Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LUGINA E LUGATËVE (III)
Publikuar më 04 nntor, 2011 në orën 02:44 ( ) Besnik Hysa | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kur Tirana futet në valle me Beogradin për ndërrimin e identitetit kombëtar të Kosovës Lindore, shumë qartë i dihet fundi kësaj pune. Vetëpastrim etnik.

Pse të mos kritikohet Shqipëria, që parqet shembullin e paaftësisë 100 vjeçare e të qenit shtet. Ajo për 100 vite të ekzistimit, nuk arriti t’i thith në gjirin e vetë trojet e mbetura jashtë saj. E keqja nuk përfundon këtu, ajo as vet nuk është e zhvilluar dhe një ndër më të varfrat në Evropë. Duke i pasur parasysh këto si shqiptarë që jemi, duke e konsideruar atë si NËNË, jemi në gjendje që t’ia falim, por kur po e njëjta NËNË mundohet të na thotë se nuk jemi bijtë e saj, siç bëri me largimin e Flamurit nga Abetarja, mos vallë kërkoni ta lavdërojmë NËNËN që aq shumë e duam, sa që jemi në gjendje të flijojmë gjithçka për të! A nuk na tregoi Avni Rrustemi se si duhet të flijohemi për NËNËN tonë?

Kur gjermanët, francezët, amerikanët kritikojnë shtetin e tyre që i ka siguruar popullit mirëqenie shoqërore aq të lartë, përse ne shqiptarët mos të kritikojmë Shqipërinë e cila për shkak të politikës së saj feudale, jo që i ka lënë jashtë bijtë e saj më të mirë, por edhe vetveten e ka lënë në mjerim. Është kritika me vend ajo që i ka bërë shtetet më të zhvilluara në botë, që të jenë të tilla çfarë janë. Janë qytetarët e saj të thjeshtë, i vogël e i madh, që duke qenë syçelë ndaj qeverive dhe zyrtarëve të tyre i kanë çuar proceset politike në favorin vetanak, e kurrsesi heshtja që po mundohet ta bëjë Këshilli me zyrtarët e Tiranës që janë zënë me pelë për dore.

Derisa Këshilli thirret në mbrojtjen e identitetit shqiptarë, atëherë cili është identiteti më i fuqishëm përveç gjuhës që i dallon shqiptarët? Jemi mësuar me diskriminim nga Beogradi e përse të na diskriminoj tani edhe Tirana? A mund të quhet një padrejtësi e tillë politizim i Abetares. Pas fjalëve mos e politizoni fshihet e vërteta e këtij turpi e ajo quhet, heshtni TRADHTIN.

Por, ja që të vërtetën duhet thënë pa marr parasysh se a i pëlqen dikujt apo jo, me rëndësi populli duhet ta dijë, sepse në emër të tij gjithçka po bëhet. Në vazhdim keni shqipërimin e dokumentit dhe kopjen e origjinalit. Do të shihni se si diplomacia e shtetit shqiptarë dhe Këshilli i Galip Beqirit, ‘’lëshojnë pe’’ para një kërkesë të Ministrisë së arsimit serb, respektivisht Zharko Obradoviçit.

I nderuar,

Lidhur me letrën Tuaj, numër 650-02-01064.2010-06, më datë 11.02. 11, dërguar Këshillit kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, dhe pas bisedës me ekselencën e Tij, z. Millan Markoviç, Ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, qeverisje shtetërore dhe vetëqeverisje lokale si dhe ekselencën e Tij, z. Dimitrios Kypreos, shef i Misionit të OSBE-së në Beograd, kemi nderin që të Ju njoftojmë se organet kompetente shqiptare pajtohen me vërejtjet e shprehura në letrën, e të lartë përmendurit dhe që Abetarja dhe Fletorja e punës, do të riprodhohen, duke i larguar simbolet kombëtare dhe shtetërore.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar standardin e lartpërmendur do të i dhuroj 1000 (një mijë) Abetare, për nxënësit e pakicës shqiptare në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.

A M B A S A D O R

Shpëtim Çaushi

Dërgohet:

Ekselencës së tij, Millan Markoviç, OSBE-së dhe Galip Beqirit., Kryetarit të Këshillit të pakicës shqiptare.

Besnik HYSA
Bujanoc, 1878


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Hysa
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 975 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi