Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOLONIALIZMI MODERN EKONOMIK DHE POLITIK I BE
Publikuar më 15 qershor, 2011 në orën 16:15 ( ) Besnik Prishtina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
POLITIKAT SHFRYTEZUESE EKONOMIKE

Për hyrje ne ketë analizë zgjodha këto dy citate nga elaborati i Bankës Qendrore Evropiane me titull: „Rruga e Shqipërisë drejt Euros”

“...Banka Qendrore Evropiane është koka që përgatit vendimet e Këshillit Drejtues ndërsa Bankat Qendrore Kombëtare janë trupi që realizojnë vendimet e marra në kokë (parimisht nga Këshilli Drejtues)...
...Për lidhjet ndërmjet Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankave QendroreKombëtare ekziston një parim drejtues: Banka Qendrore Evropiane (domethënë, Këshilli Drejtues) merr vendimet, Bankat Qendrore Kombëtare i implementojnë ato…”!

Nder kushtet themelore te ekzistimit te shteteve te pavarura e sovrane bene pjese edhe sistemi nacional monetar. Nuk ka pavarësi nacionale e politike pa pavarësi monetare. Monedha nacionale e sjell pavarësinë, sigurinë ekonomike dhe përfitime përmes këmbimeve, taksave dhe formave tjera te veprimit. Bankat nuk janë institucione bamirëse, por institucione te interesit, qe veprojnë pa emocione dhe qe nuk i ofrojnë askujt asnjë shërbim pa përfitime për vete.

Aktualisht ne kontinentin e Evropës, qe nga falimentimi i sistemit feudal pseudosocialist, shtetet i janë nënshtruar një obstruksioni nga ana e pronarëve gjigantë përmes partive politike qe kanë shërbyer dhe po shërben ne demolimin e shtetit si arbitër dhe zbatues i drejtësisë ne harmonizimin e interesave te punëdhënësve dhe punëmarrësve, duke shndërruar atë ne një instrument te realizimit të interesave egocentrike, grupore dhe individuale të të pasurve ne dëmin e të varfërve.

Deri me falimentimi i sistemit feudal pseudosocialist te Evropës lindore, institucionet shtetërore perëndimore kishin ne pronësinë e vet disa lami ekonomike, dhe përmes monopoleve shtetërore siguronin të ardhurat shtetërore të pavarura nga sektori privat. Pavarësia ekonomike e bënte shtetin të pavarur dhe te pa ndikuar nga pronarët ne nxjerrjen dhe zbatimin e ligjeve. Prandaj shteti iu nënshtrua privatizimit qe ne këtë forme te varësohet ekonomikisht nga pronaret të cilët e shantazhojnë shtetin që të sjell dhe zbaton ligje ne favorin e tyre.

Kjo realizohet përmes miratimit të ligjeve favorizuese për pronarët e pasur dhe diskriminuese ndaj të varfërve, përmes të cilave ligje garantohen të gjitha të drejtat e të pasurve dhe shfuqizohen të gjitha të drejtat e të varfërve. Kështu serish u kthye skllavopronarizmi ne atë forme qe u krijuan firmat qe shesin dhe qe blejnë punëtorë të zhveshur nga të gjitha të drejtat e mbrojtjes së punës së tyre. Kjo tregti moderne me qenie njerëzore është bërë pjesë e “SUNDIMIT të LIGJIT” ne BE dhe rrethinë! Kështu shteti u shndërrua në instrument për pasurimin e të pasurve në favor të varfërimit të varfërve.

Ky raport vlen edhe mes shteteve të pasura dhe shteteve të varfra dhe kjo realizohet përmes korruptimit të elitave të cilat i fusin vendet e veta nën sundimin e BE për përfitime e privilegje personale! Me EURON dhe me heqjen e doganave hapet mundësia për uljen e shpenzimeve për vendet e pasura eksportuese dhe mbyllen burimet për të ardhurat nga këmbimet valutore dhe nga taksat doganore për shtet e varfëra. Ky është një shembull shkollor se si pasurohen të pasurit duke i varfëruar të varfërit. Kriza artificiale monetare qe kaloi BE i goditi të gjitha vendet e sferës se EURO-s. Nga kjo krizë u kursyen Shqipëria, Zvicra dhe ato vende qe nuk e përdorin EURON! Sanimi i kësaj krize ekonomike sërish u bë në kurrizin e të varfërve, duke hedhur në rruge me miliona punëtorë dhe duke ulë pagat për ata qe mbeten të punësuar, gjë që flet për një sistem mafioz monetar.

Pikërisht me këto motive është sajuar edhe monedha e Bashkimit Evropian EURO, e cila shërbeu edhe si vegël mashtrimi dhe plaçkitëse ndaj të gjithë popujve të përfshirë në BE pa vullnetin e tyre, sepse atyre iu premtua se vlera e 1 EURO-je do të ketë vlerën e 2 Markave Gjermane, por që përfundoi me barazimin e tyre. Kjo ishte një vjedhje institucionale e 50% të të ardhurave personale të secilit banor të BE, gjegjësisht e gjithë atyre qe e përdorën EURON!

Duke i pas përsysh të gjitha këto fakte, jo qe Republika e Shqipërisë duhet ruajtur sistemin monetar nacional të LEKU-t, por edhe Republika e Kosovës duhet të heq dorë nga EURO dhe të aplikojë LEKU-n si valutë nacionale. Kjo siguron pavarësi politike e ekonomike dhe stabilitet monetar.

Për të pasur njohuri mbi ketë temë lexojeni vet Elaboratin e Bankës Qendrore Evropiane drejtuar Republikës së Shqipërisë në: http://www.bankofalbania.org/web/pub/wolfgang_232_1.pdf

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Prishtina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,051 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi