit në realitet nuk luftonin fetë, një pjesë e madhe e tyre ishin dhe besimtar, ata luftonin keqpërdorimin e feve, ideologjitë e huaja fundamentaliste të zhytura në trungun tonë. Pavarësisht nga ndryshimet fetare, në një gjë bashkoheshin rilindësit: ata vinin kombësinë mbi fenë. Vetëm elementi reaksionar fundamentalist bënte të kundërtën. Karakteristikë e rilindësve ishte tolerancë fetare e madhe. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për të nesërmen e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës (xhamisë) nga shteti dhe të shkollës nga feja. Kudo në botë feja është në shërbim të cështjes kombëtare, vetëm te shqiptarët ngjanë e kundërta. Propaganda e armiqve tanë është e ditur, ata lehin metropoleve më të fuqishme botërore se shqiptarët mysliman janë fundamentalist të rrezikshëm për civilizimin Perëndimor prandaj as që duhet me i lejuar të jetojnë në një shtet të përbashkët, por duhet mbajtur nën tutelën e të “krishterëve” (serbëve, grekëve, “maqedonëve”), për këtë arsye “maqedonët” i kanë ndërtuar ato alamet kryqe në Shkup dhe vendet tjera shqiptare, këta kolonizator jo vetëm se kanë adoptuar nga ne Lekën e Madh, por nuk turpërohen që të shpallin si të “veten” edhe Nënë Terezën, Skënderbeun...etj me qëllim djallëzor, që shqiptarët autokton t`i nxjerrin nga rrënja e tyre pellazge/ilire, gjoja se janë krijesa të ardhura nga Azia ose mbeturinat e turqve mysliman. E keni për detyrë që të mbroni me të gjitha forcat dhe mjetet përvetësimin e këtyre emrave etj duke mos ra as pre e shqipfolësve fanatik fetar të cilëve askush nuk mund t`jua mohon të mos shkojnë nëpër xhamia ama nëse fenë e tyre nuk e përdorin në shërbim të Kombit atëherë nuk do të guxojnë ta keqpërdorin kundër Kombit. E keni për detyrë të barazoni 100% të drejtat e shqiptarëve me ato të sllavofolësve në çdo lami: gjuha jonë të jetë zyrtare kudo, aq sa është e dhe gjuha “maqedone”, dhe nëse në shkollat e “maqedonëve” nuk do të mësohet gjuha shqipe, të ndërpritet mësimi i gjuhës “maqedone” në shkollat tona; flamuri kombëtar shqiptar të përdoret kudo ku ekziston edhe një shqiptar. Të ndërpriten automatikisht (përgjithmonë) të gjitha bastisjet dhe terrorizimi i popullatës shqiptare nga forcat sllave. Nëse pala okupatore nuk do të mbush këto kërkesa legale tonat, të ndërpritet çdo kontakt me ta, domethënë asnjë parti shqiptare nuk do të guxon të mbetet në qeveri me ta dhe të fillon funksionimi i organeve paralele atje ku jetojnë shqiptarët, dtth Konfederata mes Republikës së shqiptarëve dhe asaj sllavofolëse; por më përpara nga ju të përcaktohen kufijtë e pjesës shqiptare së cilës patjetër t`i takoj: Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri, Prilepi...së paku 40% e territorit të këtij shteti të cilin askush në botë nuk e ka njohur deri tash. Pra, o shqiptarët do të barazohen 100% me sllavofolsësit o ndarja nga ta. Keni tre muaj të përmbushni kërkesat e diasporës, nëse këtë nuk e bëni ne kemi planin B, që do të rezulton në shkatërrimin e të gjitha partive të juaja atje dhe largimin e juaj të përhershëm nga politika. Sigurisht se paqja ekziston, por s`ka paqe që të zgjasë vazhdimisht brenda nesh, pa na braktisur një ditë. Ekziston vetëm një paqe që mund të arrihet me luftë të paprerë, dhe që përditë duhet fituar rishtas. SUKSES!!!

Forumistët që i bashkangjiten letrës së 06 Shkurtit 2008 janë:

Mona Agrigoroaiei – Rumani
Ixhet Zeqiri – Itali
Lirim Rustaj - Norvegji
Valon Dervishi- Gjermani
Luljeta Kodra - Canada
Ismet Kuçi (Zvicër)
Bekim Daci (Zvicër)
Dhurata Gjika - Gjermani
Azbi Zekiri (Zvicër)
Hamdi Buçi (Zvicër)
Fari Saiti (Zvicër)
Xhelal Zeqiri (Zvicër)
Irfan Avdija (Zvicër)
Lulzim Brruti (Zvicër)
Blerim Saiti (Zvicër)
Maruf Avdili (Zvicër)
Qamil Aliti (Zvicër)
Imsale Aliti (Zvicër)
Aliti Sevdie (Zvicër)
Aliti Ismet (Zvicër)
Mustaf Sheipi (Zvicër)
Faredin Sheipi (Zvicër)
Shahadije Sheipi (Zvicër)
Sebahate Sheipi (Zvicër)
Abazi Rufat (Zvicër)
Hatixhe Ramadani (Zvicër)
Zejnepe Ramadani (Zvicër)
Sabit Abdyli (Zelandë e Re)
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 2,141 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi