Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HEBRENJËT E KOSOVËS LINDORE
Publikuar më 29 prill, 2012 në orën 21:35 ( ) Besnik Hysa | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vendimeve të fundit të qeverisë kuislinge të Hashim Thaçit ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore lidhur me lëvizjen e lirë në hapësirat shqiptare, për nga mendjemprehtësia do të ua kishte lakmi edhe vetë Vasa Çubrilloviç, si ideolog më famëkeq për shfarosjen e popullit shqiptar. Përveç taksave, së fundi në pikën kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’në tërë zonën neutrale të kufirit të Kosovës në një gjatësi prej 4 km, nuk lejohet as parkimi me targa të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Me vendime të tilla Hashim Thaçi, jep një porosi të qartë, se në pyetje është një marrëveshje e fshehtë me Beogradin për dëbimin e butë të popullit shqiptare nga trevat e tyre burimore në drejtim të Kosovës.

Shqiptarët kudo që jetojnë në gadishullin Ballkanik kanë një gjë të përbashkët, janë populli më i prapambetur evropian në çdo lëmi jetësore. Por, pjesa që jeton në Kosovën Lindore dukshëm i prin kësaj të keqe. Përveç prapambetjes ata janë edhe më të shtypurit. Krahas Beogradit ata tani i janë nënshtruar një terrori të paparë ekonomik dhe psikologjikë si nga qeveria ashtu edhe policia e Kosovës.

Para afro 5 muajve me vendosjen e policave të sigurimit për vetura e që u bë në emër të lirisë dhe qarkullimit të lirë me Beogradin në Bruksel, për shkak të kinse masave të reciprocitetit, ata vendosen taksa që janë të papërballueshme për standardin e shqiptarëve, kur merret parasysh se pjesa dërmuese e tyre është e papunë. 60 euro për 15 ditë apo 120 euro në muaj, për të hyrë në Kosovë, edhe për ata shqiptarë që kanë fatin të punojnë me një rrogë mesatare prej 250 euro, është diçka e papërballueshme. Ky vendim i qeverisë së Kosovës tregon se ajo përbëhet nga kopilët e Pashiçit, Çubrilloviçit, Rankoviçit, Millosheviçit e Tadiçit. Me këtë vendim serbët as pak nuk janë të goditur.

Honxhobonxhot e politikes institucionale nga Kosova Lindore, e që nuk do ta fëlliq letrën me emrat e tyre, për shkak të zgjedhjeve në Serbi i kanë shpeshtuar vizitat për të bërë foto dhe marrin premtime nga qeveria kuislinge e Hashim Thaçit se këto taksa vetëm do të zvogëlohen. Në praktik ndodh e kundërta , jo që zvogëlojnë çmimin, por ndalojnë edhe parkimin e veturave me targa të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, në tërë territorin e zonës neutrale që kontrollohet nga policia e Kosovës.

Për një vendparkim edhe pse gjatë ditës nuk bëhen më shumë se 20 vetura të cilat janë në një largësi 600 metra nga pika kufitare, dhe me asgjë nuk e pengonin rrjedhën normale të komunikacionit, vjen një vendim arbitrar prapë nga qeveria e Kosovës, që nuk ka të bëjë aspak me mendjen e shëndosh. Ai vendparkim si dhe përgjatë rrugës është shënuar me një shirit të verdhë dhe me gurë që të kujton kampet e përqendrimit nazist. Mediat e honxhobonxhove e heshtin këtë përkeqësim të lëvizjes së lirë për shkak të frikës së mos vjeljes së votave me rastin e zgjedhjeve serbe të 6 majit.

Në tërë botën ekzistojnë rregullat për regjimin e pikave kufitare dhe në një largësi të caktuar lejohet parkimi i veturave, por si duket për Kosovën këto rregulla nuk vlejnë.
Çuditërisht veturat me targat e Kosovës parkohen shumë afër kufirit ‘’serb’’,(lexo shqiptaro-shqiptar) në një largësi 100 m, dhe askujt nuk i pengojnë.

Pas vendimeve të tilla disa shqiptarë të kësaj ane që punojnë në komunat e afërta të Dardanës dhe Gjilanit mendoj që të largohen me familjet e tyre nga ky territor burimor shqiptar.

Sot, shqiptarët e Kosovës Lindore i ngjasojnë hebrenjve të persekutuar nga nazistët. Kalimtari i rastit në zonën kufitare të Serbisë dhe Kosovës te Dheu i Bardhë, 12 vite pas luftërave, do të shoh skena tmerruese që i ndodhnin hebrenjve nga nazistët. Është tmerr i vërtet kur sheh nënat, motrat, fëmijët dhe pleqtë tanë, duke kaluar kufirin e Kosovës në këmbë e të ngarkuar me çanta, për shkak të lidhjeve farefisnore që kanë në zonën kufitare. E keqja nuk përfundon vetëm me kaq. Fyerjet nga ana e policëve shqiptar të Kosovës ndaj kësaj popullate janë edhe më rrëqethëse dhe kur të bëhen nga vëllai, vështirë të përballueshme. Ja se çka i thonë ata kalimtareve të rastit’’ Juve duhet me ju pre, ju jeni shkie, juve unë do t‘ua bëja jo 60 por 2000 euro në ditë me hy në Kosovë’’.

E kur hyn malli serb dhe popullata serbe atëherë ata bëhen qengja ‘’ Si je komsho, ke kaluar mirë, ditën e mirë e rrugë të mbarë’’.

Ku të ankohen shqiptarët e mjerë? Beogradi as që i llogarit si njerëz. Prishtinës as që i ha palla. Tirana natë e ditë mendon si të na ndërroj Flamurin Kombëtar. Shkupi shqiptar çare vetës nuk po mundet me i bë. Derisa dikush nuk na dëgjon në do të vazhdojmë jetën në kampin tonë të përqendrimit të quajtur Kosovë Lindore, ashtu si hebrenjtë nga nazistet në Auschwitz. Ne nuk kemi të drejt ankese. Heshtni, na thonë honxhobonxhot se ky është çmimi që duhet të paguajmë për integrimet evropiane. Duroni edhe pak se veç sa nuk kemi hyrë në Evropë e pastaj kemi me u kënaq. Mund të udhëtojmë ku të kemi qejf madje pa taksa.

Një gjë duhet ta kuptojmë, se deri më sot Kosova Lindore si pjesë e Shqipërisë çdo herë ka qenë e inkuadruar në të gjitha proceset kombëtare për ribashkim. Ajo edhe sot është e gatshme me kapacitetet e saja edhe pse dukshëm të zvogëluara që të i ndihmoj këto procese qoftë edhe këtë gjysmë pavarësi të Kosovës, por komunikimi me të duhet të jetë i pa hile, e jo të i imponohen disa kushte të pakapshme për logjikën e shëndosh dhe atë në emër të lirisë së lëvizjes, e që në të vërtet e ka paralizuar atë duke e getoizuar të tërën.

Për këtë turp qeveria e Kosovës duhet që të i largoj këto kufizime të pakuptimta dhe të i kërkoj falje popullatës shqiptare që parqet një digë mbrojtëse të interesit gjeostrategjik shqiptarë në Ballkan. Çdo vendim tjetër, madje edhe duke zvogëluar çmimin, është në dëm të shqiptarëve të kësaj ane, vetë shtetit të brishtë të Kosovës dhe shkon në dobi vetëm të Beogradit.

Nëse siç po trumbeton Hashimi me qeverinë e tij, se jemi shtet i pavarur dhe sovran, ja rasti më i mirë për të dëshmuar këtë. Largoni këto taksa dhe kufizime në mënyrë të njëanshme e mos prisni të merreni vesh me Beogradin. Mos harroni se të qenit shtet sovran nënkupton marrjen e vendimeve të njëanshme.

Besnik Hysa,
Bujanoc 1878



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Hysa
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 1,324 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi