Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Konventa e Bazelit, mbeturinat radioaktive dhe Shqipëria
Publikuar më 16 janar, 2011 në orën 22:23 ( ) Dr. Alban Daci | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Konventa e Bazelit është nënshkruar në Bazel më 22 mars 1989. Preambula e saj, ndër të tjera, nënvizon: “Të vetëdijshëm se mbeturinat radioaktive, mbeturinat e tjera të rrezikshme dhe lëvizjet e tyre përtej kufijve, rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Mendojmë, se mënyra më efikase për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe mjedisin nga rreziqet që shkaktojnë mbeturinat radioaktive, konsiston në zvogëlimin në minimumin e mundshëm të prodhimit të tyre si nga këndvështrimi sasior, ashtu edhe nga rreziku potencial. Shtetet duhet të jenë të vetëdijshëm të marrin masat e nevojshme për të bërë të mundur që administrimi i mbeturinave të rrezikshme (ku bën pjesë edhe mbeturinat radioaktive) dhe i mbeturinave të tjera, përfshijë edhe ato që kalojnë kufijtë nacional dhe eliminimin e tyre, të jetë i përputhur me mbrojtjen e shëndetit njerëzor, pavarësisht vendit ku lëndë të tilla mund dhe do të eliminohen. Shtetet duhet të parashikojnë derisa prodhuesi plotëson detyrimet që kanë të bëjnë me transportin dhe eliminimin e mbeturinave radioaktive dhe të mbeturinave të llojeve të tjera në mënyrë që të jetë i përshtatshëm me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit njerëzor. Çdo shtet ka të drejtën sovrane (të drejtën absolute) të ndaloi hyrjen ose eliminimin, mbi territor, të mbeturinave të rrezikshme dhe të llojeve të tjera që mund të vijnë nga shtetet e tjera. Rinjihet në mënyrë të barabartë edhe tendenca në rritje për të dashur me evituar lëvizjet ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme dhe eliminimin e tyre në shtete të tjera, në mënyrë të veçantë tek vendet nën zhvillim. Shtetet duhet të marrin masat e nevojshme për të garantuar një shkëmbim të përshtatshëm të informacionit dhe një kontroll efektiv mbi lëvizjet ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme dhe të mbeturinave të tjera, qoftë në hyrje si dhe në dalje”.
Çfarë kuptojmë me mbeturina radioaktive? Mbeturina radioaktive janë materiali i përdorur në impenjimin paqësor të energjisë nukleare që përmban sostancë radioaktive dhe për të cilat nuk është parashikuar një ripërdorim. Mbeturinat radioaktive janë të gazta, lëngëta dhe të ngurta. Sipas nenit 197 të Traktatit të Themelimit të Komunitetit Europian për Energjinë Atomike: mbeturinat radioaktive nuk janë gjë tjetër veçse elementët e lëndëve djegëse rrezatuese.
Në vitet e fundit, mund të themi se problemi i prodhimit, transportimit dhe eliminimit të lëndë radioaktive është bërë një problem serioz në Europë. Përveç konventave ndërkombëtare si ajo Bazelit dhe e Vjenës që janë adoptuar me procedura sa të ngjashme dhe të ndryshme juridike nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, në nivel institucional të Bashkimit Europian mungonte një normativë e përbashkët, e cila do të kishte për objekt mbeturinat radioaktive dhe llojet e tjera të mbeturinave që konsiderohen po aq të rrezikshme.
Për këtë arsye, Bashkimi Europian në nëntor të vitit, që sapo lamë mbrapa, ka propozuar norma të përbashkëta për eliminimin e lëndëve radioaktive dhe për transportin e tyre. Centralet nukleare prodhojnë një të tretën e energjisë elektrike të konsumuar në BE, që do të thotë rreth 7000 metër kub mbeturina radioaktive në vit.
Duke pasur parasysh faktin se mbeturinat radioaktive mbeten të rrezikshme edhe për miliona vite, duhet një strategji më e sigurt dhe më largpamëse në kohë për eliminim e tyre, ose për të zvogëluar në maksimum efektet e rrezikshme që ato mund të shkaktojnë tek njerëzit dhe tek mjedisi.
Një legjislacion i BE-së mbi sigurinë (ku përfshihet edhe siguria nga mbeturinat radioaktive) do të ndihmonte për t’iu përgjigjur edhe shqetësimeve të shprehura me zë të fort nga opinioni publik. Opinioni publik, nga rasti i aksidentit të Chernobyl-it të ndodhur në vitin 1986 në ish Bashkimin Sovjetik dhe të disa të tjerëve, siç është rasti i anijeve të fundosura kryesisht rreth brigjeve të Italisë, është shumë i shqetësuar me faktin se sasia e prodhimit të lëndëve radioaktive është në rritje, si dhe pse nuk ka transparencë se çfarë bëhet me ta si në rastin e transportit në një vend tjetër, ashtu edhe për eliminimin në territorin e shtetit që i ka prodhuar. Në një sondazh të kaluar rreth 82% e qytetarëve të intervistuar është shprehur dakord për një legjislacion në nivel të BE-së për të rregulluar administrimin e mbeturinave radioaktive dhe nukleare.
Normat e përbashkëta për siguri të BE-së të propozuara për administrimin e lëndëve radioaktive dhe për eliminim e tyre propozojnë një zgjidhje afatgjatë. Të njëjtat normat do të aplikohen edhe për mbeturinat radioaktive të prodhuara në fushën e mjekësisë, industrisë dhe të kërkimit shkencor.
Një autoritet i pavarur do të lëshojë licenca për ndërtimin dhe administrimin e vendeve të ruajtjeve të lëndëve radioaktive dhe do të verifikoi sigurinë e tyre. Dy vende të BE-së mund të bien dakord të administrojnë depozitat e përbashkëta, ndërsa do të jetë e ndaluar eksportimi i mbeturinave nukleare përtej BE-së. Opinioni publik duhet të jetë i informuar dhe i konsultuar mbi projektet e ndërtimit të depozitave të mbeturinave radioaktive.
Sot ekzistojnë në mënyrë kompleksive 143 centrale nukleare në 14 vende të BE-së. Finlanda, Suedia dhe Franca kanë të ndërmend të ndërtojnë depozitat e para të BE-së në 15 vitet e ardhshme. Kjo është panorama europiane.
Kohët e fundit edhe në Shqipëri po flitet shumë si për çështjen e mbeturinave të tjera, ashtu edhe për faktin se Shqipëria, pasi të ketë pranuar konventat ndërkombëtare, mund të jetë një vend transit për mbeturinat radioaktive. Si fillim, fakti që Shqipëria, për të përshtatur legjislacionin e saj me atë të BE-së, ratifikon konventat kryesore për lëndët radioaktive, si ajo e Vjenës, nuk përbën asnjë problem.
Megjithatë, si Konventa e Vjenës dhe ajo e Bazelit, e kanë të shkruar të bardhën mbi të zezë se çdo shtet anëtar ka të drejtë sovrane të refuzojnë importimin e mbeturinave radioaktive në territor. Gjithashtu, vetë Konventa e Bazelit shprehet qartë në preambulën e saj se: “Është shumë e shqetësuar me problemin e trafikut të paligjshëm të mbeturinave radioaktive, duke pasur parasysh se vendet në zhvillim disponojnë një kapacitet të limituar në administrimin e mbeturinave radioaktive dhe të llojeve të tjera që janë të rrezikshme”. Nga kjo e fundit del qartë, se përderisa Shqipëria është një vend nën zhvillim nuk ka kapacitete të mjaftueshme për administrimin e lëndëve radioaktive, qoftë edhe duke qenë një vend transit. Prandaj, Shqipëria le ta modernizoi dhe përafroi legjislacionin e saj me atë të BE-së, ku aspiron të aderoi si vend anëtar, por mos të pretendoi se është e gatshme për aksione konkrete, që kanë të bëjnë si me eliminimin e tyre, ashtu dhe me faktin e të qenit një vend transit. Koha treguar se lëndët radioaktive janë shumë të rrezikshme si për njerëzit ashtu edhe për mjedisin. Pasojat që lënë ato janë të pa ri riparueshme edhe për shumë vite me radhë, edhe pas 1 milion vitesh. Prandaj, të bëjmë kujdes duke mos luajtur me zjarr në kurriz të brezave që do të vijnë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Alban Daci
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 1,463 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi