Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMANETI I RIBASHKIMIT (IV)
Publikuar më 03 dhjetor, 2012 në orën 22:27 ( ) Besnik Hysa | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E KATËRT

Besnik Hysa
1878

Nëntor 2012
Bujanoc
Shqipëri

Ky libër i kushtohet të gjithë atyre që po angazhohen (të gjallëve) dhe janë angazhuar (dëshmorëve, të keqtrajtuarve, të vdekurve) sinqerisht për Ribashkimin Kombëtar të popullit shqiptar me para, pushkë e penë.

DIPLOMACIA

Në bisedat shqiptare shpesh për gjendjen tonë na bie të dëgjojmë se jemi kështu si jemi pasi që nuk patëm diplomat. Apo, ah... sikur të kishim diplomat më të aftë apo më të zot. Roli i diplomatëve te ne shpesh mbivlerësohet në të arriturat e objektivave politike. Marrëdhëniet në mes të popujve janë marrëdhënie interesash në radhë të parë ekonomike e më pastaj atyre emocionale për shkak të bindjeve ideologjike apo fetare, ashtu që sado që diplomati të jetë i aftë ai mund të dështojë në përpjekjet e tij. Kjo nuk nënkupton se duhet të kemi diplomat të paaftë në arritjen e objektivave politike, por vetëm e vëmë në pah se aftësia nuk paraqet kriterin kryesor për marrëdhëniet në mes dy popujve.


Çfarë është diplomacia?
Diplomacia në politik përkufizohet si art për të bërë negociata. Ajo është e vjetër që me qytetërimet e lashta, ku shtete apo qeveritë emëronin njerëz të caktuar që t’i përfaqësonin te të tjerët apo vendet përkatëse për të mbrojtur interesin luftarak, ekonomik, dhe kulturor. Aftësia për të bërë diplomaci është një nga elementet përkufizuese të shtetit.

Në botën e sotme të trazuar politikisht, mjetet diplomatike luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen e vendit drejt synimit politik si dhe në ngritjen e imazhin të saj në arenën ndërkombëtare. As një vend demokratik nuk bazohet vetëm në mjetet ushtarake dhe ekonomike në marrëdhënie me të tjerët. Kjo punë sot kryhet nga ministria e punëve të jashtme të vendeve përkatëse përmes kanaleve diplomatike.

Ashtu si çdo gjë që ndryshon dhe zhvillohet në jetë edhe diplomacia në shekullin XXI ka ndryshuar dhe ka objektiva tjera në krahasim me të kaluarën p.sh. sot kemi më të theksuar diplomacinë kulturore përmes shkëmbimit studentor dhe universitar të vendeve të ndryshme. Niveli më i lartë i diplomacisë sot bëhet përmes përfaqësimit në nivel ambasadash dhe ambasadorit.

Diplomacia në marrëdhëniet ndërkombëtare përshkruhet si forcë e butë në krahasim me forcën e ashpër të luftës. Thuhet se ajo ka vlerë vetëm nëse prapa i qëndron forca ushtarake. Forca ushtarake shume vende i detyron që problemeve t’i qasen në mënyrë diplomatike. Është interesant se zhvillimi i hovshëm ekonomik dhe ushtarak i Kinës po ndikon që të rritet ndikimi i diplomacisë kulturore të saj në botë ku shumë njerëz po tregojnë interesim për të mësuar gjuhën, artin, muzikën, arkitekturën dhe kulturën kineze.

Sot diplomacia paraqet armën e parë kurse lufta mjetin e fundit në raportet në mes popujve për mbrojtjen e interesave të tyre. Në të njëjtën kohë duhet të kuptohet se Diplomacia dhe Lufta e plotësojnë njëra tjetrën. Çështja kyçe e diplomacisë është ajo se në marrëdhëniet ndërkombëtare pa qenë diplomat nuk mundesh me i mbrojt interesat kombëtare dhe nuk mundesh me punuar me vendet tjera.

Zgjidhjet diplomatike të problemit
Në mes popujve përfshijnë: Arbitrazhin dhe Ndërmjetësimin (përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë), Konferencave Ndërkombëtare dhe Negociatave.
Përveç diplomacisë zyrtare ekziston edhe ajo jo- zyrtare ku përdoren figura me autoritet nga një popull me profesione të ndryshme për shtendosjen apo arritjen e marrëveshjeve për interesat e dy palëve.

Kush mund të bëhet diplomat?
Çdo njeri i çfarëdo gjinie apo moshe mund të bëhet diplomat. Përveç zyrtarëve të shtetit, çdo qytetar i thjesht pa marr parasysh profesionin, statusin shoqëror kur del jashtë vendit ai është diplomat që mbron interesat e vendit të vet. Rëndësi këtu ka se si sillet në atë vend në kuptimin se a e respekton, ligjin, gjuhën, traditën, kulturën e atij vendit. Mënyra se si ti sillesh dhe si komunikon me nikoqirët të bënë ose të forcosh ndjenjën dhe simpatinë ndaj popullit tënd ose të krijosh paragjykim ndaj popullit tënd. Përshtypjet e para për popullin tënd një i huaj i merr nga ti.

Si bëhemi diplomat?
Njerëzit me profesione të ndryshme mund të bëhen diplomat dhe t’i shërbejnë atdheut :qoftë ekonomist, jurist, artist, sportist etj. Me qenë të suksesshëm ju duhet të dëgjoni mirë, analizoni, zgjidhni probleme dhe të mësoni si t’i zbatoni këto shkathtësi në vendin e huaj. Varësisht nga përgjegjësia mund të keni nevojë për dije specialistike. Nëse për shembull puna juaj ka të bëj me tregëtin ndërkombëtare, ju duhet të mësoni rreth ekonomisë së huaj, sistemin ekonomik dhe bankar. Gjithashtu duhet të dini edhe kulturën e popullit me qëllim që të jeni i mirësjellshëm dhe i durueshëm gjatë kontaktit.

Roli i diplomatëve
Kanë për detyrë që të vrojtojnë se çfarë po ndodhë në vendin nikoqirë, analizojnë dhe raportojnë në atdhe. Me këtë atdheu dinë më mirë nevojat e popullit nikoqir dhe përgatitet të reagoj sipas nevojës, ose t’i ndihmoj ose të mbrohet nga ata. Roli po ashtu ndryshon varësisht nga gjendja. Ai mund të përfitoj një vend që t’i dal në mbrojtje interesave të vendit të tij, qoftë politike, ekonomike apo ushtarake.

Shqiptarët dhe diplomacia
Fillet e diplomacie shqiptare datojnë qysh para Lidhjes së Prizrenit dhe ne vetëm na mbetet që ta vazhdojmë aty ku e lanë rilindësit tanë. Në të vërtet ne kemi më shumë 5 milion diplomat (mërgata) nëpër botë, dhe të gjithë ata paraqesin një mundësi të volitshme për përhapjen e idesë së Ribashkimit në shtetet përkatëse.

Kur fillon garën, së pari duhet të dish diçka për kundërshtarin apo armikun. Nëse nuk e njohim armikun tonë është mirë që të pyesim të tjerët që e njohin më mirë se ne. Ne duhet të dimë objektivat dhe strategjinë e tij. Sa më shumë që i njohim armiqtë tanë më shumë jemi në gjendje që t’i parashikojmë aksionet e tij.

Diplomacia jonë duhet të jetë diplomaci me qëllim të qartë shkolonizues duke i treguar shkaqet e vërteta të çështjes shqiptare në vendin nikoqir. Në diplomacinë tonë duhet të krijojmë aleanca me të gjithë ata të cilët na përkrahin, qoftë aleanca të hapura qoftë të fshehta duke hedhur poshtë rrenat e diplomacisë fqinje që përpjekjet tona për shkolonizim t’i paraqesin me karakter ideologjik shkatërrues apo fetar.

Diplomacia është mjeshtëri në vete. Ajo kërkon njohuri të gjëra, si njerëzve me të cilët flisni e po ashtu edhe temën për të cilën flisni. Diplomacia zakonisht udhëhiqet nga ekipi në të cilën disa janë ekspert të njerëzve (kulturave) me të cilët flisni e ca janë ekspert të temës për të cilën flitet. Nganjëherë diplomacia kërkon që të jesh i ashpër, të thyesh rregullat, të bësh të papriturën, edhe kjo njihet si diplomaci.

Ekzistojnë tre elemente të diplomacisë shqiptare në procesin e Ribashkimit e ato janë:

 Të dimë se kush jemi dhe cili është objektivi ynë;
 Të njohim botën si funksionon;
 Të përgatisim mënyra të ndryshme për atë që e kërkojmë.

Suksesi i diplomacisë sonë do të varet nga VENDOSMËRIA jonë për Ribashkim.

PROPAGANDA
Sapo fillojnë shqiptarët të punojnë diçka për të mirën e tyre politike dalin fqinjët dhe bërtasin në kupë të qiellit: ‘’Shqiptarët po duan Shqipërinë e Madhe’’, mjafton kjo dhe ne zmbrapsemi në synimin tonë politik. Në vend se të vazhdojmë me shkolonizim ne arsyetohemi para botës se jemi popull që do t’i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit në Evropë, qoftë edhe të përbuzur, nënshtruar e të pabarabartë. Po, për çfarë ne zmbrapsemi? Zmbrapsemi se i frikësohemi propagandës fqinje. Frika jonë vjen nga kompleksi i vlerës së ulët që kemi ndaj tyre.

Çfarë është propaganda politike?
Ajo është informatë apo formë e komunikimit që ka për qëllim të ndikoj te bota për marrjen e qëndrimit më të favorshëm për të mirën e propaganduesit. Shpesh përsëritet pandërprerë deri në monotoni vetëm e vetëm që të ketë ndikim më të madh te dëgjuesi. Ajo paraqet vetëm të dhënat e zgjedhura d.m.th gënjeshtrat e qëllimshme që të shkaktoj përgjigje emocionale në vend të asaj racionale. Rezultati përfundimtar i saj është ndryshimi i qëndrimit ndaj ndonjë çështje. Krahas kuptim pozitiv dhe asnjanës që dikur kishte, sot më së shumti ka kuptim negativ. Kuptimi i saj nga gjuha latine është:’’ Gjë që duhet përhapet’’.

Mjetet për përhapjen e propagandës
Mjetet të cilat mundësojnë një ndikim të tillë kanë përparuar ndjeshëm dhe paralel me përparimin shkencor. Gjatë shekullit XX ka ndodhur një kërcim cilësor dhe sasior në atë pikëpamje: fotografia, kinematografia, shtypi e posaçërisht radio e më vonë televizioni, i kanë zëvendësuar bartësit tradicional të propagandës siç janë: muzika, oratoria, poezia, skulptura, fletushkat, afishet dhe librat. Këto mediume, respektivisht mjetet materiale të propagandës politike sot arrijnë te një numër i madh njerëzish duke i falënderuar zërit dhe fotografisë të cilat ndikojnë në emocionet e njerëzve. Në shekullin XXI atë rol po e merr Interneti dhe mjetet multimediale të digjitalizuara.

Mënyrat e propagandës
Sulmi ndaj individit në krahasim me argumentin; frika nga armiku i supozuar; paragjykimet ndaj popujve; përsëritja e pareshtur e rrenave; demonizimi i popujve; dezinformatat; euforia pas sukseseve sportive; frika, shqetësimi dhe dyshimi; deklaratat gjysmë të vërteta; përfolja; mashtrimi; fjalët jashtë kuptimit; paraqitja e të dhënave jo përkatëse, dëshmi e rrejshme; teoria e konspiracionit; mbështetja në mite dhe legjenda; pengesa e ideve alternative; njollosja e popujve (armikut); shtrembërim i realitetit; falsifikimet; sensacioni; me një fjalë qëllimi është që të injorohen faktet dhe të krijohet realiteti vetjak.

Propaganda dhe Ribashkimi
Në procesin e Ribashkimit ashtu siç ka qenë deri më sot, propagandën më të fëlliqët do ta kemi nga fqinjët tanë. Por, këtu duhet të kemi parasysh edhe propagandën brenda vet ne shqiptarëve ndaj Ribashkimit sidomos politikës tonë zyrtare dhe mediave.

Deklaratat tona të papeshuara:’’Se nuk jemi për Ribashkim, se idetë e tilla janë të Hitlerit, se Ribashkimin e kërkon vetëm një grup i vogël i ekstremistëve, shqiptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar, filan organizata është thikë pas shpine, vetëfundosje, faqezi, apo çka janë këta njerëz me thasë në kokë’’, mund të shfrytëzohet shumë lehtë nga fqinjët tanë e që do të ishin me pasoja të mëdha për popullin tonë.

Politika zyrtare duhet të dijë se populli është ai që do të vendos e jo titulli, grada, apo pozita zyrtare afatshkurtër e ndonjë pushtetari apo partiaku.

Po ashtu në mediat shqiptare kemi lloj-lloj analisti që mundohet t’ia mbush mendjen popullit shqiptar se nacionalizmi shqiptar, sidomos ata që po kërkojnë Ribashkim janë shumë të rrezikshëm dhe duhet shtypur që në embrion. Porosit e tilla po prekin më së shumti rinin tonë duke i krijuar përshtypjen se të qenit atdhetar qenka shumë e dëmshme për të ardhmen e vendit. Nga këta analist duhet t’i marrim në mbrojtje edhe atdhetarët e vërtet të Ribashkimit, pasi që ata duke sulmuar, etiketuar dhe shpifur kundër atdhetarëve mundohen që të shkaktojnë përçarje dhe t’ia zgjasin jetën sundimit kundërshqiptar.

Shtetet fqinje
Pasi qe kishin shtet e tyre të formuara më herët edhe propagandën e kishin të suksesshme, sepse ishte propagandë shtetërore. Propaganda e tyre kundër shqiptare është pjesë e programit punues shtetëror dhe jo shtetërore që kanë siguruar krijim dhe ekzistencën e tyre në kurriz të popullit shqiptar dhe hapësirës së tij jetike. Ata këtë propaganda e kanë filluar shumë herët para kongresit të Berlinit më 1878 kur edhe fillon copëtimi i trojeve shqiptare duke vazhduar deri në ditët e sotme. Propaganda e tyre sillet sikur që shqiptarët i kanë borxh fqinjëve dhe jo e kundërta.
Para të huajve na kanë paraqit në forma të ndryshme varësisht siç e ka kërkuar tregu i kohës p.sh. shqiptarët nuk janë popull burimor, janë ardhacak në tokën Serbisë dhe Greqisë; janë popull i egër që nuk njeh ligjet e qytetërimit perëndimor; janë dhunues të femrave serbe; janë popull me bisht dhie dhe bisht pele; janë fundamentalist islamik dhe terrorist; nuk dinë të mbajnë shtet; janë kriminel që furnizojnë Evropën me drogë; UÇK-ja është terroriste dhe e lidhur me Al-kaidan; nuk janë një, por Albanci tjerë , e shiptari, shiftari arnauti tjerë; tokat shqiptare janë zemër, djep e Jerusalem i Serbisë; e lloj-lloj shpifje tjera.

Kjo propagandë edhe sot nuk pushon nëpër botë sidomos duke shfrytëzuar rastin e disa dukurive negative që bëhen nga mërgata jonë duke i tepruar (fryrë) rastet vetëm e vetëm që t’i japin shqiptarëve një imazh sa më negativ. Dhe këto përpjekje nuk kanë kaluar pa sukses siç e kemi edhe rastin tashmë tejet të njohur të Dick Marty-it. Por, vet thelbi i një propagandë të tillë ka për qëllim që të parandaloj vetëdijesimin dhe çlirimin e trojeve të okupuara shqiptare dhe Ribashkimin e tyre.

Propaganda shqiptare
Duhet që të udhëhiqet nga platforma e filozofisë kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Etapa e parë e Ribashkimit në raport me bashkësinë ndërkombëtare përfshin fitoren informativo-propagandistike ndaj fqinjëve. Ne duhet të marrim parasysh këto çështje:

 Duhet të jemi më të shkathët që mendimet e fqinjëve të mos bëhen mendime të qendrave të vendosjes;
 Të krijojmë lidhje zyrtare dhe jo zyrtare nëpër botë me të gjithë individët, organizatat dhe mediat (CNN, BBC, Al-Jazeera) ku mund të ofrojmë argumentet tona për Ribashkim, këtu e një rëndësie të veçantë është mërgata;
 Për shpifjet e fqinjëve ndaj nesh duhet të nxjerrim kundër-argumentet tona që janë me bollëk dhe t’ia paraqesim qendrave të vendosjes;
 Të dallojmë trojanët shqipfolës në media dhe popull që përçajnë dhe ulin moralin kombëtar.

Propaganda jonë drejt Ribashkimit duhet të jetë : ‘’Jemi Një’’.

KOHA
Paraqet radhitjen e vazhdueshme të ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, ndodhin në të tashmen dhe do të ndodhin në të ardhmen. Ajo matet me sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj dhe vite. Koha është pjesë e sistemit matës për radhitjen e ngjarjeve. Përkufizimi i thjesht i kohës është: ‘’ Kohë është ajo që matët me orë’’. Përveç orës që e përdorim çdo ditë, në matjen e kohës njeriu përdor edhe kalendarin, për matje më të gjata. Koha ka edhe llogarinë e saj ekonomike ku shpesh thuhet: ‘’Koha është para’’. Koha ka edhe drejtimet-e kaluara qëndron prapa e palëvizshme, derisa e ardhmja qëndron para dhe nuk do të thotë se është e palëvizshme.

Sipas religjioneve për gjithçka ekziston koha e duhur p.sh koha për të lindur dhe koha për të vdekur; koha për të mbjell dhe koha për të korr; koha për vrasje dhe koha për të shëruar; koha për të rrënuar dhe koha për të ndërtuar; koha për të qarë dhe koha për të qesh; koha për t’u ulur dhe koha për të vallëzuar; koha për hedhur gurë dhe koha për të mbledhur gurët; koha për të përqafuar dhe koha për të shmang përqafimin; koha për të kërkuar dhe koha për t’u dorëzuar; koha për të mbajtur dhe koha për të hedhur; koha për të copëtuar dhe koha për të qepur; koha për të qenë i heshtur dhe koha për të folur; koha për të dashuruar dhe koha për urrejtje; koha për luftë dhe koha për paqe.

Sipas mitologjisë greke koha bazohet në dy parime e njëra nga ato quhet ‘’Kairos ‘’ që do të thotë çast i duhur apo i volitshëm.

Në shoqëritë, popujt e zhvilluar të kohës sonë, koha llogaritet si mall ku për të janë krijuar disiplina të posaçme që merren me shfrytëzimin e kohës, dhe drejtimin e saj, ku këto shoqëri për çdo aktivitet apo punë të ardhshme përdorin planet, orarin, procedurat për radhitjen e aktiviteteve me qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë të kohës.
Për ne shqiptarët koha ka shumë rëndësi. Gjithnjë jemi vonuar në proceset politike që kanë ndodhur te ne dhe përreth nesh. Nuk quhemi rastësisht popull i vonuar. Duke qenë të vonuar ne nuk kemi ec në hap me kohën. Mos ecja me kohën na ka lënë të prapambetur.

Thuhet se koha është baba i së vërtetës apo me kohë të gjitha gjërat zbulohen, e në ato gjëra përfshihen edhe gabimet e vendimeve politike që një popull mund të bëj. Që nga viti 1878 ne kemi bërë shumë gabime politike të cilat në kohën kur janë marr vendimet na janë dukur si të drejta, por pas një kohe të shkurt e kemi parë se jemi gabim dhe na është dashur shumë mund dhe përpjekje që t’i ndreqim ato. Dhe sapo na është dukur se jemi përmirësuar ne prapë, më vonë e kemi kuptuar se kemi bërë prapakthim. Kur e lexon historinë e popullit tonë dhe kur e jeton kohën e tashme të duket se ende jemi në vitin 1878, madje edhe me keq se atëherë, duke u kërcënuar me humbje edhe më të mëdha territoriale nga fqinjët tanë.

Ne edhe sot nuk po e kuptojmë vlerën e kohës. Ne po e shfrytëzojmë atë shumë keq. Ajo po na tregon për 22 vjet rresht, se paria shqiptare ka sjell vendim të gabuar politik. Në vend të ndjekjes të Platformës së Lidhjes, ajo po merret me projektin e dështuar të integrimeve evropiane dhe pa kurrfarë leverdie për shqiptarët.

Koha ecën pa marr parasysh se çfarë bëjmë ne. Kontrolli i kohës është shumë i rëndësishëm, sepse koha është e kufizuar. Njëherë e humbe ajo më nuk kthehet. ‘’S’ka thesar që mund të blejë kohën’’- është një thënie kineze.

Na ka ndodhur shpesh të dëgjojmë nga paria jonë në pushtet kur janë pyetur për Platformën e Lidhjes: ‘’Se nuk është koha e duhur’’. Nëse është ashtu përse nuk na tregojnë se cilat janë ato kritere që duhet të dimë e ndoshta edhe t’i plotësojmë për ta bërë ‘’kohën e duhur’’ me qëllim të ndjekjes së rrugës së vetme të shpëtimit dhe përparimit tonë, atë të Ribashkimit? Për të ndryshuar nuk ka afat kohorë, nuk ka rregulla. Me këtë ndryshim vetëm se sa bëhet më mirë se më keq nuk ke ku e çon më. Për gjërat që ia vlejnë kurrë nuk është vonë dhe nuk pritet për kohën e duhur.

Në rrugëtimin tonë drejt Ribashkimit duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos nxitohemi. Njeriu i cili shpejton, nuk ka durim as maturi. Ai dëshiron që sot të mbjell e nesër të korrë, madje, dëshiron të mbjell në mëngjes e të vjel në mbrëmje. Kjo është në kundërshtim me ligjet e Zotit dhe shoqërisë njerëzore.

Çdo gjë e ka afatin e vet të caktuar dhe periudhat e veta të njohura. Ribashkimi do të ketë sprova dhe mundime. Nxitimi mundë të na bëjë që të futemi në beteja para kohe, apo të hymë në disa tjera të cilat i tejkalojnë mundësit tona. Mos respektimi i afatit kohor të fut në aventurë. Fryrja e muskujve kur nuk ke nevojë, me qëllim që të nxisim frikën mund të alarmoj armiqtë tanë për të na shkatërruar.

Çdo kush në botë i ka në pronësi 24 orë gjatë ditës, 168 orë gjatë javës dhe 8736 orë brenda një viti, por si duket bota dhe fqinjët tanë po e shfrytëzojnë kohën më mirë se ne.

Në rrugëtimin tonë kohorë duhet të llogarisim hapat p.sh. kur lapsi, kur pushka e kur paraja. Euforia nuk ka vend këtu. Nëse kemi duruar për 134 vjet të durojmë edhe pak. Pjesë e euforisë është teprimi. Ne e teprojmë duke e pëlqyer veten, dhe e teprojmë në drejtimin e kritikave ndaj të tjerëve. Mburrja me veten është e mirë. Por, është e rrezikshme që kjo mburrje të shndërrohet në mahnitje dhe mashtrim i cili të verbon dhe shurdhon, ngase mahnitja me vetveten të çon në shkatërrim. Kur jemi të mahnitur ne mendojmë se jemi angazhuar mjaft dhe e kemi realizuar qëllimin, andaj edhe nuk angazhohemi më tepër.

Koha e Ribashkimit përfshin kohën shqiptare dhe ndërkombëtare. Ne shqiptarët, në kohë çdo minutë jemi vonuar e po vonohemi. Gabimet në vendimet politike na kanë humbur shumë kohë e për pasoj kemi mbet të prapambetur politikisht dhe ekonomikisht duke na llogaritur në mesin e 10 popujve më të varfër në botë. Koha ndërkombëtare gjithnjë është e volitshme dhe varet nga lëvizja jonë.

Thuhet se:‘’Koha shëron gjithçka’’. Nëse ka një popull që nuk duhet të pajtohet me këtë pohim, atëherë jemi ne shqiptarët. Mos ndjekja e Platformës së Lidhjes jo që shëroi çështjen tonë por e përkeqësoi edhe më shumë. Ne jemi humbur nëpër kohë dhe nuk po mund të dalim sidomos nga e kaluara. Humbja ka të bëjë me largimin nga QËLLIMI ynë politik.

Për të përparuar ne shqiptarët duhet të përmirësojmë edhe mendësinë tonë ndaj kohës.

Nuk duhet me thënë:

 Po e mbys kohën derisa ajo qartë na ka mbyt e po na mbyt ne, por duhet të themi si ta shfrytëzojmë më mirë atë për interesat tona kombëtare;
 Ora e popullit shqiptarë po vjen, kur ajo është këtu para nesh, ne duhet vetëm ta marrim, e mos të presim nga të tjerët;
 Koha po punon për ne, nëse nuk angazhohemi dhe veprojmë koha punon kundër nesh;
 Koha i ndryshon gjërat, por ne duhet të ndryshojmë ato, e jo koha;
 Nuk kam kohë të angazhohem, pasi që me atë ne themi ‘’nuk dua/m Ribashkim’’.

Sido që të jetë Ribashkimi ka për të ndodhur, ndoshta paria jonë institucionale do ta vonoj, por koha jo. Dhe një aleat më i vlefshëm se koha është e vërteta. E VËRTETA rreth Ribashkimit po FUQIZOHET.

KAPITULLI I NËNTË

Rizgjimi Shqiptar

Nëse duam përmirësim të statusit politik ne duhet që të rizgjohemi. Kur themi rizgjim mendojmë në atë, se duhet të jemi më syçelë, më të vëmendshëm, se çfarë po ndodh me ne si popull. Përveç fajit tonë, ka nganjëherë edhe duar të huaja të cilët duan që të na fusin nëpër qorrsokake nga të cilat nuk mund të dalim dhe :

 Të na preokupojnë me gjëra joobligative në llogari të atyre obligative;
 Me çështje dytësore në llogari të atyre parësore;
 Me trajtën në llogari të thelbësores;
 Me gjërat polemizuese në llogari të gjërave njësuese.

Por këtyre duarve nuk duhet t’ia veshim të gjitha ato që ndodhin te ne, pasi që kjo nuk na bënë të ndjehemi të lirë, por të përcaktuar apo siç thuhet vetëm figura shahu. Futjen nëpër labirinte e kemi edhe nga brendësia. Nëse ata arrijnë t’i realizojnë synimet e tyre, atëherë ia kanë arrit që:

 Ta frikësojnë apo ftohin popullatën se nga Ribashkimi nuk ka gjë;
 Se ata që flasin në emër të tij janë disa aventurier, komunistë, ekstremistë, terroristë e idealistë të papërmisuar.

Me këtë, pjesa dërmuese, e cila e do lehtësimin kurse e urren rëndimin, largohet nga rizgjimi, e madje mund të formojë qëndrim pasiv apo armiqësor.
Kjo është humbje e madhe e cila rezulton në:

 Angazhimin e rinisë, e cila paraqet boshtin kurrizor të rizgjimit shqiptar, me çështje të parëndësishme dhe dytësore;
 Shpenzimi i fuqisë së saj ideore dhe punëtore në çështje dytësore duke debatuar dhe polemizuar për to;
 Largimi i saj nga çështjet madhore jetësore të cilat kanë të bëjnë me ekzistencën e popullit shqiptar, çlirimin e trojeve shqiptare dhe jetësimin e Ribashkimit;
 Kacafytja e fuqive lëvizëse shqiptare (organizatat, lëvizjet) ndërmjet vete, kështu që në vend se t’i drejtohen armikut të tyre të përbashkët, ato luftojnë dhe etiketohen në mes vete . Në këtë mënyrë ato e mposhtin njëra- tjetrën dhe e shkatërrojnë vetveten me duart e veta;
 Armiku (brendshëm dhe i jashtëm) qëndron vëzhgues, i gëzuar për atë që sheh. Nuk ka kurrfarë pengese që ai të intervenojë në rast nevoje me mjete dhe forma të ndryshme dhe të përgatitet për pjesën e mbetur;
 Dhënia shkas e fuqive armike të shqiptarëve të cilat ndjejnë frikë prej tij apo ushqejnë urrejtje ndaj tij-që ta grushtojnë Lëvizjen( apo organizatat), nën ombrellën e luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit;
 Dëshpërimin (apo ftohjen) e njerëzve nga Ribashkimi me arsyetim se kinse, epilogu i saj është humnera, fundi i rizgjimit është gjumi, si dhe nuk ka dobi në asnjë veprimtari kombëtare, pasi rezultati i saj është grushtimi nga jashtë apo zhdukja prej brenda.

Përkundër tërë kësaj ne duhet të vazhdojmë me rizgjim nëse duam zhvillim e përparim.
Që rizgjimi të shmanget nga rrëshqitjet, kurthet dhe vështërsit-në mënyrë që ai të realizoj aspiratat e pritura prej tij dhe të ruhet prej rreziqeve të cilat janë të frikshme për të, ajo duhet të ngritët prej një etape në tjetrën dhe të ngritët prej një shkalle në shkallën tjetër, si dhe, të bëjë shtrirje të thella horizontale dhe vertikale, e veçanarishtë në mesin e rinisë intelektuale. Të folurit dhe të vepruarit tonë me rezultate konkrete në emër të Ribashkimit është shenjë (tregues) se jemi rizgjuar dhe po ecim në rrugë të mbarë.

Përse Ribashkimi do të ndodhë?
Kur të gjithë angazhohemi ai do të ndodhë. Prandaj,

 Kush mund ta mënjanojë një gjemb nga rruga, le ta mënjanojë;
 Kush mund ta hedhë një farë në tokë, le ta hedhë;
 Kush ka mundësi ta jep një lekë, le ta jep e mos t’i duket pak, apo të ndihmoj në çfarëdo forme apo mënyre, e mos t’i kushtoj vëmendje talljeve të dyftyrshëve.

Ne nuk presim punë vetëm prej udhëheqëseve apo dijetarëve, apo vetëm prej pasanikëve, dhe intelektualëve, por njëmend do të arrijmë sukses atëherë kur do t’i lëvizim masat e gjëra popullore me Ribashkim, siç vepruan hebrenjtë kur i lëvizën hebrenjtë e tërë botës për shkak të tokës së amshueshme, edhe përkundër shpërndarjes së tyre në anë të ndryshme të botës dhe copëtimit në shumë shtete e kontinente.

Ribashkimi është çështje e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, përgjegjësia bie mbi të gjithë, edhe pse mund të ndryshojnë sasitë e saj.
Por, problemi qëndron te çdonjëri prej nesh:

 Secili kërkon që të tjerët të punojnë, kurse ai vet të rri i lirë;
 Të tjerët të luftojnë, e ai të qëndroj në shtëpi;
 Të tjerët të japin, e ai të bëhet koprrac;
 Të tjerët të flijojnë, kurse ai të rri duarkryq;
 E duam Ribashkimin, por nuk punojmë për të;
 I duam rilindësit tanë, por nuk e ndjekim rrugën e tyre;
 Zbukurojmë shtëpitë tona me flamuj e libra kombëtar, por nuk zbukurojmë jetën duke punuar për Ribashkim;
 Krenohemi me të vdekurit, por nuk nderojmë veprimtarët e gjallë;
 Kënaqemi duke kënduar këngë e vjersha patriotike, por asnjë vepër patriotike nuk pasojmë dhe zbatojmë;
 Nuk i duam armiqtë tanë, por bëhemi vegla të tyre;
 Mburremi se jemi shqiptarë, por nuk angazhohemi për vete.

Ribashkimi do të ndodhë se me ne është:

 E vërteta;
 E drejta ndërkombëtare;
 Popujt përparimtar apo miqtë;
 Dhe mbi të gjitha është Zoti.

Treguesit e vetëdijesimit
Se a janë vetëdijesuar shqiptarët në rrugën e Ribashkimit na tregojnë këta tregues apo shenja të poshtë shënuar. Shumësia e përdorimit të tyre është shenjë se jemi më afër Ribashkimit, sa më pak tregues që përdorim më larg tij jemi.

 Kur populli shqiptar voton dhe përkrah vetëm ato parti, organizata dhe lëvizje të cilat punojnë për Ribashkim;
 Kur mërgata organizohet në baza kombëtare e jo partiake;
 Kur shqiptari i Prizrenit voton për shqiptarin e Shkupit, kur shqiptari i Kumanovës voton për shqiptarin Vlorës, kur shqiptari i Sarandës voton për shqiptarin e Gjilanit;
 Kur çmojmë dhe përparësi i japim të brendshmes para të jashtmes;
 Kur Tirana zyrtare interesohet, merr nisma dhe angazhohet me të gjitha mjetet për shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë administrative;
 Kur përmenden me emër dhe mbiemër ata që punojnë kundër Ribashkimit;
 Kur shqiptarët protestojnë para parlamentit të qeverisë së tyre nëse nuk punon për Ribashkim;
 Kur të kenë njësuar gjuhën politike përçarëse (kosovar, luginës) vetëm me shqiptar dhe largojnë shprehjet tjera përçarëse;
 Kur flasin hapur kudo për Ribashkim;
 Kur udhëhiqen nga një qeveri, organizatë apo lëvizje e vetme që flet për Ribashkim në emër të 12 milion shqiptarëve;
 Kur të kenë një televizion kombëtar që ka si synim trajtimin e çështjes së Ribashkimit;
 Kur formojnë organizma kombëtar në vend të atyre shtetëror në sport, arsim, kulturë, art etj;
 Kur financon apo përkrah vetëm vepra kombëtare dhe bojkoton ato partiake;
 Kur i vlerëson njerëzit në bazë të veprave e jo fjalëve;
 Kur nëpër tubime të llojllojshme është i pranishëm vetëm Flamuri Kombëtar dhe largohen ata partiak;
 Kur partitë politike shpallin moratorium dhe formojnë Këshillin Kombëtar për Ribashkim;
 Kur në institucione nuk emërohen njerëz që kanë pasur dhe kanë një veprimtari të dyshimtë ndaj kombit, qoftë me deklarata, vepra apo mënyra të ndryshme;
 Kur bojkotohen emisionet televizive, tryezat e rrumbullakëta nëse nuk janë ftuar njerëzit e duhur që të flasin për Ribashkim;
 Kur bojkoton individin, organizatorin me pjesëmarrje për shkak të kaluarës së tij të dyshimtë rreth Ribashkimit qoftë me deklarata apo aktivitet;
 Kur i nderon ata që me jetën dhe veprën e tyre kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejt apo tërthortë për Ribashkim duke i ftuar në manifestime, tryeza të rrumbullakëta apo media;
 Kur e flet të vërtetën dhe vetëm të vërtetën rreth Ribashkimit, pa asnjë interes dytësor, për individ, ndodhi apo ngjarje;
 Kur nuk pranojmë asnjë zgjidhje tjetër përveç Ribashkimit, sado që të jetë e formuluar me emra joshës si Beneluks, Lagje shqiptare, Konfederatë, Federatë etj;
 Kur e kuptojmë se çështjes shqiptare i ndihmohet edhe kur je i dyti, në mes apo i fundit e jo vetëm i pari;
 Kur mobilizohemi për çështje të mira e jo vetëm për të këqija;
 Kur e mbrojmë shtetin (Ribashkimin) e jo individin, grupacionin apo partin;
 Kur kujdesemi për pronën shoqërore e jo vetëm atë private;
 Kur paqes nuk i kontribuojnë vetëm shqiptarët;
 Kur përparësi i japim ideve e jo personalitetit;
 Kur ulemi e planifikojmë të tashmen dhe të ardhmen e nuk vajtojmë të kaluarën;
 Kur kemi më shumë Avni Rrustema;
 Kur ti më përkrah mua e unë ty dhe e kuptojmë se po e përkrahim vetveten përmes Ribashkimit.

Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Hysa
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 730 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi