Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMANETI I RIBASHKIMIT (II)
Publikuar më 28 nntor, 2012 në orën 16:21 ( ) Besnik Hysa | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E DYTË

Besnik Hysa
1878

Nëntor 2012
Bujanoc
Shqipëri

Ky libër i kushtohet të gjithë atyre që po angazhohen (të gjallëve) dhe janë angazhuar (dëshmorëve, të keqtrajtuarve, të vdekurve) sinqerisht për Ribashkimin Kombëtar të popullit shqiptar me para, pushkë e penë.

KAPITULLI I PESTË

Shqipëria dhe Shqiptarët Sot
Numri:
Vlerësohet se në Ballkan jetojnë afro 7 milion shqiptarë, por këto shifra gjithnjë duhet të merren me rezervë pasi që regjistrimi i popullsisë është kryer gjithnjë nga të huajt. Në nivel botëror vlerësohet se ka 12 milion shqiptarë.

Territori: Është kompakt apo njëfarësh i banuar nga shqiptarët 92% dhe të tjerët 8%. Jetojnë të copëtuar në 6 shtete.

Religjioni: Mbizotëron ai islam i ndjekur nga ortodoks dhe katolik. Shqiptarët këtu paraqesin shembull botërorë për tolerance fetare, edhe pse nga një herë qendrat e huaja gjejnë ndonjë artikullshkrues vendor që të trazoj këtë tolerancë, ata gjithnjë kanë dështuar, sepse shqiptarët i kanë dhënë përparësi gjithmonë identitetit kombëtar në krahasim me atë fetar.

Kufijtë: Shqiptarët kanë kufij tokësor, ujor dhe ajror. Kanë dalje në dy dete, atë Adriatik dhe Jonë. Kufizohen me grekët, serbet, malazezët, bullgarët (maqedonasit) dhe italianët.

Gjendja politiko-ekonomike
E ndodhur për 134 vite e copëtuar nga fqinjët e saj, gjysmështeti shqiptar dhe populli shqiptarë i mbetur jashtë kufijve administrativ, vazhdojnë të bëjnë jetë të rëndë politiko-ekonomike. Si pasojë populli shqiptarë ka mbetur akoma në nivelet e një populli të brishtë, për shkak të zhvillimit të ulët të ekonomisë, krahasuar me shtetet e tjera të Evropës, të mendësisë patriarkale të trashëguar nga e kaluara, të shpërbërjes së ekuilibrave të familjes, të mungesës së vetëdijes kombëtare të popullsisë, tregues këto që paraqesin shkallën e qytetërimit të një vendi që ka synime demokratike. Analizimi i thellë i këtyre dukurive të bënë të kuptosh, përse gjysmështeti shqiptarë dhe vetë shqiptarët paraqesin popullin më të pazhvilluar në Evropë.

Të izoluar dhe sunduar për 100 vite nga ideologji dhe sisteme administrative të ndryshme (huaja), pas shpalljes së pavarësisë më 1912, shqiptarët vazhdojnë të mbesin si popull me demokraci të cunguar, për shkak të keq qeverisjeve dhe korrupsionit shumë të lart, të shtrirë në të gjitha strukturat shtetërore të cilat kanë drejtuar vendin e sidomos në këto dy dekadat e fundit.

Në një vend ku qeveria dhe institucionet shtetërore veprojnë me dy standarde, ku drejtues të lart emërohen dhe shkarkohen sa herë që veprimet e tyre bien ndesh me qeverinë dhe politikën, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante deri edhe kushtetutën e vendit, ka bërë që shqiptarët të trajtohen nga të huajt, si një vend që akoma ka shumë punë për të bërë, me qëllim përmbushjen e standardeve pa të cilat një vend demokratik nuk mund të ekzistoj.

Te shqiptarët ndërrimi i qeverive apo partive në pushtet shoqërohet gjithnjë me ndërrimin e personelit dhe punonjësve të institucioneve. Heqja e specialistëve apo punonjëseve të trajnuar dhe të kualifikuar, sa herë që largohen drejtuesit kryesorë dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të pa aftë, militantë partish dhe jo profesional ka bërë që dukuritë për të cilët kritikohen shqiptarët nga të huaj, të mos luftohen, që korrupsioni, krimi dhe dukurit tjera të ndaluara me ligj, të gjejnë terrenin e duhur për t’u bërë pjesë e jetës që shoqëron shqiptarët sot.

Po kështu keq qeverisjet e vendit gjatë këtyre dy dekadave, stimuluan te shqiptarët modele dhe mënyra të këqija jetese, të cilat larguan te një pjesë e popullit, të gjitha vlerat e mira njerëzore, të kulturës dhe historisë tonë, që edhe pse në kushtet e një varfërie të tejskajshme, janë ruajtur dhe zhvilluar në shekuj në përshtatje me ndryshimet e ndodhura në vend.

Është e vërtetë që varfëria është pjesë e jetës njerëzore, por ajo nuk duhet parë si arsyetim
për të vepruar në kundërshtim me normat dhe rregullat e demokracisë, sepse shkelja e tyre do të krijonte te secili prej nesh karaktere dhe sjellje të tilla, të cilat do të binin ndesh me ligjet e zhvillimit të jetës dhe të popullit në vend.

Kriza ekonomike që ka përfshirë sot shtetet më të zhvilluara në botë, ka ndikuar edhe te populli shqiptarë që njihet për nivelin e ulët ekonomik dhe varfërinë e tejskajshme, e cila ka bërë që jeta e shtresave më të goditura të saj të shoqërohet me probleme të mprehta sociale si:papunësia, analfabetizmi, krimi i organizuar, dhuna në familje dhe shoqëri, tregtia me njerëz dhe pasiguria e jetës.

Sigurisht se rol negativ në të gjithë këto vitet e fundit të demokracisë ka luajtur edhe gjendja politike e pa stabilizuar, gjë që ka penguar zhvillimin normal jo vetëm të ekonomisë, por edhe të të gjitha fushave të jetës. Kjo gjendje jo normale dhe tejet e politizuar ka krijuar pasiguri, duke detyruar kështu një pjesë të mirë të popullatës të emigrojë në kërkim të një jete më të mirë. Kudo që organizohen zgjedhjet në trojet shqiptare paraqesin një pasqyre reale të klasës politike të papërgjegjshme, të cilët përballë interesave vetjake tregojnë shkallë të ulët të qytetërimit Evropian.

Shqiptarët janë popull me një mendësi të theksuar patriarkale të trashëguar nga e kaluara e cila mbizotëron në të gjitha fushat e jetës. Edhe pse gruaja përfaqëson 50% të popullit ajo është më pak e përfaqësuar në politikë dhe vendimmarrje, edhe pse pas ndërhyrjes së të huajve ligji ua mundëson këtë të drejt grave.

Shqiptarët po ashtu kanë bërë tri luftëra për çlirim kombëtar dhe Ribashkim me Shqipërinë londineze. Fal të huajve ata i shpëtuan dështimit të këtyre luftërave dhe sot kënaqen me të drejta individuale por jo edhe kolektive. Si rezultat i tërë kësaj, me futjen e sistemit shumëpartiak (pluralist), sot në botë kemi të shpërngulur mbi 2 milion shqiptarë, derisa për kah varfëria botërore radhiten në mesin e 10 popujve më të varfër në botë. E dhimbshme por e vërtet!

Shqiptarët dhe fqinjët
Ndaj fqinjëve shqiptarët janë shumë të durueshëm (tolerant). Kurse roli i tyre ndaj shqiptarëve mbetet i pa përmirësuar. Politika e tyre ndaj fqinjëve mbetet tejet e butë edhe përkundër shumë padrejtësive që ata i kanë bërë shqiptarëve. Po këtë butësi nuk e kemi nga fqinjët. Ende vazhdojnë me përbuzje, nënçmime, ofendime madje edhe kërcënime për zhdukje fizike.Shembujt janë të shumtë dhe të përditshëm.

Shqiptarët dhe Bota
Dikur ishin pjesë e perandorisë Osmane, ishin integruar plotësisht. Kur ajo u largua ia panë sherrin. Pastaj erdhi komunizmi, edhe atij ia panë sherrin. Sot jetojnë në demokraci me një përkrahje dhe mbështetje të SHBA-ve. Dhe në vend se të shfrytëzojnë këtë përkrahje ata merren me çështje të dorës së dytë, dhe janë në rrugë që prapë t’ia shohin sherrin. Evropa mbetet po ajo e njëjta ndaj shqiptarëve me disa përjashtime të vogla.

Politika
Sistemi politik është shumë partiak. Në skenën politike ke po ato figura të sistemit komunist. Një herë hipe në fron më nuk ka kush që të largon nga ajo. Partitë politike forcën kryesore e mbështesin tek prijësi i tyre i cili merr përmasa të idhujtarisë. Partive politike i mungon organizimi i brendshëm kritik. Vendimet i merr vetë prijësi dhe ato nuk guxojnë të diskutohen. Mendësia e prijësve është mendësi fisnore apo feudali.
Skenës politike i mungon opozita e mirëfilltë. Partitë politike frekuentohen nga intelektual të shkolluar jashtë të cilët janë të ndikuar në mendime dhe botëkuptime varësisht nga vendi ku kanë qëndruar. Ata nuk e kuptojnë çështjen shqiptare ndryshe, përveç ashtu siç e kupton intelektuali i perëndimit apo lindjes. Çdo tentativë për ribërje shqiptare përcillet me frazën e njohur të kopjuar nga diplomacia e fqinjëve, se nuk na duhet Shqipëria e Madhe.

Gratë
Janë të përfaqësuar në jetën politike por ato më së shumti shërbejnë si stoli se sa personalitete të fuqishme që me autoritetit e tyre mund të bëjnë ndonjë ndryshim në shoqërinë shqiptare. Me ligj ajo gëzon të gjitha të drejtat por mbetet e diskutueshme se sa gratë i shfrytëzojnë këto të drejta.

Shoqëria
Shqiptare përbëhet nga kategori të ndryshme. Si te popujt tjerë përveç kategorive të mira ke edhe të këqija siç janë: drogues, prostituta, hajna, kriminel, e tradhtar politik. Më së mirë kapërcejnë tradhtarët politik. Çfarëdo tradhtie që i bëjnë atdheut nuk ka kush që i ndëshkon, madje i shpallin si hero për shërbime ndaj atdheut.

Mediat
Interneti si mjet modern i komunikimit masiv ka filluar të mbizotëroj format tjera të informimit siç janë: televizioni, radio,shtypi ditor dhe periodik. Sot nuk gjen shtëpi shqiptare që nuk ka internet. E kjo është e kushtëzuar edhe nga numri i madh i emigracionit shqiptar. Numri i përdorueseve të internetit është gjithnjë në rritje.

Arsimi
Sistemet tona arsimore nxjerrin funksionar, por nuk nxjerrin intelektualë. Edhe për sa i përket leximit, ne nuk dëshirojmë të lexojmë, sepse leximi kërkon prej nesh mund dhe mendim, me qëllim që të kuptojmë dhe përcjellim. Kur lexojmë nuk kuptojmë mirë, kur kuptojmë nuk punojmë si duhet, kur punojmë e lëmë në gjysmë.
. Intelektualët tanë vetëm imitojnë e nuk mundohen të nxjerrin vet diçka në dritë, marrin prej të tjerëve e nuk krijojnë vet, kopjojnë e nuk shpikin, nxënë përmendësh e nuk logjikojnë, gjegjësisht, e shfrytëzojnë logjikën e tjerëve e nuk logjikojnë për veten. Ne nuk zbulojmë ne vetëm kopjojmë dhe përkthejmë.

Projekti Politik
Shqiptarët nuk kanë projekt të tyre politik. Zakonisht për shkak të interesave të krerëve të partive politike ata vetëm ndjekin projektet politike të huaja siç është për shembull Bashkimi Evropian. Zakonisht u mungojnë alternativat, prandaj edhe në çdo thyerje të proceseve të mëdha rajonale dhe botërore pësojnë më së shumti e pastaj kritikojnë të tjerët për fatkeqësinë e tyre.

Tragjedia e popullit tonë është se potencialet e tij-krahas shumicës, madhësisë dhe lloj-llojshmërisë së tyre-janë të paralizuara. Ky paralizim nuk është i përgjithshëm por i pjesërishëm; gjegjësisht, ai nuk vepron me të gjitha fuqitë e tij, që të mund ta kompensojë atë që e lëshoi në epokat e gjumit e prapambeturisë, dhe që t’i bashkëngjitet anijes së zhvillimit botëror. Kjo gjë ia imponon atij që t’i dyfishoj përpjekjet dhe të shpeshtojë kontributet.

Historikisht shqiptarët iu janë bashkuar shteteve të fuqishme të cilët kanë pasur ndikim botëror por që nuk ishin fqinjë të tyre. Në anën tjetër fqinjët e shqiptarëve kishin marrëdhënie më të egra me fuqitë e kohës, dhe në çastin kur ato tërhiqeshin nga trojet shqiptare, fqinjët e tyre filloni plojën dhe copëtimin e territorit të tyre. E tillë ishte koha në Perandorin Osmane, por edhe gjatë sistemit komunist kur Tirana rreshtohej herë me Moskën e herë me Pekinin. Sot, shqiptarët janë të përkrahur nga SHBA-të dhe në vend se të fuqizohen si komb, për shkak të parisë së tyre në pushtet, ata mund të përjetojnë historinë e hidhur, prapë nga fqinjët e tyre.

Ekonomia
Disa të arritura që kishin bërë në industri gjatë sistemit komunist me vendosjen e sistemit demokratik i kanë shkatërruar. Kanë privatizuar ose shitur korporatave globale ose i ka ble me pak para ndonjë nga prijësit e partive politike. Si rrjedhojë papunësia ka arritur shkallën më të madhe të mundshme. Edhe pse toka shqiptare përmban të gjitha burimet e nevojshme për zhvillim dhe mirëqenie të popullit shqiptar ai mbetet më i varfëri në botë. Shqiptarët prodhojnë vetëm në industrinë e lehtë ushqimore e cila edhe ashtu është e një cilësie të dobët dhe nuk plotëson nevojat e vendit. Tërë importin e ushqimit e bëjnë nga fqinjët e tyre. Shumë pak eksportojnë edhe atë lëndë të parë.

Po e vështruam popullin tonë në dritën e standardeve të zhvillimit bashkëkohor teknik, do të shohim se ai ngec shumë. Ai, për nevojat e veta ekonomike dhe ushtarake ende varet prej popujve tjerë. Ai nuk prodhon ushqimin e nevojshëm me të cilin e mban jetën, e as armët e nevojshme me të cilat e mbron dinjitetin e vet.
Veçori e jona më e theksuar është bërë ajo, se ne harxhojmë (konsumojmë) e nuk prodhojmë, blejmë e nuk prodhojmë. Ndodh që ta prodhojmë atë për të cilën nuk kemi nevojë, ndërsa e lëmë pas dore prodhimin e asaj që është shumë e nevojshme për ne. Mburremi se i posedojmë veturat më luksoze në botë, ndërkaq vet nuk jemi të zotët të bëjmë as një biçikletë.

Bujqësia si degë strategjike e ekonomisë është lënë pasdore dhe nuk punohet sipas parametrave modern. Edhe atë pak tokë që e mbjellim, e që është shumë pak, ende e mbjellim, kryesisht, sikur gjyshërit tanë. Shumë shpesh i bëjmë padrejtësi tokës së gjallë të gjelbëruar, duke e shndërruar në ndërtesa dhe rikonstruktime të ndërtimtarisë, ndërkaq, jemi të paaftë ta shndërrojmë tokën e shkret në tokë pjellore.

Turizmi një degë tjerë e rëndësishme përkundër potencialëve të mëdha në krahasim me vendet fqinje dukshëm mbetet prapa.

A nuk është tragjedi dëshpëruese, që ende mbesim të varur prej të tjerëve? Nuk duhet të merremi me lukse por me bazat e prodhimit. Nuk mbjellim drithëra të mjaftueshëm për furnizimin tonë dhe nuk ndërtojmë mjete të cilat do ta mbronin nderin tonë. Prandaj, ne edhe quhemi nga të huajt si vend apo popull në zhvillim. Ndërkaq fjala’’në zhvillim’’ është shprehje e kulturuar për fjalën ‘’të prapambetur’’.

Ushtria
Shqiptare është më e dobëta në Evropë, madje lirishtë mund të themi se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk kanë ushtri. Nuk paraqet kërcënim për askënd. Kjo edhe i trimëron armiqtë e shqiptarëve që të sillen me fodullëk.

Politika e jashtme
Kanë marrëdhënie me shumë shtete të botës por kryesisht në cilësinë e një partneri të dobët. Kanë dëshirë ta quajnë SHBA-të, Evropën si mik të shqiptarëve. Nuk kanë ndikim në as një vend. Madje gjysmë shteti shqiptar fare nuk shpreh interesim për popullin e tij të mbetur jashtë kufijve administrativ duke i trajtuar si të huaj.

KAPITULLI I GJASHTË

Ideja e Ribashkimit

Vepron në një mjedis ku individ dhe organizata të vërteta nuk mund ta thonë fjalën e vet pa dorëza, e as që t’i tubojë lirisht bijtë e vet. Çdo gjëje i lejohet që të flasë për veten, përveç Ribashkimit. Ribashkimi i cili lejohet kohëve të fundit nga disa organizata është i kurdisur, proqeveritar apo partiak i cili është i çarmatosur nga të gjitha armët e fuqisë dhe gjallërisë. Në këtë atmosferë të tendosur-atmosferë të tiranisë dhe diktaturës-vepron ideja e Ribashkimit. Organizatat dhe individët e vërtet veprojnë me duar të mbledhura dhe këmbë të lidhura.

Kundër saj zhvillohet luftë nga të gjitha frontet: të brendshme dhe të jashtme, dhe me të gjitha armët: trupore, shpirtërore, ideore, informative, ekonomike dhe politike. Sa vjen në vete prej një goditjeje, e pret tjetra, apo, sa ta kaloj një sprovë, ballafaqohet me një sprovë më të rënd dhe më të ashpër, saqë ndodhë që kjo e fundit të bëjë që ta harrojë hidhëtinë e të parës, për shkak të ashpërsisë së saj. Ditët e sprovës pothuajse u shndërruan në përditshmëri normale, ndërkaq ditët e qeta u bënë përjashtim.

As një studiues objektiv nuk mund të deklaroj se Ribashkimi është bllokuar, vjetruar apo tejkaluar. Ribashkimi ekziston me ekzistimin e shqiptareve nga të cilët ajo e fiton forcën e vet. Nëse brezat e tërë kanë dështuar në ngritjen e shtetit të Ribashkuar, kjo nuk do të thotë se roli i saj ka mbaruar. Këtë e dinë edhe fqinjët edhe ndërkombëtarët. Ata nuk dinë vetëm kohën se kur do të ndodhë, sepse ajo përcaktohet nga ne.

Ribashkimi duhet të bartet prej etapës së fjalës në etapën e veprës, ajo duhet të çlirohet prej sëmundjes e cila është bërë dukuri e përgjithshme mes nesh shqiptarëve, dhe e cila i pengon hapat tonë nga marshimi, e ajo është vajtimi i madh për të kaluarën dhe puna e paktë në të tashmen, ngase vajtimi nuk mund ta ringjallë atë që ka vdekur, e as ta kthej atë që ka kaluar.

Dobësia jonë është se:

 Ka shumë të atillë që ankohen dhe rënkojnë, kurse pak të atillë që shërojnë;
 Ka shumë prej atyre që nuk e duan errësirën, por ka pak prej atyre që i ndezin kandilat.

Duhet të bartet:

 Prej rrethit të ankimit dhe fajësimit të kohës, në rrethin e punës së pandërprerë e të palodhshme;
 Punë në nivel të Ribashkimit, në nivel të kohës dhe në nivel të asaj që bënë dhe bëjnë të tjerët për kombet e tyre;
 Punë për të tashmen dhe të ardhmen;
 Punë për ngritjen e ndërtesës dhe punë për mbrojtjen e saj prej elementeve shkatërruese të rrënimit.

Nuk mund të kërkojmë falje nga historia e as ndërgjegjja nëse themi:’’ Ne kemi qenë viktimë e planeve të errëta të cilat i përpunuan fuqitë e jashtme kundër shqiptare, e të cilat i realizuan shërbëtorët e tyre të brendshëm’’.

 Deri kur do të mbetemi terren provash për planet e armiqve?
 Deri kur do të ankohemi prej planifikimeve të tjerëve kundër nesh, e nuk do të planifikojmë për veten tonë?
 Përse nuk i rezistojmë planifikimit të tyre shkatërrues me planifikimin tonë të leverdishëm? Hekuri ndalet me hekur!

Një faktor tjetër pengues për afirmimin e idesë së Ribashkimit parqet edhe vonesa kohore e shqiptarëve për të pasur një shtet të fuqishëm. Në të vërtet kur të tjerët krijuan shtetet e tyre nuk kishte vegla, që tërhiqnin vëmendjen e popullit nga çështjet më serioze, siç është p.sh. teknologjia informative. Sot kemi TV digjitale, Internetin, You Tube, PlayStation, iPhonat etj, që e bëjnë njeriun të varur dhe ia pamundësojnë që të shoh botën në mënyrë reale. Kur kësaj ia shtonë edhe stilin e ri të të jetuarit të shqiptarëve e në veçanti gjendjen e vështirë ekonomike, atëherë për ne bëhet më vështir përfitimi i masave.

Organizatat e ndryshme për Ribashkim
Pas tri luftërave të fundit të shekullit XX filluan të paraqiten organizata ilegale dhe legale që kanë si synim Ribashkimin. Në shumë organizata dalin vendime të shkëlqyeshme. Mirëpo, ato, përveç në disa raste të rralla, nuk e kanë parë dritën dhe nuk janë praktikuar. Fjalët (bisedat) janë të domosdoshme. Mirëpo, fjalët përbuzen, nëse janë më tepër se veprat, edhe më tepër përbuzen nëse janë të zhveshura nga veprat, ndërkaq shumë më tepër përbuzen nëse janë në kundërshtim me veprat.
 A thua për arsye se ne e kemi shprehi të flasim bukur, por nuk e kemi shprehi të punojmë si duhet;
 Apo për arsye se ne flasim dhe shpresojmë, pa mos punuar;
 Apo mos për atë se ne miratojmë dhe planifikojmë, e pastaj nuk interesohemi se çfarë ndodhë me atë që e kemi miratuar.

Këto organizata një gjë duhet të kuptojnë , çështja madhore nuk ka monopol. Nuk mund të thuash se unë jam më i mirë se ti. Por, puna të dallon nga të tjerët. Dallimi vjen nga veprimi e jo vetëm të folurit. Në punën e tyre ato kanë pasur suksese, dështime dhe zmbrapsje.

A thua ato shkaqe janë jashtë organizatave? Sikur që anija goditet në sipërfaqen e detit nga: shtrëngatat, shkëmbinjtë, rrymat (ciklonet), piratët e armatosur, bandat kundërshtare apo pengesa tjera që i tejkalojnë mundësitë e saj dhe e pengojnë lundrimin e saj, duke e detyruar që ta ndërrojnë rrugën. Asaj mund t’i ndodhin dëme që nuk mund të merren me mend, dëme të cilat mund ta shkatërrojnë atë në tërësi, ekuipazhin dhe udhëtarët e saj-të gjithë apo disa prej tyre.

Apo, mos vallë shkaqet janë individuale, dhe gjenden në brendësi të organizatës? Në kuptim se e meta është në vet anijen, ashtu që ajo nuk është përgatitur sa duhet që t’u përballoj shtrëngatave të ndryshme, kur ato detyrohen apo faji është te tërësia e saj, apo te timonierët të cilët e kthyen atë në drejtim të shkëmbinjve apo cikloneve të rrezikshme, dhe nuk i marrin parasysh sa duhet mundësitë e veta? Ndoshta, realiteti do të thoshte: Të dy komponentët, bashkërisht, i kanë gjetur shkaqet e jashtme dhe të brendshme.

Disa prej nesh e mohon çfarëdo ndikimi nga jashtë në organizata të tilla. Disa mendojnë se ndikimi nga brenda kushtëzohet nga jashtë. Realiteti na mëson se duhet të jemi të baraspeshuar në këtë drejtim.

Organizatat e tilla s’ka dyshim se bartin një masë të përgjegjësisë, e cila është në përputhje me mundësitë materiale dhe psikike, disa prej të cilave ajo i ka shfrytëzuar, disa të tjera i ka lënë pas dore, ndërsa disa edhe i ka keqpërdorur.
Këto organizata nuk janë faktor i vetëm e as faktori më i fortë i cili ndikon në zhvillimin e ngjarjeve në popullin shqiptar. Organizatat e tilla kundërshtohen nga fuqitë e brendshme djallëzore (egoja, epshi, lakmia, zilia) dhe fuqitë e jashtme që duan që ato të dështojnë (partitë politike, shtet e huaja). Si rezultat i kësaj, ajo sa del prej një sprovimi, hyn në tjetrin, dhe para se t’i shërohen plagët, goditet me plagë të reja.

Thirrësi mund të ketë sukses, por mund edhe mos t’ia arrij qëllimit, mund të has në përgjigje pozitive, por mund edhe të ballafaqohet vetëm me refuzim.

Ato duhet që:

 kritikën sidomos personale;
 vërejtjen;
 këshillën;
 llogaridhënien;
 korrigjimin t’i kenë pjesë përbërëse dhe normale të punës së tyre.

Në kuadër të kritikës ato duhen të kenë kujdes se mos po hy në të ai që e meriton më pak dhe ai që nuk e meriton fare, dhe mund ta shkatërroj më tepër se sa të rregullojë. Personat e tillë në procesin e Ribashkimit jo që humbin vetën, por humbin edhe të tjerët. Ato duhet të përdorin të gjitha mjetet të cilat i shohin se janë më afër realizimit të qëllimeve të tyre (Ribashkimit).

Organizatat e tilla nuk janë pronë e vetvetes. Populli ka të drejtë (aq sa duhet) që të dijë fuqitë me të cilat disponon organizata, si dhe vërejtjet që i bëhen asaj për pikat e dobëta, me qëllim që të merr mësim prej tyre. Ideja e Ribashkimit nuk është pronë personale e askujt, por pasuri e popullit respektivisht e shumë brezave, prandaj është obligim i domosdoshëm që të dijë mendimet e njëjta por edhe polemikat, si dhe afërsinë e tyre ndaj realitetit apo largësinë e tyre nga ai. Armiqtë ( brendshëm dhe jashtëm) e këtyre organizatave i tubojnë pikat e dobëta dhe i ekspozojnë ato të tepruara nga këndvështrimi i tyre.

Organizatat nuk duhet të përçahen duke këmbëngulur se e drejta është vetëm në anën e tyre. Kush nuk e thotë këtë me fjalë e thotë me punë. Organizatat duhen të afrohen nëse nuk shkrihen. Kjo është dëshirë e bukur, por para realizimit të saj dalin shumë pengesa të cilat nuk janë lehtë të kapërcehen, përpos nëse njerëzit shndërrohen në engjëj.

Këto duhet të ndahen në departamente të ndryshme veprimi si p.sh diplomaci, kulturë, ekonomi, sport etj. Andaj, më mirë është që të pranohen idetë e shumta dhe shumëllojshmëria e metodave, duke u nisur nga shumëllojshmëria e këndvështrimeve në renditjen e objektivave, aktivizimin e mjeteve, vlerësimin e çështjeve parësore, peshën e ndihmuesve dhe pengesave, çështje këto në të cilat NDRYSHOHET qëndrimi apo mendimi me ndryshimin e kohës, vendit, gjendjes dhe rrethanave. Kjo është punë e mirë dhe e dobishme, por me kusht që krerët të kenë mendim të mirë për njëri –tjetrin, të kenë mirëkuptim në çështjet polemizuese, të ndihmohen dhe këshillohen për të mirë në mes vete, të jenë bashkë në çështje të mëdha.
Prijësit e këtyre organizatave e kanë për obligim që të mundohen për afrimin dhe pajtimin e organizatave të tyre, të cilat veprojnë për Ribashkim, e që pas çdo njërës prej tyre ngjiten grupe të ndryshme intelektualësh. Prijësit e këtyre organizatave duhet të mbajnë një takim ku do të bëhej shpalosja e çështjeve njësuese në të cilat lypet bashkëpunim, afrim i digave ndarëse në çështjet polemizuese, në të cilat çdonjëri që ka mendimin të ndershëm e përfshinë kolegun e vet, mirëkuptimi ndaj atyre me të cilët nuk përputhen në ndonjë mendim apo vepër dhe miratimi i një akti pune apo dokumenti rreth të cilit do të tubohen.

Veprimtaria e organizuar dhe planifikuar kolektive, nuk konsiston në injorimin e atyre që veprojnë jashtë kornizave grupore. Ndonjë prej tyre mund të ketë arsye apo pengesa tjera psiko-fizike të cilat e pengojnë nga puna e organizuar kolektive. Për të është obligim që me mendje, zemër dhe mundin e tij të jetë përkrahës i çdo veprimtarie kolektive edhe pse nuk është anëtar zyrtar i atij kolektiviteti. Ata edhe pse veprojnë individualisht e kanë ndikimin e vet në rrethin e tyre.

Rasti i njëjtë është edhe me disa personalitete të pastërta dhe të sinqerta të cilët besojnë në Ribashkim por që i takojnë sferës zyrtare nëpër institucione të ndryshme qoftë ministri, arsim, kulturë. Nuk është e rrugës që ata thjesht të injorohen për shkak të funksionit të tyre zyrtar në qeveri, sepse ata me aparatet dhe institucionet të cilat i posedojnë, mund të bëjnë shërbime madhështore për veprimtarinë kombëtare.

Një aspekt tjetër i organizatave është se ato flasin pa përgatitje, ndërkaq armiqtë tanë çdo gjë planifikojnë dhe i shohim ata duke vjedhur frytet e punës sonë. Ajo që brengos është se Ribashkimi mbjell por nuk korr, ngul pemë por nuk vjel fryte. Shohim se si të tjerët, nga mesi i atyre (kundër-ribashkim) dhe lajkatarëve të fshehur prej armiqve të Ribashkimit, qëndrojnë të përgatitur në pusi, ashtu që kur të përgatitet fryti për t’u pjekur, papritmas të shpejtojnë në krye të rreshtave të luftës (procesit), dhe të shkaktojnë zhurmë dhe tronditje të madhe, me qëllim që t’i tërheqin kah vetja dëgjimet, vështrimet dhe zemrat, ashtu që vet ta marrin plaçkën e luftës dhe vetëm ata të vjelin frytin e ngadhënjimit.

I shohim shpesh duke veshur veshje kombëtare dhe duke folur në emër të Ribashkimit, ndërkaq zemrat i kanë të zbrazura nga Ribashkimi, kurse jeta e tyre është larg Ribashkimit. Kështu ata, me pamjen dhe fjalët e tyre, e mashtrojnë popullin. Populli mendon se ata janë diçka, por kur ata ia arrijnë qëllimit dhe i marrin çështjet në duart e veta, ata identifikojnë vetën dhe shmangen nga Ribashkimi, me emrin dhe fuqinë e të cilit e arrijnë rezultatin.

Dobia nga këto organizata qëndron se ngadalë dhe me hapa të sigurt janë duke bërë revolucion paqësor në tërë shoqërinë dhe kanë realizuar një revolucion ideor, shpirtëror dhe moral, pa mos shkrepur armë apo shpallur luftë. Por, ajo që frikëson këtu është, se forcat kundër Ribashkimit nuk i lënë këto lëvizje që të ngritën, zhvillohen dhe zgjerohen. Andaj ato e befasojnë atë me goditje të shpejta, me qëllim që ta shpartallojnë, ta pengojnë marshimin e saj dhe të mos ia mundësojnë asaj që të zgjerohet dhe të përhapet.

Në punën e këtyre organizatave është vërejtur se ato e teprojnë në vlerësimin e fuqisë së vet, e po ashtu e teprojnë edhe në sqarimin e dobësive të armiqve të vet, i kalojnë kufijtë kur e lavdëron dikë, e po ashtu i kalojnë kufijtë edhe kur kritikon dikë, e tepron në simpati ndaj atij që e do dhe e tepron në antipati ndaj atij që e urren.

Për suksesin e tyre kohë pas kohe këto organizata duhen të përtërihen (reformohen) sipas nevojës së kohës dhe rrethanave. Të jenë të hapura ndaj ideve të reja. Kur kryetari thotë ndonjë qëndrim, ajo duhet të mendohet, analizohet, dhe në fund aprovohet ose refuzohet e jo të përsëriten gjërat si me qenë kasetë e inçizuar. Duhet të thuhet PËRSE. Ai që thotë përse në fillim shikohet me rezervë, e ndoshta edhe urrehet. Mungesa e Përse, na bënë që para kryetarit të jemi si i vdekuri kur lahet para prijësve fetar.

Përveç të metave organizatave të tilla e kemi për obligim që t’ua përmendim sukseset dhe t’i falënderojmë për to. Dhe kjo ka edhe një arsye tjetër, pasi që populli ynë i ka lidhur shpresat te ato. Nga sukseset numërojmë:

 Përmirësimin e botëkuptimeve politike ku si cak ka Ribashkimin dhe liroi mendjet e robëruara të shumë intelektualëve;
 Ktheu popullit shqiptar ndjenjën për identitet kombëtar, identitet disi i humbur nga mjegullnajat e globalizmit;
 Çliroi shpirtin e shqiptareve nga kompleksi i vlerës së ulët;
 Ndërtoi një brez të ri të shqiptarëve të cilët çdo ditë e më shumë po zhvillohen dhe shumohen jo vetëm duke folur por edhe punuar për Ribashkim. Është ky brez që iu shmang shkrirjes edhe përkundër sprovave të shumta;
 Rizgjimi shqiptar i cili po përfshinë një numër të madh të intelektualëve shqiptarë gjerë e gjatë rruzullit tokësor;
 Pasuruan publicistikën shqiptare me literature të Ribashkimit;
 Mbi të gjitha formimi i mendimit të përgjithshëm shqiptar se shpëtimi gjendet në Ribashkim.

Organizatat e tilla janë ato që me idenë e dijetarëve, durimin e misionarëve, qëndrueshmërinë e bijve dhe bijave, sakrificat e rinisë dhe të moshuarve, si dhe thesarin e historisë së saj, ia mundësoi këtij rizgjimi të shoh dritën dhe të dalë në binarët e ekzistimit dhe ndikimit.
Këtyre organizatave nuk u mungon asgjë përveç se një udhëheqësi e sinqertë dhe pa hile me udhëheqës vizionar, të mençur e trim, të përkushtuar dhe të vendosur.

Armiqtë e Ribashkimit (partitë politike, të huajt) arritën ta frikësojnë prej organizatave një pjesë të masës së gjerë, kurse në fakt, ato u themeluan që ta ngritin dhe shpëtojë këtë masë, që t’i mësojë të paditurit dhe t’ua kthej të drejtat atyre që u është bërë padrejtësi. Armiqtë arritën t’i largojnë njerëzit prej organizatave dhe të përhapin rrena për të, gjë që i bëri ata të jenë të përmbajtur ndaj saj, apo, së paku, i bëri pesimist në ardhmërinë e saj. Organizatat duhet që të mundohen maksimalisht që të mposhtin këto pengesa për të arritur në zemrat e masës së gjerë. Organizatat do të kenë sukses kur bëhen NJË, atëherë kur do të jenë NJË LËVIZJE e të gjithë shqiptarëve, e jo lëvizje të disa grupe shqiptarësh.

Paria (Udhëheqësia)
Kur del në vrapim sado që kali është i shpejt kur ngasësi është i keq mbetesh në gjysmë të rrugës. Ata na lanë që të jetojmë jetën tonë në duart e të tjerëve, por populli nuk duhet të lejoj këtë. Kur populli hesht paria llomotit. Ajo që për parin është e paarsyeshme për popullin është e arsyeshme. Paria shqiptare ndodhet e rreshtuar në partitë politike. Mos dhënia e votës për parinë është shenjë e ngritjes së vetëdijes sonë. Ata i dënojmë e vet përparojmë.
Populli ynë duhet të kuptoj se partitë politike të cilat janë mburojë e parisë, janë KANCERI i popullit shqiptar. Ato janë PENGESA e vetme e zhvillimit, përparimit, dhe ARMIKU numër një në rrugën e Ribashkimit. Se si do të lirohemi nga ato, e që duhet të lirohemi sa më parë, është çështje për analizë e atyre që udhëheqin me Ribashkim.

Nga paria e papërgjegjshme populli ynë i ka humbur ndjenjat dhe standardet e veta- të mirën e konsideron të keqe, ndërsa të keqën të mirë. Madje nga paria jonë gjejmë të atillë të cilët urdhërojnë në të keqe dhe ndalojnë nga e mira. Përtacinë na kanë bërë më të ëmbël se mjaltin. Ata na bëjnë që:

 Koha për ne është gjëja më e lirë;
 Puna gjëja më e rëndë;
 Kurse njeriu është pasuria me vlerë më të ulët.

Për fat të keq paria jonë më së paku kontribuon dhe punon, e më së tepërmi flet dhe polemizon.

 Ajo shumë flet e pak punon, punon punë të parëndësishme (integrimet evropiane) ndërkaq i lë punët e rëndësishme (Ribashkimin kombëtar);
 Madje e bënë punën e padobishme ndërsa e lë të dobishmen;
 Thjesht i lodhin gjuhët me punë të padobishme.

Dëgjuesi, e po ashtu edhe folësi, kanë përgjegjësi që fjalën ta shndërrojnë në punë, kurse idenë në vepra, edhe pse shkalla e përgjegjësisë dallon.
Na përçan, ndërsa përçarja e dobëson shumicën, ashtu sikur që bashkimi e forcon pakicën. Nëse secili prej nesh është i pafuqishëm kur vepron në vete,vallë, a nuk formohet prej të gjithë neve fuqi nëse bashkohemi?

Kemi humbur rrugën sepse iu shmangën rrugës së vetme (Ribashkimit), andaj na humbën dhe na larguan nëpër rrugica të shumta. Disa prej nesh i dërguan në të djathtë, disa të tjerë i humbën në të majtë. Njëri grup iu ngjitë Lindjes, kurse tjetri Perëndimit. Ajo na largoi nga esenca (Ribashkimi) dhe na futi në çështje të padobishme (integrimet evropiane).

Përgjegjësia?
Të përçarë, të humbur, larg skenës botërore, e të mbetur dukshëm prapa fqinjëve. E, atëherë, kush është përgjegjës për këtë? A bie përgjegjësia mbi prijësit dhe pushtetarët? Shumica anon kah ngarkimi i pushtetmbajtësve, me mëkatin e asaj që përjetojmë ne sot, edhe atë për shumë shkaqe:

 E para: sepse njerëzit, si zakonisht, dëshirojnë ta pastrojnë vetveten dhe t’ua veshim përgjegjësinë të tjerëve;

 E dyta: sepse përgjegjësia është në masë të fuqisë dhe pushtetit, kurse prijësit kanë edhe fuqi edhe pushtet.

Nuk ka dyshim se pushtetarët mbajnë një pjesë të madhe të fajit, e ndoshta pjesën më të madhe për gjendjen tonë aktuale. Mirëpo, po ashtu, nuk ka dyshim, se në përgjithësi, pushtetarët janë të njëjtë me popujt e vet, gjegjësisht, ata janë prodhim i shoqërive të tyre.
Popullata, gjegjësisht, masa a është përgjegjëse? Në fakt, përgjegjësia është e përbashkët, dhe, në bazë të mundësive që i posedon, çdo palë mban një pjesë të saj.

Kështu:

 Përgjegjësia e dijetarit është më e madhe se përgjegjësia e atij që nuk ka dije;
 Përgjegjësia e atij që ka pushtet është më e madhe se përgjegjësia e atij që nuk ka pushtet;
 Përgjegjësia e pasanikut është më e madhe se përgjegjësia e të varfëritë;
 Përgjegjësia e zyrtarit është më e madhe se njeriut të rëndomtë;
 Përgjegjësia e të parit është me e madhe se e të dytit;
 Përgjegjësia e meshkujve është më e madhe se e femrave;
 Përgjegjësia e të moshuarve është më e madhe se e të rinjve.

Edhe pse të gjithë janë përgjegjës. Faji bie, me të drejtë, mbi parinë për përgjumje, copëtim dhe humbje.

KAPITULLI I SHTATË

Mendësia e Gabuar Politike Shqiptare

Kur një popull nuk mendon politikisht drejt për atë popull thuhet se i mungon kultura politike. Të shohim disa mendime të gabuara politike që na kanë sjell në këtë gjendje ku jemi, e që edhe sot përdoren si labirinte për të na pamundësuar zhvillimin tonë.

Shkollimi
Në proceset politike i japin shumë rëndësi shkollimit. Kjo buron nga koha e rilindjes kombëtare kur patriotët tanë i kishin dhënë përparësi shkollimit të popullit tonë sidomos në gjuhën amtare, pasi që vlerësonin se ishim më të pashkolluar se fqinjët dhe mendoj se përmes shkollimit, do të kompensonim prapambeturin tonë e me këtë do të ishim më atdhetar.

Një tjetër faktor për shkollimin buron nga mendimi që na është ngulitur në kokë se për dështimet tona historike fajin ja kemi lënë mungesës së njerëzve të shkolluar. Por, historia na përgënjeshtron një gjë të tillë me fakte të shumta. Ajo që na pengoi në zhvillimin tonë si popull ishte se GJITHNJË PUNUAM PËR TË TJERËT, e jo mungesa e njerëzve të shkolluar. Edhe sot kur bisedojnë shqiptarët dhe dëgjojnë nga dikush ndonjë mendim politik, pyetja e parë që e bëjnë është:’’Çfarë shkolle ka filani’’.

Këtu biem në kurth se sa më shumë që ka shkollë mendojmë se është më atdhetar e për rrjedhojë ia besojmë më lehtë punët. Kur ia besojmë punët pastaj ne e ndiejmë një lehtësi që të lirohemi nga obligimet kombëtare për t’i ndjekur ato personale. Ky besim i tepruar shpesh na ka dëshpëruar. Vonë e kuptojmë se i besuari jonë është larguar nga qëllimi i përbashkët. Prandaj, vendnumërojmë dhe vonohemi në histori.

Shqiptarët janë i vetmi popull në botë që ndonjë zyrtari partiak apo shtetëror së bashku me postin dhe emrin ja përmendin edhe titujt profesional, pra shkollimin si p.sh. Mr, Dr. filan fisteku, me qëllim që kjo të tingëllojë sa më madhështore për popullin, se po udhëhiqen nga njerëz të pagabuar, duke i dhënë përmasa të idhujtarisë.

Nëse e përcjellim historinë e zhvillimit njerëzor e shohim se shumë shtete, shumë zbulime dhe shume suksese në jetë janë arritur nga njerëzit e pashkolluar. Me siguri këtu bëjmë ngatërrimin e shkollës dhe dijes. Njerëzit mund të jenë të dijshëm edhe pse nuk kanë shkollim të mjaftueshëm, apo njerëzit mund të jenë të shkolluar por nuk kanë dije.

Të marrurit me politik ka një element shumë të rëndësishëm i cili qëndron mbi shkollimin e që te ne shqiptarët praktika dhe aktualiteti e ka dëshmuar, e ajo është integriteti moral i individit. Individi sado që të jetë i shkolluar nëse i mungojnë kriteret morale ai është i padobishëm për popullin, për të mos thënë i rrezikshëm. Nëse të duket i tepërt një përfundim i tillë, analizo skenën politike të popullit tënd dhe shiko ata që po na udhëheqin, a u mungon shkolla apo diçka tjetër?

Me këtë të mos keqkuptohemi për nevojën e shkollimit të një populli për përparimin e tij, por këtu vetëm sollëm në pah nevojën e mos theksimit të tepruar të shkollimit ndaj elementeve tjerë që janë të nevojshëm për kompletimin e personalitetit të një individi e që në radhë të parë vijnë cilësitë e tij morale.

Kur ia besoni dikujt ndonjë pozitë politike mos i shikoni vetëm shkollën dhe diplomën. Diploma është vetëm një shkallë drejt suksesit, por jo më e rëndësishmja. Shkollimi nuk është kriter i atdhetarisë. Një shkollë njeriu e kryen shumë lehtë, por shkollën për atdhe, për popull të rrallë janë individët që e kryejnë. Diploma për atdhedashuri nuk mund të fitohet në as një universitet botëror. Të luftosh për atdhe dhe përparim kombëtar është shkollë dhe diplomë mbi të gjitha shkollat dhe diplomat që një individ mund të kryej. Sot nuk jemi në kohën e rilindësve tanë, prandaj përparësi në proceset politike duhet t’i japim vlerave morale të individit e jo shkollimit, pasi që pikërisht këto të parat po na mungojnë.

Ku janë akademitë?
Do të ishte mirë, por nuk është e domosdoshme. Çfarë po i pengon ato, le të deklarohen? Jeta shoqërore e shqiptarëve është e tillë sa që askush nuk i respekton ato dhe ata brenda. Mund edhe të shkruajnë akademitë sa të duan, por është politika ajo që jetëson, e politika jonë koment nuk do. Neve mund të na prijnë njerëz që nuk kanë tituj akademik, por që janë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Mos harroni se shtetet i kanë krijuar njerëzit e përkushtuar të cilët nuk kishin kohë që të merreshin me shkollim për shkak të aktivitetit të tyre. Ata nuk përdorën logjikën por intuitën, guximin, vendosmërinë, përkushtimin, përgjegjësin dhe llogaridhënien. Të vetmin titull akademik që kërkonin ata ishte pavarësia e vendit të tyre, kurse shkolla e vetme e tyre quhej përparimi i atdheut.

Evropa na ka borxh
Jo…jo…jo. Ne i kemi vetvetes borxh e jo Evropa ne. Përse shqiptarët kanë fjetur, kur janë formuar kombet-shtet, kanë qenë të integruar tërësisht në Perandori të kohës, dhe nuk kanë punuar për vete, fajin duhet kërkuar në mesin tonë e jo tek Evropa. Po përse edhe sot po vazhdojmë me fjetje, prapë faji është te ne. Ata që thonë se Evropa na ka borxh shumë lehtë nesër, mund të thonë, se Amerika na ka borxh.

Feja na ka fajit
Madje akuzat shkojnë drejt fesë islame, por aspak nuk është e vërtet. Kur filluan të na copëtonin më 1878 për shkak të raportit të forcave ndërkombëtare ndoshta ka luajtur njëfarë roli edhe feja edhe pse faji kryesor nuk mund t’i lihet asaj. Pas luftës së dytë botërore më 1945 e deri në ditët tona, feja te shqiptarët nuk ka pas kurrfarë ndikimi në sjelljen e vendimeve politike, madje një kohë edhe u bëmë të pa fe, por prapë gjendja jonë politike nuk u përmirësua. Feja në marrëdhëniet e popujve paraqet elementin e fundit për të mos thënë të parëndësishmin përball interesave ekonomike dhe gjeo-strategjike, e aq më tepër kur shqiptarët janë pjesëtar të dy feve kryesore, dhe identiteti i tyre kombëtar qëndron mbi atë fetar, shumë herë i dëshmuar në histori.

Mos u merr me politik
Një mendim që vjen si pasoj e robërisë së gjatë. Është e vërtet se ne të gjithë nuk mund të merremi me politik, por ajo që duhet të bëjmë ne është që të përcjellim politikën. Sikurse të kishim përcjell politikën me siguri se edhe do të ishim më mirë. Në të ardhmen duhet të gjithë të përcjellim politikën, politikanët, zyrtarët dhe krerët e lëvizjeve të shumta, se çfarë po deklarojnë dhe si po veprojnë. Duke përcjell politikën dhe duke reaguar me kohë ne parandalojmë të keqën, dhe i hapim rrugën të mirave.

Mos e ndërro partin
Të ndërrosh partin për interesa personale është tregues i një individi me vlera të ulëta morale që anon kah ato shtazarake. Por, kur është në pyetje interesi kombëtar, kur ti e sheh se partia jote po e shkel vullnetin e popullit, atëherë është domosdoshmëri, obligim dhe interes kombëtar që të largohesh sa më parë nga ajo. Kur je i vetëdijshëm se partia jote është kundër interesave të vendit, popullit, prania jote në atë parti të bënë bashkëpjesëmarrës kundër vendit dhe popullit. Prandaj ikni dhe bashkangjituni me ato parti, lëvizje, që janë në përputhje me vullnetin e popullit dhe sa më shpejt na shpijnë drejt qëllimit të përgjithshëm (Ribashkimit).

Jemi ndryshe
Ata që nga radhët tona i frikësohet Ribashkimit thonë se shqiptarët andej e këndej nuk janë një. Frika vjen nga humbja e privilegjeve e që ne u themi të jenë të sigurt se ato vetëm do t’u dyfishohen. Bisedoja me një gazetare gjermane një ditë dhe për Murin e Berlinit më tha:’’ Unë jetoja në Berlin deri kur muri u rrëzua më 1989. Ne na kishin bindur se ata të Perëndimit ishin ndryshe nga ne të Lindjes. Kur muri u rrëzua ne e kuptuam se më shumë kishim gjëra të përbashkëta se sa të ndryshme. Muri i Berlinit ishte një ngrehinë fizike që kishte krijuar një mendim të gabuar për njëri tjetrin’’. A thua edhe ne shqiptarët kemi një mendim të gabuar për njëri tjetrin për shkak të kufijve që na ndajnë në 6 shtete?

Duam bashkim ekonomik
Gabim shumë i madh. Bashkimi ekonomik bëhet vetëm për interes ekonomik dhe mund të jetë afatshkurtër, e pastaj, çfarë më tutje nëse nuk kemi interes, a duhet që prapë të ndahemi? Paraja është e rëndësishme, por asgjë nuk mund ta lëviz njeriun se sa ndjenjat, prandaj duhet thënë duam bashkim shpirtëror i cili na shpie në atë politik. Kur je i bashkuar shpirtërisht ti je prapë bashkë edhe nëse të kaplon kriza ekonomike. Në çdo krizë njerëzit e lidhur shpirtërisht vetëm sa fuqizohen edhe më shumë. Bashkimi ekonomik në rast krize vetëm se na largon edhe më shumë, e rrjedhimisht na copëton dhe dobëson.

Integrimet evropiane nuk kanë alternativë
Nëse nuk Ribashkohen shqiptarët, TRAGJEDIA e ardhshme e popullit shqiptar ka një emër, Bashkimi Evropian. Shumë burrështetas të shteteve të fuqishme evropiane projektin e Bashkimit Evropian e quajnë fatkeqësi kombëtare dhe kërkojnë të lirohen nga ajo, ne e quajmë parajsë ku do të zgjidhim problemet tona e madje edhe atë kombëtar, sepse siç na thonë do të takohemi në Bruksel. E vërtet se do të takohemi, edhe pse edhe tani po takohemi, por jo si shqiptar, por si shtetas të 6 shteteve të huaja pas pritjeve 6-10 orëve në kufijtë brenda shqiptarësh. Që të mos na ndodhë kjo tragjedi, Ribashkimi na detyrohet si domosdoshmëri.

Bashkimi Evropian bazohet në tri shtylla: Parlamentin, Komisionin dhe Këshillin. Këto institucione janë në luftë të përhershme në mes interesave mbikombëtare dhe atyre kombëtare. Në një anë kemi Parlamentin dhe Komisionin Evropian që bërtasin : ’’ Poshtë interesat kombëtare’’, e në anën tjetër kemi Këshillin e Evropës ku ulen kryetarët e shteteve ose kryeministrat dhe mbrojnë interesat kombëtare. Kjo erdhi si pasoj e marrëveshjes së Lisabonit (lloj kushtetute) e cila e fuqizoi rolin e Këshillit dhe e dobësoi rolin e Komisionit Evropian duke i mundësuar nacionalizmit paraqitjen e kohëpaskohshme por mjaft të fuqishme e që vjen në shprehje gjatë krizave të ndryshme.

Mos harroni se shqiptarët në BE të tillë, të integruar përmes 6 shteteve ku jetojnë, mund të fitojnë vetëm një gjë, vdekjen kolektive e cila do të jetë e ngadalshme por e sigurt. Populli shqiptar do të mbetet si dele e zeze, si faktor jo stabiliteti, për Bashkimin Evropian, për shkak të provokimeve mbizotëruese (hegjemoniste) dhe zgjeruese (ekspansioniste) nga fqinjët e tyre . A jemi ne më të mençur se gjermanët të cilët së pari u ribashkuan e pastaj integruan në BE, është çështje që nuk ia vlen ta krahasosh.

Nderojmë vetëm të vdekurit
Përse bëjmë këtë? Sepse nga i vdekuri nuk rrezikohemi, dhe kur e nderojmë fitojmë si shumë në emër të tij. Për të përparuar duhet të nderojmë edhe të gjallët dhe të jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj tyre. Ata duhet t’i kemi pranë vetës sepse me përvojën e tyre mund të na ndihmojnë shumë. Njerëz pa gabime nuk ka askund, por nëse doni të gjeni njerëz pa të meta, atëherë kërkoni ata në mesin e engjëjve.

Duam bashkim
Bashkimi politik mund të bëhet me greket, serbet, bullgarët. Nëse do me vëllezërit tu, duhet të thuash Ribashkim. Përse? Ne kemi qenë nën një administratë, nën një shtet dhe pa vullnetin tonë na kanë ndarë. Ne po duam që prapë të kthehemi aty ku kemi qenë. Dhe nëse e duam këtë, ne duhet të flasim drejt, e të themi duam Ribashkim. Po ashtu ky term në relacionet ndërkombëtare dallon si dita me natën. Fjala Ribashkim ka peshë dhe domethënie sqaruese më të madhe në diplomacinë ndërkombëtare se sa fjala e zbehtë bashkim. Dy shkronja Ri-bashkim por të vlefshme sa ari i tërë botës. Lexoni dokumentet zyrtare për Gjermanin, a shkruan aty dy Gjermanit u ribashkuan apo bashkuan?

Elita jonë politike
Ne nuk kemi elitë politike. Po të kishim çështja jonë që moti do të ishte zgjidhur drejtë. Fjala elitë do të thotë më i miri. A mund të gjeni ndonjë shembull se paria jonë ka punuar diçka mirë për popullin sidomos në këto 22 vitet e fundit? Me qenë pjesë e elitës do të thotë me dhënë diçka për të mirën e atdheut. Tani mendo mirë, a ka dhënë apo marr më shumë paria jonë nga atdheu dhe populli? Interesohu më shumë për projektet e ashtuquajtura ‘’mbarëkombëtare’’dhe shiko nëse janë punuar si duhet apo ka diçka të dëmshme në brendësin e tyre. Ke për të kuptuar se ne kemi ‘’elitën’’ e shpërbërjes.

Po shkoj të vdes në luftë
Në luftë nuk shkohet me vdek por me mposht armikun. Vdekja është qëllimi i fundit i luftës. Nëse shkojmë me vdek ne vetëm se ia mundësojmë armikut tonë fitoren, pushtimin dhe sundimin e trojeve tona. Në luftë ne duhet të ngadhënjejmë mbi armiqtë tanë. Të deklarosh se :’’ Nuk ka çfarë më bën plumbi armikut’’, është papjekuri fëmijërore. Që t’ia arrijmë qëllimit parësor në luftë pra mposhtjen e armikut, ne duhet të stërvitemi me dije dhe teknologjinë ushtarake të kohës.


Pra, siç po shihet për prapambeturin tonë fajin duhet kërkuar diku tjetër e jo te shkolla, feja, apo të huajt. Faji është te secili prej nesh. . Ne na mungon atdhedashuria, sepse në jetë udhëhiqemi nga instinktet shtazarake. I duam titujt, postet e mbi të gjitha parat dhe nga joshja e tyre ne nuk nderojmë njerëzit tanë të duhur, kurse për atdheun as që na bie ndërmend. Kur e shohim se nuk jemi kurrkund me të tjerët, normalisht që fajin e hedhim diku tjetër, te shkolla, feja dhe të huajt duke u ngatërruar edhe më shumë dhe duke bërë prapakthim, pasi që bishtnojmë të vërtetën.
Nëse duam ndryshim, sukses, zhvillim, përparim mendësinë e gabuar politike duhet sa më parë rishqyrtuar!

Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Hysa
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 704 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi