Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Për regjistrimin e popullsisë
Publikuar më 19 janar, 2011 në orën 23:58 ( ) Refik Hasani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Regjistrimi i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që pritet të zhvillohet prej datës 1 deri më datën 15 prillë të ktij viti. Të lindurit jashta Kosovës e që janë sot me qëndrim në Kosovë, duhet të regjistrohen në një rubrikë të veqantë në çdo fletëregjistrim. Projekti më kapital pas pavarësisë së Kosovës ku duhen pregaditje të nevojshme për regjistrimin konform standaredeve ndërkombëtare. Rëndësia është shumë e madhe, sepse do të evidentohen, do të pranohen dhe legjitimohen nga organet më të larta të Republikës së Kosovës, dhe prej cilave Republika janë të ardhur dhe faktori relevant ndërkombëtarë. Do të dihet saktësisht se kur janë ardhur, prej cilit lokalitet janë, ku janë vendosur dhe gjendja materiale e tyre si kategori. Parshikimi për këtë rubrikë është e nevosjshme veqmas për Shqiptarët e lindur në Mali të Zi, nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë, por edhe nga hapsira e ish-ngrehinës artificiale të quajtur jugosllavi. Apel Entit të stastikës të Kosovës, Kryetarit të Komsioni qendror për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave që të parashihet një rubrikë e veqantë për të lidurit jashta Kosovës! Mos të lëshohet ky rastë i radhës, pasojat do ti bartim të gjithë, kush më shumë e kush më pak.

-Të parashifet një rubrikë e veqantë në çdo fletë të regjistrimit civil për banorët e ardhur, ku do të dihej saktësisht se sa banorë nga cili lokalitet a Komune i takojnë.
- Regjistrimi do të ishte tejet me rëndësi dhe me vlera që nuk mundë të maten fare, sepse do të kemi pasqyrën e saktë se sa banorë janë me banim në Kosovë, por konsiderohen si të ardhurit e luftës apo si kategori e të dëbuarve pas qershorit 1999, deri më datën e regjistrimit.
- Do të dihej dhe pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe prej cilit shtet a lokalitet janë të ardhur dhe në cilin shtet dhe Komun janë të vendosur me qëndrim.
- Në bazë rezultateve të përpunuara do të dilet publikisht se çfarë statuti ju takon ksaj kategorie, e jo si deri më tani pa kurfar statuti të definuar, si refugjat, ilegal gjysmë ilegal, të parregulluar, të përkohshëm, si kategori e luftës, apo si banorë që kanë ikur nga mungesa e kushteve apo ka ndodhur ndonjë fatkeqësi elementare natyrore apo!
- Pas përfundimit të këtij projekti përveq që do të dihet dhe pranohet numri i këtyre banorëvë, do të planifikohet se çfarë duhet të ndërmirren për qëndrimin e mëtutjeshëm të tyre në Kosovë dhe do nxirrej se sa është investur për kthimin e tyre në trojet e tyre.
- Deri më tani këto banorë kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe të askujt, disa nuk mundë të regjistrohen, disa janë pa farë qëndrimi të rregullur, disa jetojnë në Kosovë kurse i posedojnë vetëm dokumentat e Republikës së Serbisë, e disa prej tyre posedojn dokumentat e dyfishta.
- Nëse nuk hyn ksaj dhe të regjistrohen, mbesin jashta systemit, por vetëm si të vequar në një rubrikë që më lehtë është të dallohen për ti identifikur, sistemuar, evidentuar dhe numërur saktësishst do të mbesin jashta regjitrave të Kosovës dhe prej nga vijnë.
- Shqiptarët që erdhën dhe vendosën nëpër lokalitete të Kosovës nuk ishin vetëm nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, por sa kishte nga këto tri Komuna po aqë e ndosht më shumë ka patur edhe nga qytetet të tjera të serbisë si Beogradi, Nishi, Leskoci, Vranja, Kragujevci por edhe nga Vojvodina si Novi Sadi, Podgorica, Ulqini, Rozhaja, Tivari e vende të tjera. Gabimi, që në fillim të hyrjes në Kosovës është dashur të pajisen me kartela identifikimi, por si të përkohshme, si që ndodhi në vitin 1999 në Maqedoni. Më lehtë do të dihej dhe do të pranohej numri i atyre që janë si të zhvendosur. Kjo do të ishte mënyra më e mirë e evidentimit dhe pranimit nga të gjitha palët për banorët që po hyn në Kosovë.

Është interes kombëtar të regjistrohen të gjithë, por rubrika të jetë e veçantë

Evidentimi dhe pranimi i banorëve shqiptarë që kanë filluar të banojnë në Kosovë pas qershorit 1999, nuk është trajtuar evdentimi i ksaj kategorie nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e serbisë. Rexhistrimi i cili do të mbahet sivejet prej datë 1 deri më 15 prill domosdo duhet ti përfshij edhe të zhvendosurit shiptarë jo vetëm nga tri Komunat por edhe nga e tërë ngrehina e hapsirës së ish-Jugosllavisë. Rubrika duhet të parashef rubrikën e veqantë për të ardhurit pas qershorit 1999. Me këtë do të identifikohet a jan të ardhur para apo pas qershorit 1999. Kur dihet mirëfilli se në Kosovë nuk është organizuar rexhistrimi i popullatës tri dekada. Pra, regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 198, ku prej atëher kemi një fluks të madhë të ardhurish nga pjesët tjera jashta kufijve të Kosovës. Me këtë rexhistrim do të dihet dhe pranohet botërisht, sakëtisht sa banorë kemi të ardhur që janë të lindur jashta territorit të Kosovës e që so t jetojn në Kosovë. Kjo është rënëdsia shumë e madhe. Duke pasur parasysh nevojën, arsyen e pallogaristshme që të dihet sa banorë janë. Ky rexhistrim është dashur të organizohet në vitin 2001 por për arsye të ndryshme nuk ishte e mundur të organizohet. Kjo është një nga mundësit e humbura që nuk mundë të kthehet prapa. Nuk mundë të kthehet as domosdoja e evidentimit kur kan hyr në kufijt e Kosovës. Rasti i tretë mundë të them edhe historik që nuk guxon të humbet dhe të lëshohet. Nuk guxon të përsëritet gabimi të forcohet për së treti herë. Rexhistrimi i cili është paralamruara se do të organizohet prej 1 deri më 15 prillë duhet të përfshij, të parashihet një rubrikë të veqantë ekluzivisht për banorëtë e lindur jashta Kososvës: Kjo rubrikë duhet të nënëkuptoj qytetari i cili rexhistrohet në Kosovë prej cilit vendbanim, lokalite dhe Komunë është i ardhur, në cilin vit është vendosur në Kosovë. Këto janë informata të sakta që do të na shërbejnë.

Rëndësi e regjistrimit

Do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme nëse do të kishim pasqyrën e saktë se sa banorë jan me banim të ardhur nga Krahina shqiptare e mbetur nënë admisitrimin e serbisë dhe haspira tjera të ngrehinës së quajtur Jugosllavi. Sikur të diheshin dhe të pranoheshin këta banorë që nga fillimi i banimit në Kosovë sot nuk do të kishim një çrreguillim të rexhistrimit civilë të tyre. Do të përfitonim në ndihma, vendosje në strehimore të përkoshme do të investohej në kthimin e tyre. Gabimi është edhe pse me kohë nuk është bërë vendoja në banim kolektiv për shumë arsye të njohura e të panjohura. Sikur të veprohej në mënyrën më adekute kjo kategori veqmas e e të dëbuarvë të luftës do të përfitonin diqka. Do të dihej dhe pranohet edhe zyrtarisht se sa banorë janë. Deri më tani për serbëtë lokal të Kosovës asnjë institicion qeveritara i republikës së Kosovë, Beogradit por edhe instanca ndërkombëtare nuk ka që nuk din për numra të stërëmadhuara për këta. Kurse për shqiptarët sikur kan mbetur një tëmë tabu. Kjo kategoria që jetojn sot në Kosovë ishin sikur të të jenë të askujt, sepse në Kosovë fare nuk mundë të rexhistrohen e as ti gëzojn gjërat që dalin nga ky regjistrim, si: ta gëzojn të drejtën e një pensioni të pleqërisë, të invalidi të punës, të regjitrohen për marrjen e patent shiferit, të veturës, të aplikojn për banesa të banimit social etj. Për shakë që nuk u bë evidentimi dhe pranim i numrit të saktë nuk u integruan ashtu si duhet, nuk pati ppërpjekje dhe stategji për inegrim, risozializim në shoqërin kosovare. Kjo kategori jo që nuk po mundë të votojnë, por edhe as të jenë të votuar. Vështërsi është duke paraqitur edhe ligji i miratiuuar nga parlameni i Kosovës lidhur me pajisje më dokumenta të udhëtimit. Pra deri më tani jemi mbetur me një statut apo pa kurrfarë statuti, si refugjatë i luftës, katastrofës elementarë natyrore. Ne ende jemi me një qëndrim ilegal, gjysëm ilegal,me qëndrim të përkoshëm, apo të përheshëm. Ne si individë duhet më vullnet ton personal apo familja duhet të kthehemi. Kosova duhet të na detyroj ligjërisht të kthehemi prej nga kemi ardhur. Beogradi, Podgorica duhet të kërkon nga ne kthehemi apo të presim deria sa Prishtina me Beogradin e ti stabilizojnë marrëdhëniet në mes veti dhe ne do të jemi çështje e reciprocitetit. Nuk duhet të presim nga asnjë nga këto që u përmendën, por edhe as nga faktori politik ndërkombëtarë që të ndërmarë diqka konkrteisht në këtë drejtim. Por a duhete të mbetemi edhe ne indiferent dhe të pajtohemi si është e mundur që një banorë nga çdo cepiu të botës si shtetas i huaj shkon në SHBA dhe për tri vjetë banimi e pune në këtë shtete mundë të aplikoj dhe kërkoj nënshtetësin amerikane dhe kjo kjo i lejohet. Kosova nuk mund të bëjë përjashtim në këtë drejtim. Në vend që të kemi lehtësira pasi që jemi shqiptarë dhe të gjithëve do të duhej të pranohet nënështetësia Kosovare. Këto janë standarde të dysfishta që duhen ndryshuar patjetër në një të adhme të afërt. Gabim po ashtu i madhë është që të gjithë qytetarët që jan të lindur jashta Kosovës janë të denuar që të paguajnë taksën prej 150 euro që është e pa drejtë. Ne e pranojmë faktin që nënështetësia në shumicën e shteteve të botës paguhet por asnjë prej tyre nuk ka specifika me ne shqiptarët . Vështërsi është se një pjesë është pajisur me letërnjoftim të UNMIK-ut, kurse tash me ligje të reja i kontestohet kjo. Edhe një dihet të mirret për bazë, që të gjithë shqiptarë në ish-RSFJ duhet të gëzojnë të njëtën kohë t'i posedojnë dhe t'i ruajmë dy nënështetësi. Nëse nuk hyn ksaj here në sistem të regjitrimit si do të llogaritemi ne banorët, do të mbetemi jashta rregullave dhe evidencave civile shumë të vlefshme. Kur ksaj i shtojmë po këta banorë që pas vitit 1999 jetojn në Kosovë edhe pse ishin banorë të ish –RSFJ- së shumë vështirë e kan të kthehen apo të vazhdojn të evidentohen si banorë të atyre lokaliteteve amë.

***
Beogradi nuk dëshiron të dihet nunmri i kësaj kategorie asnjëherë, por sa më shumë të ngatërrohet dhe të humben gjurmëtë e ksaj statistike shum të vlefshme për çdo shoqëri. Nëse bëhet kjo rubrikë për llogaritjen e saktë nga një istitucion kredibil i Kosovës që është financuar nga të huajtë edhe do të pranohen të dhënat që dalin nga ky regjistrim. Prandaj ky shkrim autirial le të luaj një rol që publikisht po kërkojm për një rubrikë të veqantë për këtë kategori jo të vogël. Vetëm në Komunën e Gjilanit pas qershorit 1999 deri në fundë të vitit 2002 kemi 11.783 banorë kurse në tërë Kosovës të ardhur nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva kemi mbi 50 mij banorë, kurse nga ish-RSFJ-ja mundë të jent mbi 120 mijë shqiptarë.

Autori është publicist i pavarur, ky verzion i këtij punimi është paraqitur edhe në një sesion shkencor të orgnizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës mbajtur në vitin 2007

19.01.2011

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Refik Hasani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,821 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi