Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REAGIM NË SHKRIMIN E MERO BAZE “VIAGRA E SALI BERISHËS , NACIONALIZMI”
Publikuar më 18 dhjetor, 2012 në orën 00:03 ( ) Besnik Prishtina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mos me qene nacionalist keq - me qene nacionalist keq!

Kjo që thotë Mero Baze nuk është në rregull. Me 100 vjetorin i shpalljes se pavarësisë ishte hera e par që Salih Berisha u sjell si shqiptar. Ai deshi të korrigjohet në fund të jetës se tij, pasi e pa se e mbushi kupën me Ahmet Zogun. Edhe beri mire, sepse mu në kohen kur armiqtë e kombit shqiptar menduan se ia arritën qëllimit të vet dhe kur i gëzoheshin se "mbaroi Shqipëria", Ballkani u vesh KUQ e ZI. Kudo ku pat shqiptar në rruzullin tokësor, aty valoi flamuri Kuq e Zi. Qeveria e Sali Berishes u soll kësaj radhe vetëm shqip. Duk e njohur si dhelpër të moçme, sigurisht se Sali Berisha këtë nuk e ka bërë pa mbështetjen e miqve perëndimorë.

Prandaj filluan të kërcasin kambanat e alarmit në kisha e xhamia edhe në lindje edhe në perëndim. Stambolli kërkonte të shuhet historia e Skënderbeut. Athina kërkonte të shuhet historia e Ismail Qemalit. Disa nga perëndimi, me kërkesat e Beogradit e Athinës, kërkonin të shuhet flamuri Kuq e Zi edhe që Shqipëria të shpallet multietnike, e të fundoset në detin e flamurit blu të Bashkimit Evropian.

Sipas tyre shqiptaret duhet të mbesin pa shtet, e që pastaj shtetet armike të shtrihen në territoret e Shqipërisë - ku me para e ku me dhunë. Këto janë kërkesa të barabarta me kërkesat arabe, që kërkojnë me mbet Izraelitet pa shtet. Për arsye se shtetet armike të Ballkanit dhe aleatet e tyre e shohin Shqipërinë si arabet Izraelin, edhe Shqipëria ka me u be Izrael për shtet armike fqinj në Ballkan dhe për aleatët e tyre.

Këto që po i thotë Mero Baze këtu për SHBA nuk janë të vërteta! SHBA nuk mund të krahasohet as të barazohet me BE proserbe e progreke. SHBA e ka përkrahur edhe Aleancën Kuq e Zi edhe Sali Berishen në rrugë e zgjedhjes së çështjes shqiptare, prandaj mos përhapni dezinformata. Greqia është në lufte kundër SHBA dhe kundër Evropës. Ketë e dëshmojnë aksionet terroriste ndaj bazave të SHBA në Greqi dhe demonstratat kundër Gjermanisë. Në këtë humnerë po synon me e fut edhe Shqipërinë. Por miqësia e Shqipërisë me popujt e SHBA dhe me RF të Gjermanisë ka qenë dhe ka mbet tradicionale, përkundrejt ekzistimit të lobeve antishqiptare të korruptuara nga Athina, Beogradi e Moska që u munduan gjithnjë t'i helmojnë këto marrëdhënie miqësore mes nesh.

Çka i pengon Mero Bazës që "të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë do të pajisen me pasaporta shqiptare", kjo është një e drejtë e pamohueshme që e kanë realizuar të gjithë për rreth nesh vite të tëra më parë, si Kroacia për kroatet jashtë Kroacisë, Hungaria për hungarezet jashtë Hungarisë, Serbia për serbët në Kosovë e kudo jashtë saj, Bullgaria për maqedono-bullgarët në Maqedoni, Greqia për minoritarët grekët në Shqipëri e kështu me radhë. Po ashtu ju z. Mero Baze e kritikoni Lëvizjen Kuq e Zi për nismën e Referundumit gjithëshqiptarë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Keni harruar se demokracia mund të realizohet vetëm përmes vendimeve të marra me referendum. Çdo rrugë tjetër është pseudodemokraci!

A na shpjegoni zotëria juaj, ku ka këtu "retorikë nacionaliste"?! Bashkimi dhe vetëvendosja e kombeve nuk janë nacionalizëm, por patriotizëm. Vetëm armiqve dhe tradhtarëve iu pengon bashkimi i Shqipërisë së copëtuar në 6 shtete. Ne shqiptarët nuk po kërkojmë toka të huaja, por vetëm bashkimin e tokave tona etnike!

Mos harroni zotëri se mbi 90 vite më parë, ish-Presidenti i Amerikës z.Woodrov Wilson, në Konferencën e Paqes në Parisë, shqiptarëve ua njohu të drejtën e vetëvendosjes dhe këtë e mbrojti fuqishëm dhe me guxim para përfaqësuesve të fuqive të vjetra të Evropës, të cilat e kishin copëtuar Shqipërinë në 1878 dhe donin ta copëtoni prapë, siç edhe po synojnë ta mbajnë të copëtuar edhe sot. Ai në atë kohë u shpreh: "E drejta për vetëvendosje të popujve është e drejtë universale në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, dhe kjo duhet të vlejë edhe për shqiptarët".

Pra, shqiptaret që janë:
- një komb, që kanë
- një gjuhë,
- një atdhe,
- një flamur, duhet ta kenë
- një pasaportë,
- një monedhë nacionale,
- një ushtri dhe
- një shtet të bashkuar.

Nëse brenda një dite shqiptarët nxjerrin 10 milion letërnjoftime dhe për këtë paguajnë taksa nga 10 dollarë amerikan, qeveria shqiptare i fiton 100 milion dollarë. Llogaritni taksa për regjistrim në shtetësi po aq, pasaporte po aq e kështu me radhe. Llogaritni nëse 10 milion shqiptarë kursimet e veta i derdhin ne Bankën Kombëtare Shqiptare se çfarë potenciali zhvillimor ekonomik do të kishte Shqipëria. Llogaritni se çfarë potenciali ushtarak do të kishte Shqipëria dhe çfarë potenciali intelektual do të kishte Shqipëria nëse gjithë shqiptaret nëpër botë e marrin shtetësinë dhe pasaportat shqiptare.

Prandaj, pavarësisht nga motivet personale të Sali Berishes, kësaj radhe beri jashtëzakonisht mirë. Më par një flamur nuk u ngriti në Tiranë për festen e flamurit kombëtar sa ishte kryebashkiak dikush tjetër, që në ditën e flamurit shkonte në
vizitë diku tjetër, e tani e tërë Shqipëria u vesh Kuq e Zi. Sali Berisha ka shumë gabime të rënda, por kësaj radhe Sali Berisha ia qëlloi në dhjetëshe. Kush e kritikon Salih Berishen për 100 - vjetorin këtë e bën nga pozitat e dyshimta. Kjo nuk do të thotë se për Sali Berishën u bë amnisti për gabimet me peshë të rëndë nga e kaluara apo për gabimet në të ardhmen. Shqipëria ka miq dhe armiq në SHBA dhe Evropë. Miqtë e Shqipërisë nuk e duan shuarjen e saj. Ndersa sa për armiqtë, kurrë fal mos ju kofshim e pushka top ju befte, se shqiptaret nuk ndiejnë për ta!
RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!
RROFTË FLAMURI KOMBËTAR!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Besnik Prishtina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 923 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi