Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRMES ANAMORAVËS LIDHEN PRESHEVA , BUJANOCI DHE KUMANOVA PRANDAJ DUHET INVESTUAR NË KËTË RAJON
Publikuar më 28 qershor, 2011 në orën 23:51 ( ) Refik Hasani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për Preshevën, Bujanocin dhe Kumanovën është interes jetik që përmesë Gjilanit të lidhemi me rrugën e kombit dhe detin Adriatik shqiptar. Edhe këto qytete si hapsira etnike duhet t'i ndiejnë nga afër investimet. Po ashtu edhe Komuna e Kumanovës dhe e Likovës si një rajon i shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e Maqedonisë që kufizohen me Gjilanin. Këto tri zona, Rajone jo të vogla, që është interes kombëtar të kenë infrastrukturë të zhvilluar. Ne jemi duke pësuar humbje, kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera siç është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik me Durrësin dhe qendrat tjera të bregdetit shqiptar. Medvegjën si ndër tri Komunat e kësaj Krahine nuk e kemi harruar, por është më afër për t'u lidhur me Prishtinën se sa të lidhet me Bujanocin e Gjilanin. Me investimet në Gjilan do të përfitojmë si në: komunikim, integrim, zhillim ekonomik dhe hapja e shumë perspektiva tjera
të këtyre tri rajoneve. Mbi të gjitha rol të madhë do të ketë që shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci nuk do të emigronin në vende të tjera. Investimi në Anamoravë përveç interes në këtë rajon, është një lehtësim edhe për shqiptarët nga Bujanoci, Presheva, Kumanova.

Me investimet nuk do zvoglohet dukshëm numri i shqiptarëve në këto dy komuna shqiptare të mbetura nënë administrimin e Serbisë. Nëse nuk investohet në këto komuna kërcnohemi se do t'i humbim këto komuna për shkakë të shpërnguljes së heshtur dhe të pa shpallur. Ju bëjmë apel qeverive qendrore për fillimin e përpilimit të planeve që për hir dhe interes të Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovës të investohet këndej kufirit. Arterjet e rrugëve duhet të shtrihen edhe afër këtyre zonave dhe do të lidhemi me rrugën e kombit deri në cepin e fundit të detit Adriatik shqiptar.
I - Rajoni i Anamoravës: Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë,
II - Dy Komunat e Krahinës e shqiptarëve, ajo e Bujanocit dhe Preshevës dhe
III - Banorët e Komunës së Kumanovës dhe Likovës.

Edhe ne jemi hapësira etnike shqiptare
Arsyetime ka të panumërta edhe këto skaje të haspirës etnike shqiptare, ja disa prej tyre: Këto pjesë të cekura kan mbetur për qëllime politike pa u lidhur me nyjën hekurudhore, Bujanoci dhe Presheva nuk jan të lidhura as me Gjilanin e as me Prishtinën. Kumanova dhe Likova po ashtu nuk lidhen fare me Gjilanin dhe Prishtinën. Gjilani, Kamenica, Vitia dhe Novobërda nuk jan të lidhura në mesë veti e as me Prishtinën. Jo vetëm që nuk jemi të lidhura me nyjën hekurudhore, por as me rrugë të duhura automobilistike. Këto qytete lidhen me rrugë të rendit të tretë a katërt. Serbia deri në vitin 1990 ua ka rregulluar infrastrukturën rrugore në mesë veti disa vendbanimeve rurale të Novobërdës se sa jan të lidhura qytetet e përmendur si qendra të tri rajoneve. Trekëndëshi nga tri shtete të tanishme me Gjilan-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë jan me domethënjë të madhe kulturore-historike dhe ekonomike. Investimet dhe arterjet çë do t'i përshkojë këto tri rajone do lehtësonin komunikimin ndërkufitarë në mes të tri shteteve, në dy anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare. Do ta afronin këtë skaj të trungut shqiptarë me detin shqiptarë të adriatikut deri në krahinën shqiptare të Çamërisë në Greqi.
Mos të rrudhet kuleta, por të ketë investime kapital dhe strategjike si investim i gjithëmbarshëm ndërshqiptar në të gjitha kuptimet e jetës.
Hapja e vendkalikmeve të reja në mes të Kosovë, Maqedonisë dhe Serbisë, por edhe riparimi i rrugëve ekzistuese është jetësimi i një ëndrre të shumë gjeneratava nga shekuj me radhë për realizimin e një komunikimi të pa penguar ndërshiqtar. Qarkullimi i lirë i të gjitha vlerave pa pengesa dhe barriera edhe të produkteve ushqimore dhe industriale. Ne që jemi nga këto rajone, jemi ngopur me pengesa për gjysmë shekulli të sundimit të sistemit komunist jugosllav që nuk është investuar fare në këto rajone. Ishte interes i shkruar dhe i praktikuar që të vështirësohej komunikimi i këtyre komunave shqiptare. Tashmë duhet t'i qasemi integrimit shqiptar, dhe çmimi i këtij integrimi është lidhja dhe rregullimi i infrastrukturës moderne rrugore, hekurudhore dhe ajrore.

Nuk është projekt i parealizueshëm
Anamorava dhe kjo pjesë e hapsirës sonë etnike të lidhet sa më shkurt me autostradën përmes Prishtinës dhe Ferizajit si arterja kryesore e rrugës së Kombit me detin Adriatik, kur ta kemi parasysh që Gjilani nuk ka nyje hekurudhore. Këto janë projekte të realizueshme. Ne popullata e këtyre tri rajoneve për momentin nuk po kërkojm që:
- Ndonjë Aeroport ndërkombëtar,
- Banorët e Anamoravës nuk janë duke kërkuar që Lumin Mirusha apo Morava të bëhet i lundrueshëm si kanali i Suezit dhe të lidhemi me një dalje në det,
- Ndonjë tunel të llojit ,, kalimashi 2 '', që do ta lidhë qytetin e Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovës të lidhet me Gjilanin, kurse Gjilani të lidhet me Prishtinën.
- Nyja hekurudhore për qarkullimin e trenit që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën stacione të nëndheshme.
- Ndërtimin e ndonjë metroje që qytetin e Medvegjës do ta lidhë me Prishtinën me ndonjë tramvaj që furnizohet me rrymë elektrike.
- Ndërtimin e ndonjë objekti industrial për prodhimin e automjeteve të transportit, për prodhimin e pjesëve të elektronikës, jemi të vetëdijshëm se janë të parealizueshme.
- Nuk po kërkojmë që ne këto tri rajone të lidhemi me përçuesit e teleferikut për skijime në Brezovicë, apo edhe me qendrat tjera...
Këto jan projekte që as Japonia nuk mund t'i fanancojë, por investimet në Anamoravë dhe afër këtyre zonave është interes nacional, ekonomik dhe borxh moral kombëtar e shtetëror.
Sigursht ka patur përpjekje, por nuk është ndëgjuar zëri i njerëzve që i kanë përfaqësuar këto rajone. Që nga koha e pasluftës së fundit të vitit 1999, Anamorava dhe dy rajonet, shumë pak kemi thithur investime. A ka arsyetimi që edhe pas më tëpër se një dekade nuk jan shtruar drejtë nevojat dhe kërkesat e këtyre tri rajoneve. Kush na pengon që të bashkëpunojmë dhe t'i koordinojmë punët. Të caktohen takime me Kryetarë të Komunave dhe grupe të ekspertëve gjegjëse, veqmas deputetët që përfqësojnë këto rajone në parlamante përkatëse.

Nuk mundë të pranojmë, të jemi si oaza të pa pazhvilluara
Nuk mund të pranojmë që edhe më tutje këto rajone të mbesin si një oazë e pazhvilluar nuk do të mbetet i mbylllur edhe rajoni apo pjesa e krahinës shqiptare me Komunat Bujanocin dhe Preshevën. Edhe Komuna e Medvegjës do të përfitonte nëse hapet pika kufitare në Kapi ku përmes Kamenicës edhe këto troje shqiptarë te Komunës së Medvegjës do të lidheshin më afër me Gjilanin dhe Kumanovën, për të vazduar me kryeqitetein e Maqedonisë Shkupin dhe shtetin e Bullgarisë. Kurse Kumanova dhe Likova përmes Shkupit dhe Tetovës të lidhen me detin Adriatik që e kan tëpër larg. Nuk duhet edhe më tej që këto tri rajone të mbahen të mbyllura, por të krijohen plane dhe strategji veprimi. Interesi i këtyre tri rajoneve është që të nxitet zhvillimi i tyre dhe të ngriten kapacitete në përparimin e infrastrukturës, arsimit dhe të krijohen perspektiva të reja për këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm. Këto tri rajone historikisht kan patur të gjitha lidhjet në mesë veti, prandaj edhe nga ana gjeografike edhe nga ana e numrit të banorëve nuk janë të vogla. Qytetarë nga këto tri pjesë të hapsirës sonë kan deri në gjysmë milioni banorë. Rajonet në fjalë nuk kan nyje hekurudhore, nuk kanë dalje për në autostradë që e lidhë rrugën e kombit. Prandaj duhet ta zëm hapin me kohën. Anamoravës me këtë trekëndësh kufitar duhet t’ia lehtësojmë komunikimin ndërkufitarë, të gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës. Në komunat si Kumanova, Bujanoci, Presheva, Gjilani kanë më shumë se një mijë arsye të investohet sepse pas luftës së vitit 1999 nuk vrehet që ka patur investime. Vetëm komunikimi na krijon lehtësira që më lehtë të zëm hapin dhe të nisemi drejtë tregut të përbashkët evropian.
Këto zona nuk mund të mbeten edhe më tej pengë i së kaluarës, nuk mund të mbeten ana e harruar dhe e mbuluar nga harresa për investime, sepse kemi patur dhe kemi luajtur një rol pozitiv. Edhe në të ardhmen do të përkushtohemi më mirë në interes të përgjidhshëm shqiptarë dhe global. Më shumë investime në këto pjesë. Duhet të hapen shtigje të reja në të gjitha poret e jetës edhe për këto rajone. Për njerëzit përgjegjes që thirren në këto rajone ndoshta do të zgjojë ndërgjegjjen ky shkrim, që prioritet të jetë hartimi sa më parë i projekteve për inevtime dhe vënja e tyre si prioritete në nivel të Kosovës.
E gjithë Kosova lidhet me Kumanovë përmes Gjilanit për të vazhduar edhe në Bullgari.
I - Funksionalizimi dhe arterja që zona e Shkupit, Kumanovës dhe e Likovës përmes Gjilanit të lidhen me Prishtinën, Mitrovicën, bregdetin e Malit të zi, Kroacisë e më tej. Arterja e rrugës Kumanovë - Gjilan është alternativa më mirë që të shkurtohet dhe shmanget rruga Shkup - Ferizaj përmes grykës së Kaqanikut. Rruga prej Gjilanit për në Kumanovë shumë më shkurt na lidhë me qytetin e dytë Blagoevgradi në Bullgari dhe Detin Egje. Pra është edhe interes ekonomik që rruga Kumanovë – Gjilan do të shkurtojë dhe afrojë Shkupin, por edhe Bullgarinë me Prishtinën, Mitrovicën, Malin e Zi dhe bregdetin e Kroacisë.
II- Rruga që më së shumti është e lënë në harresë dhe që mendojmë se është e ngarkuar, pasi që ka edhe një vendkalim kufitar, është rruga Bujanoc – Gjilan, që lidh vendkalimin kufitar dheu i bardhë dhe që lidh vendbanimet dhe pjesën më të më të madhe të Kamenicës .
III- Po ashtu edhe rruga prej Preshevës përmes grykës së Karadakut, duhet të përmisohet.
Nëse këto tri arterje që lidhen me Gjilanin nuk fuksionalizohen, Anamorava do të mbetet si një zonë e pazhvilluar dhe do të ngecë në shumë drejtime. Duhet shtuar se në këtë rajon duhet të investohet për hir:
- Të vetë këtij rajoni jo të vogël të Anamoravës,
- Dhe interes strategjik dhe kombëtar që të lidhen Presheva dhe Bujanoci,
- Që të afrohet dhe shkurtohet rruga e shqiptarëve nga Shkupi, Kumanova dhe Likova që të lidhen me rrugën e kombit - detin Adriatik,
- Të lidhen me shqiptarët në Mal të zi dhe pjesë tjera,
- Shqiptarët e Kosovës dhe të Malit të zi do të afrohen me Bullgarinë dhe Detin Egje.
Në ish-ngrehinën artificial të quajtur Jugosllavi që ka qëndruar në këmbë të qelqta, të gjitha arterjet e rrugëve dhe nyjet hukurudhore ishin të ndërtuara me ngjyrime politike. Ne shqiptarët në këtë krijesë ishim më të dëmtuarit, sepse si të shpërndarë padrejtësisht në disa Republika, shume pak kemi perfituar nga projektet e medha zhvillimore te asaj kohe. Tashmë ka ardhur koha që të investohet në ato rajone që përbëjnë interes strategjik kombëtar e zhvillimor.

28. 06. 2011


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Refik Hasani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 3,786 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi