Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kongresmenët amerikan vijnë në Tiranë për çështjen e pronave dhe jo për ndarjen e territoriale
Publikuar më 10 tetor, 2014 në orën 00:28 ( ) Prof. Arben Llalla | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është paralajmëruar se më 11 Tetor në Shqipëri do bëjnë takime me përfaqësuesit e shtetit shqiptar tre Kongresmen amerikan, republikani me origjinë greke Gus Biliraqis, Gregory Meeks dhe Jack Kingston të cilët do të takohen me kryeministrin Rama, Ilir Metën, kryepeshkop Anastasin, Vangjel Dulen dhe përfaqësues të Komunës së Himarës.

Mirenjohja Vangjel Dule 18. 08. 2014, Himare
Propaganda greke shkruan se tre Kongresmenët amerikan vijnë për ti bërë presion kryeministrit Rama rreth ndarjes së re territoriale për pikën e nxehtë rreth bashkimit të Himarës me Vranishtin. Por e vërteta është krejt ndryshe. Duke parë që komuniteti himarjot në SHBA llogaritet mbi 1.500 anëtarë, janë një grupim i mirë votash pasi në Nëntor në disa zona mbahen zgjedhjet për në Kongres. Të gjithë e dinë se fushata e politikanëve amerikan është demokratike, ku çdo kandidat për në Kongres, Senat apo kandidat për presidentë ka nevojë për çdo votë, ka nevojë për 1 dollarë dhe komuniteti himarjot se ka problem që të sponsorizojë rreth 150.000 dollarë për takimet e tilla të kongresmenëve që të thonë diçka rreth pronave dhe të drejtave të njeriut për Himarën. (Shqiptarët kanë përvojë rreth sponcorizimeve për fushatat e tilla, kjo tashmë është dëshmuar me suksese).
Në të vërtetë tre Kongresmenët amerikan, Gus Biliraqis, Gregory Meeks dhe Jack Kingston vijnë në Tiranë për të lobuar rreth zgjidhjes së pronave të Himarës pas kërkesave të shumta dhe takimeve që kanë patur me Komunitetin himarjot në SHBA, si dhe me Vasil Bollanon dhe Jorgo Goron. Gjatë vizitave në SHBA, dy kryetarët e Komunës së Himarës, Vasil Bollano dhe kryetari aktual Jorgo Goro i kanë premtuar himariotasve në SHBA se problemin e pronave do e zgjidhin por pengesa ndeshin nga qeveritë. Kongresmeni greko-amerikan Gus Biliraqis, direkt ka konflikt interesi me politikën shqiptare pasi është zgjedhur me votat e greko-amerikanëve, kështu nuk do mund të shprehi sinqeritetin e një kongresmeni të vërtet amerikan, por ato greke. Kongresmeni Gus mund të ketë edhe interesa familjare në lidhje me pronat në Himarë, pasi para disa vitesh ai është shprehur se familja e bashkëshortes së tij është me origjinë nga Jugu i Shqipërisë.
Kongresmeni Gregory Meeks njihet si një përfaqësues i korruptuar i Kongresit Amerikan. Ai është përfolur dhe akuzuar për shpërdorim të fondeve bamirëse dhe çështje të tjera korrupsioni me karakter të përfitimeve ekonomike.
Megjithatë, vizita është më shumë private se sa zyrtare, për tju treguar votuesve greko-amerikan se diçka po bëjnë në favor të tyre në politikën greko-shqiptare.
Brenda pak kohe përfaqësuesit e komunitetit himarjot në SHBA kanë bërë shumë takime ku kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth së drejtës së pronës private.
Më 18 janar 2012, kryetari i Komunës së Himarës, Jorgo Goro u takua në Uashinton me Kongresmenin greko-amerikanin Gus Biliraqin. Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve të të drejtave të minoritetit grek dhe pronave të kishës ortodokse.
Më 14 Nëntor 2013, përfaqësuesit e komunitetit të himarjotëve me banim në SHBA u takuam me ambasadorin grek me seli në Washington Kristo Panagopulos dhe biseduan me diplomatin grek rreth problemeve të së drejtës së pronave dhe perspektivën e Shqipërisë në BE. Ku morën garanci se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE dhe zgjidhjen në bazë të ligjeve çështjen e pronave në Himarë.
Në 14 Shkurt 2014, përfaqësuesit e shoqatës së himarjotëve u takuan me ambasadorin e Shqipërisë në SHBA z.Gilbert Galanxhin dhe diskutuan rreth çështjeve politike dhe problemet për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në zonën e Himarës. Në fund të takimit përfaqësuesit e organizatës së himarjotëve në SHBA falënderuan përzemërsisht ambasadorin e Shqipërisë Galanxhin për kohën dhe respektin që tregoj me këtë përfaqësi.
Komuniteti himarjot në SHBA i shkruan letër Sekretarit të Shtetit të SHBA z.John Kerry dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë z. Arvizu. Në letrat që i dërguan dy personaliteteve të qeverisë së SHBA, komuniteti himarjot në asnjë rresht të tyre nuk përmendnin ndonjë problem fetar, gjuhësor apo etnik që mund të ekzistojë në Himarë, por ata ishin të interesuar për pronat e tyre të konfiskuara në vitin 1945 dhe Ligjin 7501 për shpërndarjen e vetëm 20% të tokës së Himarës.
Më 28 Mars 2014, përfaqësuesit e komunitetit të Himarës në SHBA u takuan me Christopher Carver, zyrtar i Departamentit të SHBA për Shqipërinë, ata diskutuan rreth çështjeve për rikthimin e pronave të himarjotëve që jetojnë dhe punojnë prej shumë dekadash në SHBA.
Më 21 Maj 2014, komuniteti himarjot në SHBA bënë takim me Kongresmenin amerikan me origjinë greke z.Gus Biliraqis për ta njohur rreth problemeve të pronave në Himarë.

Shoqata e Himariotasve të SHBA nderon me Mirënjohje Vangjel Dulen

Më 18, Gusht 2014, shoqata e Komunitetit himarjot në ShBA nderoj me Mirënjohje Kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule. Mirënjohja ju dorëzua në Himarë gjatë kohës që Vangjel Dule kalonte pushimet me familjen e tij nga anëtar i bordit HSA Petro Gjikuria, Vasil Bollani dhe Beleris. Ceremonia e dorëzimit të Mirënjohjes linte shumë për të dëshiruar nga veshja e z.Dule dhe të përfaqësuesve të Komunitetit të Himarës. Nga fotografia publikuar për mediat duke qartë se Mirënjohja nuk i jepet kryetarit të PBDNJ që ka postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, por një sportisti i ndodhur rastësisht në Himarë.

Kongresmeni greko-amerikan, Gus Bilirakis i shkruan znj. Kondoliza Rajs për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri

Më 28 maj 2008, Kongresmeni Republikan greko-amerikani Gus(Kostandin) Bilirakis i shkruan znj.Kondoliza Rajs Sekretare e Sh.B.A-as. Duke i shprehur shqetësimin e tij për mungesën e informacionit dhe mosveprimin e autoriteteve shqiptare, në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që të ofrojë të drejtat themelore të njeriut për pakicën greke në Shqipëri. Ndër të tjera z.Bilirakis thotë: “Unë mendoj se do të ishte më mirë që ambasada e SH.B.A në Tiranë, duke mbledhur të dhëna të sakta statistikore, të bëjë një vlerësim në lidhje me atë se çfarë veprimesh janë ndërmarrë që të bindë qeverinë shqiptare të përmbushë obligimet e saj ndaj pakicave. Shqipëria është e obliguar që të realizojë analiza që të përcaktojë se a është dhe deri në ç’masë është gjendja e rëndë e disa minoriteteve, rezultat i diskriminimit etnik ose racor kundër tyre”.
Kongresmeni i Lobit greko-amerikan z.Gus para se ti shkruante Sekretares së Shtetit znj.Rajs kishte zhvilluar një takim në Amerikë me kryetarin e Omonia-s dhe të bashkisë së Himarës Vasil Bollanon duke dëgjuar nga ai ankesa të shumta për keqtrajtimin që Shqipëria u bën minoritetit grek si “refuzimin nga qeveria shqiptare për të miratuar legjislacionin që të sigurojë titujt e pronës dhe tokave kullota që u përkasin familjeve të minoritarëve grek”. Gjithashtu Bollano shfaqi shqetësimin e mos kthimit të pronës së kishës ortodokse dhe artifaktet fetare të përvetësuara gjatë diktaturës komuniste.
Letrën rekomande z.Gus drejtuar znj.Kondoliza Rajs e përfundonte: “Shtetet e Bashkuara kanë qenë kampionë të të drejtave të njeriut për gjithë pakicat etnike dhe fetare në botë. Unë kam çdo besim që SH. B. A-ës do të marrin udhëheqjen në sigurimin e mbrojtjes së pakicës greke në Shqipëri. Unë do ta çmoj shumë të di se çfarë veprimesh planifikon Departamenti i Shtetit që të bindë zyrtarët shqiptarë të përmirësojnë trajtimin që ata u bëjnë pakicave në vend, dhe çfarë bën për momentin ambasada amerikane drejt këtij qëllimi. Çështja është personale për mua, pasi shumë nga zgjedhësit e mi duke përfshirë edhe familjarët e gruas sime, vijnë nga një rajon i Shqipërisë jugore i njohur si Epiri i Veriut ku është i koncentruar minoriteti grek. Unë besoj fuqimisht, se është në interesin më të mirë të Shqipërisë që kërkon integrimin në Europë, që të trajtojë pakicat e veta në atë mënyrë që insiston të trajtohen shqiptarët etnikë në vendet fqinje. Ju Faleminderit për kohën dhe konsideratat tuaja. Unë shikoj para që të punoj me ju që të garantojmë që gjithë pakicës greke në Shqipëri ti sigurohet liria fetare, politike dhe ekonomike”.

Kush është Kongresmeni Gus Bilirakis


Kongresmeni Republikan Gus Bilirakis (greket e thërrasin Kostandin) ka lindur më 1963 në Florida. Babi i tij Michael Bilirakis është zgjedhur disa herë Kongresmen nga viti 1983-2006, duke ja pasuar më tej frontin të birit. Gus Bilirakis është zgjedhur për herë të parë Kongresmen më 7 nëntor 2006. Momentalisht ai gëzon mandatin e dytë si Kongresmen dhe shërben në Komitetin e Sigurisë së ShBA-ës, në çështjet e Veteranëve dhe Punëve të Jashtme, është kryetar i nënkomitetit për emergjencë. Jeton në Palm Harbor, i martuar dhe babai i katër fëmijëve. Kongresmeni z. Bilirakis është shumë aktivë në Lobin greko-amerikan në çështjet e minoriteti grek në Shqipëri dhe për zgjidhjen e çështjes së Qipros.


Kongresmeni Biliraqis
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 843 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi