Ne nje deklarate per media, kryetari i Listes per Shqiperi natyrale ka folur rreth tezave dhe ideve mbi nevojen e rishkrimit te historise te perseritura disa here nga politikane te larte shqiptare ne Tirane, Prishtine dhe Shkup.
Sipas danaj, rishkruarja e historise brenda shqiptare eshte e nevojshme, por ajo do te ishte pa asnje lloj perfitimi per kombin shqiptar, neqoftese nuk njihet dhe nuk korigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj serb, malazez, grek dhe perkrahesve te tyre ne Europe dhe bote mbi kombin dhe teritoret shqiptare.
Historia duhet te korigjohet, pastaj te rishkruhet. Per shembull: A e dine shqiptaret historine e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe teritoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dine se cili eshte vendimi qe Ulqini ju ankesua Malit te Zi, ata nuk e dine se ku eshte vendimi qe 19 mije kilometra katrore ju dhane Serbise ne 1913. Ata nuk e dine qe kete siperfaqe, Edwards Grey e konsideroi me perbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dine qe Selaniku ne 1913 ishte 75 mije hebrenj, 25 mije greke dhe 12 mije shqiptare, ata nuk e dijne se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjte dhe shqiptaret, ata nuk e dijne qe Edwards Grey deklaron ne kujtimet e tij se nuk moren asnje vendim per trojet shqiptare, ata nuk e dijne qe Pol Kambon deklaron ne Kujtimet e tij ne 1913 se Kufijte e Shqiperise jane dhe do te mbeten problemi me i madh i pazgjidhur, ata nuk e dijne qe Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret ne vitin 1940 kur shkoi ne Londer, sepse zemerohej mbreti i Jugosllavise Peter dhe ai i Greqise Jorgo qe ishin ne Londer sebashku me qeverite e tyre ne mergim dhe qe ju ishte premtuar ndarja e shqiperise pas lufte, deri ne shkumbin greqia dhe pjesen tjeter jugosllavia.
Ata nuk e dijne se Lufta e dyte boterore filloi ne 7 prill 1939 kur u pushtua Shqiperia dhe jo ne 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dijne qe ne jalte nuk u diskutua fare per shqiperine, sepse ishte vendosur te fshihej nga harta e Europes. Ata nuk i dijne dy referatet e Cubrillovicit, te 1937 dhe 3 nendor 1944 mbi shfarosjen e shqiptareve te Kosoves qofte edhe me Ushtri. Ata nuk e dijne se vendimet e Konferences se Potsdamit e detyrojne Greqine te lejoje shqiptaret te kthehen ne trojet e tyre ne Cameri. Ata nuk e dijne se cfare coptimi barbar i ka bere Diktatura shoviniste e fqinjeve e mbeshtetur nga disa fuqi te medha europiane. kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanet e tyre shqiptare, as akademite e tyre servile ndaj politikaneve, as profesoret e te drejtes nderkombetare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thone. Pse? Sepse kane frike nga te huajt qe sot i kemi aleate, apo se gjoja na prishet fqinjesia e mire. Ndersa te huajt demokrate te pas viteve 90-te, i pohojne vete keto barbari dhe padrejtesi, sic beri i madh Robik Kuk, qe deklaroi para deputeteve britanike se ne duhet te riparojme te gjitha padrejtesite ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do te thote, korigjim i historise, do te thote Shqiperi Natyrale.
Vetem pas kesaj historia mund te rishkruhet. Disa politikane shqiptare jetojne me shprese se shqiptaret po kozmopolitizohen, kur po ndodh e kunderta, shqiptaret po shqiptarizohen jo ne menyre folklorike, por europeiste. Keto jane fjale mund te thote dikush. Sakte, por nuk duhen harruar dy momente: I pari qe plumbi vret nje, ndersa fjala vret 10, 100, 1000 kur ben per vehte zemrat dhe ndergjegjen nacionale. Dhe e dyta: Mos e harroni sentencen e Lasgush Pogradecit se: Fjala eshte gjeme e valeve te renda, gjema del perjashta, Vala Zien brenda.
|