Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Hipokrizija e LSI me “Fenomenin Çomo” e bënë politikën shqiptare më imorale se ç’është‏
Publikuar më 11 korrik, 2010 në orën 08:41 ( ) Idajet Beqiri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Politika shqiptare ka vuajtur dhe vuan për një kohë pafundësisht të gjatë prej hipokrizisë. Kjo sëmundje është aq e gjatë në kohë, dhe aq e thellë në shpirt e shqiptarëve, sa me fakte kokëforte detyrohesh të bindesh se politika dhe hipokrizia në këtë vend kanë lindur në të njëjtën kohë.
Hipokrizija, si një nga sëmundjet më të rënda prej së cilës kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë shqiptarët, historikisht n’a ka shkaktuar shumë plagë. Kjo sëmundje na ka bërë një komb “invalid”. Ne periudha të gjata historike gjymtyrët e kombit tonë, mëndja e tij, shpirti i tij, forca e tij, kanë mbetur të përgjysmuara, ose për më keq, gjysma është përplasur më gjysmën tjetër dhe vetasgjesimi ka bërë kërdinë. Në vend që të nxëmë nga kjo gjëmë historike që n’a ka robëruar shpirtin një jetë të tërë, në vend që këtë hipokrizi shekullore t’a konsiderojmë si një mish të huaj që duhet të shkulet me rrënjë e me farë nga jeta e shqiptarëve, per fatin e keq, politika jonë e përditshme në çdo çastë e ushqen këtë hipokrizi , e mban gjallë atë, e për fatin e keq të vendit e qytetarëve të tij, e ka kthyer qëllim në vetvete këtë sëmundje, sa nuk rrojnë dot pa të.

LSI erdhi në politikën e këtij vendi, ashtu si erdhi dhe andaj nga erdhi. Pati motive, s’pati motive, kjo është punë për të dhe pë rata që e ndjekin nga pas. Rëndësi ka fakti se proklamon integrimin e vendit në shoqërinë e civilizuar të Evropës dhe të botës.

Shumëkush ia mori për keq kësaj force politike marrjen e votave të 28 qershorit 2009 nga e majta, dhe çuarjen e tyre për të qeverisur së bashku me të djathtën. Unë isha një nga ata që vlerësova se një veprim i tillë do ndikonte sadopak në demokratizimin e së djathtës, në zbutjen në një shkallë të dukshme të hipokrizisë së kësaj të djathtete në politikën shqiptare, domethënë gjithçka në këtë fenomen të pazakontë, pash një ndikim emancipues. Ishin shumë ata që menduan kështu. Por janë të shumtë gjithashtu, përfshi dhe mua, që jemi zhgënjyer.

Pati shumë nga ata që, qysh at’herë kur u bë kjo “krushqi”, u treguan skeptik, sepse me sa duket, niseshin nga “Stani atë bulmet ka”. Mbase është edhe kjo, sepse në atë “Stan” ka edhe plotë figura të tjera, të cilët kur kanë hyrë në të, n’a kanë ngazëllyer , dhe kemi pritur që me mirësinë e tyre, me intelektualizmin e tyre, t’a zbusnin “bariun” dhe “t’a ëmbëlsonin qumështin e këtij stani”. Mirpo, pa kaluar pak kohë “stanëxhinjtë e rinjë”, në vend që të përmirësonin “stanin”, e bënin atë po aq, e ndoshta më shumë hipokritë e të egër nga ç’ishte.

Tashmë, për çdo shqiptar, është e qartë se Qeverija aktuale “mbretëron” vetëm dhe në saj të LSI. Në se LSI do të merrte guximin e t’i thoshte kësaj Qeverije “Ndalu Beg, se ka hendek” , ky vend dhe qytetarët e tij do të kishin një jetë më të mirë, një ekonomi më të mirë, një paqe sociale dhe siguri më të mirë, një kriminalitet më të ultë, një gjendje psikologjike e një qetësi shpirtërore më të mirë. Për fatin e keq LSI jo vetëm që nuk po e manifeston këtë rol, por çdo ditë e më shumë po ia shtonë dozat e hipokrizisë politikës në vend, duke e bërë atë shumë më imorale, nga ç’është, e jetën e qytetarëve, shumë më stresante, nga ç’ishte pa LSI në qeverisje.

Rasti më tipik i kësaj hipokrizije të LSI ndaj politikës aktuale në vend, është “Fenomeni Çomo”, të cilin e mbyllën deputetët e djathtë të Kuvendit të Shqipërisë me një turp të radhës, si shumë turpe të tjera të mëparshme.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë, së paku para 4 vjetëve, ishte ndoshta institucioni i vetëm i drejtësisë në vend ku qytetarët e këtij vendi ndjenin një farë shprese, besimi dhe qetësie shpirtërore se drejtësia dhe ligji do të viheshin në vend dhe hallet e tyre të panumurta do të gjenin një zgjidhje të drejtë. Tashmë edhe kjo hallkë e rëndësishme e drejtësisë, u baltosë me disa figura, që kudo mund të ishin, por kurrë në Gjykatën e Lartë, ashtu sikurse është “baltosur” deri diku edhe Gjykata e Apelit në Tiranë. Dekreti i Presidentit të Republikës për të caktuar Zotin Sokol Çomo në Gjykatën e Lartë ishte objektiv, largëpamës, i qëlluar nga pikpamja profesionale dhe e ndershmërisë së kandidaturës. Mirëpo mazhoranca aktuale nuk shkëputet dot nga “tradita”. Ajo i do gjykatat, prokuroritë, policinë, kontrollin e shtetit, avokatin e popullit, burgjet, për vete, të nënshtruara dhe zbatuese të zellëshme të urdhërave dhe pisllëqeve politike, në dëm të ligjit dhe drejtësisë. Në këtë kuadër në sistemin aktual të drejtësisë së sotme nuk do të ketë vend as për Vangjel Kostën, as për Sokol Çomon, as për Vexhi Muçmatën etj.

Po ku konsiston hipokrizia e LSI në këtë fenomen? Drejtuesit e LSI ka dy ditë që po “çajnë” televizionet e gazetat duke trymbetuar se më në fund, e ndoshta për herë të parë pas 29 qershorit 2009, dolën “kundër” mazhorancës qeverisëse dhe votuan “pro” kandidaturës së Sokol Çomos për në Gjykatën e Lartë. Madje po e çojnë më tej këtë “radikalizmin” e tyre, po akuzojnë hapur, e madje me egërsi, Grupin e deputetëve të PS-së, të cilët nuk morën pjesë në votim për kandidaturën e Sokol Çomos. Sipas deklaratave të LSI, në se deputetët e PS-së do të ishin në Sallën e Kuvendit dhe do të votonin, Sokol Çomo do të merrte 69 vota pro, nga 64 vota kundër që mori prej deputetëve të PD-së. Dhe kështu LSI mendon se “i fitoi pikët” para elektoratit të majtë, pasi “ia la në derë topin PS-së”!

Hipokrizi më klasike se sa kjo që shfaqi LSI, s’ka ku të shkojë. Nisur nga përvoja, të cilën u munduam t’a analizojmë sadopak më sipër, ky rast dhe ky votim i 4 deputetëve të LSI pro kandidaturës së Sokol Çomos, është një hipokrizi tipike e radhës, e cila e bënë politikën aktuale shqiptare, shumë më imorale nga sa është. E konsiderojmë “hipokrizi”, sepse kemi bindjen, bindje që n’a i jep “stani” që aktualisht n’a qeverisë, që këta katër deputetët të LSI, votuan në këtë mënyrë pasi morën “bekimin” e “bariut të Stanit”. Në se ky “bari” nuk do të ishte i këtij mendimi, këta katër deputetë të LSI janë gati t’a prisin dorë, e jot ë votonin Sokol Çomon. Dhe më kryesorja, në se deputetët e PS-së do të ishin në sallën e Kuvendit dhe do të merrnin pjesë në votim, vota e katër deputetëve të LSI do të ishte pa dyshimin më të vogël në anën e Grupit të deputetëve të PD-së, domethënë kundër Sokol Çomos. Po pse vazhdohet kështu me të tilla hipokrizi në politikën shqiptare? Vallë kaq keq janë verbëruar nga pisllëku politik që mbizotëron në këtë vend këta politikan, sa nuk janë në gjëndje të kuptojnë që gjithkush shqiptar në këtë vend, që ka dy gram tru në kokë, e kupton që ky veprim i LSI është një “karem” për deputetët e PS-së për të “thyer embargo” që i kanë bërë këtij Kuvendi të 28 qershorit 2009?!

Me hipokrizi të tilla foshnjore këta “burra politikanë” mund të kënaqen vet, mund të kënaqin edhe familjarët e vet, të cilët gjithsesi, ndoshta nga sëmundja ngjitëse e hipokrizisë, apo ndoshta nga “bëjë qejfin këtij budallajit që e kam në shtëpi”, mund edhe të përkrahin, por një popull i tërë që e vuan kaq egër këtë hipokrizi neveritëse dhe të përdalë në politikën shqiptare, e hedh, dhe duhet të bëhet plotësisht i përgjegjshëm për t’a hedhur posht me neveri.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Idajet Beqiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 1,940 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi