Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lufta e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë
Publikuar më 21 nntor, 2009 në orën 15:10 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Populli shqiptar është pasardhës i Ilirëve dhe është autokton në trojet e veta etnike dhe nuk është i ardhur ashtu siç janë të ardhur fqinjët tanë shovinist në trevat e Gadishullit Ballkanik, gjithëashtu populli shqiptar dallon krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor, gjuhësor e atë kombëtar, kur kajnë ndodhur lëvizjet e popujve të ballkanit kundër Perandorisë Osmane pjesë e këtyre lëvizjeve pandërprerë ka qenë edhe populli shqiptar si në aspektin luftarak ashtu edhe në atë diplomatik.

Fqinjët tanë shovinist gjithmonë kanë punuar e vepruar me programe anti shqiptare këtë më së miri e treguan me formimin e programeve Serbe dhe asaj Greke të cilët prog rame u formuan në të njetin vit më 1844, programi Serb i njohur me emrin Projekti apo Naçertania i cili synonte që principatën e vogël Serbe ta shëndronte në një shtet të madh sllav Serb, në të cilën do të përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare në veri të lumit shkum bim së bashku me Kosovën heroike, nga ana tjetër edhe programi Grek i quajtur Ideja e Madhe apo Megali Ideja i cili synonte të krijonte një shtet të madh Helen ku do të përfshi heshin e gjithë Shqipëria e poshtme deri në lumin shkumbim mbrenda kufijve të Greqisë së Madhe, mirpo këto programe sllave dhe helene nuk aritën sukses sepse Lidhja Shqipt are e Prizrenit ishte e aftë ty mbrojë dhe ty frymzojë trojet e veta etnike që banoheshin me shekuj nga populli shqiptar.
Lidhja Shqiptare e themeluar në Prizren më 1878-1881 është një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë toksore të vendit dhe për çlirim kombëtar, me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit populli shqiptar provoi jo vetëm se ekzistonte tani më si një komb i formuar dhe i bashkuar, por krahas kësaj tregoi edhe dëshirën e tij të zjarrtë dhe aftësitë e veçanta luftarake për të mbrojtur paprekshmërinë e trojeve të veta,dhe për të theme luar shtetin e vet kombëtar në të cilën do të përfshiheshin të gjitha trojet etnike shqiptare. Ska dyshim se Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar përbën ngjarjen më madhore pas asaj të Skenderbeut. Periudha e veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si organizatë politike e ushtarake gjatë viteve 1878-1881 si dhe rolin që luajti ajo në ngritjen e vetëdijes kombë tare me të drejtë mund të quhet Epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mënyrë të veçantë del në pah lufta heroike e armatosur e popullit shqiptar kundër qarqeve shovin iste të Malit të Zi për mbrojtjen e viseve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Kelme ndit dhe të qytetit bregdetar të Ulqinit, ku Fuqitë e Mëdha dëshironin ta shpërblejnë Malin e Zi me toka etnike shqiptare.



Problemi i ruajtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë u bë shumë i mprehtë dhe u vu në rend të ditës, si një problem kardinal në procesin e zhvillimit historik të popullit shqiptar gjatë viteve të Krizës së Lindjes 1875-1878, gjatë luftës ruse-turke të viteve 1877-1878 dhe veçanërisht gjatë viteve të stuhishme të Lidhjes Shqiptare të themeluar në Prizren 1878-1881, e cila pati objektiva kryesore-ruajtjen e paprekshmërisë e të tërësisë së trojeve kombëtare shqiptare, njohjen e kombit shqiptar si një e të pandarë,si dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një njesi të vetme kombëtare, mbi bazën e së cilës do të hidheshin themelet e ngrehinës së shtetit kombëtar shqiptar. Shqipëria si atdheu i shqiptarëve në dokumentet programatike të Lidhjes,në memora ndumet , protestat e kërkesat të tjera të shumta, shikohet si një madhësi unike, e pandarë, si nga pikëpamja historike e gjeografike, ashtu edhe etnike e kombëtare, përparimi i vendit të shqiptarëve lidhet para së gjithash e mbi gjithçka me ruajtjen dhe sigurimin e tërësisë kombëtare e të unitetit kombëtar. Kur copëtimi i tokave shqiptare apo i Shqipërisë u bë një rezik real, pas paqes së Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit,problemi i ruajtjes së tërësisë territoriale u bë një problem qendror dhe e gjithë lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe mendimin politik përparimtar shqiptar i përshkoi si një fill i kuq ideja e mbrojtjes dhe sigurimit të tërësisë territoriale si kusht paraprak kryesor për krijimin e një Shqipërie autonome ku më vonë do të hidhëshin themelet e shtetit kombëtar shqiptar. Vlen të theksohet se për ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë Lidhja i bëri apel në radhë të parë e kryesisht popullit shqiptar, i cili siç e dimë luftoi dhe derdhi gjakun për mbrojtjen e kombit dhe të atdheut, ushtria që do të ngrihej për mbrojtjen e tokave shqiptare do të mbahej me ndihmat e popullit dhe me mjetet financiare që do të siguronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Në këtë rast Lidhja Shqiptare e Prizrenit e injoronte ndarjen e vjetër administrative të tokave shqiptare në katër vilajete, prandaj edhe ngriti ndërtesën e saj të shejntë në qytetin e Prizrenit ku deklaroi hapur se Lidhja Shqiptare e Prizrenit do të luftoj deri në frymën e fundit për mbrojtjen e tokave etnike shqiptare prej skajut në veri e deri në jug të Shqipërisë dhe nuk do të lejoj që asnjë pëllëmbë toke shqiptare të kaloj nën sundimim sllav apo helen dhe nuk do të pranoj asnjë vendim me karakter të padrejtë që do të nxjerë Kongresi i Berlinit në dëm të popullit shqiptar. Me këta vendime që mori Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit i dha një jehonë të madhe popullit shqiptar ku u bashkuan ndjenjat e gjithë toskërisë e gegërisë dhe lidhën besën për mbrojtjen e dinitetit kombëtar.

Shqipëria dhe Kongresi i Berlinit 13 qershor-13 korrik 1878

Më 13 qershor të vitit 1878, tri ditë pasi u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit në kryeqitetin e Perandorisë Gjermane,filloi punimet Kongresi i Berlinit. Kongresin e Berlinit e udhëheqi kancelari gjerman gjatë asaj kohe Oto Fon Bismarku në Kongresin e Berlinit morën pjesë gjashtë Fuqitë e Mëdha siç ishin-Angia, Gjermania, Franca, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia. Në Kongrsin e Berlinit morën pjesë edhe një delegacion i qeverisë së Perandorisë Osmane, por të cilët nuk kishin të drejtë të barabartë në marjen e vendimeve me përfa qësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha, gjithashtu në Kongresin e Berlinit u ftuan edhe vendet e Gadishullit Ballkanik vetëm për të parashtruar kërkesat e tyre politike dhe territoriale, gjithashtu edhe delegacioni shqiptar i ngarkuar nga Lidhja Shqiptare e Prizr enit i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për ti parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, mirpo këta kërkesa të natyrshme të kombit shqiptar nuk patën mbështetje tek ndonjë Fuqi e Madhe të cilët mernin pjesë në Kongresin e Berlinit, udhëheqësi i delegacionit shqiptar diplomati i madh Abdyl Frashëri u përpoq ta bindte udhëheqësin e Kongresit, kancelarin gjerman Bismarkun në një takim që pati me të që ta përfshinte në rend të ditës edhe çështjen e kombit shqiptar, por kancelari gjerman nuk e pranoi kërkesën e delegacionit shqiptar, duke u shprehur në mënyrë brutale se fare nuk ekziston kombi shqiptar në Gadishullin Ballkanik. Vendimet kryesore të Kongresit kishin qenë të përgatitura në bisebime të fshehta që përpara se të hapej Kongresi i Berlinit, mirpo zyrtarisht Kongresi i Berlinit u thir për të rishikuar Traktatin e Shën Stefanit që Perandoria Ruse i kishte diktuar Perandorisë Osmane në përfitim të saj dhe aleatëve të saj ballkanikë. Në të vërtetë Fuqitë e Mëdha morën përsipër të hartonin një hartë të re politike në Gadishullin Ballkanik në kurriz të trojeve të Perandorisë Osmane pa harruar përfitimet territoriale që do të gëzonin vendet që kishin luftuar kundër Perandorisë Osmane-Rusia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Mali i Zi, gjithashtu Kongresi i Berlinit mori parasysh edhe kërke sat e Greqisë edhe pse nuk kishte marë pjesë në luftën ruse-turke. Kongresi i Berlinit u thir për të vendosur një regullim të ri politik të Evropës Juglind ore, një kostelacion të ri shtetesh në Gadishullin Ballkanik,i cili do të zëvendësonte sistemin politik të vendosur 22 vjetë më parë me Traktatin e Parisit 1856. Punimet e Kongresit të Berlinit i kryesoi kancelari i Perandorisë Gjermane Oto Fon Bismark, punimet e Kongresit vijuan plot një muaj bisedimet që u zhvilluan dhe vendimet që u morën gjatë 20 seancave të Kongresit u fiksuan në 20 protokolle, të cilat u miratuan nga fuqitë pjesëmarrëse, ndërsa më 17 korrik të vitit 1878 Kongresi i përfundoi punimet e veta duke miratuar Traktatin e Berlinit të cilën e nënshkruan 17 përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha së bashku me 3 përfaqësuesit e Perandorisë Osmane. Në Kongresin e Berlinit u përfshinë jo vetëm kushtet e paqes ndërmjet Rusisë cariste dhe Perandorisë Osmane,por aty gjetën zgjidhje sipas interesave të diplomacisë imperi aliste edhe çështjet e tjera që lidheshin me Krizën e Lindore.
Kongresi i Berlinit pati një karakter të padrejtë ndaj popullit shqiptar pra ky Kongres kishte një ngjashmëri të njetë me Traktatin e Shën Stefanit, sa i përket çështjes shqiptare ku fare nuk i mori parasysh kërkesat e drejta dhe të realta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për realizimin e autonomosë dhe më vonë për shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane. Kongresi i Berlinit në mënyrë të hapur mori vendime që ishin në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar, të cilët vendime nuk njohën autonominë e kombit shqiptar dhe cenonin rëndë tërësinë tokësore të vendit, qëllimi kryesor i Kongresit të Berlinit ishte që fqinjët tanë shovinist të shpërblehen me toka etnike shqiptare,sa i përket fqinjëve tanë shovinist Kongresi i Berlinit mori vendime pozitive ku njohu pavarësinë e Serbisë, Rumanisë, Malit të Zi, Greqisë, dhe autonominë e plotë të Bullgarisë, dhe kështu Kongresi i Berlinit i realizoj kërkesat e Rusisë cariste, dhe aspiratat e popujve të ballkanit të cilët e përmbysën robërinë shekullore që gjendeshin në Perandorinë Osmane. Sipas Kongresit të Berlinit përfitimet politike e territoriale të Rusisë dhe të shteteve sllave të Balkanit u pakësuan, kufijtë e Bullgarisë autonome u zvogëluan tri herë, krahinat shqiptare që Traktati i Shën Stefanit ia jepte Bullgarisë, do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane, Serbia e pavarur nuk do të zgjerohej në drejtim të Mitrovicës dhe të Prishtinës, por iu dhanë krahinat e Pirotit, Trenit, Vranjës,e të Nishit, këto treva me Traktatin e Shën Stefanit, ishin premtuar Bullgarisë, edhe Mali i Zi i pavarur do ti jepeshin krahina shqiptare si Tivarit, Podgoricës,Plavës, Gucisë, Rugovës, e të Kolashinit, aneksimi i Ulqinit nuk, u njoh por Mali i Zi fitonte të drejtën që anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës. Kongresi mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë e cila nuk kishte marë pjesë në luftë kundër Perandorisë Osmane, dhe u vendos që kufiri i ri në Thesali dhe në Epir të caktohej nga një komision turko-grek, megjithatë Kongresi rekomandonte si vij kufiri lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali duke i dhënë kështu Greqisë përveç tokave greke edhe trevën shqiptare Çamërinë. Këto vendime të padrejta cënonin rëndë të drejtat dhe interesat kombëtare të popullit shqiptar prandaj këto padrejtësi e shtuan edhe më tepër zemërimin e popullit shqiptar, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e vendosur ty mbronte trojet etnike shqiptare dhe fare mos i respektonte vendimet e mara në Kongresin e Berlinit.

Zgjerimi i lëvizjes popullore në Shqipëri ngjarjet e Gjakovës korrik-shtator 1878

Vendimet e Kongresit të Berlinit e shtuan pezmatimin dhe zemërimin e popullit shqiptar kundër Fuqive të Mëdha dhe kundër Perandorisë Osmane, kjo ndodhte veçenari sht në krahinat e prekura drejtpërdrejt nga vendimet e padrejta të Kongresit si në, Kosovë Plavë, Guci, por edhe në Shqipërinë e jugut ku ishte ngritur çështja e kufirit me Greqinë. Delegatët e Lidhjes që u kthyen prej Prizreni nga mesi i korrikut, u shpërndanë nëpër krahinat e tyre për të krijuar kudo degë të reja të Lidhjes dhe për të organizuar reziste ncën duke krijuar reparte ushtarake për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit që rezikohej me vendimet e Kongresit, në këtë drejtim zhvilloi një veprimtari shumë të madhe diplomati i madh i kombit shqiptar Abdyl Frashëri.
Më 24 korrik të vitit 1878 u zhvillua një Kuvend Ndërkrahinor i Janinës nën drejtimin e Abdyl Frashërit, ky Kuvend mori vendime për të mbrojtur tërësisnë toksore të Shqipë risë, në të njetën ditë u hartua një rezolutë e veçantë për formimin e autonomisë së Shqipërisë nëpërmjet tri kërkesave-bashkimin e të gjithë krahinave shqiptare në një vilajet të vetëm shqiptar, krijimin e milicisë shqiptare, krijimin e administratës dhe shkollave në gjuhën shqipe, Lidhja parashikonte që vetëm në vilajetin e Janinës të mblidhte rreth 30 mijë ushtarë të armatosur. Rezuluta që u miratua në Kuvendin Ndërkrahinor të Janinës shprehte vendosmërinë e shqiptarëve për të kundërshtuar në çdo aspekt aneksimin e Çamërisë nga Greqia, gjith ashtu u kundërshtua edhe qëndrimi i Portës së Lartë, ku kryeministri i Portës së Lartë shpejtoi ti qetësonte shqiptarët duke e zotuar se nuk do ti lëshonte Greqisë asnjë pëllëmbë tokë nga vilajeti i Janinës, kjo situatë e krijuar e bëri që edhe komitetet ndërk rahinore të Veriut të mobilizoheshin për të kundërshtuar me armë në dorë dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, në favor të Malit të Zi. Për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, në Shkodër u zhvillua në miting popullor,ku filloj grumbullimi për mbledhjen e armëve dhe paraqitja e vullnetarëve, për të mbrojtur nderin e atdheut, gjatë një periudhe të shkurtur në Shkodër me rethinë u regjistruan rreth 6 mijë vullnetarë, qytetarët dhanë kontribut me të holla dhe mjete ekonomike, ky mobilizim ndodhi edhe në Kosovën heroike,sidomos në Gjakovë,më shumë se kudo mobilizimi përfshiu banorët e Plavës dhe Gucisë të cilët rezikoheshin nga sllavizmi malazez. Për Perandorinë Osmane Plava dhe Gucia nuk kishin ndonjë rëndësi të madhe ekonomike e strategjike në krahasim me territoret e gjëra të Bullgarisë, e të Bosnjës e Hercegovinës, që Perandorisë Osmane ju morën me Traktatin e Berlinit, gjithashtu më 22 korrik, Perandoria Austro-Hungareze marshoi drejtë Bosnjës e Hercegovinës, autoritetet shtetërore Osmane kërkuan nga krerët e Lidhjes së Prizrenit që tu vinin në ndihmë, mirpo përgjigja e Lidhjes ishte e qartë se Lidhja nuk është formuar për të mbrojtur Perandorinë Osmane por është formuar për të mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët. Pas dështimeve të Perandorisë Osmane në planet e saj në lidhje me Bosnjën e Herce govinën, dhe presioni që i bëhej vazhdimisht nga Fuqitë e Mëdha e sidomos nga Rusia. Perandoria Osmane vendosi të shpejtonte veprimet për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, dhe kështu dërgoi mareshalin Mehmet Ali Pashën si komisar për caktimin e kufirit turko-malazez ky mareshal në Shqipëri u prit me zemërim të madh. Mareshali Mehmet Ali Pasha e kishte për detyrë që ta bindte Komitetin e Lidhjes që të mos e kundërshtonte dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, dhe të mos i sillte pengesa zbatimit të Traktatit të Berlinit.Mehmet Ali Paha gjithashtu kishte marrë përsipër, të shpër ndante Komtitetin e Lidhjes së Prizrenit, dhe pasi të kryente dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, do të vinte në Shkodër për të shpërndarë edhe aty Komitetin Krahinor të Lidhjes .
Mehmet Ali Pasha arriti në Prizren më 25 gusht 1878 ku u kunërshtua nga krerët e Lidhjes,por në një mbledhje të përbashkët me të gjithë krerët e Lidhjes,më 26 gusht,pas mosmarëveshjeve të mëdha ai përdori në mes të tjerave edhe kërcënimin duke u lënë një afat perj 24 orësh për tu zbatuar vendimet për dorzimin e Plavës, dhe Gucisë, por të nesërmen askush nuk ju paraqit në mbledhje, po atë ditë u vra telegrafisti i Mehmet Ali Pashës, por më 31 gusht Mehmet Ali Pasha u nis për në Gjakovë i shoqëruar nga tri batalione me ushtarë turq, gjithashtu kërkoi edhe një batalion tjetër nga Mitrovica për ti ndimuar, ndërsa më 1 shtator në Gjakovë Mehmet Ali Pasha thiri në një mbledhje krerët e degës së Lidhjes që ti bindte ti nënshtroheshin vullnetit të sulltanit,por fare nuk pati përkrahjen e krerëve të Lidhjes, përveç Abdullah Pashë Drenit,ndërsa të gjithë patriotët tjerë shqiptarë si-Sulejman Vokshi,e Ahmet Koronica, e ftuan mareshalin osman që të mos shkonte në kufirin malazez, sapo morën vesh udhëtimin e tij udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare në rethin e Gjakovës lëshuan kushtrimin ku ju përgjigjën me mijëra malësorë, në udhëheqjen e Ali Pashë Gucisë ata u grumbulluan në malin Ernik, duke e zënë rrugën që kalonte prej Gjakove në Plavë e Guci,në këto rrethana mareshali e ndaloi udhëtimin drejtë kufirit dhe hyri në sarajet e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë. Ndërsa më 2 shtator një delegacion gjakovarësh u paraqit përsëri te Abdullah Pashë Dreni ku i dërgoi një ultimatum prej 24orësh që mareshali të largohej prej aty, ndërsa të dy pashallarët shpresuan se do ty mbronin sarajet e tyre me gjashtë kompanitë dhe 600 luftëtarët që kishin, të nesërmen pasi mbaroi ultimatumi më 3 shtator, rreth 4500 kryengritës,që mbanin të rrethuar sarajet filluan sulmin,edhe më 4 shtator pati luftime ndërsa më 5 shtator gjendja u keqësua, pasi shumica e ushtarëve që mbronin sarajet u dorëzuan, dhe më 6 shtator pasi ndërmorën një sulmë te rreptë ushtarët e Lidhjes Shqiptare aritën tu venë zjarrin sarajeve dhe këtu mbetën të vrarë Mehmet Ali Pasha, dhe Abdullah Pashë Dreni, me vrasjen e tyre luftimet morën fund ku fitorja u takoj forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ngjarjet e Gjakovës ishin pasojë e zemërimit e të protestave të mëdha të popullit shqiptar jo vetëm kundër rrezikut që i kanosej trojeve etnike shqiptare prej fqinjëve tanë shovinist, por edhe kundër Portës së Lartë dhe lojës së saj të dyfishtë. Ngjarjet e Gjakovës patën jehonë të madhe mbrenda dhe jashtë vendit dhe treguan se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk kishte fare ngjashmëri me Portën e Lartë dhe vepronte e pavarur krejtësisht prej saj, këto ngjarje treguan gjithashtu se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e vendosur ty mbroj trojet e veta etnike deri në frymën e fundit të saj dhe të mos bëj asnjë lëshim në favor të fqinjëve të vet shovinist.Ngjarjet e Gjakovës ishin një goditje e rëndë për Portën e Lartë, për veç kësaj çështja e dorëzimit të Plavës e Gucisë, u shty për më vonë, në këto kushte të favorshme për shqiptarët u hapë rruga për formimin e autonomisë së Shqipërisë nën kuadrin e Perandorisë Osmane.
Përpjekja e armatosur e Gjakovës ishte e frymëzuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit ndërsa për organizimin e saj rol vendimarës kishte dega e Lidhjes së Gjakovës, udhëheq ësit kryesorë në ngjarjen e Gjakovës ishin patriotët shqiptarë si-Sulejman Vokshi, Ahmet Koronica, Ali bej Gucia, Jakup Ferri, Ismail Myderizi etj, këta patriotë shqiptarë luftuan pandërprerë për të mbrojtur nderin e atdheut dhe për të mos respektuar asnjë vendim që ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar.

Kuvendi i Dibrës dhe rezoluta e tij 1 nëntor 1878

Me ngjarjet e Gjakovës Lidhja Shqiptare e Prizrenit bëri një hap të rëndësishëm për realizimin e të drejtave kombëtare dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit, pra ngjarjet që ndodhën në Gjakovë treguan se populli shqiptar ishte i vendosur të rrokë armët edhe kundër Perandorisë Osmane nëse ajo do të bashkëpunonte me Fuqitë e Mëdha për të vënë në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për copëtimin e trojeve etnike të Shqipërisë,dhe për të realizuar aspiratat e kahmoçme të fqinjëve tonë sllav dhe ato helen. Lidhja Shqiptare e Prizrenit pasi korri fitore të madhe në ngjarjet e Gjakovës 1 nëntor të vitit 1878 i filloi punimet Kuvendi i Dibrës, nën kryesinë e Iljaz pashë Dibrës. Kuvendi i Dibrës e kishte për detyrë që Shqipëria të krijoj autonominë e saj nën kuadrin e Perandorisë Osmane,dhe të mbrojë tërësinë territoriale të vendit, dhe në fund Kuvendi i Dibrës, miratoi një program të përbërë prej pesë kërkesash-bashkimi i të katër vilajeteve në një vilajet të vetëm kombëtar, njohja e gjuhës shqipe nga nënpunësit e këtij vilajeti, zhvillimi i arsimit dhe përdorimi i gjuhës shqipe në shkolla, krijimi i një kuvendi që do të zbatonte reforma të ndryshme në Shqipëri, përdorimi i një pjese të buxhetit të këtij vilajeti për arsimin, dhe ndërtimi i marëdhënjeve ndërkombëtare në Shqipëri. Sipas marëveshjes që u arrit në Kuvendin Dibrës delegacioni shqiptar që do ta paraqiste rezolutën para Portës së Lartë do të përbehej prej 14 antarësh midis të cilëve ishin-Abdyl Frashëri, Iljaz pashë Dibra, Sheh Mustafa Tetova,Hasan Pashë Prizreni, Mustafa Pashë Vlora, Mehmet Ali Vrioni, Sabri Gjirokastra, Mihal Kristo. Sidoqoftë Lidhja Shqiptare e Prizrenit krahas mbrojtjes së tërësisë territoriale të vendit, ishte e vendosur të kërkonte eddhe autonominë e Shqipërisë, ku krejtë vëmendja e shqiptarëve ishte përqendruar në çështjen e kufirit me Malin e Zi, dhe kërkesat për autonominë e shqipërisë, qeveria e Athinës vazhdimisht i bënte presion Portës së Lartë për të zbatuar vendimet e Kongresit të Berlinit, ku Çamëria duhej të aneksohej nga Greqia ky rrezik i detyroi udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që të mereshin me mbrojtjen e kufijve jugorë, dhe rezolutën e Kuvendit të Dibrës tja paraqisnin më vonë Portës së Lartë.

Mbrojtja e trojeve jugore.Kuvendi i Prevezës 11 janar 1878 dhe misioni diplomatik i Abdyl Frashërit pranverë 1879

Gjatë kohës që vëmendja e shqiptarëve ishte përqëndruar kryesisht në çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe në kërkesat për autonominë e Shqipërisë, qeveria e Athinës i bënte presion të vazhdueshëm Portës së Lartë për të zbatuar Protokollin nr.13.të Kongresit të Berlinit,sipas të cilit Çamëria duhet të aneksohej nga Greqia, më në fund të dy palët vendosën që nga fundi i janarit të vitit 1879 të organizonin në Prevezë një Konferencë, ku do të dikutohej dhe të vendosej për këtë çështje. Lajmi për bisedimet turko-greke vuri menjëherë në lëvizje patriotët shqiptarë, të cilët vendosën të organizonin në Prevezë një kuvend të jashtëzakonshëm dhe të shprehnin botërisht qëndrimin e drejtë dhe të realtë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kuvendi i Prevezës punimet e veta filloi më 11 janar të vitit 1879 me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, ky kuvend nuk ishte kundër që Greqisë ti jepej Thesalia, siç preferonte Kongresi i Berlinit por kundërshtoi në mënyrë të vendosur kalimin e krahinave shqiptare mbrenda kufijve të Greqisë. Në Kuvendin e Prevezës mernin pjesë delegatë nga Shqipëria e veriut, Shkodra, Ulqini, Prizreni, Elbasani, Dibra etj,pra këta delegatë ishin të vendosur që deri në fund ty mbrojnë trojet e veta etnike prej skajut në veri e deri në jug të vendit. Kuvendi i Prevezës formoi tri komisione që u ngarkuan me detyra të ndryshme-njëri për të pritur punimet e vendimet e konferencës turke-greke, tjetri për të organizuar focrat e nevojshme luftarake të Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit, dhe komisioni i fundit ishte, për ti bërë presion Perandorisë Osmane që të mos bëjë asnjë lëshim në dëm të trojeve shqiptare. Nga ana tjetër Lidhja Shqiptare e Prizrenit veproi dhe punoi për ty mbrojtur trojet shqiptare edhe përpara Fuqive të Mëdha,dhe kështu në pranverë të vitit 1879 formoi një delegacion që udhëheqi nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, ky delegacion kombëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit bëri disa vizita të ndryshme nëpër kryeqitetet e Fuqive të Mëdha siç ishin gjatë asaj kohe, si në Francë, Angli, Itali, Austro-Hungari, Gjermani, dhe në fund u kthyen në Stamboll, delegacioni i Lidhjes si në takimet që pati ashtu edhe në memorandumet që u paraqiti ministrave të Jashtëm të atyre vendeve, i dënoi vendi met e padrejta të Kongresit të Berlinit, për copëtimin e Shqipërisë, dhe shprehu vendosmërinë e shqiptarve për të mbrojtur vendin e shejntë të tyre dhe për të siguruar autonominë e Shqipërisë.

Lufta kundër administratës osmane Kuvendi i Prizrenit tetor 1879

Perandoria Osmane nuk e pranoi kërkesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për autonomin e Shqipërisë, nga ana tjetër shqiptarët ishin të vendosur për ti mbrojtur trojet e veta etnike deri në fund, gjithashtu kombi shqiptar ishte i vendosur që mos i respektoj fare vendimet e Kongresit të Berlinit të cilët vendime ishin në dëm të trojeve shqiptare. Në vitin 1879 Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte artiur sukses të madh, në çdo krahinë shqiptare ishin krijuar degët e saj, gjithashtu Lidhja kishte krijuar edhe forcat e veta të armatosura, përveç forcave të armatosura Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte krijuar organet e qeverisjes të pushtetit, të ndara prej administratës së Perandorisë Osmane. Përpjekjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e autonomisë së Shqipërisë kishin mbështetje të madhe tek popullata shqiptare, sepse këto përpjekje ishin të drejta dhe nuk kishin programe shoviniste siç kishin fqinjët tonë ndaj trevave shiptare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit për krijimin e autonomisë së Shqipërisë,kërkonte këto kërkesa, të krijoheshin gjykata shqiptare, pagesat e taksave të shkonin në favor të Lidhjes e jo tek autoritetet osmane, dhe shërbimi ushtarak i shqiptarëve të mos bëhej nën ushtrinë turke. Këto kërkesa patën mbështetje të gjërë tek popullata shqiptare,lëvizja u përhap në vilajetin e Kosovës,gjatë verës së vitit 1879 në krahina të ndryshme shqiptare pati goditje kundër administratës,shtetërore dhe lokale të Perandorisë Osmane. Mosmarëveshjet në mes Lidhjes Shqiptare të Perizrenit dhe Perandorisë Osmane e detyruan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, që të mbledh një kuvend të përgjithshëm dhe kështu më 3 tetor të vitit 1879 u formua kuvendi i përgjithshëm në Prizren. Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare në Prizren e ripohoi vullnetin e mbarë Shqipërisë për të mbrojtur trojet etnike shqiptare, përballë lakmive greke dhe atyre malazeze, dhe në të njetën kohë këshilli formoi një Komitet të Luftës për të vazhduar pregaditjet e nevojshme në krahinat e jugut, ndërsa sa i prket rezikut që vjente nga Mali i Zi këshilli nuk diskutoj shumë sepse të gjtihë kishin një qendresë të armatosur, mendimet e veta këshilli i Lidhjesh i shprehi për krijimin e autonomisë së Shqipërisë. Kuvendi gjithashtu zgjodhi edhe këshillin e përgjithshëm me kryetar Ymer Prizrenin, punimet e Kuvendit të Prizrenit zgjatën më shumë se dhjetë ditë, pjesmarësit e Kuvendit të Prizrenit ishin të vendosur për ti siguruar Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë -tetor 1879-janar 1880

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e vendosur që fare të mos bënte asnjë lëshim në trojet e veta etnike ku pjesa dërmuese përbëhej nga popullsia shqiptare. Ngjarjet e Gjakoves dhe aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e ndaluan rrugën Perandorisë Osmane që të fliste në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, presioni i vazhdueshëm i Malit të Zi dhe i Greqisë, ndaj Perandorisë Osmane për zbatimin e vendimeve të mara në Kongresin e Berlinit,i acaroi edhe më shumë mardhënjet në mes Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Presion më të fortë ndaj Perandorisë Osmane ushtroi Rusia cariste, dhe kështu në fillim të vitit 1879 Porta e Lartë vendosi ti zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit të Zi, nga ana tjetër Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori vendime që ti mbrojë edhe me armë krahinat shqiptare siç ishin Plava dhe Gucia dhe të mos bëjë asnjë lëshim për këta treva, meqenëse Plava dhe Gucia bënin pjesë në vilajetin e Kosovës, barrën e drejtimit dhe të organizimit të luftës për mbrojtjen e tyre e mori përsipër Komiteti Ndërkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi një shtab ushtarak të posaçëm me Ali Pashë Gucinë në krye, në shkurt të vitit 1879 në afërsi të liqenit të Shkodrës komisioni turko-malazez nënshkroi marrëveshje dypalëshe, mirpo Porta e Lartë në këtë marrëveshje nuk pranoi të përfshinte dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, nga frika e kryengritjes së shqiptarëve. Sipas marrëveshjes dorëzimi i Podgoricës, i Shpuzës dhe i Zhabjakut nuk u kundërsh tua nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sepse pjesa dërmuese e këtyre krahinave përbëhej nga popullsi sllave malazeze, por me këtë marrëveshje Mali i Zi mbeti i paknaqur dhe menjëherë Knjaz Nikolla iu drejtua Fuqive të Mëdha, duke kërkuar prej tyre që të detyronin Perandorinë Osmane ti dorëzonte dy krahinat shqiptare Plavën dhe Gucinë Malit të Zi, nga ana tjetër Perandoria Osmane u kërkoi Fuqive të Mëdha të dërgonin në Plavë dhe Guci një komision ndërkombëtar për caktimin e vijës së kufirit, të përbërë nga gjashtë përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha. Komisioni i gjashtë Fuqive të Mëdha i filloj punimet e veta në maj të vitit 1879 dhe për disa muaj u mor me caktimin e pikave të kufirit turko-malazez në vilajetin e Shkodrës. Por gjatë verës kur Komisioni Ndërkombëtar donte të shkonte në Plavë dhe Guci, përfaq ësuesit e Komitetit Ndërkrahinor të Prizrenit, në gusht të vitit 1879 u paraqitën një notë proteste Fuqive të Mëdha ku deklaruan qartë se nuk do të njihnin asnjë ndryshim të kufirit me Malin e Zi pa vullnetin e popullit shqiptar, pas kësaj note të rreptë Komisioni Ndërkombëtar i ndërpreu punimet e veta dhe e pezulloi udhëtimin për në Plavë dhe Guci Pas këtij dështimi marrdhëniet e Shqiptarëve me Malin e Zi erdhën duke u keqësuar vazhdimisht ku u futën në një erësirë të pakthyeshme. Tashmë rruga diplomatike nuk gjente zgjidhje dhe konflikti ishte i pandalshëm gjatë muajit tetor të vitit 1879 Mali i Zi filloi ti përqendroj ushtritë e veta në kufi me Shqipërinë, duke çuar numrin e tyre në 5,600 veta, këtyre masave Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu përgjigj me forcat e veta të armatosura,dhe kështu komisioni ushtarak i Lidhjes së Prizrenit nën kryesinë e Ali Pashë Gucisë, shpalli zonën e Plavës dhe Gucisë zonë lufte.
Perandoria Osmane nga ana tjetër për të ndaluar këtë konflikt të rezikshëm në vend të Plavës dhe Gucisë, i propozoi Malit të Zi disa vise sllave të Hercegovinës, por këtë propozim e kundërshtoi fortë Austro-Hungaria por as Mali i Zi nuk e pranoi. Në fillim të nëntorit të vitit 1879 forcat sllave malazeze duke dashur të tërheqin vëmendjen e Fuqive të Mëdha, dhe njëherazi të masin pulsin e shqiptarëve kryen dy sulme kundër forcave të Lidhjes Shqiptare, të parin në fshatin Pepaj, dhe të dytin në fshatin Arzhanicë, duke vrarë në befasi 30 fshatarë dhe dogjën mjaft shtëpi, por për një kohë të shkurt u dëbuan prej forcave të Lidhjes Shqiptare. Më 4 dhjetor të vitit 1879 ushtria sllave malazeze e përbërë prej 4 mijë ushtarësh nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të fuqishëm në sektorin e Nokshiqit ndërmjet Plavës dhe Gucisë, nga ana tjetër shtabi ushtarak i Lidhjes i përbërë nga Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Molla Haxhi Zeka ,Filip Çeka, Jusuf Sokoli etj. iu përgjigjën në mënyrë të rreptë ushtrisë malazeze duke u hedhur në sulm mbi 2 mijë ushtarë të Lidhjes. Në këtë betejë të ashpër pati humbje të mëdha nga të dy palët por disfata apo humbja kaloj tek Mark Milani dhe ushtria malazeze,gjithashtu në këtë betejë u vra një nga udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare Jakup Ferri. Pas këtyre ngjarjeve Perandoria Osmane vendosi të zgjidhte me çdo kusht dorëzimin e dy krahinave shqiptare, për këtë qëllim ajo nisi për në Kosovë mareshalin Ahmet Muhtar pashën i cili në atë kohë ishte komandant i armatës osmane të Rumelisë me qendër në Manastir, mareshalli i shoqëruar nga 11 batalione dhe mbi gjashtë mijë ushtarë shkoi në Prizren, ku takoj udhëheqësit e Lidhjes për ti bindur ato që të mos e kundërshtonin dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, mirpo përgjigja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte e qartë para mareshalit turk që shqiptarët nuk do të bëjnë asnjë lëshin në dëm të tokave shqiptare dhe do ti mbrojnë ato deri në fund, dhe kështu dështoi edhe plani i mareshalit turk që të caktoj kufirin me Malin e Zi. Dështimi i mareshalit Ahmet Muhtar pashës e detyroi edhe një herë ndërhirjen me forcë të Malit të Zi për të marë Plavën dhe Gucinë, pothuaj ku mori pjesë e gjithë ushtria malazeze me 25 batalione dhe rreth 9 mijë ushtarë,të udhëhequr nga Mark Milani nga ana tjetër me thirjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mobilizuan me mijëra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, nga Plava, Gucia, Shkodra, Dibra, Gjakova, Prizreni, numri i ushtarëve të Lidhjes nën udhëheqjen e Ali Pash Gucisë arinte deri më 7 mijë veta. Luftimet në mes ushtrisë malazeze dhe Lidhjes Shqiptare filluan prej 5 janar të vitit 1880 dhe zgjatën deri më 9 janar 1880, betjat u zhvilluan në Nokshiq, Pepjan, Arazhnicë, e Velikë, fitorja i takoi përsëri forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës pranverë 1880

Fitoret e mëdha që i korrën shqiptarët për mbrojten e Plavës dhe Gucicë e shtuan besimin tekë popullsia shqiptare e sidomos tekë krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në pranverë të vitit 1880 mardhëniet midis shqiptarëve dhe Portës së Lartë u acaruan përsëri,sepse shqiptarët ishin të vendosur deri në fund ti mbrojnë trojet e veta etnike,pa dallim feje apo krahine. Pas një kohe të gjatë bisedimesh në mes Fuqive të Mëdha, në prill të vitit 1880 lindi ideja e gabuar politike e këtyre Fuqive të Mëdha,ku ambasadori Italian në Stamboll,Korti sugjeroi që ti jepeshin Malit të Zi viset e Hotit,e të Grudës, së bashku me një pjesë të Kelmendit, të cilat banoheshin krejtësisht me popullsi shqiptare. Ideja e gabuar e ambasadorit Italian Korti dhe mbështjen që i dhanë Fuqitë e Mëdha këtij synimi, me të vetmen arsye menduan se popullsia e këtyre viseve duke qenë katolike, dhe jo myslimane nuk do ta kundërshtonin bashkimin me Malin e Zi, këtë vendim e pranoi edhe Porta e Lartë, vendimi për dorzimin e këtyre viseve u vendos të zbatohej më 22 prill të vitit 1880, ky vendim i padrejtë i Fuqive të Mëdha ringjalli paknaqësi të madhe në të gjithë Shqipërinë. Meqenëse Hoti, Gruda dhe Kelmendi bënin pjesë nga pikëpamja etnografike, në Malësinë e Madhe, kurse nga ana administrative në vilajetin e Shkodrës, dhe barra e organizimit të luftës për ti mbrojtur këta vise shqiptare i takoj Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës. Më 11 prill të vitit 1880 Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës formoi shtabin ushtarak të Lidhjes për të mbrojtur Hotin dhe Grudën, në krye të shtabit u zgjodh Hodo Bej Sokoli, një përfaqësues i parisë qytetare shkodrane, kolonel i karrierës,ndërsa zëvendës i tij u zgjodh Preng Bibë Doda të cilit ju premtua se do të njihej si kapidan i malësive të Mirditës, Lezhës, dhe Pukës, në të njetë kohë filluan përgatitjet ushtarake ndërsa më 19 prill në Shkodër u zhvillua një miting i madh popullor nën udhëheqjen e Hodo Bej Sokolit, ky miting madhështor e bëri të qartë se shqiptarët janë të vendosur që të mbrojnë deri në funt Hotin dhe Grudën,po atë ditë u nisën mbi 1 500 qytetarë e vullnetarë, për tu bashkuar me mijëra vullnetarë të tjerë nga malësitë e veriut, ndërsa më 21 prill aritën edhe 3 mijë veta nga Shkodra, të cilët së bashku me shtabin ushtarak nën komandën e Hodo Bej Sokolit u vendosën në kalanë e Tuzit. Më 22 prill Porta e Lartë respektoi vendimin e marë nga Fuqitë e Mëdha dhe i largoi trupat e sajë nga kalaja e Tuzit, por forcat shqiptare i ndaluan forcat malazeze të mernin pa luftë Hotin dhe Grudën, ku numri i forcave shqiptare kishte arritur mbi 8 mijë veta, nga ana tjetër ushtria malazeze kishte rreth 10 mijë veta. Beteja për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës në mes forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ushtërisë malazeze u zhvillua më 22 prill të vitit 1880, tekë ura e Rzhanicës.

Sapo filloi përleshja e armatosur ndërmjet forcave të Lidhjes dhe ushtërisë malazeze forcat vullnetare të Malësisë së Madhe nën drejtimin e Ismail Markut,dhe Baca Kurtit, u hodhën në sulim të furishëm kundër forcave malazeze që ndodheshin në Helm, në breg të lumit Cem në këtë betejë të ashpër pati humbje të mëdha njerzish nga të dy palët, por forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit arritën ta përballojnë me sukses ushtrinë malazeze dhe korrën një fitore të madhe, ku më në fund ushtria malazeze u thye dhe u tërhoq për në Podgoricë. Fitorja e betejës së Rzhanicës ngjalli entuziazëm në mbarë Shqipërinë, kjo fitore i dha një goditje tjetër qeverisë së Cetinës pas asaj të Plavës dhe Gucisë. Pas betejës së Rzhanicës viset e Hotit, e të Grudës,të liruara nga ushtritë osmane, por të papushtuara nga ato malazeze,mbetën de fackto nën sovranitetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për 8 muaj, prej 22 prill të vitit 1880 deri më 28 dhjetor të vitit 1880 kur në Tuz u rivendos administrata osmane, ku qeveriste Komiteti i Lidhjes Shqiptare për në Shkodër i kryesuar nga Hodo Bej Sokoli. Në fakt lufta e drejtë dhe e realtë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e të Grudës, pati jehonë të thellë edhe jashtë Shqipërisë, ku Fuqitë e Mëdha u bindën përfundimisht se as Protokolli i Stambollit nuk mund të zbatohej me anën e presionit diplomatik, Anglia dhe Rusia propozuan një ndërhyrje ushtarake të përbashkët të Fuqive të Mëdha kundër shqiptarëve të përqendruar në kufi, por Austro-Hungaria bashk me Gjermaninë e kundërshtuan këtë propozim. Fuqitë e Mëdha miratuan më 15 qershor të vitit 1880 propozimin e Anglisë e të Austro-Hungarisë për ti dhënë Malit të Zi në vend të Hotit e të Grudës, qytetin bregdetar të Ulqinit së bashku me rrethinat e tij, por ky vendim i padrejtë i Fuqive të Mëdha përsëri nuk gjeti komromis tekë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e gatshme përsëri edhe këtë vendim që të mos e respektojë.

Lëvizja autonomiste gjatë pranverës 1880

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në kohët më të vështira arriti suksese të mëdha dhe këtë më së miri e tregoi në betejat e një pas njëshme që i pati me fqinjët e vet shovinist. Mbrojtja me sukses e Plavës dhe Gucisë ndaj ushtërisë malazeze u dha shpresë krerëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe mbarë kombit shqiptar në përgjithësi. Gjatë kësaj periudhe populli shqiptar nuk kishte asnjë të drejtë elementare dhe krejtësisht sundohej prej Perandorisë Osmane. Reformat që i zbatonte Porta e Lartë gjatë asaj kohe shqiptarët nuk fitonin asnjë të drejtë kombëtare, nuk kishin të drejtë as për arsim në gjuhën amtare, madje as të drejtën të quheshin shqiptarë sepse Porta e Lartë nuk e njihte kombësinë shqiptare, gjuha shqipe nuk përdorej si gjuhë e dytë zyrtare, në gjygjësi nuk kishte gjykatës shqiptar, kjo padrejtësi që i bëhej një kombit më të vjetër të ballkanit nga Porta e Lartë nuk mund të kishte jetë të gjatë sepse shqiptarët dinë të mbrojnë idealin e vet kombëtar. Në pranverën e vitit 1880 në Shqipëri u krijua një diarki pra u krijuan dy pushtete të ndara ndërmjet Portës së Lartë dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Tani më edhe Perandoria Osmane e kishte të qartë se krijimi i autonomisë së Shqipë risë dhe bashkimi i katër vilajeteve në një vilajet të vetëm ishte e pandaluar. Pas diskutimesh të shumta që u zhvilluan për tu dhënë fund kërkesave të vazhduesh me të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e një vilajeti të bashkuar të Shqipërisë qeveria turke në qershor të vitit 1880 vendosi të miratoj vendimin për krijimin dhe formimin e Vilajetit të Rumelisë në të cilën vendim thuhej do të bashkoheshin të gjithë vilajetet që janë në Shqipëri siç ishin-ai i Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe i Janinës. Edhe pse kijë vilajet do të quhej i Rumelisë, nuk do të mbante emrin vilajeti i Shqipërisë së bashkuar, dhe do të kishte në krye një guvernator turk Ejup Pashën, krijimi i tij do të shënonte një hap të rëndësishëm në bashkimin e tokave shqiptare, mirpo kjo marrëveshje e aritur u kundërshtua nga Fuqitë e Mëdha, e sidomos nga Rusia cariste nën presionin e të cilave edhe sulltani hoqi dorë nga ky vendim. Pas këtij dështimi atdhetarët ishin të vendosur dhe aritën në përfundim ku mendonin se tani ishin krijuar kushtet për të krijuar autonominë e Shqipërisë, dhe kjo çështje u shtrua në qershor të vitit 1880 në mbledhjen që u mbajtë në Frashër, ku morën pjesë përfaqësuesit e krahinave të Shqipërisë juglindore. Kjo mbledhje midis çështjeve që kishin të bëjnë me mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit, miratoi edhe propozimin për formimin e një qeverie të përkohshme për krejtë Shqipërinë, duhej të mernin pjesë të gjithë përfaqësuesit e krahinave shqiptare me këtë detyrë historike e kombëtare u ngarkua diplomati i madh i kombit shqiptar Abdyl Frashëri.

Konferenca e Berlinit dhe çështja shqiptare në arenën ndërkombëtare qershor-gusht 1880

Në Konferencën e Berlinit Fuqitë e Mëdha u përfaqësuan nga ambasadorët e tyre të akredituar në kryeqytetin e Perandorisë Gjermane, këtë Konferencë e udhëheqi ministri i jashtëm i Gjermanisë Bylov. Konferenca e Berlinit punimet e veta i filloi më 16 qershor të vitit 1880, kjo Konferencë u mbajtë për tu dhënë fund çështjeve të pazgjidhura të Kongresit të Berlinit krejtësisht Konferenca e Berlinit punimet e veta i zhvilloi për ti dhënë fund çështjes shqiptare dhe për të zgjidhur çështjen e kufirit shqiptaro-grek dhe atë shqiptaro-malazez. Edhe Konferenca e Berlinit pati një karakter të padrejtë ndaj çështjes shqiptare ku fare nuk i përfilli aspiratat e kahmoçme të kombit shqiptar, gjithashtu në këtë Konferencë nuk u lejuan shqiptarët që të parashtronin dhe të mbronin interesat jetike të kombit shqiptar, tash e vetmja rrugë për krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishin protestat dhe memorandumet ,ku filluan në mbarë trojet shqiptare të organizoheshin mbledhje të gjëra popullore, ku u shpreh vendosmëria për të mos lejuar asnjë copëtim të trojeve shiptare në favor të shteteve fqinje. Në këtë drejtim një rëndësi të veçantë patën tri peticionet dërguar Konferencës së Berlinit,nga Komitetet Ndërkrahinore të Lidhjes Shqiptare për vilajetin e Janinës,Kosovës dhe atë të Shkodrës,nënshkruesit e këtyre akteve kërkonin nga Fuqitë e Mëdha që të respektonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Konferenca e Berlinit mori përsipër rishqirtimin e kufirit shqiptaro-grek,ku pati debate të ndryshme Fuqitë e Mëdha për të zmadhuar Greqinë që ta kishin në interesin e vet për të ndaluar ndikimin Rus në Ballkan, e nxitën Athinën të kërkonte edhe më shumë troje shqiptare jo deri në lumin Kalamas,por deri në jug të Sarandës duke përfshirë edhe qytetin antik të Butrintit, mirpo përfundimisht Fuqitë e Mëdha miratuan propozimin e Francës që vija kufitare në mes shqiptarëve dhe grekëve të jetë lumi Kalamas. Konferenca e Berlinit nuk e trajtoi drejtpërdrejt çështjen e kufirit shqiptaro-malazez ku sipas Fuqive të Mëdha ja linin Portës së Lartë propozimin e variantit të ri duke ia lënë asaj në dorë të zgjidhte për ti dorëzuar Malit të Zi ose krahinën e Hotit e të Grudës, ose qytetin bregdetar të Ulqinit me rrethinat e tij. Në Konferencën e Berlinit pati mosmarëveshje në mes Anglisë dhe Rusisë sa i përket çështjes shqiptare, Rusia e kundërshtonte krijimin e autonomisë shqiptare ndërsa Anglia dëshironte një Perandori Osmane të fuqishme dhe një autonomi të shqiptarëve në kuadër të Perandorisë Osmane, ndërsa një qëndrim të ndërmjetëm mbajti Austro-Hungaria e pasuar nga Gjermania.

Kuvendi i Gjirokastrës 23 korrik 1880

Vendimet që i morën Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Berlinit për të shpërblyer Greqinë me toka shqiptare siç ishte Çamëria, dhe vendimi i Konferencës së Stambollit për ti dhënë Malit të Zi në vend të krahinave të Hotit e të Grudës, qytetin bregdetar të Ulqinit me rethinë,këta vendime të padrejta i acaruan mardhëniet përsëri në mes Portës së Lartë dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kuvendi Gjirokastrës punimet e veta i filloi më 23 korrik të vitit 1880 në këtë Kuvend kanë marë pjesë përfaqësues nga të gjithë krahinat e Shqipërisë pa dallim feje myslimanë e të krishterë. Një veprimtari veçanarisht të madhe zhvilloi në këtë drejtim Abdyl Frashëri ku i drejtoi punimet e Kuvendit të Gjirokastrës. Çështja themelore që u trajtua në këtë Kuvend ishte autonomia e Shqipërisë,koha e shpalljes së saj dhe mënyra e realizimit të saj. Kuvendi vendosi gjithashtu nëse Porta e Lartë fillon të zbatonte rezolutën e Konferencës së Berlinit, ose në rast se Greqia do të orvatej ti merte me dhunë tokat shqiptare që ishin premtuar Lidhja Shqiptare e Prizrenit do të shpallte menjëherë një qeveri të përkoshme kombëtare ku me formimin e saj do të merte fund edhe sundimi shekullor osman, sapo të shpallej qeveria e përkoshme nënpunësit turq do të zëvendësoheshin me ata shqiptarë, të ardhurat shtetërore do të administroheshin nga Lidhja Shqiptare,ku do të hartohej një kushtetutë e cila do të garantonte sigurinë e çdo qytetari pa dallim feje. Kuvendi i Gjirokastrës e dënoi rëndë rezolutën e Konferencës së Berlinit dhe atë të Stambollit, ku e bëri të qartë para Fuqive të Mëdha dhe para Portës së Lartë se Lidhja Shqiptare ishte e vendosur që ty mbronte me armë deri në fund trojet etnike shqiptare dhe fare nuk do të bënte asnjë lëshim. Kuvendi i Gjirokastrës ze një vend të rëndësishëm në historinë e Lidhjes Shqiptare ku shënoi një shkallzim të mëtejshëm të luftës për autonominë e Shqipërisë,dhe shtroi për herë të parë në shkallë kombëtare krijimin e një qeverie të përkoshme shqiptare. Pasi përfunduan punimet e Kuvendit të Gjirokastrës pjesmarësit e këtij Kuvendi u shpërndanë përsëri në viset e tyre, me qëllim që të mobilizonin forcat ushtarake për të mbrojtur tërësinë e trojeve shqiptare dhe për të siguruar të drejtat kombëtare. Kuvendi i Girokastrës e vendosi Portën e Lartë në një situatë të vështirë ku shkaktoi shqetësim të madh në Stamboll, nga ana tjetër Porta e Lartë mori masa për të shtypur lëvizjen autonomiste me anë të dhunës në rast se acarohej situata në zbatimin e vendimit për dorzimin e Ulqinit Malit të Zi, ndërsa për rastin e Çamërisë Porta vendosi të përfitonte kohë për zbatimin e vendimit duke zvarritur përsëri bisedimet me palën greke.

Demonstrata navale gusht-tetor 1880

Vendimin që e morën ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll për ti dhënë Malit të Zi në vend të krahinave të Hotit e të Grudës qytetin bregdetar të Ulqinit me rrethinë ringjalli një paknaqësi të madhe tek populli shqiptar sepse ky qytet krejtësisht banohej nga popullsi shqiptare,qyteti i Ulqinit ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë, ishte skela kryesore e Shkodrës dhe e pellgut të saj në detin Adriatik. Mbarë kombi shqiptar filloi të protestoj për këtë padrejtësi të madhe që e bënë Fuqitë e Mëdha ndaj kombit shqiptar, krerët e Lidhjes Shqiptare në të njetën kohë ia përsëritën Portës së Lartë vendosmërinë për të mbrojtur me çdo kusht Ulqinin dhe gatishmërinë për të hyrë në luftë edhe kundër saj, por nga ana tjetër Fuqitë e Mëdha ishin të vendosur që fare mos i marin parasysh kërkesat e kombit shqiptar, ku më 3 gusht 1880 Fuqitë e Mëdha e ftonin Portën e Lartë ta thyente qendresën e shqiptarëve dhe tia dorëzonte Ulqinin Malit të Zi. Porta e Lartë në fillim ngurroi të përdorte forcën ushtarake kundër Lidhjes Shqiptare ajo u përpoq më shumë se kurdoherë me anë të kërcënimeve për ti bindur udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të mos e kundërshtonin dorëzimin e Ulqinit por orvatjet nuk patën sukses, vullnetarët shqiptarë nën komandën e Isuf Sokolit, të Haxhi Mehmet Becit, të Mehmet Gjylit etj, e rrethuan Ulqinin dhe u përgatitën për të shtënë në dorë, sapo të largoheshin ushtritë turke nga qyteti i Ulqinit. Fuqitë e Mëdha për ti dhënë fund çështjes së Ulqinit e kërcënuan Turqinë se do të zhvillonin një demonstratë navale në bregdetin shqiptar,ndërsa më vonë do të zbarkonin trupat e tyre në skelën turke të Izmirit. Porta e Lartë nga friksimi i demonstratave navale dhe për të shmangur ndërlikimet ndërkombëtare, në gusht të vitit 1880 dërgoi në Shkodër, gjeneral Riza Pashën me tre mijë ushtarë dhe me detyrë që ta dorëzonte Ulqinin pa konflikte të armatosura. Riza Pasha arriti në Shkodër më 19 gusht 1880 u përpoq ti bindte krerët e Lidhjes me të holla dhe me premtime që të hiqnin dorë nga mbrojtja e Ulqinit, ndërsa më 22 gusht pati një takim të veçantë me antarët e Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës,ku deklaroi se do të përdorte dhunën kundër atyre që do të ndalonin dorzimin e Ulqinit. Më 24 gusht 1880 Riza Pasha shpalli në Shkodër shtetrrethimin dhe ndalimin e qarkullimit për në Ulqin, por orvatjet e tij nuk arritën sukses e as letrat që i dërkonte Sulltani tek krerët e Lidhjes Shqiptare fare nuk u morën parasysh për dorëzimin e Ulqinit,mbi dy mijë luftëtarë shqiptarë ndër të cilët gjashtë qind Shkodranë të komanduar nga Muftar agë Reçi, i zunë pozitat në mes Midës së Krajës dhe Malit të Mozhurës për të penguar kalimin e forcave të Riza Pashës në Ulqin, ndërsa forcat tjera shqiptare nën komandën e Haxhi Mehmet Becit,qëndronin në gatishmëri kundër marshimit të forcave malazeze.

Nga ana tjetër më 1 shtator Fuqitë e Mëdha vendosën të ndërmerrnin demonstratën navale para Ulqinit dhe më 4 shtator 1880 rreth 20 korracata e më shumë anije të vogla angleze, austro-hungareze, italiane, ruse, franceze, gjermane, i hodhën spirancat në ujërat e Raguzës, por popullsia e Shkodrës dhe e Ulqinit, dhe Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes për Shkodrën nuk u nënshtruan fare ata u treguan të vendosur deri në fund ta mbronin qytetin bregdetar të Ulqinit. Ndërkaq më 7 dhe 8 shtator 17 batalione osmane të komanduara nga Riza Pasha, rrethuan qytetin e Shkodrës, dhe filluan marshimin për në Ulqin, por forcat shqiptare që ndodheshin në Ulqin dhe Mozhurë, u dolën përballë forcave osmane dhe ndalën marshimin e tyre për në Ulqin, dhe më 15 shtator dega e Lidhjes Shqiptare për Ulqinin u dërgoi Fuqive të Mëdha nëpërmjet konsujve të tyre në Shkodër, një momerandum ku kundërshtonte në mënyrë kategorike dorzimin e Ulqinit, ndërsa më 17 shtator komanda nti i flotës ushtarake të gjashtë Fuqive të Mëdha i dërgoi Riza Pashës një ultimatum, në të cilën jepte 3 ditë afat për dorëzimin e Ulqinit, në të njetën ditë ushtria e Lidhjes Shqiptare e cila e mbante të rrethuar qytetin sapo e mori vesh lajmin rreth 6 mijë ushtarë të Lidhjes Shqiptare e sulmuan ushtrinë turke, ndërsa më 20 shtator flota e gjashtë Fuqive të Mëdha la Raguzën dhe u drejtua për në jug por nuk hyri në ujërat e Ulqinit, megjithatë ushtritë e Lidhjes Shqiptare të cilët qëndronin përballë flotës ndërkombëtare nuk u bindën të largoheshin nga qyteti i Ulqinit, më 25 shtator Riza Pasha shpalli shtetrrethimin në Shkodër, çarmatosi forcat e armatosura të qytetit që vareshin nga Lidhja,ndaloi mbledhjet dhe shpalli shpërndarjen e degës, gjithashtu bëri edhe arestime,nga ana tjetër dega e Lidhjes deklaroi se Riza Pashan nuk e njihte si komandant ushtarak. Acarimi i marrëdhënieve ndërmjet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Portës së Lartë po çonte drejt konfliktit të armatosur Anglia dhe Austro-Hungaria, ndërhynë për të penguar mbrojtjen me armë të Ulqinit, duke parë se as damonstrata detare e flotës ndërkombëtare, e as masat ushtarake të Portës së Lartë nuk pë jepnin rezultate,konsujt britanikë dhe austro-hungarezë u përpoqën të bindnin krerët e degëve të Lidhjes së Prizrenit,e në mënyrë të veçantë antarët e Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës se Fuqitë e Mëdha ishin të prirura tu jepnin kombit shqiptar të drejta për autonomi, por me kusht mos e pengonin dorëzimin e Ulqinit. Ky mashtrim i Fuqive të Mëdha ndaj kombit shqiptar në rast se nuk e kundërshtonin dorëzimin e Ulqinit do të fitonin të drejtat e autonomisë, forcat e moderuara Lidhjes menduan që mos hynë në konflikt me Portën e Lartë, ndërmjet të cilëve edhe Hodo Sokoli përkrahës i njohur i lëvizjes autonomiste, ku filluan të heqin dorë nga lufta për mbrojtjen e Ulqinit,dhe kjo rrethanë e vështirësoi edhe më shumë detyrën e Lidhjes për të mbrojtur me armë Ulqinin, dhe u vendos të mbahej një kuvend i ri i Lidhjes në qytetin e Dibrës.

Kuvendi i Dibrës 20-24 tetor 1880 Lufta e Ulqinit

Kuvendi i Dibrës u mblodh në një kohë kur në të katër anët e Shqipërisë masat popullore kanë qenë të pezmatuara nga vendosmëria që po tregonte Porta e Lartë për tia dorëzuar Malit të Zi Ulqinin,e cila megjtihatë ngurronte të përdorte forcën nga frika se çdo hap i saj do të shkaktonte reagimin e armatosur të shqiptarëve. Kuvendi i Dibrës i filloi punimet e veta më 20 tetor 1880, në këtë Kuvend morën pjesë rreth 300 delegatë të ardhur nga katër vilajetet shqiptare,të shoqëruar nga 5 mijë veta të armatosur, pjesa dërmuese e delegatëve në Kuvendin e Dibrës ishin nga vilajeti i Kosovës dhe ai i Manastirit, pjesa më e madhe e delegatëve u përkiste rrymave radikale dhe atyre të moderuara, në këtë Kuvend morën pjesë edhe udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare siç ishin Abdyl Frashëri, Iljaz pashë Dibra, Ali pashë Gucia etj. Kuvendi i Dibrës trajtoi tri çështje me rëndësi vendimtare për Shqipërinë qëndrimin ndaj çështjes së Ulqinit, krijimin e një vilajeti autonom të Shqipërisë, dhe formimin e qeverisë së përkohshme shqiptare. Lidhur me çështjen e parë Kuvendi i Dibrës e quajti të domosdoshme mbrojtjen me armë të qytetit të Ulqinit, ku shprehu gatishmërinë për të dërguar në Shkodër forca vullnetare, ky vendim iu njoftua edhe Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës.Diplomati i madh i kombit shqiptar gjatë asaj kohe Abdyl Frashëri dhe përfaqësuesit e krahut radikal argumentuan gjithashtu programin e miratuar në Kuvendin e Gjirokastrës,për krijimin e një vilajeti kombëtar,dhe formimin e qeverisë së përkohshme. Ndërsa një pjesë e delegatëve konservatorë rreth 25 veta në Kuvendin e Dibrës mbajtën anën e Portës së Lartë, ku për hirë të interesave të Sulltanit nuk pranuan asnjë nga kërkesat e atdhetarëve dhe u sulën me ashpërsi kundër tyre. Në Kuvendin e Dibrës u zhvilluan debate të zjarrta sidomos rreth çështjes së formimit të qeverisë së përkohshme, kundër së cilës ishin të gjithë delegatët konservatorë të cilët e kishin në zemër Sulltanin dhe qeverinë osmane. Këta mosmarëveshje të thella që ekzistonin në Kuvendin e Dibrës në mes delegatëve shqiptarë, ky Kuvend doli me dy rezoluta njëra e ndërtuar sipas platformës së Kuvendit të Gjirokastrës, kjo rezolutë kërkonte krijimin e një vilajeti kombëtar,me autonomi të gjërë të Shqipërisë, kjo rezolutë fitoi rreth 120 vota, ndërsa rezoluta tjetër e propozuar nga delegatët e krahut të moderuar ku theksohej që Porta e Lartë të krijonte një Ejalet të Shqipërisë, kjo rezolutë fare nuk përputhej me interesat e shqiptarëve sepse Ejaleti kishte një autonomi të kufizuar, mirpo kjo rezolutë e padrejtë mori shumicën rreth 150 vota,ndërsa delegatët konservatorë nuk e nënshkruajtën asnjërën prej këtyre rezolutave, të dy rezolutat u dërguan ndaras në Stamboll.

Kuvendi i Dibrës për çështjen e qeverisë së përkohshme nuk arriti të mar ndonjë vendim të rëndësishëm kombëtar, miratimi i dy rezolutave në Kuvendin e Dibrës nuk arriti ti bashkonte të gjithë forcat patriotike shqiptare rreth një programi të vetëm për krijimin e autonomisë së Shqipërisë,mirpo këta vendime patën jehonë pozitive si mbrenda ashtu edhe jashtë atdheut sepse përsëri u ngrit zëri i kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare për realizimin e të drejtave kombëtare. Gjatë punimeve të Kuvendit të Dibrës Porta e Lartë mori masa të tjera kundër krerëve të Lidhjes në Shkodër për të dorëzuar Ulqinin pa luftë, ku vendosi të përfitonte nga përçarja që u thellua në Kuvendin e Dibrës dhe ti jepte fund qëndresës së Lidhjes për mbrojtjen e qytetit bregdetar të Ulqinit. Porta e Lartë më 25 tetor 1880 largoi nga Shkodra gjeneral Riza Pshën dhe në vend të tij dërgoi mareshal Dervish Pashën i shoqëruar nga 21 batalione. Mareshal Dervish Pasha u emrua komisar i jashtëzakonshëm dhe kryekomandant i vilajetit të Shkodrës, mareshal Dervish Pasha ariti në Shkodër më 3 nëntor 1880, ku i dërgoi një ultimatum Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës për të tërehequr vullnetarët shqiptarë nga qyteti i Ulqinit. Gjatë kësaj kohe treva e Ulqinit ndodhej nën kontollin e forcave të Lidhjes Shqiptare, sipas të dhënave kajnë qenë 2 mijë vullnetarë të vendosur në Ulqin dhe 2 mijë të tjerë të vendosur në sektorin e Tuzit. Ardhja e Dervish Pashës në Shkodër i acaroi edhe më shumë mardhëniet në mes Portës së Lartë dhe krerëve të Lidhjes Shqiptare, ku filluan të vinin vullnetarë të tjerë shqiptarë si nga Tetova, Shkreli, Dibra, nga Kelmendi, gjithashtu pritej të vinin edhe 4 mijë vullnetarë nga Prizreni e Gjakova. Mareshal Dervish Pasha presionet që i bëri nga 7 deri më 16 nëntor 1880 nuk patën sukses ndaj Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës, për ta detyruar ta dorëzonte qytetin e Ulqinit pa luftë,nga ana tjetër edhe Komiteti i Lidhjes për Ulqinin në petecionin që u dërgoi më 16 nëntor Fuqive të Mëdha shprehte vendosmërinë për të mbrojtur qytetin e Ulqinit. Edhe Fuqitë e Mëdha u angazhuan për të dorëzuar qytetin e Ulqinit si konsulli anglez dhe ai austro-hungarez në Shkodër, të cilët në marrëveshje me Dervish Pashën, ushtruan trysni mbi Komitetin Ndërkrahinor të Shkodrës, për ta bindur të hiqte dorë nga mbrojtja e Ulqinit, ku konsujt e Fuqive të Mëdha deklaronin se do të ndërhynin tek Sulltani për tu dhënë shqiptarëve të drejtat e autonomisë. Përballë trysnisë së Dervish Pashës dhe premtimeve të konsujve të huaj më 17 nëntor 1880 një pjesë dërmuese e antarëve të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës deklaruan se hiqnin dorë nga mbrojtja me armë e qytetit të Ulqinit, ndërkohë edhe mjaft nga përfaqësuesit e krahut të moderuar kishin kapitulluar para Dervish Pashës, ky kapitullim shkaktoi revoltim të madh tek qytetarët shkodranë, të cilët formuan një komitet të ri të Lidhjes Shqiptare për Shkodrën. Komiteti i ri i Lidhjes Shqiptare për Shkodrën u formua më 19 nëntor 1880, ky Komitet ishte i vendosur që deri në fund të mbrojë me armë në dorë qytetin e Ulqinit, dhe fare të mos bëjë asnjë lëshim.
Në këtë Komitet mernin pjesë krejtësisht fryma radikale siç ishin Fetah Dragusha, Selim Çoba, Filip Çeka, Isuf Sokoli ,etj. Përçarja nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare dobësoj forcat e saj ushtarake sidomos ardhjen e vullnetarëve të tjerë për të mbrojtur Ulqinin, ky Komitet nuk pati kohë të mjaftueshme të mobilizonte popullin dhe të organizonte qendresën e armatosur kundër ushtrisë osmane, për të ndaluar dorëzimin e Ulqinit Malit të Zi. Më 22 nëntor 1880 derisa Shkodra nuk e kishte kapërcyer ende krizën e mbrend shme politike Dervish Pasha dha urdhër ushtrisë turke të marshonte drejt Ulqinit, po atë ditë ushtritë turke u ndeshën me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe afër fshatit Klesna,në fillim vullnetarët shqiptarë arritën të përballojnë ushtrinë turke, por më vonë pasi arritën reparte të tjera të ushtrisë turke të pajisura deri në dhëmbë me artileri moderne, forcat shqiptare e humbën betejën dhe komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rëndë dhe më vonë ndroi jetë. Pasi pësuan disfatë forcat shqiptare,ushtria turke vazhdoi marshimin dhe hyri në qytetin e Ulqinit më 23 nëntor 1880, ku në mënyrë të padrejtë më 26 nëntor 1880 qytetin bregdetar të Ulqinit ua dorëzuan ushtrive sllave malazeze. Me dorëzimin e Ulqinit mori fund çështja e kufijve veriorë të Shqipërisë e cila kishte mbetur pezull gati dy vite e gjysë dhe e kishte shqetësuar shumë Perandorinë Osmane gjithashtu edhe diplomacinë e Fuqive të Mëdha, ku vullneti i patundur i shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre të shejntë deri në fund, e bëri të qartë botërisht me betejat e një pas njëshme si në mbrojtjen e Plavës e të Gucisë, më vonë në mbrojtjen e Hotit e të Grudës,e deri në fund në mbrojtjen e qytetit të Ulqinit.

Rëndësia historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881

Lidhja Shqiptare e Prizrenit zë një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar ku e bëri të njohur këtë popull në arenën ndërkombëtare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë patriotike revolucionare,me karakter politik dhe ushtarak e cila veprimtarinë e saj e zhvilloi në kushtet e sundimit shekullor osman, ajo lindi nga vrulli patriotik i masave popullore dhe e udhëhoqi popullin shqiptar për tre vjet me rradhë si në aspektin luftarak ashtu edhe në atë diplomatik, gjatë asaj kohe populli shqiptar ishte në vështërsi të madhe, ku gjendej në luftë kundër prepotencës së Fuqive të Mëdha, agresivitetit të fqinjëve tonë shovinist, dhe brutaltetit të Portës së Lartë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit dhe formimin e shtetit kombëtar shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua dhe veproi në një nga çastet më dramatike që kalonte Shqipëria gjatë shekujve të rëndë të sundimit osman, në kohën kur Rusia cariste me Traktatin e Shën-Stefanit ku dëshironte ta shuante edhe prej hartës politike ballkanit kombin shqiptar, dhe pastaj Fuqitë e Mëdha me vendimet e Kongresit të Berlinit, jo vetëm nuk e trajtuan Shqipërinë si subjekt të drejtash kombëtare,por shkuan edhe më tej ku vendosën të bëjnë copëtimin e trojeve shqiptare në favor të fqinjëve tonë shovinist. Në këto rrethana dramatike për fatin e Shqipërisë Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori përsipër detyrën e madhe historike të bashkonte mbarë popullin shqiptar në luftë për të afirmuar indinditetin e tij kombëtar në arenën ndërkombëtare,për të kundërshtuar copëtimin e trojeve amtare në dobi të shteteve fqinje, dhe për të realizuar detyrën madhore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare formimin e shtetit kombëtar shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendresën e armatosur që zhvilloi për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Kelmendit, e të Ulqinit tregoi se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin për ti knaqur aspiratat sllave dhe ato helene. Kjo vendosmëri e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të shikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të Zi në dëm të trojeve shqiptare, por edhe të hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë shqiptare në dobi të Mbretërisë Greke. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp pasi i arriti qëllimet e programit të Rilindjes Kom bëtare Shqiptare, materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe terrori policor i Perand orisë Osmane,në të vërtetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shuajt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha kombit shqiptar një varg mësimesh të rëndësishme për vazhdimin e më vonshëm të lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve dhe programin e saj politik deri në fitoren e pavarësisë kombëtare më 28.nëntor.1912.

Literaturë e shfrytëzuar................................................................................

1.Kristaq Prifti-Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane, Tiranë 1978
2.Ramiz Abdyli-Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet angleze, Prishtinë 2004.
3.Kristo Frashëri-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tiranë 1997.
4.Konferenca Shkencore e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 1981.
5.Historia e popullit Shqiptar II Tiranë 2002.
6.Historia e popullit Shqiptar Prishtinë 1979.
7.Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, Prizren 2001



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 144 vizitorë
Lexuar: 15,018 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi