Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LARG DUART NGA SHTATORJA E SKËNDERBEUT NË PRISHTINË;
Publikuar më 03 gusht, 2011 në orën 18:33 ( ) Besnik Prishtina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Letër
Kryetarit të LDK Isa Mustafa dhe Deputetëve të Komunës të Prishtinës

Zonja e Zotëri,

Vendosja e shtatores të Heroit Kombëtar Skënderbeut në qendrën e Prishtinës simbolizon përfundimin e sundimit serb në Kosovë dhe fillimin e ndërtimit të bazave të sundimit shqiptar në Kosovë.

Me 2 gusht 2011, nga Isa Mustafa, opinioni u njoftua mbi planet e tij për ndërtimin e Sheshit “IBRAHIM RUGOVA” në atë vend ku sot është Sheshi i Skënderbeut në Prishtinë. Ndërsa heqja e shtatores të Heroit Kombëtar, Skënderbeut dhe vendosja e Ibrahim Rugovës simbolizon kthim mbrapa në gjendjen e më parme! Pra, Prishtina po ballafaqohet me tendenca për ndalje dhe kthimin mbrapa të historisë më të errët të sundimit të regjimit titist në Kosovë. Kjo është vazhdimi i logjikës dhe politikës reaksionare të ish-regjimit të Beogradit i cili ndërtonte Kisha politika ne mese universitare. Kjo politik e LDK në Prishtinë është vazhdimi i logjikës së ish-regjimit jugosllav, gjë që e argumenton edhe rrënimi i shkollave historike dhe ndërtimi i Kishave e Xhamive në vend të tyre, mu në qendër të Prishtinës!

Prishtina dhe Kosova nuk ka harruar se IBRAHIM RUGOVA ka qen një pinjoll i regjimit titist i cili deri në fund të jetës e vet, së bashku me partinë e vet ( si anëtarë dhe ish-funksionar i LKJ në Universitet në vitin 1981 – ka marr pjesë ne diferencim e përçarjen mes shqiptarëve dhe ka luftuar kundër kërkesës për Republikën e Kosovës) është angazhuar për restaurimin e autonomisë brenda sundimit të Beogradit dhe se kurrë nuk ka mbështetur kërkesat e popullit për republike të pavarur e sovrane të Kosovës e as për bashkimin kombëtar. Edhe dalja tani, e Kryeartit aktual (ish-anëtar dhe ish-funksionar i LKJ) të LDK Isa Mustafës (me këtë plan reaksionar e përçarës në kohën kur është në prag rifillimi i luftës mes Kosovës e Serbisë dhe kur për mbrojtjen e kufirit është arritur një unitet optimal, pas vrasjes se oficerit të policisë Enver Zymberi nga çetnikët serbe, tregon për karakterin titist dhe për gatishmërinë e tyre me ia ngul thikën ne shpin Kosovës dhe për dalje, kështu, pabesisht në anën e Serbisë!

Heqja e shtatores së Heroit Kombëtar, Skënderbeut nga vendi i vet dhe vendosja në vend të tij të shtatores të ish-kryetari të një partie që është vazhdim i ish-LKJ titiste, do të thotë komplot për restaurimin e ish-regjimit jugosllav në Prishtinë. Kështu edhe për së vdekuri emri i Ibrahim Rugovës ka vazhduar të shërbeje dhe po shërben për përçarje mes shqiptarëve mu ashtu si i ka përçare ai shqiptarët sa ka qen gjallë, kur ai angazhohej për ruajtjen e paqes ndaj sundimit jugosllav të Millosheviqit në Kosove, përmes të sabotimit të lëvizjes së rezistencës ! Se kush ka qen IBRAHIM RUGOVA me shokë shihni veprat dhe albumin e fotografive të tyre me Titon dhe Millosheviqin në internet!

Sheshi e Shtatorja e varri i Ibrahim Rugovës e kanë vendin ne fshatin ku është vendlindja dhe komuna e tij e ish-Istogut, nëse ata me një “REFERENDUM” e mbështesin një gja të tillë! Prishtinën nuk e lidh asnjë kujtim i mirë me Ibrahim Rugovën, prandaj duhet ta din të gjithë se Heqja e shtatores të Heroit Kombëtar, Skënderbeut nga vendi i vet dhe vendosja në vend të tij të shtatores të ish-kryetari të LDK Ibrahim Rugova, nuk ka me qenë e mundshme me u realizua pa u mbush ai shesh me gjak! Prishtinën ju nuk mund ta turpëroni para kombit dhe para historisë kështu lehtë si po mendoni!

Këtë gjakderdhje mes shqiptarëve po nxitni ju dhe për këtë keni me u përgjigj para popullit dhe para historisë, nëse kjo ndodh. Kësi lloj sheshi mundet Isa Mustafa me e realizuar vetëm brenda oborrit të vet privat në Prapashticë. Por, ai duhet me e dite që tani se nga ai dhe nga Ibrahim Rugova për jetë të jetëve kanë me u distancuar edhe vet fshati legjendar Prapashtica, Gollaku, Prishtina dhe krejt Kosova atdhetare. Flas me përgjegjësi dhe pa asnjë dyshim se Prapashtica ka me i pri rezistencës ndaj këtij veprimi antikombëtar të Isa Mustafës sikur që ka vepruar gjatë luftërave kundër Serbisë së pare, kundër Serbisë së dytë, kundër Serbisë së tretë si dhe kundër diktaturës titiste 1945-1999!

Duhet të dihet se kush prek në shtatoren e Heroit Kombëtar Skënderbeu, i ka dhanë vetit, djemve e nipave të vet dënimin kapital të tradhtisë e cila do t'i ndjek ndër breza, dhe kurrë më askush asnjë herë e në asnjë kohë nuk mundet më të garanton për sigurinë e tyre personale. Populli juve ju ka toleruar deri me tani për shkak të interesave madhore kombëtare dhe duke u munduar ta ruaje unitetin e përgjithshëm. Por, tani po prekni në interesa madhore kombëtare dhe këtu përfundon durimi i popullit!

- Në emër të të gjithë brezave të ish-ilegalëve,
- në emër të të gjithë ish të burgosurve dhe të arratisurve politik,
- në emër të të gjithë ish-veteranëve të UÇK,
- në emër të të gjithë Invalidëve të UÇK,
- në emër të të gjithë familjeve të tyre,
- në emër të të gjitha familjeve të Dëshmorëve e Heronjve Kombëtare dhe
- në emër të të gjithë atdhetarëve të Prishtinës, të Kosovës e gjithë Kombit të rreshtuar pas flamurit të Skënderbeut, ju porosis: MBANI DUART E JUAJA LARG shtatores së Heroit Kombëtar - Skënderbeut!

Në emër të Zotit ju bëjë thirrje të ndaleni dhe mos ta mbështetni vegjëlinë për muri me këso provokimesh të ndyra, sepse për pasojat përgjegjësin do ta merrni vet!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Prishtina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 72 vizitorë
Lexuar: 5,051 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi