|
Komuna e Preshevës
Kabineti i Kryetrit të Komunës
Në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe të qytetarëve të sajë, dënoj rastin e vrasjes së dy shtetasve amerikanë nga një shtetas i Kosovës. Pas marjes së lajmit nga mjetet e informimit, jemi jashtëzakonisht të shqetësuar rëndë dhe dënojmë ashpër vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani.
Në emër të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës u shprehi ngushëllimet më të sinqerta popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave.
Ky rast makabër është një akt kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit shqiptarë të Kosovës dhe më gjërë, që gjithmonë dhe përjetësisht janë dhe do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe Qeverisë Amerikane për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit shqiptar gjatë kohërave më të vështira që kanë ndodhur jo vetëm në Republikën e Kosovës sidomos ushtrisë së saj që pati rol thelbësor në çlirimin e Kosovës dhe që ka rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë rajonin.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto momente të rënda solidarizohen me dhimbjen e qeverisë amerikane, popullit amerikan, ushtrisë amerikane dhe familjeve të viktimave.
Shprehim besimin dhe bindjen e plotë që aktorët e këtij akti monstruoz të dalin para drejtësisë dhe do ta marrin dënimin e merituar si dhe akte të tilla të ngjajshme të mos ndodhin kurrë më.
Preshevë Kryetari i Komunës së Preshevës
Më02.03.2011 Ragmi Mustafa
|