JU VRAFSHIN ZANAT, JUVE...! |
Publikuar më 27 maj, 2015 në orën 20:16 ( ) |
Mustafë Krasniqi | Kulturë | |
|
|
.
JU VRAFSHIN ZANAT, JUVE...!
(Të rënëve në Kumanovë)
Mirëserdhët ju shqiponja
Nga Ilirida, Djepi i Pirros
Si engjëj buzëqeshur u kthyet
Për të pushuar në dardanin e vjetër!
Shkuat dasmor se ëndrra ju thirri
Në një dasmë në lagjen e trimave
Të bëheni valltar si iu kishte hije
Me sy të shkruar, të bukur ishit.
Në atë valle shqiponjash
Dikush ndjelli korbin
Të qeshur si ishit ju engjëj
Pas shpine tradhtia u theri.
Zanat e malit mbi ju u luten
Me fustanella të bardha
Plagët ua lidhnin me lot
E mallkuan tradhtinë pas shpine.
Mirëserdhët ju shqiponja
Loket po ju presin duar hapur
O engjëj të tokës së vjetër, Ilire
Se, ju s’keni vdekur na tha Ilirida.
Ju vrafshin zanat juve...
Që pas shpine engjëjt m’i qëlluat!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|