Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Referendumi i Krahinës shqiptare për Autonomi Territorialo-Politike
Publikuar më 28 shkurt, 2011 në orën 20:04 ( ) Refik Hasani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kërkojm që Këshilltarët Komunal shqiptarë të Medvegjës, Bujanacit dhe Preshevës të marrin vendime për organizimin edhe të një rikonfirmimi të këtij referendumi para se të bëhen njëzetë vjetë. I vetmi institucion që e mbulon dhe përfaqëson këtë Krahinë shqiptare jan Këshilltarët Komunal shqiptarë që e kanë legjitimitetin e plotë të dalur nga verdikti i popullit. Këto janë zëri i popullit janë dhe janë të zgjedhurit nga vota e lirë e popullit, prandaj edhe këshilltarët komunal shqiptarë të marrin mbi supe organizimin e rikonfirmit të referendumit.

Pra, i vetmi ky forum përveqë që duhet përcaktohen dhe të marrin vendim, por edhe:
Të caktojn datën dhe të shpallin formën dhe mënyrën dhe fletë votimet e këtij referendumi,
- Të mbykqyrë mbarëvajtjen e këtij referendumi,
- Të ngrisë një Komsionin i përbër nga këshilltarët Komunal shqiptarë nga Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Me rastin e 19 vjetorit të mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars 1992 nga banorët e Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Kjo krahinë është territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike u nda dhe u aneksua nga Serbia

Me datën 1 e 2 mars 2011 mbushën 19 vite kur për dy ditë rreshtë të vitit 1992, populli shqiptarë i Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë rajon si pjesë Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi territoriale - Politike të shqipëtarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën. Ky referendum ishte një akt sublim, vullnet i shprehur ku u zgjodhë edhe kryetari dhe njeriu që ishte shumë i meritueshëm për mbarëvajtjen e këtij Referendumi Profesori i nderuar z.Ibrahim Kadriu. Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda, lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme, ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative. Pati edhe të maltretuar psiqikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm, ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të shqiptarëve. Përveq në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta, të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku më një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe formoj edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkimi më Kosovën. Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 është një akt shumë domethënjës me vlera dhe nota më të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët. U shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar. Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera, kurse ne shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës mbajtëm Referendumin. Pra në këtë rast ne nuk mund të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sanxhak sepse kemi elemente që pranohen edhe me akte ndërkombëtare. Ne shqiptarët etnik e kuptuam me kohë edhe pse ende RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmos për ndryshime në aspektin e statutit të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsilidimin e përgjithshëm .

Çfarë u arritë që nga referendumit i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992, e deri më sot!?

Ende mungon liria e plotë e lëvizjes, mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit. Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si në Gjykata, Shëndetësi. Liria e lëvizjes mungon ka shumë drojë, frikë e psikozë për shkakë që në këtë Rajon kemi 30 baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën. Policia multietnike ende në numër të vogël në krahasimme numrin e popullatës. Nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit, rasti më i freskët është kur po i detyrojnë Policët shqiptarë të shërbejn jashta Komunave të veta. Mungon arsimi i lartë të arsimohen në një uiniversistet publikë në gjuhën shqipe. Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm Rajonal me seli në Preshevë. Mungon finalizimi dhe konkretizimi, vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e ksaj Krahine mos të pajtohen me gjendjen e ton në shumë sfera, kur edhe organizuam dhe bënë Luftën e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit, pra UÇPMB-ja. Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi në tryezën e bisedimeve. Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve:
- Faktorit Politikë dhe Ushtarak të shqiptarëve të ksaj Krahine
– Qeveria e Serbisë dhe
- Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fundë të luftës së armatosur, demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika, kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në sheshë shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti Serbë pë përzënjen, dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokalitetve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive, të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan vatra e veta , si pasojë e luftës. Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave të cekura janë 11.783 banorë. Kategoria e të zhvendosurve nga në veqanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria serbe nuk dashti as të ndëgjoi se le të intresohet dhe investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta.
Këshilltarët Komunal shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës patën disa seanca të përbashkëta të mbajtura ku edhe miratuan konkluzione me përmbajte, kërkesa dhe pika të veqanta. Deri më tash janë tri elemente, veprime që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që Kosova Lindore po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet, të fomojë një identitet të vetin si me:
- Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992
- Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së
- Marrëveshjen e Konqulit

A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë

Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Kosova është shtet dhe Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindor. Duke llogaritur në Politikën e jashtme nëse së shpejti do të kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë.
Kërkohet që edhe njëher të Rikonfimohet vullneti i popullit pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë.
Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare.
Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim, intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim, unitet, harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë p.sh lidhur me pjesëmarrjen për parlamentë të Serbisë disa ishin pro e disa kundër , kështu nuk mundë të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jepë rezultate të pritshme .
1 - Ndërtimi i koncenzusit për gjëra fundamentale
2 - Rikonfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë
rajon të ketë,
3 - Mbykqyrje të përheshme të forcave të sigurisë ndërkombëtare
këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë Krahinë shqiptare.
Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike, në evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije por edhe manifestime të ndryshme. Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona, në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë, për t'u bërë realitet Referendumi për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjtje me Kosovën amë.

Autori është Prof. i Ekonomisë, publicist i pavarur nga Krahina shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë.

28.02.2011

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Refik Hasani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 1,867 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi