Përjetësimi i një feniksi rrezedrite |
Publikuar më 17 mars, 2013 në orën 16:37 ( ) |
Ramadan PLLANA | Kulturë | |
|
|
.
Përjetësimi i një feniksi rrezedrite
(Kushtuar Xhavit Hazirit, heroit tonë kombëtar)
Pak vargje ndjenjash për ty o hero jetësor
Për ty që sfidove pushtuesin armikun barbar
Ty që trimërisht e përjetësisht mbete parimor
Yll i pashuar e ndriçimtar i popullit shqiptar
Nëna të lindi me ninulla në tokën arbërore
Në Druar të Vicianumit u rrite si skifter krenar
Në vatrat stërgjyshore armë-gjuajtjen e mësove
Atje në Çiçavicën kreshnike u bëre pishtar
Çlirimi kombëtar për ty ishte prore parësor
Në shërbim të atdheut e të lirisë kurdoherë
Shqipërimi të bëhet i njohur e madhështor
Krenaria e burrëria shqiptare të jenë përherë
Në Prishtine me shokë para flamurit u betove
Programin dhe rrugën e kryengritjes e ndriçove
Për Shqipëri të gjithë së bashku O liri O vdekje
Me UÇK-në pavarësine dhe përjetësinë e fitove
Zvicër, Mars 2013
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|