Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shoqata e Mësuesve “Naim Frashëri“ në Austri shënon festat kombëtare
Publikuar më 03 mars, 2016 në orën 13:46 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri shënoi festat 17-Shkurti- Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsi-Dita e Mësuesit. Me pjesëmarrjen e tyre e nderuan kremten Arten Hanku, sekretar nga Ambasada e Shqipërisë dhe Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republika e Kosovës. Ishin prezent edhe disa nga përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Vjenë e rrethinë: Anton Marku, Ejup Murseli, Rolanda Limani, Dr. Sabri Osmani, Tahir Turkaj, Sokol Veseli. Programi u hap me këndimin e himnit kombëtar e të Kosovës nga kori i nxënësve. Programi u përgatit nga mësueset/it Ibrahim Hasanaj, Miradije Berisha, Osman Ademi e Hazir Mehmeti të ndihmuar nga prindër e veprimtarë.

Arten Hanku i uroj të pranishmit në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Austri. Ai mes tjerash tha: “ Pavarësia e Kosovës është realizimi i ëndrrave shekullore shqiptare që nga pushtimi turk. Pas Vlorës erdhi fillimi i këtij shekulli me pavarësimin e Kosovës, një fryt madhor i sakrificave të dëshmorëve dhe mbështetjes së aleatëve tanë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore. Pavarësi, për çka jemi krenar dhe që duhet ta ruajmë”
Imer Lladrovci: Në emrin tim dhe ambasadorit Sami Ukelli ju uroj festat të cilat po i shënoni sot. 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës është datë shumë më rëndësi kombëtare, datë e realizimit të idealeve të dëshmorëve, e idealeve të Rilindësve tanë. Rruga e jonë deri këtu ishte e vështirë, por u arrit falë gjakun të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me Komandantin Legjendar të saj Ademi Jashari. E arritëm me ndihmën e miqve tanë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve ndërkombëtar. Ruajtja e gjuhës e traditave shqiptare është detyrë mbi detyrat kombëtare. Ju përgëzoj për organizimin dhe punën e juaj”
Progami artistik ishte i pasur me kenë, valle, recitime. Në hapjen e pjesës artistike kori i nxënësve këndoi këngën korale “Mëmëdheu” e pastaj grupi i vajzave: Fjolla, Blerina, Klatrina, Fiona, Reanta, Djellza luajtën vallet Vallja e Rugovës dhe Vallja e Bariut. Vargu i recituesve me vjershat e tyre kushtuar vendlindjes, Lirisë, 17 Shkurtit, 7 Marsit, dëshmorëve, Komandantit Legjendar- Adem Jashari, ishte i gjatë. Me vjershën, Pavarësia, e nisi nxënësja Ela Rugova e cila u pasua nga shokët e shoqet e saj: Anesa Izairi (Adem Jashari), Makfire Jashari (Dita e Pavarësisë) Sara Alili (Legjenda Drenicare), Fiona Murseli(Festa jote), Florisa Zogaj (17 Shkurti), Lis Spahiu (Shqiponja), Lana Llapqeva (I dashur Atdhe), Elma Agushi (Gjuha shqipe), Liberta Kryeziu dhe Asije Borova (Atdheu), Jehona Skeraj (7-Marsi), Freskim Pepshi, Alma Memeti Aurona Shurdhani, Valesa arifaj, Rita Mehmeti, Anesa Izairi, Suela dhe Humera Alili, Hatixhe dhe Ehat Alili, Albion Dervishaj, Erda Arifaj, Enesa Ramaj, Milot Azemi. Aurela e Alisa Aslla, Besfort Veseli, Ajnela Imeri, Vesa Ajvaz, Elona Shurdhani, Erza Hasani, Albina Zenelaj. Recitali Atdheu nga: Lira, Arnisa, Jerina, Ereniku, Erjona dhe Lisa. Recitali -“Trojet etnike” nga: Fiona, Leonit, Fatjon, Elona, Bleona, Endrit, Samet, Antigone, Largesa dhe Besarta. Nxënësja nga Tullni, Fiona Kabashi, luajti “Baresha” në ´Violinë, kurs nxënësi Alban Spahiu këndoi këngë folklorike të përcjella me çifteli.
Programet artistike shënues të shfaqura nga nxënësit në mërgatë e ndihmojnë ruajtjen e traditave, zakoneve, gjuhës si pjesë të ruajtjes së identitetit kombëtar, Andaj, kërkohet përkrahje e të gjithëve.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 759 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi