| LUGINA E LUGATËVE (II) |
| Publikuar më 25 tetor, 2011 në orën 23:18 ( ) |
Besnik Hysa | Opinion | |
|
|
|
I vetmi dallim në mes Esat Pashë Toptanit dhe Galip Beqirit nga i ashtuquajturi Këshilli Nacional i Shqiptarëve është, se i pari në kokë barte kapelën kurse i dyti e mban kësulën. Toptani bënte be e rrufe se punonte për Shqipërinë, kurse Beqiri bënë be e rrufe se po punon për shqiptarët.
Siç thamë më lartë i ashtuquajturi Këshilli Nacional i Shqiptarëve (emërtim serb pasi që nacional-shqip kombëtar) është emër i rrejshëm nga PVD-ja për të mashtruar popullin. Emri zyrtar i tij është Këshilli kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi.
Britmat, palljet publike, kërcënimet, shantazhet e PVD-ës, ndaj popullit të hutuar e mjegulluar politikisht dhe të punësuarave partiak, se nëse nuk votojnë për këtë Këshill po afrohet përmbytja e shqiptarëve, popullata ende i ka të freskëta dhe ende vuan traumat. Vetëm edhe kësaj radhe na jepni votën thanë lugatë, se më në fund me këtë Këshillë do t’i zgjidhim problemet e grumbulluara 20 vjeçare, duke pasur përkrahjen edhe të Prishtinës, Tiranës dhe ambasadave të huaja në Beograd e sidomos miqve tanë amerikanë.
Kush është kundër Këshillit thanë ‘’nuk është shqiptarë, është kundër Prishtinës e Tiranës e mbi të gjitha, është kundër mikut tonë më të madh SHBA-ve’’.
Këshilli njëpartiak i PVD-ës, ia nisi punës për ‘’mrekulli’’. Na sollën një Abetare pa Identitet. Pas turpit lajmi kishte mbetur i izoluar në ‘’Luginë’’ pasi që këta kontrollonin çdo mjet të informacionit publik. Por, lajmi më në fund shpërtheu si vullkan në mediat e Tiranës dhe u përhap si rrufe gjithandej trojeve shqiptare. Çfarë bëri Këshilli i Galip Beqirit? Mos e bëni këtë punë të madhe pohonin ‘’se nuk u bë beti’’ pse nuk paska Flamur në Abetare, me rëndësi se Shqipëria për herë të parë po na ndihmon, dhe akuzonin veprimtarët dhe intelektualët e ndryshëm, se ku e marrin ata guximin të kritikojnë shtetin shqiptar, madje sipas tyre disa individ nuk kanë drejt të japin vlerësim për Abetaren. E për cilët individ e kishin fjalën deri më tani nuk na bënë me dije.
Njerëzit e Këshillit me gazetarucët dhe llapaqentë e tyre u munduan që të heshtin rastin, por sa më shumë që llapëronin aq më shumë qelbej mjedisi shqiptar ku dolën me deklarata edhe ministra dhe zyrtar të shtetit shqiptar, që herë merrnin përgjegjësin e herë fajin ia hidhnin Këshillit të Galip Beqirit.
Nëse sipas Galip Beqirit, Flamuri Kombëtar qenka i parëndësishëm, atëherë ai duhet të pyes vetën se çfarë bënë dhe çfarë rëndësie ka, po i njëjti Flamur mbi varrin e komandant Lleshit, e që Beqiri thotë se e kam pasur bashkëpunëtorin më të ngushtë.
Ekziston frika se Këshilli kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi, jo rastësisht ka vepruar me Abetaren. Kjo vetëm shërben si parapërgatitje e popullit për ndryshimin e Flamurit Kombëtar, pasi që njëra nga punët e këtij Këshilli apo ‘’kompetencat dhe legjitimiteti i tyre ‘’është edhe zgjidhja e simboleve kombëtare të pakicës shqiptare në Serbi.
Mos u befasoni nesër kur shqiptarët e ‘’Luginës’’ të dalin me flamurin e tyre të dekoruar me fotot e Galip Beqirit, Shpëtim Çaushit, Edmond Haxhinasto e Lisen Bashkurtit.
Se mund të ndodhë një gjë e tillë me Flamurin, Këshilli ka dhënë dy prova të fuqishme deri më tani. Përveç Abetares këta më parë kanë shuajt, një revistë në gjuhen shqipe e njohur me emrin Perspektiva, vetëm se drejtohej nga një zyrtar i LPD-ës, dhe e kanë zëvendësuar me një revistë të pavlerë me emrin serb Nacionali.
Në këtë Këshill dhe në PVD bënë pjesë fundërrina dhe llaskucat më të mëdhenj të Kosovës Lindore. Çdo intelektual, individ, veprimtar, gazetar, shoqatë atdhetare nga trojet shqiptare dhe në diasporë, në çfarëdo forme apo mënyre që kontakton me ta apo i ka ftuar në televizione, intervista apo manifestime përkujtimore, ta dinë se ka ftuar vetë Serbinë.
E pakuptimtë është puna e këtij Këshilli. Është krijuar për të zgjidhur problemet me Beogradin e në anën tjetër kërkon ‘’ndihmë’’ nga Tirana. Mos vallë luhet me fatin e Kosovës Lindore pas vizitës së turpit që i bëri Beogradit dhe ‘’Luginës’’ vitin e kaluar, Ilir Meta?
Lidhur me kërkesat e Galip Beqirit dhe llaskucëve tjerë të Këshillit, se si guxon të kritikohet Shqipëria, përgjigja është si vijon:
Besnik HYSA
Bujanoc, 1878
Në Vazhdim ... Beogradi dhe Tirana ndërrojnë identitetin e Kosovës Lindore.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 37 vizitorë |
| Lexuar:
968 herë
|
|
|
|
|
|
|