Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PDSH reagon ashpër ndaj aktgjykimit të gjykatës për krime lufte në Beograd
Publikuar më 22 janar, 2011 në orën 18:20 ( ) Mitat Saqipi | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e saj të mbajtur më 22.01.2011 ditë e shtunë lëshon këtë :

R E A G I M

PDSH reagon ashpër ndaj aktgjykimit të gjykatës për krime lufte në Beograd, me të cilin janë dënuar nëntë qytetarë shqipëtar të Preshevës me njëqindenjë vit heqje lirie.

Kryesia e PDSH-së vlerëson se ky është një proces i montuar politik në vazhdën e shumë veprimeve të tjera të cilat shteti i serbisë po ndërmerr ndaj shqiptarëve me qëllim të futjes së frikës dhe pasigurisë, si dhe tendencën për barazimin e viktimës dhe krimeve të kryera në Kosovë dhe hapsirat tjera të ish Jugosllavisë nga forcat paramilitare dhe ushtarako-policore serbe viteve të nëntëdhjeta.

Duke u bindur thellë në pafajësinë e nëntë shqiptarëve nga Presheva, kërkojmë nga gjyqi përkatës rishikimin e aktgjykimit dhe anulimin e tij si dhe lirimin e menjëhershëm të tyre. Njëkohësisht kërkojmë nga organizmat ndërkombëtar të instaluar në Beograd që të ushtrojnë ndikimin e tyre në mënyrë që drejtësia në serbi të funksionoj konform standardeve ndërkombëtare.
Prokuroria për krime lufte le të zbardhë rastet e vrasjeve, kidnapimeve dhe masakrave të kryera në Preshevë e Bujanocë nga forcat paramilitare serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë kohës së luftës në Kosovë e më vonë.

Shërbimi për informim i PDSH-së

Preshevë
Më: 22.01.2011

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mitat Saqipi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 673 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi