Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbi-Kosovë, “Katusi” në mes
Publikuar më 12 janar, 2012 në orën 23:00 ( ) Idajet Beqiri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në 14 Korrik të vitit 2010, Shqipëria, përmes Këshillit të Ministrave, fali për herë të parë një nga pronat e saj, duke i kaluar pa shpërblim, Republikës së Kosovës, një truall dhe ndërtesë, konkretisht vilën nr.6, te rruga “Donika Kastrioti” në kryeqytet. Ky kalim pronësie u bë për selinë e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Tiranë.

Në të njëjtën rrugë është edhe përfaqësia diplomatike e Republikës së Serbisë. Këto dy ambasada janë shumë pranë njëra-tjetrës. I ndan në mes vetëm një godinë e vogël me emrin «Kaktus».

Selia e e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Tiranë ështe thuajse dy herë më e madhe se sa ajo e përfaqësisë diplomatike të Serbisë. Ka përpara një sipërfaqe trualli të gjelbëruar dhe tepër të bukur, çka i mungon ambasadës së Serbisë. Po kështu godina e ambasadës së Kosovës është gjithashtu shumë më e lartë dhe shumë më e bukur, plotë dritë, ndryshe nga ambasada e Serbisë, e cila është shumë e rrudhur në vetvete.

Serbia mbase nuk e duronë dot këtë « pabarazi » dhe këtë « karshillëk » që i bëhet. Mirpo « murit me kokë » nuk i bihet, jo vetëm për faktin se Kosova-shtet i pavarur, është në « shtëpinë e vet » në Tiranë, dhe gjaku-gjakut i bënë edhe akte dhurimi, por mbi të gjitha, Serbia ende nuk i ka “shërua plagët” që i shkaktoi vetvetes nga 4 luftrat barbare dhe gjenocidiste që bëri në Ballkan, deri sa e detyroi superfuqinë perëndimore ushtarake të botës t’i jepte mësimin e duhur, duke e rrafshuar një pjesë të mirë të Beogradit e më gjerë.

Të dyja ambasadat janë aq shumë pranë njëra-tjetrës, sa po të mos ishte « Kaktusi » në mes, njerëzit që janë brenda tyre, mund edhe « t’i jepnin dorën njëri- -tjetrit » nga dritaret dhe ballkonet që janë aq pranë e pranë!

Mbase është krejt rastësi « Kaktusi », që shërben si « kufi », mes këtyre dy ambasadave. Aq më tepër që kaktuset janë bimë të shkretëtirës, janë vërtetë lule, por janë lule plot gjembaçë. Gjithësesi në Amerikë lulja më aromatike është Kaktusi. Aroma e tij ndihet nga një distancë prej 1 km.

A mund të normalizohen marëdhënijet e Kosovës me Serbinë? Nuk duhet të jemi skeptik, pavarësisht se për më shumë se një shekull, humnera që ka kriujuar Serbia me politikat e saj antishqiptare, janë aq të thella, sa duhet një “mal” i madh me punë e me veprime konkrete, gjakëftohte, paqedashëse, liridashëse, kërkim ndjese dhe shpërblim real dëmesh, ndaj popullit të Kosovës dhe qeverisë së tij në radhë të parë, ndaj popujve të tjerë të ballkanit, por edhe ndaj faktorëve ndërkombëtar, të cilët politika luftënxitëse dhe dritshkurtër serbe i mban ende të angazhuara në këtë pjesë të botës.

Për fatin e keq, politika zyrtare e Serbisë, në vend që të heqi “kaktuset” në mesin e saj dhe të Kosovës, në vend që të nxjerrë mësime nga historia e afërt, duke ju larguar parjes së “ëndrrave në diell”, në vend që të njohë Republikën e Kosovës me të gjithë kufijtë e saj historik brenda saj, duke ju bashkangjitur shteteve dhe kombeve më të përparuara të botës që e kanë bërë këtë gjë, bëjnë rolin më negativ, u bashkohen kriminelëve të “barrikadave”, të cilëve u ka zënë sytë liria dhe preferojnë të qëndrojnë “të burgosur” në “kuvlitë” që u kanë rrëmbyer shqiptarëve në veri të Kosovës.

Nuk ka më të verbër se sa ai që i ka sytë, por nuk do të shoh. Për pesë vota të pista, për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, “lojën” e banditëve të “barrikadave” bëri edhe Presidenti Tadiç në vizitën e pa dëshiruar dhe të pamirëpritur që bëri në Deçan dhe Pejë të Kosovës. Deklaratat e tij nuk përligjin paqen, as urtësinë e largëpamësinë, deklaratat e tij nuk promovojnë demokraci dhe përparim. Deklaratat e tij ishin luftënxitëse dhe provokative. I mungoi atij vështrimi realist, qartësia, largëpamësia dhe virtytet që duhet të karakterizojnë dy kombe të ndryshme, dy shtete të ndryshme, fqinjë me njëri-tjetrin, ndaj ishte i detyruar të pritej prej shqiptarëve si armik. Shqiptarët janë mikpritës. Po ua bëre borxh, të japin si “shpërblim” atë që meriton. Tadiçi mori me vete në Beograd thirrjet e një populli të tërë “UÇK-UÇK-UÇK”!

Të gjithë faktorët brenda dy shteteve Kosovë dhe Serbi, por dhe anë e kënd botës, vlerësuan se 1999-ta do të ishte mësim i madh për serbët. Fakti që Tadiç “harron” çka ka ndodhur, dhe bënë ato provokime që bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të tyre, tashmë të njohur ndërkombëtarisht nga shumica dërrmuese dhe cilësore e botësë, fakti që ikën nga Kosova me “bishtin në shalë”, duke i treguar se UÇK-ja nuk ka vdekur, tregon se ai vet dhe qeveria e tij, po i detyron shqiptarët që t’u venë tela me gjëmba në kufi! Kjo nuk është në të mirë të dy popujve dhe dy shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk është në të mirë të paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë, të zhvillimit të tij progresist drejtë BE.

Tashmë ka kaluar shumë kohë për të reflektuar. Aq shumë kohë, sa e ndjen edhe vet Presidenti Tadiç. Kur Kosova mori drejtimin e duhur drejt krijimit të shtetit të vetë, në kufijtë e vet historik e real, Presidenti Tadiç ishte ende i ri. Të gjithë e mbajmë mënd që në të majtë të kokës kishte vetëm një “vulashkë të bardhë”. Ndërsa kur erdhi këto ditë në Kosovë, “vulashka” nuk dallohej, se ishte zbardhur i gjithi!

Koha ecën përpara, pavarësia e Kosovës është realitet, për rrjedhojë, në se ka ndërmënd të vijë edhe ndonjë herë tjetër Tadiçi në Kosovë, të vij me mëndësinë e mikut dhe jo të armikut, të vijë dhe të kërkojë ndjesë për dëmet e pallogaritshme që Serbia ka bërë në Kosovë, të vijë e të tregojë ku gjenden edhe pse ka kaluar më se një dekadë pas luftës, rreth 1800 kosovarë të pagjetur. Të vijë e të marrë angazhime konkrete për t’i dëmshpërblyer shqiptarët e Kosovës dhe shtetin e tyre me 16 miliardë Euro dëm që u ka shkaktuar nga lufta gjenocidiste që bëri Serbia ndaj njërzëve dhe ekonomisë së tyre, pa qënë e nevojshme që të detyrohet shteti i Kosovës që, pasi të pres edhe pak, t’i drejtohet për zgjidhje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Av. Idajet Beqiri

Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar

08. 01. 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Idajet Beqiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 553 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi