Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FAJDEXHIU!
Publikuar më 05 nntor, 2013 në orën 19:57 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Në fund të viteve të 90-ta për personat privat që jepnin hua me kamata përdorej fjala Fajde. Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala fajde është në kuptimin e kamatës në vendet kapitaliste si pjesë e fitimit që merr shteti ose banka për llogari të një kredie atë një ndihme të dhënë dikujt.)

Shtegtimi jeton në lagjen periferike të qytetit, ai kohë më pare ka lënë peng banesën e tij, një fajdesxhiu për të cilin nuk kishte ditur asgjë të jashtëzakonshme, por megjithatë ai kishte ndjerë një neveri të padurueshme për fajdexhiun me emrin e quajtur Grykësi, nga i cili kish marrë pesë mijë euro që ju kishin dashur për rastë sëmundje për ta dërguar vajzën e tij në një Klinik Kirurgjike Private në kryeqytet për shërim, dhe rrugës kthei në kafene. Kërkoi një kafe pa sheqer dhe ashtu ulur ishte zhytur në mendime të pazakonta i vlonin në kokë…në historin e popullit shqiptar që nga periudha e Ilirisë e gjer më sot i dukej se është e vetmja periudhë kohore, ku fajdexhiu, hajduti dhe mashtruesi,”nacional politik”, nuk jetonë në gjirin e shoqërisë si çdo shtresë tjetër shoqërore,por arrin të bëhet sundues i shoqërisë… fajdexhi Grykësit ja lashë peng banesën nëse në afatin prej një muaji nuk ja kthejë paratë e marrura me dhjetë përqind kamatë mujore,dhe ky mendim e shqetësoi sa vete e më shumë.

Të thuash mu aty afër tij në tavolinën tjetër rrinte një njeri me rroba punëtori, të cilin më sa duket nuk e njifte fare dhe në atë çastë as që i kujtohej, me të ishte edhe një ish-komandant i luftës çlirimtare tëcilin pak a shum e njifte dhe kishte dëgjuar se ai kishte mbetur pa punë. Ata të dy ishin ulur aty që të pinin nga një çaj. Ai përnjëherësh dëgjoi se punëtori po i tregonte ish-komandantit për fajdexhi Grykësin duke treguar hollësi të ndryshme për të.

- Është ky një meso burrë, me kokën tullace, -fliste punëtori,- prej tij mund të marrësh para kur të duash. Është i pasur si Ebre, mund të të jape përnjëherë dhjetë mijë e më shumë euro, e nuk refuzon ta marrë pengun që kushton vetëm disa euro. Dhe punëtori po fliste se ky Grykësi është i ligë dhe i pa kompromis e po u vonove vetëm një ditë të ja paguash kamatën,- e patë ajo gjë që i ke lënë peng. Ta vlerëson katër here më pak se sa vlenë pengdhënia e të merrë dhjetë për qind interes në muaj për shumën e parave të marrura prej tij, e ky është idiotizëm dhe krim i paparë.

- Ti pra, po thua se është idiotizëm?- foli ish-komandanti. Ja ku po ta them atë fajdexhi dhe soj-sorollapin e këtill do t'i dënoja me burgim të përjetshëm, pa kurrfarë brejtje të ndërgjegjës-shtoi ish-komandanti me afsh.
- Shiko pra, ky fajdexhiu i pavlerë e i ligë,cili si duhet as kujt, e aq më pak shoqërisë njerëzore, është i dëmshëm për të gjithë, i cili as vetë nuk e di se përse jeton me djersën e hallexhiut.
- Mirë të kuptoj, -tha ish-komandanti dhe e shikoi me kujdes punëtorin i cili sa vete e më tepër nxehej.

- Shiko sa të rinj e të reja, po shkatërrohen së koti duke pritur për t'u punësuar, ata bredhin rrugëve, ose duke ikur jashtë atdheut për një jetë më të mire, vetëm se nuk kanë përkrahje institucionale. Dhjetra vepra e ndërmarrje të mira mund të bëheshin me paratë e fajdexhiut! Qindra jetë do të drejtoheshin nga e mbara, me dhjetra familje do të shpëtonin nga varfëria. Nga paratë që vidhen nga hajnat dhe nga fajdexhinjtë, do të ndihmoheshin këta të varfër dhe do të hapeshin me mijëra vende pune. Nga ky krim që bënë hajni dhe fajdexhiu sikur me forcën e ligjit të dënoheshin këta njerëz të krimit, mund të bëheshin dhjetra vepra të mira? Për një jetë të hajnit dhe fajdexhiut-do të shpëtoheshin me dhjetra jetë të tjera nga skamja dhe mjerimi. Një denim i ligjshëm për hajnin e fajdexhiun, jo me fjalë po me vepra, do të zëvëndësonte dhe shpëtonte dhjetra jetë të pafajshme punëtorësh. Jeta e këtij fajdexhiu të marrë dhe të ligë, e cila nuk vlenë aspak më shumë se jeta e një punëtori të varfër, përkundrazi ky fajdexhi është i dëmshëm për ligjin dhe shoqërin.

- Natyrisht ai nuk e meriton të jetë i lire,-tha ish komandanti,-por kjo është jeta në të cilën jetojmë.
- Eh vëllaçko, jetën e ndreqin dhe e drejtojnë njerëzit.

Shtegtimi nga bisedimi që dëgjoi mbeti shumë i emocionuar. Natyrisht këto ishin bisedime më të zakonshme qytetare, të cilat ky i kishte dëgjuar disa here, por në mënyra të tjera dhe me tematik tjetër. Por mbeti i habitur kur degjoi bisedën e tillë mu tani kur atij në kokë i kishin lindur? Kjo çuditërisht i dukej si konnçidencë rrethanash ku jetojmë sot. Kjo bisedë kefeneje i bëri një ndikim, në zhvillimin e pastajmë të punës dhe jetës, thuajase nga këtu ishte për të njëfarë paradestinimi udhërrëfyes për një jetë më dinjitoze.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 583 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi