| ROLI I GABELIZMIT GLOBALIST GEBELIST TË IMPERATORËVE MODERNË |
| Publikuar më 24 prill, 2011 në orën 18:27 ( ) |
Besnik Prishtina | Opinion | |
|
|
|
Debat
Rruga e Kosovës për në Evropën e Popujve të bashkuar (e jo të pronarëve të BE) shkon përmes të integrimit të Kosovës me Shqipërinë!
Duke e lexuar komentin “De-coca-colonizimi dhe Kosova sot” të Faton Abdullahu, njeriut pa tjetër i kthehet në kujtesë koha e regjimit jugosllav kur gazetarët e regjimit dhe intelektualët cinik, servil dhe hipokrit çdo përpjekje patriotike e sulmonin me tërë arsenalin e etiketave ma absurde që mund të sajon mendja e njeriut! Kundër veprimtarëve që rrezikonin jetët e veta e të familjeve të veta për lirinë e këtij populli dhe të këtij vendi, si shqiptarë dhe vetëm si shqiptarë, ata përdornin tërë arsenalin shtetëror, që nga propaganda e deri te dënimi me vdekje.
 Edhe Zvicra e ka refuzuar 4 herë me referendum integrimin në Bashkimin Evropian. Edhe në disa vende të BE, si në Francë, Angli, Shtet Skandinave etj. me referendum popujt e kanë refuzuar Euron dhe Kushtetutën e BE. A janë edhe këta popuj “folklorikë”, “islamistë e majtistë, antiamerikanë” etj.!? Autori përpiqet të maskohet pas “pro amerikanizmit” falco e të tejdukshëm dhe ata që nuk mendojnë si ai, ai etiketon si “antiamerikanë, majtistë, islamistë” e bile i identifikon edhe me serbë! Natyrisht se ky tani pret nga BE një kar`ot për këtë shërbim! Ofendimet e ti janë shumë të rënda për ata që ishin viktima të ish-regjimit dhe të këtij regjimi vetëm pse mendojnë ndryshe. Kjo tregon prirjet e diktaturës globaliste për të heshtur secilin që mendon ndryshe.
Çka ka këtu të ngatërrohet liria e një kombi me islamizmin apo majtizmin kur fjala është për vetëvendosjen, bashkimin, lirinë, pavarësinë, sovranitetin kombëtar dhe për barazinë e popullit tonë mes popujve tjerë të barabartë!? Populli i ynë kurrë nuk ka pas pretendime që të shkohet e të sundohen vendet e popujt tjerë në shtëpitë e tyre. Bile edhe bunkerët që janë e ndërtuar për mbrojtje në Shqipëri janë akuzua për “folklorizëm” edhe pse ata nuk kanë pasë rrota, si tanket e agresorëve, që të shkojnë në vende tjera! Është interesant se nga të gjitha gjeneratat e vasalëve e servilëve te sundimeve të huaja, prej kohës të sundimit të tiranive të bizantit, romës, osmanlijve e deri te titistët e ahtisaristët e sotëm, ata e shpallin veten vazhdimisht si “politikanë shumë të moderuar”, ndërsa të tjerët që si në çdo vend tjetër duan ta mbajnë atdheun e vet të lirë e të pavarur, i quajnë “patriotë folklorikë”! Kështu tani më tradhtarëve nuk ju thuhet tradhtarë, por politikanë të moderuar, ndërsa patriotëve ju thuhet “patriotë të vonuar folklorikë”! Kjo është me të vërtetë shumë akuzë e rënd për popullin Zviceran dhe për popujt tjerë të Evropës që po refuzojnë me këmbëngulje të integrohet në BE dhe NATO, ku disa vende janë detyruar të hyjnë pa u pyetur popujt e tyre në rrugë antidemokratike!
Kjo teori e këtij globalofili të dëshmon se ai me qejf edhe gjuhën do ta globalizonte, por me që ende nuk ka gjuhë perandorake globaliste ai flet shqip sepse s`ka tjetër rrugë se si ta dëmtojë kombin e vet më mirë. Andaj kundër dëshirës së vet i duhet të shkruajë shqip – me këtë gjuhë “të patriotëve folklorikë”! Edhe në kohën e sundimit turk “familjet aristokrate” shqiptare flisnin turqish në familjet e veta për të mos i kuptuar shërbëtoret shqiptarë se çka po flisnin mes veti. Tani ka mundësi që aristokracia servile të përdorin gjuhën alternative të sundimit të Portës së Lart të Brukselit, për t'u dalluar nga “populli i vet folklorik”! Në syrin e çdo sunduesi të huaj është në epiqendër të sulmeve civilizimi e qytetërimi shqiptar, gjuha shqipe, kultura shqiptare, kanuni shqiptar dhe çdo gjë që lidhet me identitetin shqiptar, me synim që ata t'i “osmanizojnë” “jugosllavizojnë”, ballaknizojnë, “evropianizojnë” ose së paku t'i “kosovarzojnë”! Por, ja se të gjitha këto nocione gjeografike e politike nuk kanë gjuhë as kulturë ku kishte me u shkri gjuha shqipe! Andaj përpjekjet për “Evropeizimin e Kosovës” do të dështojnë dhe Kosova do të shqiptarizohet, sepse është shqiptare! Andaj edhe rruga e Kosovës për në Evropën e Popujve (e jo të pronarëve të BE) shkon përmes integrimit të Kosovës me Shqipërinë!
Bile ky shkrim i tij të kujton edhe gebelsët e zjarrtë të Hitlerit dhe të pasardhësve të tij lindor të kohës së Titios e Stalinit, kur globalizmi quhej “vëllazërim-bashkim dhe internacionalizëm proletar” që zbatohej nën tiraninë e diktaturën Serbe e Ruse. Serbët e Rusët në globalizim e vet sllav e kishin një parim sipas të cilit Serbia dhe Rusia sundimin diktatorial të tyre mbi popujt e vendet tjera e “bënin për të mirën e tyre”, duke synuar ta krijojnë “kombin feudal-socialist botëror”! Tani shtrohet pyetja se a nuk po ballafaqohemi me të njëjtën teori duke synuar ta krijojnë “kombin kapitalist global” nga BE, me një paketim pak më ndryshe, por gjithsesi me qëllime kolonialiste ndaj vendeve tjera!? Vetë ky agjitacion përmes këtij shkrimi po e vërteton këtë më së miri.
Është demagogji e kulluar se lëvizja botërore Anti-globaliste: “...De-coca-colonizimi është neologjizëm i cili nënkupton mendimin dhe veprimin politik, por edhe kulturor, i cili kundërshton dhe mundohet ta reduktojë e parandalojë, përhapjen e të mirave dhe vlerave kulturore, ekonomike e politike dhe të tjera të botës perëndimore posaçërisht të ShBA-së, tek të tjerët...”. Lëvizja Botërore antiglobaliste nuk parandalon përhapjen e të mirave kulturore, ekonomike e politike as arritjen shkencore e bashkëpunimin mes popujve, por vetëm konkretisht synon të pengojnë përhapjen e sundimit diktatorial kolonialist të disa kapitalistëve gjigant të cilët përmes të fuqisë shtetërore të shteteve të veta po bëjnë përpjekje për shtrirjen e sundimit të vet global mbi tërë botën, duke e bërë shfrytëzimin e pasurive të të varfërve normë juridike që ata e quajnë pastaj “sundim i ligjit”!
Lëvizja botërore anti-globaliste kundërshton dhe mundohet ta reduktojë e parandalojë, vetëm përhapjen e të “mirave dhe vlerave kulturore, ekonomike e politike dhe të tjera të botës perëndimore, lindore, verior e jugore” që vinë përmes zinxhirëve të tankeve dhe përmes aeroplanëve bombardues që “kulturën” e vet të zjarrtë e shfryejnë mbi foshnjat civile!
Lëvizja anti-globaliste është kundër çdo lloj terrorizmi shtetëror apo joshtetëror! Lëvizja botërore anti-globaliste synon të parandalojë Globalizimin Gabelist Gebelist të Imperatorëve Modernë aktual, që përmes “karrotës e gërrbaçit” po duan ta arrijnë sundimin e vet botëror!
Mbase sipas logjikës fondamentale sllave-greke-ortodokse, shqiptaret dhe territoret e tyre që ata i kishin ndarë me dhunë nga trungu amë (me mbështetjen e Kongresit të Berlinit të 1878 dhe Konferencës së Ambasadorëve të 1913 në Londër) dhe pastaj edhe njëherë mes republikave brenda RSFJ e bënin “në të mirën e shqiptarëve” për ta realizuar globalizmin e tyre lindor, që atëherë quhej “vëllazërim-bashkim dhe internacionalizëm proletar”!
Sekreti i u luftërave për sundim të Botës në botë nuk janë rastësi, apo vetëm luftë interesash kombesh e shtetesh, luftë fesh apo ideologjish, por luftë e imperatorive për të sunduar botën që do të sillte përfitime ekonomike egocentrike për fuqitë e kohës në kurriz të kolonive. Edhe Perandoritë bizantine, romake, osmane etj. janë thirrur në „ globalizmin“ të kohës së tyre deri sa i kanë sunduar popujt tjerë.
Është interesant se edhe pas shkatërrimit të Imperatorive sllave dhe pas tërheqjes së ushtrive gjakpirëse Serbe e Ruse që quheshin Jugosllavi dhe SSSR, edhe pasi në hapësirën shqiptare hynë armatat perëndimore kufijtë “ndërkombëtarë” brenda territori tonë kombëtar vazhduan të ruhen nga ushtritë e huaja - tani perëndimore dhe tani përsëri shqiptarët mbetën të ndarë në 6 pjesë! Në Greqi, Maqedoni, Serbi, Mali i ZI, Kosovë dhe Shqipëri. Pra për shqiptarët nuk ndryshoi asgjë! Ushtritë e huaja nuk shkuan në Greqi, Serbi, Maqedoni e Mal të Zi për t'i administruar ato e për të shkatërruar ushtritë armatimin e tyre me të cilin ata kishin bërë gjenocid ndaj popullit shqiptar e ndaj popujve tjerë të ish RSFJ, por u shtrinë në hapësirën shqiptare dhe i shpërbënë e shkatërruan ushtrinë shqiptare dhe armatimin e saj!
Derisa shtete tjera të Evropës po i hiqnin kufijtë e po integroheshin mes veti, BE po investon në ndërtimin e doganave që i ndajnë shqiptarët mes veti në mes Shqipërisë e Kosovës. Në të njëjtën kohë BE nuk bëri asnjë përpjekje për rindërtimin e doganave të djegura nga çetnikët serbë mes Kosovës dhe Serbisë. Shqiptarëve po ju bëhet thirrje për integrim me BE, por nuk po ju lejohet integrimi i territoreve shqiptare mes veti! Se çka ndodhi më pas 1999 nuk ka nevojë ta përshkruajmë për ketë gjeneratë, sepse at e dinë të gjithë, por ju kemi borxh gjeneratave të ardhshme të ju tregojmë se kjo kohë e globalistëve na solli dekadencën morale të pa njohur deri me tani në vendin tonë. Narkomaninë, prostitucionin, degjenerimin kulturor kombëtar, degjenerimin social, ekonomik e politik dhe shkatërrimin e ekonomisë nacionale. Faktikisht nga sundimi i më parmë, ndryshoi vetëm dhuna publike që bënte Serbia hapur e këta fshehur!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
1,618 herë
|
|
|
|
|
|
|