Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Beogradi e terrorizon Bujanocin
Publikuar më 06 maj, 2012 në orën 20:34 ( ) Refik Hasani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Arrestimet e tetë shqitarëve në Bujanoc u bën për të frigësuar votuesit shqiptarë dhe për instaluar pasiguri dhe bër pastrim etnik, prandaj e ritheksojm që ky rajon duhet të mbykqyrët edhe nga OKB-ja, NATO-ja, EULEX ... , që të angazhohen edhe për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë që duket sikur kan mbetur në harresë.

Prapë edhe në këtë rast ashtu si disa herë më herët kërkohet nga faktori i jashtëm që në komunat shqiptare Medvegjë, Bujanoc e Preshevë të instalohen forca civile dhe ushtarake ndërkombëtarë nga NATO-ja apo OKB-ja dhe EULEX-i për mbykqyrje, monitorimin e shkeljeve e të drejtave të njeriut dhe kolektive të shqiptarëve që jan duke u diskriminuar dhe nuk përfaqësohen në gjykata, polici dhe admnistrat komunale dhe qendrore Nuk është duke u respektuar amnistia për ushtarët e UÇPMB-së ku vazhdimisht burgosen dhe kurdisen gjykime politike. Edhe për marrëveshjen e Konçulit është dashur të mblidhet ndonjë takim kosultativ që të plotësohet, pasurohet dhe rishikohet si një marrëveshje që është arritur nën monitorimin e Piter Fait. Pra faktori i jashtëm të vendos forcat e NATO-s të OKB-së apo EULEX-i, të marrin në konsiderat edhe shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës duke u marr me shikimin e marrëveshjes së Konçulit dhe të drejtat e tyre. Kështu nuk ka mbetur për të dal dhe votuar drejtë, kjo i përngja një gjendje lufte, një ore policore, një shtetë rrethimi tipik dhe të vërtetet, një mobilizim, gjendje jo të zakontë Më së paku ka mbetur vend për të votuar. Kjo është për të mbjellur, thelluar e ushqyer ndarje në mesë të shqiptarëve shumicë dhe serbëve pakicë të ksaj Komune . RECIPROCITETI - Beogradi nuk i harron serbët lokal të Kosovës atëher pse duhet t'i harron faktori plotik dhe ushtarak si dhe Prishtina dhe Tirana zyrtare këto tri Komuna .

Beogradi diskriminon dhe zbaton ligje enkas vetëm për shqiptarët duke arrestuar dhe kurdisur e montuar gjyqe politike në forma të ndryshme më perfide është duke u munduar që të zvogloj numrin e votuesve shqiptarë në Bujanoc. E këto jan duke miratuar ligje dhe udhëzime admnistrative që vështirsojn marrjen dhe vazhdimin e dokumentave. Një ndër veprimet absurdet më të mdha, është: Kur kërkon që komisione të caktuara të policisë së bashku më zyrtarë admnistrate dalin në terren të vërtetojn a jan duke jetur në shtëpi. Kjo është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare. Nëse unë kam një pasuri të trashiguar nuk mund t’më mohohet të jem edhe qytetar i atij shteti. Këtë e kam përjetuar vetë auturi i këtyre rreshtave pasi vij nga ajo pjesë. Të mos zvoglohet trupi votues i shqiptarëve në Bujanoc ku kemi 23 këshilltarë Komunal pasi ka vota duhet që në Bujanoc të jen 30 këshilltar e jo 23.

Arrestimet e kryera pardje, ku: forma, koha, numri i policëve, ushtarëve, xhandarmëris, njësit elite dhe arsenali e mjetet që janë shfytëzuar ndaj shqiptarëve është mjaftë material i bollshëm për ta komentuar dhe analizuar. Më në fundë edhe institucionet qendrore të shqipërisë dhe ato të Kosovës duhet ta kuptojn se duhet të ndërroj qasja ndaj neve shqiptarëve të ksaj krahine. Të fillojn duke investuar edhe në këtë drejtim që përveqë një mijë abetarave që është investuar nga këto dy qendra për në këto tri Komuna asgjë tjetërë. Është momenti i fundit që dy institucionet tona të investojn edhe në këtë mënyrë që mos të zvoglohet numri i votuesve shqiptarë, pra asnjë këshilltarë Komunal të mos zvoglohet por ka mundësi të rritet. Prishtina dhe Tirana duhet ta ken të qartë sa i përket pjesëmarrjes së popullatës shqiptare në zgjedhjet nacionale dhe t’ju bëhtë e qartë të gjithë subjekteve politike që për parlamentin e Republikës së serbisë të ndryshohet ligji zgjedhore dhe kuota të zvoglohet nga Beogradi. Pse në parlamentin e Kosovës vetëm pakica serbe kan dhjetë vende të rezervuara plusë edhe disa i marrin me vota të drejpërdrejta kurse në anën tjetër shqiptarët me numër po aqë ka vetëm një deputete në parlament të Serbisë. Vetëm në Kosovë nga Komuna Medvegjës, Bujanocit e Preshevës kemi deri më pesëmijë votues që figurojn në lista zgjedhore. Duhet të mos harrojm që me dokumenta të Serbisë si shqiptarë kemi patur edhe në Beograd, Nish Leskoc Vranjë etj. Kur ky numër mirret parasysh atëher numri i shqiptarëve të Republikës së Serbisë që figurojn në lista zgjedhore dhe posedojn dokumnta valide arrin numrin deri në 15 mijë votues.

Arrestimet

Së pari ne shqiptarët që nga përfundimi i luftës dhe zgjedhjet e pra të vitrit 2002 pushtetin prej 41 këshilltarëve shumica jan 23 këshilltarë komunal jan shqiptarë së bashku me Kryetarin e Komunës. Kjo është duke i penguar Beogradit. Pikërisht bën arrestime:
- Pas katër orëve kur edhe fillon heshtja zgjedhore,
- Kur popullata lokale shumicë është pregaditë për të dal në votime,
- Kur të dëbuarit, zhvendosurit dhe të shpërngulurit shqiptarë prej Bujanocit pritej të dalin më shumë se herave të tjera në votime,
- Kur kishte paralajmërime që edhe votuesit një pjesë të vijnë vetëm për votime nga diaspora,
- Popullata shqiptare është duke menaxhuar mirë me Komunën dhe duke respektu si komune edhe me popullatë pakicë të ksaj komune,
- Në Bujanoc kemi 3650 të vendosur kolon serbë si kategori e zhvendosur që të gjithë të pajisur me dokumenta dhe që figurojn në lista zgjedhore,
- Kemi mbi dhjetë baza dhe poligone ushtarake shumë afër zonës toksore,
- Ky qytet është një nyje edhe ekonomike që përmes vendabanimeve tjera lidhet me Preshevën dhe shtetin Bullgarin,
- Është duke u penguar ngritja e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit që është propozim i cili ka gjetë mbështetje edhe nga kuvendi Komunal,
- Në Bujanoc policia të bëjs sa më shumë arrestime për shkak që në fshatin Dobrosin afër Bujanocit ishte shtabi i përgjidhshëm i UÇPMB-së,
- Në fshatin Konçul krejt afër Bujanocit është nënëshkruar marrëveshja shumë e njohur e Konçulit,
- Në Bujanoc si qendër në mesë të Preshëvës dhe Medvegjë do të luante një rol më të madh ,
- Pasi Bujanocin me Vranjën i ndan vetëm 17 kilometra dhe ka rëndësi,
- BujanocI që Tërnoci është ngjitmas më qytetin dhe gjithnjë po dominohet nga shumica,
- Në Bujanoc ishte Beogradi që i pregaditi ata një grusht serbë të ksaj Komune që të formojn të ashtuquajturin këshillë nacional serbë dhe për ndarje të ksaj Komune në vija nacionale sipas rexhistrave të Zonave dhe Komunave kadastrale,
Të arrestuarit jan të rinjë dhe ish-ushtarë të UÇPMB-së nga fshatra Tërnoci i Madh dhe Breznicë e Bujanocit. Arrestimet u bën që ne shqiptarët të mos ta udhëheqim Kumunën e Bujanocit. Kjo është për të mbjell frigë, për të bër presion dhe për të instaluar dro dhe pasiguri tek ne shqiptarët. Kështu krijon skena të filmit të aksioneve, të frigojn të dalin të votojn shqiptarët , e aqë më shumë ka frigë Beogradi nga ata që punojn në mërgim, të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit shqiptarë që ti pengoj të mos shkojn në votime.

Liderët e ksaj krahine ju sugjerojm që të angazhohen në unifikimin e qëndrimeve, pastaj të kërkojn bashkërendimin me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare së bashku me faktorin e ndërkombëtarë.

Për fundë - Sivjet më 17 shkurt disa të rinjë në qendër të Bujanocit kishin marrë një inciativë që të ngrisin nga dëbora një Nev Born. Ne shkruam një shkrim autorial për këtë në të njëjtën gazet sa e brishtë dhe e paqëndrueshmë është situata në Bujanoc sikur se Nev Born-i nga dëbora në qendër të Bujanocit, kështu duhet ta kuptojm të gjithë. Kjo na i forcon ato fjalë që sa e brisht është situata edhe pas Referendumintë të mbajtur më 1 e 2 mars 1992, kryengritjes së armatosur përmesë sakrificës dhe luftë së UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçulit.

06. 05. 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Refik Hasani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 822 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi