Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
JO “Shqipëri e madhe”, por vetëm SHQIPËRI ETNIKE INTEGRUESE EVROPIANE
Publikuar më 12 maj, 2016 në orën 03:09 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

***Shqipëria Etnike është evropianizëm qytetërues, integrues, pluralist, multietnik, demokratik dhe paqësor i Ballkanit, kurse “Shqipëria e madhe” është “ombrella” militariste dhe kolonialiste e Serbisë së Madhe (Velika Srbija), që do të thotë terrorizëm, agresion dhe pushtim i territoreve të huaja në Ballkan.

Kush e kupton drejt këtë asimetri-dallim të këtyre dy koncepteve, kurrë më nuk do ta zinte në gojë, as nuk do ta shkruante e as nuk do të shërbehej me togfjalëshin politiko-propagandistik serbomadh “Shqipëria e Madhe”, sepse kjo është “arma bërthamore” e sofistikuar për zhdukjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, duhet ta kenë të qartë të gjitha ata, që për qëllime të ndryshme qoftë politike a mafioze etj…., qoftë në ndonjë formë tjetër e përdorin termin “Shqipëria Madhe”, para Evropës dhe para botës, do të ndiqen, do të akuzohen dhe do të denoncohen njësoj sikurse ata, që mbështesin terrorizmin qoftë në dimensione kombëtare apo ndërkombëtare.

“Shqipëria e madhe” nuk është krijesë e as kërkesë shqiptare, por e shovinizmit dhe e etnocentrizimit serb në mbrojtje të Serbisë së Madhe(Velika Srbija).

Pra, larg duart nga parulla terroriste serbomadhe e ashtuquajtur “Shqipëri e Madhe”, e cila në asnjë segment qoftë semantik, historik, gjeopolitik dhe faktik nuk është simetrike me nocionin SHQIPËRIA ETNIKE, sepse e para, “Shqipëria e Madhe” nënkupton pretendimin e pushtimit, të copëtimit , të aneksimit dhe të kolonizimit të territoreve të huaja të shteteve fqinje sllave ballkanike. Ndërkaq, e dyta, SHQIPËRIA ETNIKE do të thotë rikthimin dhe ribashkimin e territoreve autoktone shqiptare, të grabitura, të kolonizuara, të copëtuara dhe të pushtuara me terror, me gjenocid dhe me forcë nga shtetet fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria) që nga vitit 1878, kur Ballakani ishte ende nën sundimin e Perandorisë Osmane.

“Shqipëria e madhe” nuk është Shqipëria Etnike, “ O kirenarë e derbederë, stërnipër të Kainit, tebdilë si barinj…”!

Me nder me thanë, kush janë ata injorantë, shpifës, tradhtarë idiotë “teoricienë” dhe “analistë” astrologë filsollavë, që po ushqehen me produktet toksike të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”?!

Sado klysharia dhe zagaria serbosllave le të lehin, le të shpifin, le të dezinformojnë dhe le të manipulojnë me paçavauret e tyre nëpër masmedia antikombëtare dhe antidemokratike, ashtu si po i ndërsejnë dhe si po i paguajnë “arkatarët” e Moskës, të Beogradit, të Athinës, të Shkupit, të Podgoricës…etj., projekti fantazmë-Shqipëria e madhe i bosëve të tyre i amalgamës ruse-serbe-greke-bullgare-malazeze, kurrë nuk do formohet në trojet etnike shqiptare në Ballkan, sepse ajo është nusprodukt shovinist serbo-sllav dhe nazifashist i boshtit Hitler-Musolini.

Historikisht, kombi shqiptar kurrë nuk ka pasur aspirata nacionaliste, irridentiste dhe hegjemonsite, se si ta bënte një “Shqipëri të madhe”, por, që nga epoka e lavdishme e Skërbeut e deri në kohën e sotme të historisë më të re të fillmshekullit XXI, të gjitha luftërat dhe përpjekjet i ka bërë për mbrojtjen e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike.

Me gjithë iluzionet dhe dëshirat e shketa të armiqve të kombit shqiptgar, “Shqipëria e Madhe” nuk do bëhet, as për “shtatë e as për 700 vjet”, sepse një projekt i tillë është një fantazmë limbo e trilluar nga të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë Etnike.
Sepse ideja për krijimin e një Shqipërie të madhe, kurrënjëherë nuk ka ekzistuar në mendjen e shqiptarit, që nga Skenderbeu e deri më sot në fillimshekullin XXI (viti 2016).

Ajo është shpifje e Serbisë së Madhe dhe e aleatëve të saj tradicionalë sllavë dhe josllavë, që edhe sot, me fanatizëm, me propagandë, me kuazishkencë, me politikë, me forcë, me terror, me gjenocid dhe me shpërngulje-spastrim etnik, me kolonizim, me militarizim dhe me hegjemonizëm po luftojnë, që të mos lënë në këmbë asnjë symbol të shenjtë historik, etnik dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike.

Kjo është përmbajtja e prapavijës “Shqipëria e madhe”, vrasja dhe zhbërja me çdo kusht e të gjitha vlerave të Shqipërisë Etnike dhe të ribashkimit të saj dhe të kombit shqiptar në Ballkan.

Prandaj, mos u shteroni, mos u katandisni dhe mos u digjni në “letrën” e ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, sepse ajo parullë është me përmbjatje nazifashiste (të ndarjes së sferave të dikurshme të Italisë dhe Gjermanisë së Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit në Ballkanin e Evropës Jugore), toksikologjike dhe terroriste e fabrikës gjenocidale të Serbisë së Madhe, që ka për qëllim djegjen dhe zhbërjen e Shqipërisë Etnike nga harta e Ballkanit.

Kush luan në letrën e “Shqipërisë së madhe”, do të digjet në flakën e saj, sepse ajo është trillë dhe arma më e sofistikuar për vrasjen, për burgosjen, për përndjekjen dhe për masakrimin e ideologëve dhe të teoricienëve të vërtetë patriotë shqiptarë, që me të drejtë mbrojnë interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 602 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi