Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Cilësitë e intelektualit puthadorë
Publikuar më 18 dhjetor, 2013 në orën 00:44 ( ) Mr. Iljasa Salihu | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të jesh intelektual dhe ta shkëmbesh diturinë me një nënshtrim të ulët të kësaj bote, është njësoj si të hidhesh në llavën përvëluese të vullkanit nga dashuria që ke ndaj të ngrohtit!

Shumë gjëra shoqëria jonë shqiptare dhe Islame i ka të qarta, por fatkeqësisht nuk është e vetëdijshme për atë që ka njohuri dhe për praninë e antologjisë së epërsive, ngjashëm si bujku i cili mbjell grurë në arën që është e shquar për kultivimin e kulturës e vreshtarisë. Padyshim, kësaj zgjuarjeje duhet t’i prijë shtresa ose si po i thonë tani, elita intelektuale, që në Maqedoni shihet se nuk shihet asgjëkundi, ose shihet diku-diku në cilësinë e një xixe që është shtrirë në një vend sterrë të thellë. Për ta sqaruar këtë panoramë dhe për të ardhur deri te zbërthimi i kësaj amullie, do t’i theksojmë kësaj radhe cilësitë ose vetitë e intelektualit puthadorë, duke ardhur kështu vetë lexuesi deri te një përgjigje të duhur rreth kësaj shkërmoqje vlerash që ka hijëzuar ashpër shoqërinë tonë. Dikush mund të thotë: intelektuali nuk mund të jetë intelektual derisa është puthadorë. Ndërsa unë do të them, intelektual është ai që merret me punë intelektuale, pavarësisht se është apo nuk është meritor, ndaj në këtë rast vlerësoj të nevojshme t’ia shtoj edhe fjalën “puthadorë” duke e bërë më të keq se vetë injorantin atë që hiqet si intelektual.
Cilësitë e intelektualit puthadorë, rob të namit dhe të parasë (disa, aq sa unë kam mundur ti vërejë) janë:
1. Ka të mbushur celularin me numra të politikanëve dhe funksionarëve të ndryshëm.
2. Zgjohet vonë prej gjumi dhe hapi i parë që e hedh është nisja drejt ndonjë kafenesë dhe qëndrimi dy orë e më tepër aty, pamja e të cilit shëmtohet me shoqërimin e një lugë të plastikës, që herë pas herësh e rrotullon atë në gojë.
3. Gazetën e shikon vetëm në ballinë dhe fillon të fletë keq për gazetarët dhe publicistët dhe në rast se ndonjëherë shkruan i tregon të gjithëve që ka shkruar.
4. Me emfazë mbron politikanët që janë në pushtet, mbase çdo të keqe nga ana e tyre e arsyeton se të huajt (ndërkombëtarët) qëdrojnë pas kësaj.
5. Me zë të ulët flet për akëcil femrën, shpeshherë edhe duke shpifur rreth tyre.
6. Ankohet për të ardhurat mujore, edhe pse të ardhurat financiare të tij mund ta tejkalojnë pesëfishin e rrogës mesatere në vend.
7. Shokun që dikur e lavdëronte, tani e përqesh me emërtime nga më të rëndat.
8. Në rast të ndonjë mbledhjeje me kryetarin e partisë, ende pa e kryer ai fjalinë, vetëm me lëvizje të kokës vertikalisht pohon atë që e flet i pari i partisë.
9. Nuk ka dëshirë të flet për tituj librash dhe botime të reja, aq më pak që dikush të rrëfejë përmbajtjen e librit të cilin posa e ka mbaruar së lexuari.
10. Fjalët që nuk ka guxim t’i thotë në ndonjë debat ose konferencë, me guxim të pashoq i thotë pasdarke nëpër ndeja në prani të atyre që përpos respektimit të autoritetit si intelektual, nuk vrajnë mendjen për fjalët që i thotë!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Iljasa Salihu
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 663 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi