Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Promemorje e PDSH-së në Luginë të Preshevës
Publikuar më 19 dhjetor, 2010 në orën 05:37 ( ) Mitat Saqipi | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
AMBASADAVE TË AKREDITUARA NË BEOGRAD

SHTETEVE TE UNIONIT EVROPIAN DHE
SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Duke çmuar - lartë mundësitë dhe angazhimet tuaja të deritanishme dhe duke pasur parasysh gjendjen e popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës (komunat: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë), të cilat gjenden në Sërbinë jugore, në kufi me Kosovën dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Duke pritur – në ankth dhe me shpresë bisedimet në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shpresojmë se kësaj radhe nuk do të mungojnë veprimet konkrete që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet drejt dhe në mënyrë adekuate.
Duke ju – ftuar që gjendjen në Luginë të Preshevës dhe çështjen e saj ta kuptoni si pjesë të negociatave “në tërsinë e saj”, konform çështjes së veriut të Kosovës me komunat të banuara me shumic të popullatës Sërbe.
Duke ju – ftuar që negociatat (bisedimet), ndërmjet Sërbisë dhe Kosovës të zhvillohen në drejtim të pajtimit historik të dy kombeve, e drejtë dhe reale është që edhe Lugina e Preshevës si pjesë e kombit shqiptarë të merrë pjesë me përfaqësuesit e saj legjitim në këto bisedime.
Duke ju ftuar - që për së afërmi të informoheni për gjendjen e shqiptarëve në Komunat: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, na lejoni që përmes kësaj:
P R O M E M O R I E
T’ju përkujtojmë disa fakte historike dhe juridike të cilat janë të rëndësishme për këto tri Komuna.
E para - Këto tri Komuna përbëjnë këtë përqindje të popullatës Shqiptare: Presheva 95%, Bujanovci 65% dhe Medvegja 35%, me gjithsejt afër 100.000 banorë, sipas regjistrimit të popullsisë vitin 1981, me një sipërfaqe prej 1249 km², të cilat gjatë sundimit turk kanë qenë pjesë integrale e Vilajetit të Kosovës. Pas Kongresit të Berlinit (1878), dhe Konferencave që pasuan si ajo e Londrës (1912-1913), e Versajës (1918-1920) trojet Shqiptare të mbetura jasht trungut të saj (Shqipërisë) u bën mjet kusuritje për shtetet fqinje. Pas luftës së dytë botërore, popullata Shqiptare e këtyre Komunave pa të drejtë u nda nga popullata Shqiptare e Kosovës.
E dyta – Shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës asnjëherë në historinë e tyre të hidhur nuk u pyetën se në përbërjen e cilit shtet apo njësi administrative duan të jetojnë.
E treta – Nga mospërfillja dhe diskriminimi i vazhdueshëm i tyre, Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në mënyrë legale dhe legjitime organizuan “Referendumin e 1 dhe 2 mars 1992”, me 97% PRO u deklaruan për AUTONOMI POLITIKE TERRITORIALE ME TË DREJTË BASHKIMI ME KOSOVËN, që në fakt paraqesin përcaktimet e veta politike në trojet e tyre.
E katërta – Shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga Republika e Sërbisë, ky diskriminim vërehet në fushën legjislative, gjyqësia, policia, shëndetësia,qarkullimi i lirë i njerzëve dhe mallrave në rajon, përdorimi i gjuhës dhe i shkrimit Shqip, përdorimi i simboleve dhe festave kombëtare, diskriminimi në punësim, mungesa e nivelit të lartë arsimor në gjuhën amtare, mosnjohja e diplomave për studentët Shqiptarë që studjojnë në Kosovë etj.
E pesta – Me shpërbërjen e ish Jugosllavisë, popullata Shqiptare në territoret ku përbën shumicën e popullsisë “parimisht dhe realisht paraqet subjekt në vetvete ”, që në rrethana të tjera të vendosin për fatin e vetë “sipas principit të Vetëvendosjes”.
E gjashta – Pushteti Serb asnjëherë Shqiparët e këtyre trojeve nuk i ka trajtuar të barabartë, por përkundrazi çdo përpjekje të tyre të avancimit të pozitës politike dhe kombëtare edhe përskaj konfliktit të armatosur të UÇPMB-së të vitit 2000 dhe 2001 e ka shuar me represion dhe dhunë (çka edhe dëshmojnë vrasjet, keqtrajtimet, burgosjet arbitrare, zhdukjet e njerëzve) edhe pse ata në fakt kërkonin të drejtat e tyre.
E shtata – Kjo gjendje e pasigurisë dhe pa drejtësisë duhet të ndryshohet nga fakti se këto tri Komuna pa drejtësisht ju kanë bashkangjitur Sërbisë- me ndërrimin me Komunat Sërbe në Veri të Kosovës. Andaj vullneti i shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për autonomi politike e teritoriale, me të drejtë të bashkangjitjes me Kosovën është e drejtë legale dhe kombëtare e mbështetur në parimin e Vetëvendosjes, e theksuar edhe në të drejtën Ndërkombëtare, si faktor më përcaktues për fatet dhe të ardhmën e popujve të rrezikuar.
Duke – rrespektuar vullnetin e popullit të shprehur në Referendumin e përmendur, mvarësisht prej rrjedhave të bisedimeve, kërkojmë që të ndodhë jetësimi i tij.
Duke – besuar se nuk do të mungojë angazhimi i Juaj dhe akterëve tjerë relevant ndërkombëtarë, kërkojmë që si hap i parë dhe i menjëhershëm të bëhet demilitarizimi i Luginës së Preshevës, me qëllim të krijimit të një mjedisi të qetë dhe normal për të gjithë qytetarët e këtyre komunave.
Mbesim me shpresë se më në fund edhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve dhe se çështja e Luginës së Preshevës do të zgjidhet konform çështjes së komunave me shumicë sërbe në veri të Kosovës.

Më 18.12.2010
Në Preshevë

Këshilli Qendrorë i PDSH-së
Kryetari: Ragmi Mustafa

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mitat Saqipi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 814 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi