Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
20-vjetori i Referendumit të Kosovës lindore
Publikuar më 02 mars, 2012 në orën 00:53 ( ) Refik Hasani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e 1 e 2 marsit kur në këto dy data para 20 vjete është mbajtur referendumi i neve shqiptarëve në Komunën Medvegjë, Bujanoc dhe Preshëvë për autonomi territoriale apo bashkangjitje me Kosovën amë.

Kjo krahinë shqiptare, gjendet në jug të Serbisë, përgjatë vijës administrative me Kosovën, në një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2, me 138 vendbanime, 85 bashkësi lokale, 17 zyre të vendit. Sipas vlerësimit të regjistrimit të vitit 1991 në komunat me shumicë shqiptare: Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, dhe kanë jetuar 101.549 banorë. Ky Rajoni banohet nga popullat shumicë shqiptare dhe qysh në Antikë ka bërë pjesë në territorin e Dardanisë. Sipas të dhënave statistikore të shteteve në botë, sipas atlasit gjeografik të botuar në vitin 2008, në Shkup, për klasët e teta dhe nënta, faqe 93,94,95 dhe 96. Ku 23, (njëzetëetre ) shtetet në botë jan më me më pakë kilomtra e katror se Medvegja, Bujanoci dhe Presheva !!!

Me rastin e 20 vjetorit të mbajtjes së referendumit ku më 1 e 2 mars 1992 nga ne banorët e Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë.
Këto tri Komuna janë territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u nda dhe u aneksua nga Serbia. Pra para 20 vite kur për dy ditë rreshtë të vitit 1992, populli shqiptar i Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi territoriale-politike të shqipëtarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën. Ky referendum ishte një akt sublim, vullnet i shprehur ku u zgjodh edhe kryetari dhe njeriu që ishte shumë i meritueshëm për mbarëvajtjen e këtij Referendumi Profesori i nderuar z. Ibrahim Kadriu. Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda. Lirisht mund të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme, ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative. Pati edhe të maltretuar psiqikish dhe fizikisht, por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm, ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndërruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të neve shqiptarëve. Përveq në tri komunat që u votua u mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashtë, të shprehnin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëjë dhe Kuvendin për Autonomi territoriale – politike me të drejtë bashkimi më Kosovën. Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 është një akt shumë domethënës, me vlera dhe nota më të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar, por ishte i monitoruar nga të gjitha anët, ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar.
Deri në atë kohë edhe popujt konstituivë të ngrehinës artificiale të qujatur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prerë, kurse ne shqiptarët në hapsira tona etnike mbajtëm Referendumin. Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me hungarezët në Vojvodinë e as me boshnjakët në Sangjak, sepse kemi elemente që njihen dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare.
Ne shqiptarët etnikë e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte ende e pashpërbërë që të bëjnë çmosë për ndryshime në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsolidimin e përgjithshëm.

Çfarë u arritë që nga ajo kohë e deri më sot
Ende mungon liria e plotë e lëvizjes, mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtar shqiptar Flamurit. Ende mbetët për t'u dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave, si në Gjykata e shëndetësi. Liria e lëvizjes mungon, ka shumë dro, frikë e psikozë për shkakë që në këtë Krahinë kemi mbi 30 baza ushtarake me një arsenal të madh armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën. Policia multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës. Nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit. Rasti më i freskët është kur po i detyrojnë policët shqiptarë të shërbejnë jashta Komunave të veta. Mungon një Universitet publik në gjuhën shqipe. Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm rajonal me seli në Preshevë apo Bujanoc. Mungon finalizimi dhe konkretizimi, vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Nuk duhet harruar për asnjë çast që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e kesaj Krahine të mos pajtohemi me gjendjen tonë në shumë sfera, kur edhe organizuan dhe u bë lufta e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit - UÇPMB-ja. Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi të tryezën e bisedimeve.

Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve:
- Faktorit politik dhe ushtarak të shqiptarëve të tri komunave
– qeveria së Serbisë dhe
- Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fund të luftës së armatosur, demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika, kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në shesh shumë çështje, si shkatrrime që bëri shteti serb për përzënjen, dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive, të mijëra banorëve të dëbuarë që lëshuan trojet e veta, si pasojë e luftës. Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave janë 11.783 banorë. Kategoria e të zhvendosurve ka në veqanti nga Komuna e Medvegjës, Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria serbe nuk deshi as të dëgjojë se le më të intresohet dhe të investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta. Më 14 janarë 2006 Këshilltarët shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në një seancë të përbashkët të mbajtur në Preshevëm miratuan një Platformë Politike në tri pika themelore:
Parimet, Kërkesat e veqanta dhe dispozitata përfundimtare ku nga 61 Këshilltarë Komunalë sa ishin prezentë në miratimin e kësaj platforme nga 66 që janë shqiptarë në tri Komuna, vetëm një ishte i përmbajtur. Deri më tash janë tri elemente, veprime, që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që kjo Krahinë po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet, të fomojë një identitet të vetin si me:
- Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992 -
- Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së -
- Marrëveshjen e Konçulit

- Seanca e përbashkëtë e të gjithë këshilltarëve Komunal të zgjedhurit e popullit miratuan një platformë të përbashkëtë politike.
A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë?

Duhet edhe më tej të vazhdohet, por gjithmonë duke pasur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindor. Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë. Kërkohet që edhe njëherë të ri-konfimohet vullneti i popullit, pra të parashihet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Çka është më e rëndësishmja, popullata duhet të jetë prezente, pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtar i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare. Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim, intelektualët, të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike dhe së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim, unitet, harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtar, e jo si deri më tani, të ndarë e jounikë, p.sh. lidhur me pjesëmarrjen për parlament të Serbisë disa ishin pro e disa kundër, kështu nuk mund të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jepë rezultate të pritshme.
1 – Tirana dhe Prishtina sëbashku me ne vendasit të ndërtohet koncenzusi për gjëra fundamentale,
2 - Rikonfirmim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë rajon të ketë siguri, dhe
3 - Mbykqyrje të përheshme të forcave të sigurisë ndërkombëtare .

Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnistrimin e Serbisë. Shumë pak bëhet në shenimin e kësaj date historike, në evokimin e kësaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije, por edhe manifestime të ndryshme. Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona, në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë, për t'u bërë realitet Referendumi i kësaj krahine për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitjeje me Kosovën amë.

01.03.2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Refik Hasani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 979 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi