|
Komuna e Preshevës
KABINETI I KRYETARIT
Urim
Në emër të komunës së Preshevës dhe të kryetarit të PDSH-së, uroj gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
28 Nëntori është ditë e shënuar e historisë sonë ku rikujtojmë sakrificat e popullit shqiptarë në kohë për ruajtjen e dinjitetit kombëtarë dhe aspiratat për liri.
Ndërsa në emër të qytetarëve të Luginës së Preshevës me theks të veçantë të komunës së Preshevës përgëzoj drejtuesit e institucioneve qeveritare në Republikën e Shqipërisë dhe i uroj Ditën e Flamurit Kombëtarë dhe njëherit ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin. Uroj që nëntori i ardhshëm Shqipërinë ta gjejë të integruar në Bashkimin Evropian dhe pozita e shqiptarëve jashtë shtetit Amë të jetë më e favorshme duke realizuar të drejtat e tyre kolektive në pikëpamjen kombëtare.
Komuna e Preshevës
KRYETARI I KOMUNËS
RAGMI MUSTAFA
27.11.2010
P r e sh e v ë
|