Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Për atë që bëre për “ditlindjen” e Muhamedit, Allahu të udhëzoft, o Kryeministri ynë!
Publikuar më 18 prill, 2011 në orën 00:40 ( ) Idajet Beqiri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ky kryeministri ynë, që i madhi Zot i sjelltë mbrothësinë, ndryshe nga gjithë kryeministrat e qeverive serioze të botës, nuk di se ku hynë, e nga del, flet, kur duhet të hesht, e hesht, kur duhet të flas. Për fatin ton të keq, por edhe për fatin e keq të vet kryeministrit, shejtani atë e çon atje ku nuk duhet të shkojë, dhe e largon nga vendi ku duhet të shkojë.

Bela e madhe me këtë kryeministrin tonë, i cili ateizmin e genit të tij, mbasi e ka shartuar me një farë besimi fetar të bazuar në sekte, e manifeston duke pozuar dhe mbajtur fjalime para një “turrme besimtarësh” në Pallatin e Kongreseve, në fushatë elektorale, për “Ditlindjen e Muhamedit”!

Përse shkoi, kush e këshilloi, çfarë tha, e mbi të gjitha, përse nuk duhet të shkonte për të mbajtur fjalim në 17 prill 2011 në Pallatin e Kongreseve, “për festën e ditlindjes së Muhamedit”, ky kryeministri ynë?

Kryeministri i një vendi, ashtu sikundër Presidenti i Republikës, ministri, deputeti, kryetari i partisë, dhe gjithkush që nuk është vetëm i vetvetes, por është përfaqësues dhe përçues tek një publik i gjerë, tregohet i matur dhe këshillohet që të bëjë veprime të përgjegjshme për të mbajtur të bashkuar popullin e vet, e jo të ndikojë tepër negativisht në përçarjen e mëtutjeshme të tij.

Besimtarët musliman në të gjithë botën, ashtu sikundër edhe këtu në Shqipëri, janë të ndarë brenda vetes për shumëçka që kanë të bëjnë me fenë e tyre islame. Ndarja më e madhe e tyre lidhet edhe me të ashtuquajturën “festa e ditlindjes së të dërguarit të Allahut”.

Një pjesë e muslimanëve, përgjithësisht ata që kanë hyrë shumë vonë në fenë islame, por edhe ata besimtare që u besojnë më shumë “bëmave” të individëve të caktuar, e që kanë sajuar lloje-lloje sektesh, e festojnë 17 prillin, ditën që paska lindur i dërguari i Allahut, Profeti Muhamed.

Një numur i madh muslimanësh kudo në botë nuk e dinë se cila është data dhe dita e lindjes së Profetit Muhamed. Ata, duke studjuar mirë Kuranin dhe dijetarët e shquar, i qëndrojnë besnik idesë se Allahu, që i qofshim fal, nuk ka zbritur asnjë argument për këtë bidat.

I Dërguari fisnik i Allahut, Profeti Muhamed, nuk udhëzoi askënd për këtë bidat dhe as nuk bëri vet ndonjë veprim lidhur me të. Madje as Sahabët e të Dërguarit të Allahut nuk kanë bërë asnjë veprim lidhur me këtë të ashtuquajtur bidat. Madje edhe Katër Khalifët e udhëzuar, gjatë sundimit të tyre, nuk e kanë përmëndur, ose festuar ndonjë herë ditlindjen e Profetit Muhamed. Të njejtën gjë kanë bërë edhe Sahabët e tjerë të të Dërguarit..

Kështu kaloi i gjithë njëqind vjeçari i parë, në të cilin nuk u gjend ndonjë mevlud i tillë. Pastaj kaloi njëqind vjeçari i dytë dhe as në këtë njëqind vjeçar nuk kishte një mevlud të tillë.

E më pas kaloi edhe njëqind vjeçari i tretë dhe as në të nuk kishte mevlud.

Në shekullin e katërt u “shpik” ky mevlud. Po kush e shpiku atë, dhe ku u bazua kjo “shpikje”? Dijetarët serioz të fesë islame thonë se këtë mevlud për të ashtuquajturën “ditlindje të Profetit” e shpikën Shijat Ubejdijinë, të cilët sunduan në Egjipt.

Në librat e shumtë që u shkruajtën para shekullit të katërt nuk përmendet fare ky mevlud ngaqë ai nuk egzistonte në atë kohë. Ai u shpik pas asaj periudhe, ose pas tre brezave më të mirë që kishin kaluar. Pra pas treqind vjetëve u shfaq bidati i mevludit, i cili u bë i njohur si bidati i festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed.

Dijetarët që kanë studjuar dhe studjojnë fenë islame si dhe besimtërë të shumtë që besojnë dhe i falen të madhit Allah, thonë se këtë bidat e shpikën Rafidat, të cilët janë nga krijesat më të këqija të Allahut. Këtë “shpikje” ata e bënë për të imituar besimtarët kristianë, të cilët festojnë ditëlindjen e Isait. Ndarja e besimtarëve musliman në këtë fushë të rëndësishme të besimit islam konsiston në faktin se, këta llojë muslimanësh që festojnë ditlindjen e Profetit Muhamed, nuk u binden, e madje kundërshtojnë udhëzimet e këtij të Derguari të Allahut në shumë çështje. Domethënë këta lloje besimtarësh braktisin ato për të cilën i ka urdhëruar i Dërguari i Allahut, dhe festojnë diçka të cilën ai nuk e solli. Madje këta besimtarë që nuk e besojnë këtë “shpikje” të shekullit të katërt, mbajnë qëndrimin e prerë kundër kësaj “shpikje” dhe nuk janë bashkuar kurrë në festimin e “ditlindjes së Profetit Muhamed” për shkak se dijetarët e fesë islame i kanë bindur se për këtë gjë Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur asnjë argument.

Pasqyruam më sipër mendimin dhe vlerësimin e një numuri të pakufishëm besimtarësh musliman në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, të cilët nuk e pranojnë festimin e ditlindjes së të Derguarit të Allahut, duke përdorur argumentet që pak a shumë i përmëndëm.

Burrat serioz të një shteti, politikanët në përgjithësi, të cilët e kanë detyrë kushtetuese të punojnë për ndërtimin, ruajtjen, forcimin dhe konsolidimin e unitetit të popullit, për paqëtimin e tij, për ndërtimin e harmonisë fetare, jo vetëm midis feve të ndryshme, por edhe brënda një besimi të caktuar fetar, nuk shkojnë si “topi “bam” e Muçua tutje”, por konsultohen dhe vlerësojnë sa mirë dhe sa keq bëjnë kur shkojnë atje ku nuk duhet të shkojnë.

Aq më keq, kur nga kryeministri ynë, një shkuarje dhe një fjalim i tillë bëhet për fushatë elektorale. Dhe akoma më keq, kur e shndërron “shpikjen” e bidatit të mevludit për të festuar ditlindjen e Profetit Muhamed, në një mjet të rëndë përçarës brënda besimtarëve musliman, që edhe pa këtë gjë janë shumë të përçarë, vetëm e vetëm për të fituar pak vota më shumë për Lul Bashën!

Allahu të udhëzoft, o Kryeministri ynë, për t’i lënë këta besimtarë muslimanë që t’a gjejnë fjalën me njeri-tjetrin dhe të ecin së udhën në udhën e drejtë të Allahut.

Av. Idajet Beqiri

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Idajet Beqiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 67 vizitorë
Lexuar: 2,585 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi